Tag: dorian

  • Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

    Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

    Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshihen figura të larta të politikës shqiptare dhe emra të njohur nga skenat amerikane dhe kineze.
    Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore në SHBA dhe burimeve zyrtare, Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i njohur me pseudonimin “Eye One”, pas një darke me kryeministrin Edi Rama në Tiranë më 9 shtator 2017, i ka përcjellë të dhëna sensitive shërbimeve sekrete kineze përmes ndërmjetësimit të Dorian Duçkës, këshilltarit të Ramës.
    Deklarata
    Pra, çfarë ndodh? Me datën 9 shtator të vitit 2017, agjenti Një Sy (Eye One), siç quhet në gjuhën e kodit McGonigal, darkon në Tiranë me Edi Ramën, në prani të personit B, Dorian Duçkës, këshilltarit më të afërt të tij, i cili mbante pasaportë diplomatike si zyrtar i lartë i qeverisë Rama.
    Pas kësaj darke, nga e cila siç u mor vesh, McGonigal dërgoi mesazhin se jam me kryeministrin e Shqipërisë dhe ky po më informon për reformën në drejtësi dhe këtu do kemi shumë punë, por në këtë darkë, siç është zbardhur në dokumente të tjera të gjykatës së Uashingtonit në SHBA, McGonigal pohon se i kërkon Edi Ramës t’i heqë licencën një kompanie ruse dhe t’ia japë një kompanie tjetër ruse.
    Pra, këtu u diskutua qartësisht për shërbimet ruse. Oleg Deripaska dhe Shestakov përfaqësoheshin tek Edi Rama nga McGonigal.
    Po ku del tani dimensioni kinez? Shumë interesant. Dy ditë pas këtij takimi në Tiranë, Hunter Biden, i zhytur totalisht në këtë aferë, takohet me përfaqësuesin e Patrick Ho, presidentit të fondacionit të korporatës kineze dhe përfaqësuesin Jang Xemin, presidentit të korporatës- ku thoni ju, në Irlandë, në një hotel.
    Dhe këtu diskutohet për të dhënat që agjenti McGonigal i kishte dhënë për t’ia përcjellë shërbimeve kineze direkt, agjentit kinez të quajtur Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës. Ajo që është, por që kjo është problem që merren SHBA, është fakti se kjo korporate paguante shuma të mëdha te Hunter Biden dhe i paguante një rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vet, Dorian Duçka.
    E vërteta, thotë Inspektori i Përgjithshëm, është se FBI kishte futur në rreth për të arrestuar si Patrick Ho e Jang Zemin, ashtu edhe Dorian Duçkën.

  • “McGonigal u pagua 225 mijë dollarë…”/ Berisha i prerë: Rama është i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

    “McGonigal u pagua 225 mijë dollarë…”/ Berisha i prerë: Rama është i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një konferencë për shtyp ku komentoi publikimin e dosjes McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një aferë që vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare.
    Berisha theksoi se në këtë dosje emri i kryeministrit Edi Rama, i cilësuar prej tij si kreu i “organizates kriminale të narkoshtetit shqiptar,” përmendet në mënyrë të përsëritur dhe me pasoja shumë negative. “Mediat më të mëdha botërore janë rikthyer me tituj goditës, që nxjerrin në pah lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, mikun e tij që e bëri krenar me miqësinë e tyre,” u shpreh Berisha.
    Sipas tij, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, pjesë e të cilit është publikuar, zbulon një lidhje të ngushtë mes Ramës, këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe një konglomerati energjetik kinez, duke e përfshirë kryeministrin në një aferë korruptive dhe spiunazhi të rëndë.
    Berisha theksoi gjithashtu se Rama ka përdorur McGonigal për të ndikuar në skenën politike shqiptare, duke i hequr licencën një kompanie ruse dhe ia dhënë një tjetër, duke e paguar më pas me 225 mijë dollarë për shërbime kundër opozitës.
    Berisha: Do rikthehem përsëri tek çështja, e cila vazhdon të përbëjë lajm botëror.Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, lakohet në mënyrën më damkosëse dhe të përsëritur.Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal.Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës.
    Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës.Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën.
    Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht.Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë.Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit.Në fakt është vërtetuar se prokurori pas 4 orësh pyetje me Durim Bamin, ka deklaruar sapo ka mbyllur seancën se nga fjala e fundit thoshte vetëm mashtrime.E pa se Durimi ishte një mashtrues i pakualifikuar se përsëriste ato që i kishte thënë Toma.

