Tag: dorian

  • U arrestua në Malin e Tomorrit gjatë pelegrinazhit, GJKKO lë në burg Dorian Beun! I akuzuar si pjesë e grupit kriminal

    U arrestua në Malin e Tomorrit gjatë pelegrinazhit, GJKKO lë në burg Dorian Beun! I akuzuar si pjesë e grupit kriminal

    Gjykata e Posaçmes la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit.

    Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023.
    Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij Andi Hasanaj, Beu ka kërkuar masë më të butë duke pretenduar se për të njëjtin fakt penal po procedohej nga autoritetet italiane.
    Në vendin fqinj ai është arrestuar në tetor 2023 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 drejtësia italiane ka vendosur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.
    Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal është bërë nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.

    Top Channel

  • U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, anëtar i grupit të “Noizyt”

    U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, anëtar i grupit të “Noizyt”

    Dorian Beu

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrrest me burg” për të kërkuarin e SPAK, Dorian Beu, i cili u arrestua të dielën në Malin e Tomorrit. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë seancës të së hënës, Beu ka pretenduar se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj.

    Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane. Beu është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohej për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Dorian është kushëriri i Emirjan Beut, njëri prej drejtusëve të grupit.

    Emri i Dorian Beut doli nga përgjimet e SPAK dhe Prokurorisë Italiane, ku autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane dhe me EUROJUST arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
    Emirjan Beu është edhe vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda. Ai është përmendur edhe më herët, teksa ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të disa të rinjve që ishin kapur me kanabis. Beu u arrestua më 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, Dritan Dedjan dhe Isuf Begën, por siç duket është liruar sërish dhe është larguar drejt Italisë./ZËRI

  • Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

    Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

    Policia arrestoi të hënën në malin e Tomorrit Dorian Beun, 46 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë drejt Italisë. Ai kishte masë sigurie “arrest në burg” të vendosur nga GJKKO dhe ishte një nga 21 të hetuarit në dosjen e trafikut ndërkombëtar.
    Hetimi i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Bergamos dokumentoi transportin e:

    120 kg kokainë,
    15 kg heroinë,
    129 kg marijuanë,
    92 kg hashash,

    të sekuestruara në disa operacione në Itali. Grupi vepronte kryesisht në Durrës dhe në qytetet italiane Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia, duke pasur një aktivitet të vazhdueshëm. Në Shqipëri dhe Itali janë sekuestruar pasuri mbi 1 milion euro, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe anije peshkimi.
    Sipas SPAK, rrjeti kriminal drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
    Arrestimi i Dorian Beut ngre pyetje serioze mbi lidhjet e tij me biznesin e ligjshëm. Ai rezulton ortak i Gjergj Lucës në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, të regjistruar në QKR në qershor 2020.
    Përveç Beut dhe Lucës, në këtë shoqëri figurojnë edhe Syrjan Tola dhe Qemal Beu, emra të përfshirë në të njëjtat hetime për trafik droge dhe kontrabandë.
    Luca, sipas raportimeve mediatike, është përmendur prej vitesh në raporte sekrete të policisë si i lidhur me trafikantë droge si Pëllumb Gjoka, Roland Ziu, Jani Morava, Artur Gjini, Arjan Andoni dhe Agron Metvelaj.
    Porti i Peshkimit në Durrës është përdorur shpesh si pikë hyrje dhe dalje për ngarkesa të paligjshme. Shpesh janë ngritur dyshime se përmes “Organizatës së Menaxhimit të Portit të Peshkimit”, Luca ka krijuar një mbulesë të ligjshme mbi një sektor strategjik, duke futur si ortakë persona që sot ndodhen në qendër të hetimeve të SPAK për trafik ndërkombëtar droge.

