Tag: dorian

  • Alibej vijon dëshminë në GJKKO: Më vranë familjen dhe vendosa drejtësi

    Alibej vijon dëshminë në GJKKO: Më vranë familjen dhe vendosa drejtësi

    TIRANË- Pjesë nga dëshmia
    Alibej: Për vrasjet e Endritit shkova, qëndrova disa ditë në Roterdam dhe më pas u ktheva në Shqipëri. I shkruaj Genc Tafilit se kishte diçka për të më treguar. Pas disa ditësh vjen në shtëpinë time bashkë me Dorian Dulin. Takohemi dhe diskutojmë. I them: “Çfarë kishe, se më kërkove?” Më thotë që Dorian Dulit i kanë ardhur në takim në Shkodër Talo Çela dhe ia ka sjellë me urdhër të Kamer Mehjes. Endriti dikur ka qenë me Kamer Mehjen dhe e ka qëlluar me shpullë Endritin.
    Ikin nga shtëpia. Në atë moment i shkruaj Suel Çelës dhe i kërkoj takim ta bëj me Kamer Mehjen. Kameri më thotë: “Nuk vij dot, se janë katunarët aty”, duke iu referuar Çapjave. Më thotë: “Hajde, takohemi te tregu.” Unë doja arsyen se kush ma ka vrarë familjen. Shkoj te tregu bashkë me Andi Zylyfin dhe më pret, dhe gjej Kamer Mehjen, Mario Çelën dhe djalin e Kamerit dhe diskutojmë.
    I shpjegoj dhe i them: “Kam marrë vesh kështu gjëra,” dhe më thatë: “Nuk jam takuar kurrë me Endritin.” Mbaroj takimin me Kamerin. Më vjen një informacion për vrasjen e Endritit. Një mik imi që rri në burgun e Peqinit shkon në burgun e Fushë-Krujës. Quhet Ervis dhe i thërrasin Ermal. Atje takon Flobens Mecen – i thërrisnin Çoli.
    Kam qenë me Altin Ndocin në burg – thotë Çoli – dhe shpjegon se kërkoi takim me Dorian Dulin. Po pasi janë ngritur nga tavolina, kanë qenë shumë të gëzuar. Takim ka qenë: Talo Çela, Mikel Kanani dhe Altin Ndoci. Biseda që është bërë ka qenë: “Sa lekë do, vetëm na vrit Erjonin.”
    Sipas Çolit, Dorian Duli thotë: “Nuk më intereson.” Unë takohem me Ardian Collakun, e kam pasur informator shumë të brendshëm. Në një bisedë, kur Collaku ka pyetur Mikelin pse nisi kjo punë, i thotë: “Ka qenë shumë i paparë Endriti.” Ardian Collakut nuk i ka munguar asgjë nga unë – me lekë, me telefon.
    Ardian Ccollaku doshte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë rë parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala.
    Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa ti identifiko . I kisha më foto dhe gjithe hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Copjat, Qosja, Dumanin.
    Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Celën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme.
    Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Celën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtesisë në Elbasan. Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.
    Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuat ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë ca dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.

  • “Pse hodhe fishekzjarrë kur u vranë familjarët e mi”. Erion Alibej tregon bisedën me Suel Çelën

    “Pse hodhe fishekzjarrë kur u vranë familjarët e mi”. Erion Alibej tregon bisedën me Suel Çelën