  • “Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit”/Berisha: McGonigal u pagua 225 mijë dollarë për të goditur opozitën

    “Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit”/Berisha: McGonigal u pagua 225 mijë dollarë për të goditur opozitën

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një konferencë për shtyp ku komentoi publikimin e dosjes McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një aferë që vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare.
    Berisha theksoi se në këtë dosje emri i kryeministrit Edi Rama, i cilësuar prej tij si kreu i “organizates kriminale të narkoshtetit shqiptar,” përmendet në mënyrë të përsëritur dhe me pasoja shumë negative. “Mediat më të mëdha botërore janë rikthyer me tituj goditës, që nxjerrin në pah lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, mikun e tij që e bëri krenar me miqësinë e tyre,” u shpreh Berisha.
    Sipas tij, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, pjesë e të cilit është publikuar, zbulon një lidhje të ngushtë mes Ramës, këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe një konglomerati energjetik kinez, duke e përfshirë kryeministrin në një aferë korruptive dhe spiunazhi të rëndë.
    Berisha theksoi gjithashtu se Rama ka përdorur McGonigal për të ndikuar në skenën politike shqiptare, duke i hequr licencën një kompanie ruse dhe ia dhënë një tjetër, duke e paguar më pas me 225 mijë dollarë për shërbime kundër opozitës.
    Fjala e kreut të PD Berisha
    Berisha: Do rikthehem përsëri tek çështja, e cila vazhdon të përbëjë lajm botëror.
    Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, lakohet në mënyrën më damkosëse dhe të përsëritur.
    Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal.
    Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.
    Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës.
    Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës.
    Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën.
    Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht.
    Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë.
    Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit.
    Në fakt është vërtetuar se prokurori pas 4 orësh pyetje me Durim Bamin, ka deklaruar sapo ka mbyllur seancën se nga fjala e fundit thoshte vetëm mashtrime.
    E pa se Durimi ishte një mashtrues i pakualifikuar se përsëriste ato që i kishte thënë Toma.
     
     
     

  • “McGonigal mori 225 mijë dollarë për të goditur opozitën”, Berisha: Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

    “McGonigal mori 225 mijë dollarë për të goditur opozitën”, Berisha: Rama i përlyer në aferën korruptive të spiunazhit

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një konferencë për shtyp ku komentoi publikimin e dosjes McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një aferë që vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare.
    Berisha theksoi se në këtë dosje emri i kryeministrit Edi Rama, i cilësuar prej tij si kreu i “organizates kriminale të narkoshtetit shqiptar,” përmendet në mënyrë të përsëritur dhe me pasoja shumë negative. “Mediat më të mëdha botërore janë rikthyer me tituj goditës, që nxjerrin në pah lidhjet e Edi Ramës me Charles McGonigal, mikun e tij që e bëri krenar me miqësinë e tyre,” u shpreh Berisha.
    Sipas tij, raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, pjesë e të cilit është publikuar, zbulon një lidhje të ngushtë mes Ramës, këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe një konglomerati energjetik kinez, duke e përfshirë kryeministrin në një aferë korruptive dhe spiunazhi të rëndë.
    Berisha theksoi gjithashtu se Rama ka përdorur McGonigal për të ndikuar në skenën politike shqiptare, duke i hequr licencën një kompanie ruse dhe ia dhënë një tjetër, duke e paguar më pas me 225 mijë dollarë për shërbime kundër opozitës.
     