  • U arrestua dy ditë më parë në malin e Tomorrit, GJKKO lë në burg Dorian Beun

    U arrestua dy ditë më parë në malin e Tomorrit, GJKKO lë në burg Dorian Beun

    Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dorian Beun, i arrestuar dy ditë më parë në malin e Tomorrit.
    Beu akuzohet për “prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe masa në mungesë ndaj tij ishte caktuar në mars 2023.
    Në sallën e gjyqit, përmes avokatit të tij Andi Hasanaj, Beu ka kërkuar masë më të butë duke pretenduar se për të njëjtin fakt penal po procedohej nga autoritetet italiane.
    Në vendin fqinj ai është arrestuar në tetor 2023 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa nga dhjetori 2023 drejtësia italiane ka vendosur që hetimi ndaj tij të vijojë në gjendje të lirë.
    Hetimi ndaj Beut dhe personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal është bërë nga një skuadër e përbashkët hetimore shqiptaro-italiane.
    Lexo edhe:
    Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

  • Jo vetëm drogë! Dorian Beu, i arrestuar sot nga SPAK me aksione dhe në peshkim, ortak me Gjergj Lucën

    Jo vetëm drogë! Dorian Beu, i arrestuar sot nga SPAK me aksione dhe në peshkim, ortak me Gjergj Lucën

    Gjergj Luca dhe Dorian Beu

    TIRANË-Dorian Beu, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pjesë u arrestua me urdhër të SPAK në Malin e Tomorrit. Beu pjesë e grupit të trafikut të drogës i akuzuar për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash, rezulton aksioner edhe në peshkim.
    Konkretish ortak me biznesmenin Gjergj Luca. Beu ka 10% të aksioneve në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, të regjistruar në QKR në qershor 2020. Përveç Beut dhe Lucës, në këtë shoqëri figurojnë edhe Syrjan Tola dhe Qemal Beu, emra të përfshirë në të njëjtat hetime për trafik droge dhe kontrabandë.

    Porti i Durrësit prej vitesh është përfolur prej kohësh si rrugë kyçe për kalimin e kokainës, ku grupe të ndryshme kanë operuar në trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet tij.

    Beu është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohej për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Dorian është kushëriri i Emirjan Beut, njëri prej drejtusëve të grupit. Emri i Dorian Beut doli nga përgjimet e SPAK dhe Prokurorisë Italiane, ku autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane dhe me EUROJUST arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
    Emirjan Beu është edhe vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda. Ai është përmendur edhe më herët, teksa ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të disa të rinjve që ishin kapur me kanabis. Beu u arrestua më 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, Dritan Dedjan dhe Isuf Begën, por siç duket është liruar sërish dhe është larguar drejt Italisë./ZËRI

  • VD-SPAK e kërkonte prej dy vitesh: Anëtar i grupit të “Noizyt”, kush është Dorian Beu që u kap në Malin e Tomorrit?

    VD-SPAK e kërkonte prej dy vitesh: Anëtar i grupit të “Noizyt”, kush është Dorian Beu që u kap në Malin e Tomorrit?

    Dorian Beu, pamje nga arrestimi

    TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë arresti është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal.

    Njoftimi: 
    Policia e Shtetit/ Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”.
    Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.
    Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
    Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.
    Po kush është Dorian Beu?
    Dorian Beu është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohej për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Dorian është kushëriri i Emirjan Beut, njëri prej drejtusëve të grupit. Emri i Dorian Beut doli nga përgjimet e SPAK dhe Prokurorisë Italiane, ku autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane dhe me EUROJUST arritën që të shkatërronin rrjetin e bandës së trafikut të drogës që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço.
    Emirjan Beu është edhe vëllai i Florida Beut, e cila korruptoi ish-zëvendësministren e Brendshme Rovena Voda. Ai është përmendur edhe më herët, teksa ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të disa të rinjve që ishin kapur me kanabis. Beu u arrestua më 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi, Dritan Dedjan dhe Isuf Begën, por siç duket është liruar sërish dhe është larguar drejt Italisë./ZËRI

  • Shembjet e objekteve/ Dorian Teliti: Ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Theth po trajtohen me dy standarde

    Shembjet e objekteve/ Dorian Teliti: Ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Theth po trajtohen me dy standarde

    I ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Karriqi, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Tiranë, Dorian Teliti, ka komentuar ashpër ndërhyrjet e fundit të IKMT-së dhe shembjet e ndërtesave pa leje në zona të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin dhe Thethin.

    Ai akuzoi autoritetet se po përdorin standarde të dyfishta, duke treguar tolerancë ndaj ndërtuesve të mëdhenj dhe një qasje agresive ndaj qytetarëve të thjeshtë. Sipas Telitit, institucionet shtetërore në të kaluarën kanë negociuar me ndërtues që kanë shkelur ligjin, ndërsa sot veprojnë me fadroma dhe presion ndaj atyre që nuk kanë as përkrahje dhe as pushtet.