    Në dosjen “Plumbi i artë” vijon sot dëshmia e të penduarit Erion Alibej. Gjatë dëshmisë, Alibej tregoi përpjëkjet për të zbuluar vrasësit e vëllait, Endritit. “Vendosa të mos rrija më në Roterdam. U ktheva në Shqipëri. U futa klandestin nga Qafë-Bota, pasi isha në kërkim. Kam telefonuar Genc Tafilin. E ftova në apartamentin tim. Erdhi bashkë me Dorian Dulin. Kur erdhën, dorëzuan çantat, pasi rrinin të armatosur. Tafili më tregoi se Dorian Dulit i kishin ardhur për takim Talo me dy mirditorë. Ikëm nga shtëpia. E ngacmova Genc Tafilin të vinte prapë në takim, por nuk më erdhi. Atë ditë i shkrova Suel Çelës, pasi kur përmendej Kamer Mehja, ai ishte i afërt me të.
    I kërkova Suelit takim me Kamer Mehjen. Sueli më tha: “Kameri nuk vjen, pasi afër janë katundarët” – i referohej Çapjave. Por tha: “Pse nuk vjen ta bëjmë takimin te tregu?” Tani, t’i thosha “jo”, i binte sikur tregoja frikë, por nga ana tjetër, i shkova njëherë te shtëpia në Roterdam. Shkova te tregu bashkë me Andi Zylyfin, kushëririn. Ishte errësirë kur shkova. Në një lokal në treg gjeta Kamer Mehjen dhe Mario Çelën. I thashë Kamerit: “Ka qenë e nevojshme të hidhje fishekzjarrë ditën që u vranë familjarët e mi?”.
    Ai më tha që vëllain tim, Indritin, nuk e njihte fare. U sqaruam, u shpjeguam, edhe pse nuk më ngrohte shumë, pasi informacionin ma sollën intrigantët Genc Tafili e Dorian Duli”, tha Alibej.
    Më pas ai zbulon si identifikoi Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. “Një djalë që rrinte te burgu i Peqinit, Ervis Nano (e njihja si Ermali), shkon në Fushë-Krujë. Atje takon Flobenc Meçen (unë e njihja si Çol shkodrani). Çoli i thotë: “Kam qenë me Altin Ndocin në burg”. Më kërkoi takim me vëllain e Dorian Dulit. Nuk e di çfarë kanë diskutuar, por pas takimit ishin të lumtur. Aty mëson që në takim kanë qenë Talo Çela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci. Në takim është kërkuar: “Sa lekë do? Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin”. Disa herë Duli më ftonte të dilja nga shtëpia, të qetësohesha. Aty unë kuptova se ata më ftonin për të më nxjerrë në pritë.
    Informatorin tim më të besuar kam pasur Ardian Çollakun, tani është i ndjerë. Ai ishte pranë kundërshtarëve të mi. Ishte aty kur bëheshin bisedat, kur ndaheshin lekët. Në një moment, Ardian Çollaku pyet Mikael Qosen: “Pse nisët këtë luftë?” Ai i ka thënë: “Ka qenë shumë i tmerrshëm Indriti.”
    Mirë, i thotë, por do më lidhësh me Hajdar Çopjen. Unë Çollakun e kam pajisur me EnchroChat dhe e kam mbajtur me lekë pasi doli nga burgu”.
    Erion Alibej është një nga bashkëpunëtorët kryesorë të drejtësisë në Shqipëri, i përfshirë në dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, që ka zbuluar rrjete të gjera të krimit të organizuar në vend. Ai ka dhënë dëshmi të zgjeruara në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve dhe aktiviteteve kriminale të ndodhura në Elbasan dhe më gjerë.
    Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Alibej akuzohet për përfshirje në disa vrasje mafioze, përfshirë eliminimin e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe të Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Ai ka pranuar se ka porositur vrasjen e Talo Çelës për 100 mijë euro dhe ka ofruar 200 mijë euro për ta sjellë atë të gjallë.
    Në dëshmitë e tij, Alibej ka deklaruar se kishte akses në sistemin TIMS përmes një oficeri policie, të cilit i kishte dhënë një telefon të koduar me platformën SKY ECC.
    Alibej ka rrëfyer për herë të parë në gjyq më 29 maj 2025, duke zbuluar detaje të rëndësishme për konfliktet me grupet kriminale në Elbasan dhe për vrasjen e avokatit Ravik Gurra në mars 2019. Ai ka ndihmuar në identifikimin e personave të përfshirë në këto ngjarje dhe ka ndarë informacione për mënyrën se si funksiononin këto grupe.

  • Ekzekutimi i Dorian Shkozës/ “E pagova 50 mijë euro, i dhashë edhe 1 motor”, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit

    Ekzekutimi i Dorian Shkozës/ “E pagova 50 mijë euro, i dhashë edhe 1 motor”, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit

    Zhvillohet sot (15 Prill) seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili vijon dëshminë para togave të zeza dhe përballjen me bashkëpunëtorët në krime, si edhe ushatarët e tij.
    Në GJKKO është marrë në pyetje Asllan Plaku, që akuzohet nga vrasësi me pagesë se ka patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës
    Nuredin Dumani ka dëshmuar se e pagoi 50 mijë euro Asllan Plaku, si edhe i dha para dhe 1 motor.
    Ndërkohë pritet përballja e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani me ish të penduarin e drejtësisë Henrik Hoxhaj.

  • Vrasja e Dorian Shkozës, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Asllan Plaku u pagua 50 mijë euro, përfitoi edhe një…

    Vrasja e Dorian Shkozës, Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Asllan Plaku u pagua 50 mijë euro, përfitoi edhe një…

    Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot nj tjetër seancë ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar dëshmitë e tij.
    Gjatë seancës, u mor në pyetje Asllan Plaku, të cilin Dumani e akuzon se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Dorian Shkozës. Sipas dëshmisë së Dumanit, Plaku është paguar 50 mijë euro për ndihmën në atentat dhe ka përfituar gjithashtu një shumë parash shtesë si dhe një motor.
    Në vijim të procesit, pritet edhe përballja mes Nuredin Dumanit dhe ish-të penduarit tjetër të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, që pritet të hedhë dritë mbi të tjera detaje të aktivitetit kriminal ku janë përfshirë emra të njohur të botës së krimit në vend.