     
    Berisha: Do rikthehem përsëri tek çështja, e cila vazhdon të përbëjë lajm botëror.Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, lakohet në mënyrën më damkosëse dhe të përsëritur.Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal.Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.
    Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës.Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës.Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën.
    Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht.
    Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë.
    Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit.
    Në fakt është vërtetuar se prokurori pas 4 orësh pyetje me Durim Bamin, ka deklaruar sapo ka mbyllur seancën se nga fjala e fundit thoshte vetëm mashtrime.
    E pa se Durimi ishte një mashtrues i pakualifikuar se përsëriste ato që i kishte thënë Toma.

  • Darkat sekrete të McGonigal me Edi Ramën në Tiranë, takimet në Rumani dhe Nju Jork

    Darkat sekrete të McGonigal me Edi Ramën në Tiranë, takimet në Rumani dhe Nju Jork

    Skandali ‘McGonigal’ vazhdon të thellojë dyshimet mbi lidhjet e errëta mes ish-drejtuesit të lartë të FBI-së së Nju Jorku dhe Edi Ramës.

    Dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulojnë se McGonigal ka zhvilluar disa takime dhe biseda të tjera të rëndësishme me ‘Personin B’ i cili është identifikuar si Dorian Duçka, një këshilltar jozyrtar i Ramës, gjatë vitit 2017.

    Sipas dosjes, McGonigal është takuar disa herë me këtë personazh në Nju Jork. ‘Në një rast, Personi B (Dorian Duçka) la pushimet familjare në Florida për të fluturuar drejt Nju Jorkut, ku u takua me McGonigal, Personin A, Agron Nezaj dhe një ish-agjent të FBI-së, në qershor 2017’, thuhet në dokumentet zyrtare.

    Jo vetëm kaq. Gjatë një tjetër rasti, i njëjti Person B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë – një tjetër element që thellon pistën e ndikimeve ndërkombëtare dhe interesave të fshehta.

    ‘McGonigal pati disa takime dhe biseda të tjera me Personin B (Dorian Duçka) gjatë muajve në vijim. McGonigal u takua disa herë me Personin B në Nju Jork, duke përfshirë një rast kur Personi B la pushimet familjare në Florida për t’u takuar me McGonigal, Personin A (Agron Nezaj) dhe ish-agjentin e FBI-së në qershor 2017, si dhe një rast tjetër kur Personi B e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë’, thuhet në dosjen e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA.

    Por kulmi i këtyre zhvillimeve vjen në vizitat e McGonigal në Tiranë. Dosja tregon se ai është pritur nga Personi B në dy raste, në shtator dhe nëntor 2017. ‘Gjatë vizitës së shtatorit, Personi B organizoi një darkë private mes McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë’, theksojnë hetuesit amerikanë.

    Po sipas dokumenteve, McGonigal është takuar sërish me Ramën gjatë vizitës së tij të dytë në nëntor të po atij viti.

    ‘Personi B (Dorian Duçka) gjithashtu e priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë vizitës së shtatorit 2017, Personi B (Dorian Duçka) organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, dhe McGonigal u takua sërish me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të dytë në Shqipëri, dy muaj më vonë’, zbardhet në dosjen e Departamenti të Drejtësisë së SHBA.  

    Këto fakte të reja që bëhen publike për herë të parë, ngrenë akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe mbi natyrën e marrëdhënieve mes tij dhe ish-drejtuesit të FBI-së së Nju Jorkut, i cili tashmë është dënuar në SHBA për korrupsion dhe lidhje të paligjshme me biznesmenë të huaj.