    “Dy-tre vitet më parë, kur u konstatuan pallate mbi pallate pa leje, ku u konstatuan pallate të tëra pa leje. Ata nuk morën fadromat, nuk i hodhën naftë fadromave, nuk vunë Fatmir Metën me shokë që të shkonin të shanin njerëzit nga ropt e shtëpisë. Ata i thanë: vishni kollaren, xhaketën, parfumosuni dhe hajde ulemi në krah të atij dhe negociojmë të gjejmë një rrugë të mesme.

    U ulën, bënë trativën, dolën dhe aktet nënligjore, u bënë edhe VKM-të përkatëse dhe u gjet gjuha. Edhe ata që kishin shkelur ligjin paguan, dikush më shumë, dikush një çmim më të lartë. Nuk i pamë as fadromat, as të fortët, as ofendimet, u trajtuan si zotni këta shkelësit e ligjit të fortit. Madje të pasnesërmen përfituan edhe tendera të tjerë publikë. Sot te njerëzit e thjeshtë shkon policia bashkiake. Kjo gjë është lejuar dhe është futur në normalitet, ndonëse s’ka pasur atë letrën për lejen e ndërtimit. Shteti ka lejuar këtë lloj fenomeni, nuk mund të kalosh një ditë të bukur se të vjen dëshira ty për të bërë masa të tilla, siç po ndodh në Tiranë dhe në Theth”, u shpreh Teliti

     

  • Vrasja e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë/ Alibej: Ja kush është polici që më dha TIMS-in! Një hoxhë shiste armë, Nuredini më tha: Vëlla mbaroi i pari, shiko Tv…

    Vrasja e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë/ Alibej: Ja kush është polici që më dha TIMS-in! Një hoxhë shiste armë, Nuredini më tha: Vëlla mbaroi i pari, shiko Tv…

    Dëshmia e Erion Alibej ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjet kriminale, që për autoritetet ishin ende enigmë. Bëhet fjalë për vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkoza, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen ‘Nishtulla’ në Durrës, në mars të 2020.

    Nga dëshmia e Albiejt, ka qenë Nuredin Dumani, ai që e ka informuar për vrasjen e dy shtetasve të lartpërmendur, duke shtuar se përpara atentatit të tyre, e kishte lidhur atë me një hoxhë në Tiranë, që t’i siguronte armë.

    Alibej ka zbuluar dhe emrin e policit falë të cilit kishte akses në TIMS. Dëshmia e Erion Alibej:

    Një natë më shkruajti Nuredini, “vëlla mbaroi i pari, shiko tv”, pashë lajmet ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, këtë të dytin s’e kisha dëgjuar më parë, i thashë Nuredinit po këtë pse, me tha hajd se dhe ky i atyre është…

    Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë, ai shiste armë, dhe blinim armë te ky hoxha, rrinte tek fresku. Kisha akses në Tims përmes policit Leonard Alltja

  • Vrasja e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë/ ’Vëlla mbaroi i pari, shiko Tv’, Alibej: Nuredinin e lidha me një hoxhë në Fresk, ai shiste …

    Vrasja e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë/ ’Vëlla mbaroi i pari, shiko Tv’, Alibej: Nuredinin e lidha me një hoxhë në Fresk, ai shiste …

    Dëshmia e Erion Alibej ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjet kriminale, që për autoritetet ishin ende enigmë. Bëhet fjalë për vrasjen e Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkoza, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen ‘Nishtulla’ në Durrës, në mars të 2020.

    Nga dëshmia e Albiejt, ka qenë Nuredin Dumani, ai që e ka informuar për vrasjen e dy shtetasve të lartpërmendur, duke shtuar se përpara atentatit të tyre, e kishte lidhur atë me një hoxhë në Tiranë, që t’i siguronte armë.

