Tag: doriana

  • Vdekja e Doriana Hakës, familja priti 11 vite për drejtësi. Dy mjekët nuk do të vuajnë asnjë ditë burg

    Vdekja e Doriana Hakës, familja priti 11 vite për drejtësi. Dy mjekët nuk do të vuajnë asnjë ditë burg

    doriana haka, alban hoxha dhe djali i tyre

    TIRANË- 11 vite pritje i janë dashur familjes së Doriana Hakës, për të gjetur ‘drejtësi’ për vdekjen e saj, 2 javë pasi kishte sjellë në jetë të birin, fryt i dashurisë me portierin Alban Hoxha. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dhënë sot dënimin për dy mjekët që janë gjetur fajtor për vdekjen e të resë, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2011.
    Apeli ka dënuar me 6 muaj burg kirurgun Petrit Rexhepi, dënim i cili për shkak të moshës mbi 70 vjeç do ti konvertohet në shërbim prove për 1 vit. Nga ana tjetër Gjykata ka dënuar me 1 vit burg reanimatoren Elona Burba, dënim i cili do t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe pezullim licence për një periudhë 2-vjeçare.
    Familja Haka nisi një përballje ligjore me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni” që në vitin 2014 pasi humbën të bijën. Ata akuzojnë mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës. 
    Hamide dhe Enver Haka, prindërit e të ndjerës, prej njëmbëdhjetë vitesh janë zvarritur në dyert e Gjykatave për të zbardhur vdekjen e vajzës së tyre.
    Në seancën e fundit, Hamide Haka shpërtheu në lot dhe dhimbje, duke kërkuar që gjyqtarët të mos lënë pa u dëgjuar zërin e saj. “Më djeg shpirti, më dhemb zemra. Fëmija i Dorit po rritet pa nënë. Dua vetëm drejtësi, asgjë më shumë,” tha ajo para trupës gjykuese.
    Edhe Enver Haka shprehu zhgënjimin e tij për vonesat e pafundme të sistemit gjyqësor. Ai u shpreh se çdo shtyrje e seancave është një plagë e re për familjen e tij, por theksoi se nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën. “Do të vazhdoj derisa të kem frymë, nuk dorëzohem pa drejtësi,” tha ai.
    Për tre vite me radhë çështja u mbajt në sirtaret e Gjykatës së Apelit, duke u shtyrë vazhdimisht.
    Doriana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, vetëm dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo ishte bashkëshortja e ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Vdekja e saj mbetet një plagë e hapur për familjen, por edhe një çështje e pazgjidhur në sistemin shqiptar të drejtësisë.
    Prindërit e saj e konsiderojnë procesin jo vetëm një betejë personale, por edhe një thirrje për të gjithë prindërit që humbin fëmijët e tyre nga papërgjegjësia mjekësore. “Drejtësi, vetëm drejtësi kërkojmë. Është e vetmja gjë që na ka mbetur pas humbjes së Dorit,” u shprehën prindërit në seancën e mbajtur në Shtator të këtij viti. /ZËRI

  • Pas 11 vitesh, Apeli shpall pretencën për mjekët, gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit

    Pas 11 vitesh, Apeli shpall pretencën për mjekët, gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit

    Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për gjinekologun Petrit Rexhepi, Prokuroria kërkoi 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.  Gjatë kësaj periudhe, ai duhet të qëndrojë në kontakt me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite.

    Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba u kërkua 1 vit burg dhe pezullim i licencës për 5 vite. Në 10 nëntor, kur do të zhvillohet seanca e radhës, pritet që mjekët të paraqesin argumentet e tyre mbrojtëse.
    Shkalla e Parë e Gjykatës së Tiranës i kishte shpallur fajtor dy mjekët për veprën penale mjekim të pakujdesshëm dhe i dënoi vetëm me 4 milion lekë të vjetra gjobë.
    EKSPERTIZAT MJEKO-LIGJORE
    Në Dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.
    Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.
    Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatuan se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.
    Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë. Rzulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.
    Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.
    gijotina.com/

  • 11 vite nga ndarja nga jeta e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

    11 vite nga ndarja nga jeta e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

    dorina-albin hoxha

    TIRANË- Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha. Ata akuzohen për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekjen e Doriana Hakës, ngjarje e ndodhur në vitin 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
    Për mjekun gjinekolog, Petrit Rexhepin, prokuroria kërkon 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Por gjatë kësaj periudhe, ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Ndërkohë, 1 vit burg është kërkuar për reanimatoren Elona Burba, si dhe pezullim licence për 5 vite. 
    Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes.
    Për rreth 11 vite, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin e drejtësisë. Familja Haka nisi një përballje ligjore me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni” që në vitin 2014 pasi humbën të bijën. Ata akuzojnë mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës.

  • 11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

    11 vite nga vdekja e Doriana Hakës, Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

    Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar, lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

    Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

    Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit t’i pezullohet licenca për 5 vite, duke mos pasur mundësi të ushtrojë profesionin.

    Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

    Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatje në dyert e drejtësisë shqiptare, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe vendimin përfundimtar të drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës.

  • 11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi

    11 vite pa Doriana Hakën/ Vdiq dy javë pasi lindi djalin, familja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës shpërthejnë në gjyq: Dori im do drejtësi

    Familja e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, vijon betejën për drejtësi edhe pas 11 vitesh nga humbja e saj tragjike, vetëm dy javë pas lindjes së djalit të tyre.

    Në një seancë të fundit gjyqësore, nëna e Dorianës, Hamide Haka, shpërtheu në lot para trupit gjykues.
    “Kanë kaluar 11 vite dhe ende presim drejtësi. Në seancë pati ballafaqim mes ekspertëve dhe zgjati shumë. Nuk durova më dhe fola me revoltë. Jam një nënë që kam humbur vajzën, shpresoj që gjyqtarët ta dëgjojnë zemrën time. Dori im do drejtësi. Fëmija i saj rritet pa nënë. Dua vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, tha ajo.
    Babai i Dorianës, Enver Haka, thotë se vonesat janë të pajustifikuara. Ai thotë se ndonëse kanë kaluar tre vite që çështja ndodhet në Apel, vendimi ende nuk është dhënë.
    “Jam lodhur nëpër gjykata prej më shumë se një dekade. Më shtyjnë seancat pa fund. Tre vjet në Apel dhe ende nuk ka një vendim. Unë kërkoj vetëm drejtësi, do ta kërkoj deri ditën që të mbyll sytë. S’ka paqe për ne pa të vërtetën”, thotë ai.

    Top Channel