  • Berisha: Edi Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik droge

    Berisha: Edi Rama ia ka dhënë Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve në Durrës për trafik droge

    Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ngriti dje akuza të forta, duke u ndalur në atë që e cilësoi si një aferë të re të trafikut ndërkombëtar të drogës, me përfshirje të drejtpërdrejtë të emrave të lidhur me pushtetin. Ai tha se Troplinët kanë pasur kontroll të plotë mbi portin kryesor të vendit, përmes të cilit janë trafikuar tonelata droge drejt Italisë dhe Europës, ndërsa tashmë kontrolli i portit të peshkatarëve i është dhënë dy emrave të tjerë: Gjergji Beut dhe Dorian Lucës. Sipas Berishës, ky port është ndërtuar me fonde publike dhe është dhuruar në mënyrë abuzive nga qeveria, pa asnjë investim privat, në këmbim të përfitimeve nga trafiku i drogës.
    Ai përmendi dosje të antimafias italiane, ku përmendet emri i Dorian Lucës në një komunikim për 310 kg lëndë narkotike, dhe e cilësoi atë si “kryepeshkaqenin” e vërtetë të trafikut në port. “Dreka e drogës! Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini. Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta. Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin. U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën. Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli.
    Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern. Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi. Çfarë ndodhi? Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro. Porti përfundoi. Po kush e mori portin? Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Beu dhe Dorian Luca. Ja ku i keni këta të dy. Dorian Beu, se ua shartova mbiemrat për të treguar afrinë që kanë, Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve. Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përveçse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre. Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.
    Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Beu me Dorian Lucën. U krijua shoqata ku këta e udhëheqin. Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve. Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë. Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Luca, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura. Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku. Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra. Është e njohur kjo. Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë. Po me drogën shkon 1 miliardë mo. Ja kryepeshkaqeni”, deklaroi dje Berisha.

  • SYRI TV/ Dorian Beu i drogës rezulton ‘Beu i Portit’, zbardhet regjistri i aktivitetit tregtar

    SYRI TV/ Dorian Beu i drogës rezulton ‘Beu i Portit’, zbardhet regjistri i aktivitetit tregtar

    Por kush është Dorian Beu? Të martën GJKKO vendosi arrest në burg ndaj tij si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ndër më të fortit në Itali që trafikonin kokainë. Ai u kap gjatë pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit, ndërsa emri i tij radhitej që prej 2019 në krye të listës së personave që dominojnë trafikun e drogës në Itali, por jo vetëm. Pavarësisht se në kërkim ndërkombëtar, ai futet i patrazuar në Shqipëri, madje bën edhe biznes. Nga një vëzhgim i thjeshtë, rezulton së bashku me Gjergj Lucën, aksioner i kompanisë që menaxhon portin e Peshkimit në Durrës.

    Dorian Beu u arrestua më 25 gusht gjatë pelegrinazheve në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Dy ditë më pas doli para togave të zeza të GJKKO-së ku u njoh me masën e sigurisë arrest në burg në mungesë, masë që iu la në fuqi pavarësisht pretendimeve të tij, se për të njëjtën çështje po hetohej i lirë në shtetin italian. Prej dhjetorit të 2023 Beu është subjekt i SPAK dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por pavarësisht kësaj, hyri në territorin e Shqipërisë i patrazuar, madje vijoi biznesin, në ortakëri me një tjetër biznesmen me mjaft dritëhije, Gjergj Lucën. Emri i tyre rezulton në këtë regjistër tregtar si aksioner me 10% secili pranë subjektit me emër “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës” Shpk, kompania e cila menaxhon Portin e Peshkimit në Durrës.

    Pra, siç shihet, me këtë ndërmarrje me shumë impakt në Portin e Durrësit, duket se edhe kalimet përmes detit, qoftë edhe duke qenë në kërkim ndërkombëtar, mund të realizohen pa pengesa. Dorian Beu, thotë SPAK, ishte pjesë e grupit kriminal të përbërë prej 18 personash që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri me qëllim tregtimin e qindra kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, nga viti 2015 e në vijim. Në dhjetor 2023, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për anëtarët e këtij grupi të drejtuar nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, pjesë e të cilit ishte edhe Dorian Beu. SPAK thoshte se veprimtaria kriminale e këtij grupi në Shqipëri zhvillohej kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, Breshia, Milano, Torino etj.