    Dëshmia e Erion Alibej:

    Një natë më shkruajti Nuredini, “vëlla mbaroi i pari, shiko tv”, pashë lajmet ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, këtë të dytin s’e kisha dëgjuar më parë, i thashë Nuredinit po këtë pse, me tha hajd se dhe ky i atyre është…

    Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë, ai shiste armë, dhe blinim armë te ky hoxha, rrinte tek fresku. Kisha akses në Tims përmes policit Leonard Alltja

  • “Sa para do, vendose shifrën që të vrasësh Erionin”, Alibej “zbërthehet” në GJKKO: Si e kuptova që donin të më eliminonin

    “Sa para do, vendose shifrën që të vrasësh Erionin”, Alibej “zbërthehet” në GJKKO: Si e kuptova që donin të më eliminonin

    Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej po dëshmon ditën e sotme në GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

    I penduari i drejtësisë, tregon se u largua nga Roterdami dhe u kthye në Shqipëri duke u futur klandestin nga Qaftë Bota pasi ishte në kërkim.
    Pas kthimit në Shqipëri, Alibej tregon se është takuar me Genc Tafilin dhe Dorian Dulin. Tafili i ka treguar se Duli është takuar me Talo Çelën dhe dy mirditorë.

    Gjithashtu Alibej ka rrëfyer edhe momentin kur kuptoi se Dorian Duli e ftonte për të dalë nga shtëpia me qëllimin për ta nxjerrë në pritë dhe për ta vrarë.
    Alibej: Vendosa të mos rrija më në Roterdam. U ktheva në Shqipëri. U futa klandestin nga Qafëbota, pasi isha në kërkim. Kam telefonuar Genc Tafilin. E ftova në apartamentin tim. Erdhi bashkë me Dorian Dulin. Kur erdhën, dorëzuan çantat, pasi rrinin të armatosur. Tafili me tregoi se Dorjan Dulit i kanë ardhur për takim Talo me dy mirditorë.
    Ikim nga shtëpia. E ngacmova Genc Tafilin të vinte prapë në takim, por nuk më erdhi. Atë ditë i shkruajta Suel Çelës, pasi kur përmendej Kamer Mehja, ai ishte i afërt i tij.
    I kërkova Suelit takim me Kamer Mehjen. Sueli me tha, Kameri nuk vjen pasi afër janë katunarët. I referohej Çapjave. Por tha, pse nuk vjen ta bëjmë takimin te tregu.
    Tani t’i thoja jo, i bie sikur tregoja frikë, por nga ana tjetër i shkova njëherë te shtëpia në Roterdam. Shkova te tregu bashkë me Andi Zylyfin, kushëririn. Ishte errësirë kur shkova. Në një lokal në treg gjeta Kamer Mehjen, Mario Çelën.
    I thashë Kamerit, ka qenë e nevojshme të hedhësh fishekzjarre ditën që u vranë familjarët e mi? Ai më tha që vëllain tim, Endritin, nuk e njihte fare. U sqaruam u shpjeguam, edhe pse nuk me ngrohte shumë, pasi informacionin ma sollën intrigantët Genc Tafili e Dorian Duli.
    Më vjen një moment me vlerë për këte situatë, se si identifikova Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Një djalë që rrinte te burgu i Peqinit, Ervis Nano (e njihja si Ermali), shkon në Fushë Krujë. Atje takon Flobenc Meçen (unë e njihja si Col shkodrani).
    Coli i thotë, kam qenë me Altin Ndocin në burg. Më kërkoi takim me vëllanë e Dorian Dulit. Nuk e di ca kanë diskutuar, por pas takimit ishin të lumtur. Aty mëson që në takim kanë qenë Talo Cela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci. Në takim është kërkuar, sa lekë do, vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin.
    Disa herë Duli më ftonte të dilja nga shtëpia, të qetësohesha. Aty unë kuptova se ata më ftonin për të më nxjerrë në pritë. Informatorin tim më të besuar kam pasur Ardian Çollakun, tani është i ndjerë. Ai ishte pranë kundërshtarëve të mi. Ai ishte kur bëheshin bisedat, kur ndaheshin leket.
    Një moment Ardian Çollaku pyet Mikael Qosen, pse nisët këtë luftë. Ai i ka thënë, ka qenë shumë i tmerrshëm Indriti.
    Mirë i thote, por do më lidhësh me Hajdar Copjen. Unë Çollakun e kam pajisur me EnchoChat dhe e kam mbajtur me lekë pasi doli nga burgu./vizionplus.tv