Tag: dortmund

  • VIDEO/ City kryeson ndaj Realit në Champions, Juve vuan ndaj Pafos

    VIDEO/ City kryeson ndaj Realit në Champions, Juve vuan ndaj Pafos

    Mbyllen pjesët e para të ndeshjeve në Champions. Ashtu siç pritej, Real Madrid dhe City po dhurojnë show në Madrid, teksa rezultati aktualisht është 1-2.
    Juventus po has vështirësi ndaj Pafos, me sfidën që është ende e pazhbllokuar. Barazim 1-1 mes Dortmund e Bodo/Glimt, ndërsa 0-0 është Bilbao-PSG.

    Rezultatet pas 45 min:
    Athletic Bilbao – PSG 0 – 0
    Leverkusen – Newcastle 1 – 0
    Benfica – Napoli 1 – 0
    Club Brugge – Arsenal 0 – 1
     

     
    Dortmund – Bodo/Glimt 1 – 1
    Juventus – Pafos 0 – 0
    Real Madrid – Manchester City 1 – 2
     

     

  • VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi.Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
    Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.

  • Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    7 Dhjetor 2025

    19:47

    Telesport

    Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Hoffenheim në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë. Verdhezinjtë gjetën avantazhin në fund të pjesës së parë me Julian Brandt, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas kombinimit perfekt mes Adeyemi dhe Couto, ky i fundit pasoi në zonë.
    Në minutën e 60-të ishte Nico Schlotterbeck, i cili në rrëshkitje e sipër, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, 9 pikë larg ndaj Bayernit të vendit të parë dhe vetëm 1 pikë larg ndaj Leipzig të vendit të dytë.
    Për Hoffenheim lujatën titullarë si zakonisht këtë sezon tre yjet e Kosovës: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
    SHIKOGOLAT

  • Newcastle me fitore të madhe në transfertë, Dortmund fiton supersfidën direkte ndaj Leverkusen. Bilbao bën detyrën

    Newcastle me fitore të madhe në transfertë, Dortmund fiton supersfidën direkte ndaj Leverkusen. Bilbao bën detyrën

    29 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Newcastle është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi fito sot në transfertë 1-4 ndaj Everton. Një pjesë e parë fantastike e “Qymyrxhinjve”, ku gjetën tre herë golin me Thiaw që në minutën e 1-rë, Miley 25′ dhe Woltemade 45′. Mbrojtësi i ardhur nga Milan shënoi dhe njëherë në pjesën e dytë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Kiernan Dewsbury-Hall në minutën e 70-të. Pas kësaj fitoreje, Neëcastle ngjitet në vendin e 11-të me 18 pikë, Everton renditet në vendin e 14-të po me 18 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Në Bundesligë, Dortmund fitoi 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Leverkusen. Aaron Anselmino në minutën e 43′ dhe Karim Adeyemi në minutën e 65-të shënuan për verdhezinjtë. Golin e vetëm për “Aspirinat” e shënoi Christian Michel Kofane në minutën e 83-të. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, Leverkusen mbetet në vendin e katërt me 23 pikë.
    SHIKOGOLAT
    Në La Liga, Bilbao rikthehet te fitorja pasi mposhti 0-2 në transfertë Levante-n. Baskët shënuan dy herë brenda pjesës së parë. Robert Navarro shënoi që në minutën e 3-të, pas asistit të Berenguer. Nico Williams dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhë asistit të Berenguer. Pas kësaj fitoreje, Bilbao ngjitet në vendin e 7-të me 20 pikë, ndërsa Levante në vendin e 19-të me vetëm 9 pikë.
    SHIKOOGLAT

  • Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    25 Nëntor 2025

    20:24

    Telesport

    Listës së ekipeve të interesuara për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i është shtuar së fundmi edhe Borussia Dortmund, sipas asaj që raporton “Bild”. 23-vjeçari po shkëlqen te Hoffenheim në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 3 asiste.
    Drejtuesit e klubit verdhezi e shohin Asllanin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, ku 29-vjeçari pritet të largohet drejt Arabisë Saudite gjatë merkatos së janarit ose verës së ardhshme.
    Përveç Dortmundit, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Barcelona, por bavarezët duken më të avantazhuar. Largimi i Asllanit nga Hoffenheim në fund të këtij sezoni është thuajse 100% i sigurt, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është 30 milionë euro.

  • Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Champions League luan raundin e pestë, Çelsi-Barça sfida e mbrëmjes

    Raundi i pestë i Ligës së Kampionëve fton sot 18 skuadra për të luajtur mes tyre. Çelsi- Barcelona në Londër sfida e madhe e ditës. Në fushë edhe ekipe si Siti, Dortmund, Juventus, Napoli etj.

    Programi për sot:

    18:45

    Ajaks- Benfika

    Gallatasaraji- Union Zhilozë

    21:00

    Bodo/ Glimt-Juventus

    Çelsi- Barcelona

    Dortmund- Vijareal

    Siti-Leverkusen

    Marsejë- Njukasëll

    Napoli- Karabak

    Sllavia Pragë-Bilbao/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme

    Adeyemi dhe partnerja e tij shqiptare shmangin burgun, super gjobë për armë të paligjshme

    17 Nëntor 2025

    10:42

    Alfred Lleshi

    Karim Adeyemi, sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i kombëtares së Gjermanisë, dhëndrri shqiptar (bashkëjeton me Loredana Zefi) është dënuar me 450.000 euro gjobë për posedim të paligjshëm të armëve, duke shmangur burgun, pasi nuk kishte precedent penal.
    Me të është dënuar edhe e dashura e tij, reperja shqiptaro-zvicerane Loredana Zefi. Rasti ka ndodhur mbi një vit më parë, kur në apartamentin e Adeyemit u gjetën armë, një dorezë grushti prej hekuri dhe një neuroparalizues elektrik. Gjykata ia lejoi pagesën e gjobës me 60 këste nga 7.500 euro secila.
    Agjenti i tij, Jorge Mendes, deklaroi se armët vinin nga një porosi misterioze në TikTok. Borussia Dortmund njoftoi se “klubi i merr seriozisht akuzat penale dhe i trajton si mundësi për të diskutuar me punonjësit, në respekt të konfidencialitetit”, pa dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

  • U ndaluan nga policia për armëmbajtje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin e kombëtares gjermane

    U ndaluan nga policia për armëmbajtje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin e kombëtares gjermane

    Sulmuesi i kombëtares gjermane dhe Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, është gjobitur me 450 mijë euro nga autoritetet gjermane, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij, këngëtares me origjinë shqiptare Loredana Zefi.
    Sipas të përditshmes gjermane Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7,500 eurosh.
    Edhe pse nuk u dha asnjë dënim me burg dhe asnjë shënim penal, ngjarja është cilësuar nga mediat vendase si një “goditje serioze për imazhin e një futbollisti të kombëtares”.
    Nga ana e tij, Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok — një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.
    Borussia Dortmund reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se klubi “e merr shumë seriozisht çdo çështje penale” dhe se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet. Klubi nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.
    Ngjarja mund të ndikojë në të ardhmen sportive të Adeyemit, i cili prej kohësh shihet si një nga talentet kryesore të futbollit gjerman. Mediat gjermane vlerësojnë se ky incident forcon kritikat për sjelljen e tij jashtë fushe, ndërsa pritet që Dortmund të hapë një hetim të brendshëm.
    Në këtë fazë, Adeyemi vazhdon stërvitjen normalisht me klubin, dhe ndërsa DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë nga kombëtarja, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo me përdorim të armëve.

  • VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    VIDEO/ Vetëm barazim për Bayern, Union Berlin “kockë e fortë”, Dortmund e pëson në fund

    Rezultate interesante në Bundesligë, në ndeshjet e javës së 10-të. Kampionët e Gjermanisë, Bayern barazuan 2-2 me Union Berlin, në ndeshjen e luajtur në Stadion An der Alten Försterei.
    Holandezi Doekhi realizoi dopietë në këtë takim, duke shënuar përkatësisht në minutën e 27-të dhe 83-të. Goli i Diaz në fundin e pjesës së parë barazoi përkohësisht sfidat. Për të shpëtuar ekipin e Kompany mendoi Kane, me një gol në të 90-tën.

    Në sfidën tjetër, barazim 1-1 i Hamburg ndaj Dortmund. Verdhezinjtë, dukej se po fitonin, por pësuan gol në fund.
     

  • Kohërat e lavdisë – Përfaqësuesja e Gjermanisë kthen fanellat e viteve të triumfit

    Kohërat e lavdisë – Përfaqësuesja e Gjermanisë kthen fanellat e viteve të triumfit

    Adriatik BALLA
    Befasitë që shkaktojnë federata të ndryshme të futbollit ndonjëherë ngjallin nostalgji. Duket se këtë kishte parasysh federata gjermane, ostalgjinë, kur mendoi për të bërë ndryshim,e në fanellë për të përkujtuar si duhet epokën e shkuar të triumfeve. Kështu, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe kompania partnere “Adidas” kanë prezantuar fanellat e reja të Kombëtares së Gjermanisë që do t’i veshë nga ndeshjet e ardhshme. Dizajni është përshkruar si “nderim për sukseset më të mëdha dhe fanellat më legjendare të Gjermanisë në Kupat e Botës”. Ato do të përdoren në Botëror nëse Gjermania siguron kualifikimin për turneun që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Gjermania do t’i veshë fanellat e reja për herë të parë më 14 nëntor, në ndeshjen kualifikuese kundër Luksemburgut, ndërsa ato do të përdoren gjithashtu edhe nga ekipet kombëtare të grave dhe skuadrat e moshave të reja.
    Sipas Federatës gjermane, modeli në formë zigzagu është rikthim nostalgjik në dizajnin e vitit 1994, kur SHBA-ja për herë të parë priste Kupën e Botës. Kombëtarja gjermane ka fituar katër herë trofeun e Botërorit — në 1954, 1974, 1990 dhe 2014. Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman kryeson Grupin A të kualifikueseve të UEFA-s. Pas përballjes me Luksemburgun më 14 nëntor, Gjermania luan kundër Sllovakisë, më 17 nëntor në Leipzig. Julian Nagelsman ka shpallur skuadrën e Gjermanisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës këtë muaj ndaj Luksmbourg dhe Slovakisë. Talenti i ri i Këlnit, Said El Mala, ka marrë thirrjen e parë në kombëtaren e seniorëve. Ndërkohë, Leroy Sana kthehet në skuadër për herë të parë që nga transferimi i tij te Gallatasarai. Portier: Oliver Bauman (Hofenheim), Finn Dahmen (Augsburg), Alexander Nubel (Shtutgart), Noah Atubolu (Freiburg).
    Mbrojtës: Valdemar Anton (Borusia Dortmund), Ridle Baku (RB Leipzig), Nathaniel Broën (Eintraht Frankfurt), Joshua Kimiç (FC Bayern), Feliks Nmecha (Borusia Dortmund), Aleksandar Pavloviç (FC Bajern), David Raum (RB Leipzig), Niko Shloterbek (Borusia Dortmund), Jonathan Tah (FC Bajern), Malik Thiau (Njukasëll). Mesfushor/sulmues: Karim Adejemi (Borusia Dortmund), Nadiem Amiri (Mainz), Jonathan Burkardt (Eintraht Frankfurt), Said El Mala (FC Këln), Serge Gnabry (FC Bajern), Leon Goretzka (FC Bajern), Jamie Leveling (Shtutgart), Leroy Sane (Gallatasarai), Kevin Shade (Brentford), Florian Virtz (Liverpul), Nik Voltemade (Njukasëll).