    Në 2023, me vendimin e GJKKO, u vunë në sekuestro 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi, në emër të Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu. Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi korrupsionin e ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda. Kjo e fundit, sipas SPAK, i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut në këmbim të 2 mijë eurove, një arke peshku dhe një telefoni.

     

  • Berisha akuzon me emra: Rama i dha Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve për trafik d*oge

    Berisha akuzon me emra: Rama i dha Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve për trafik d*oge

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe emrave konkretë që, sipas tij, kanë kontrolluar Portin e Durrësit dhe atë të peshkatarëve, duke i lidhur me trafik ndërkombëtar droge dhe me përfshirjen direkte të strukturave qeveritare.
    Ai tha se Troplinët kanë pasur kontroll të plotë mbi portin kryesor të vendit, përmes të cilit janë trafikuar tonelata droge drejt Italisë dhe Europës, ndërsa tashmë kontrolli i portit të peshkatarëve i është dhënë dy emrave të tjerë: Gjergji Lucës dhe Dorian Beut.
    Ai përmendi dosje të antimafias italiane, ku përmendet emri i Dorian Beut në një komunikim për 310 kg lëndë narkotike, dhe e cilësoi atë si “kryepeshkaqenin” e vërtetë të trafikut në port.
    Pjesë nga deklarata:
    Dreka e drogës!Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini.Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta.Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin.U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën.Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli.Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern.Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.Çfarë ndodhi?Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro.Porti përfundoi. Po kush e mori portin?Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Luca dhe Dorian Beu.Ja ku i keni këta të dy.Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve.Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përvecse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Luca me Dorian Beun.U krijua shoqata ku këta e udhëheqin.Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve.Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë.Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Beu, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku.Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra.Është e njohur kjo.Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë?. Po me drogën shkon 1 miliardë mo.Ja kryepeshkaqeni.

  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 356 kg drogë, GJKKO lë në burg Dorian Beun, 46-vjeçari zbulon se për këtë…

    Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 356 kg drogë, GJKKO lë në burg Dorian Beun, 46-vjeçari zbulon se për këtë…

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) caktoi masën “arrest në burg” për Dorian Beun, 46-vjeçarin e arrestuar të dielën në Malin e Tomorrit. Beu ka pretenduar në Gjykatë se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj. Beu ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane.
    Dorian Beu ishte pjesë e grupit kriminal të përbërë prej 18 personash që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka pasur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, nga viti 2015 e në vijim. Grupi akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Në dhjetor 2023, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për anëtarët e kësaj bande të drejtuar nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, pjesë e të cilit ishte edhe Dorian Beu. Në 2023, SPAK thoshte se veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim, në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.
    Nga veprimet hetimore ishte bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme. Në 2023, me vendimin e GJKKO, iu vunë në sekuestro 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi, në emër të Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.

  • Pjesë e grupit që trafikon 356 kg drogë Itali-Shqipëri, GJKKO lë në burg Dorian Beun

    Pjesë e grupit që trafikon 356 kg drogë Itali-Shqipëri, GJKKO lë në burg Dorian Beun

    Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest në burg” për Dorian Beun, 46-vjeçarin e arrestuar të dielën në Malin e Tomorrit. Beu ka pretenduar në Gjykatë se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj.
    Beu ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane. Dorian Beu ishte pjesë e grupit kriminal të përbërë prej 18 personash që ka vepruar në Itali dhe në Shqipëri, që ka pasur si qëllim tregtimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, nga viti 2015 e në vijim.
    Grupi akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash. Në dhjetor 2023, GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për anëtarët e kësaj bande të drejtuar nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, pjesë e të cilit ishte edhe Dorian Beu.
    Në 2023, SPAK thoshte se veprimtaria kriminale e këtij grupi ishte zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim, në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.
    Nga veprimet hetimore ishte bërë e mundur të provohet tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogram kokainë, 15 kilogramë heroinë shumë e pastër, si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.
    Në 2023, me vendimin e GJKKO, iu vunë në sekuestro 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi, në emër të Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu.