Tag: dorëzohen

  • Dorëzohen të rrethuarit në Orosh, dy personat e armatosur u bindën nga motra e njërit prej tyre që negocioi

    Dorëzohen të rrethuarit në Orosh, dy personat e armatosur u bindën nga motra e njërit prej tyre që negocioi

    Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se negociatat u bënë të mundura falë ndërhyrjes së motrës së njërës prej personave të rrethuar, e cila u thirr nga policia për të ndërmjetësuar. Pas bisedimeve të gjata, të dy të armatosurit pranuan të dilnin dhe t’u dorëzoheshin efektivëve.
    Forcat speciale kishin rrethuar zonën që prej orëve të para, pasi dy personat dyshohej se mbaheshin të izoluar dhe të armatosur brenda një banese. Situata u menaxhua me kujdes për të shmangur çdo përshkallëzim dhe për të siguruar një zgjidhje pa pasoja.
    Policia po vijon procedurat për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe motivet që çuan në rrethimin e tyre.
    Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.

    Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.

    gijotina.com/

  • A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    Sa herë keni shkruar një qëllim në listën tuaj apo e keni vendosur në “vision board”, vetëm për ta harruar disa javë më vonë? Është e lehtë të entuziazohesh nga një ëndërr e madhe ose një qëllim afatgjatë, por e vështirë është ta ndjekësh deri në fund. 
    Ndërsa ecni drejt realizimit të një qëllimi, është normale të ndiheni të lodhur ose të zhgënjyer kur rruga bëhet më e vështirë se sa e kishit parashikuar. Dhe në këto momente, shumica dorëzohen. 
    Por, ka edhe nga ata që vazhdojnë edhe kur dyshojnë, derisa të arrijnë aty ku kanë ëndërruar. 
    Sipas astrologjisë, tre shenja dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe kokëfortësinë e tyre. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, marrëdhënie apo udhëtime, nuk ndalen derisa ta realizojnë. 
    Demi 
    Nëse ka një shenjë që di të presë, është padyshim Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, nuk heqin dorë lehtë nga ajo që kanë vënë në mendje. Mund të zgjasë, por nuk harrojnë kurrë atë që duan. 
    Si shenjë Toke, investojnë kohë dhe energji për të ndërtuar baza të qëndrueshme në jetën e tyre. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë, shpesh synojnë një jetë më cilësore dhe më të bukur. Kjo vetë është një forcë shtytëse për ta. 
    Akrepi 
    Akrepat njihen për pasionin dhe intensitetin e tyre – cilësi që i bëjnë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj qëllimeve. Kur i premtojnë vetes diçka, rrallë kthehen pas. Mund të lodhen ose të ndihen të rraskapitur, por besimi i tyre në atë që ndjekin i jep forcë. 
    Shpesh motivohen nga e kaluara ose nga dëshira për t’u provuar të tjerëve se kishin të drejtë. Çfarëdo që i shtyn përpara, një gjë është e sigurt: nuk dorëzohen. 
    Bricjapi 
    Bricjapi është “lojtari strategjik” i zodiakut. Disiplinuar, i organizuar dhe shpesh punëtor i palodhur, ai ka aftësinë e rrallë për të ndarë një qëllim të madh në hapa të vegjël dhe të realizueshëm dhe t’i ndjekë një nga një. 
    I udhëhequr nga Saturni, planeti i strukturës dhe përgjegjësisë, ai gjen qetësi në faktin se ka diçka për të cilën punon. Qoftë një ndryshim i madh në karrierë, apo një udhëtim i rëndësishëm, Bricjapi di të organizohet, të kursejë dhe të këmbëngulë, derisa ta arrijë. 
     

  • Shenjat e Horoskopit që nuk dorëzohen kurrë

    Shenjat e Horoskopit që nuk dorëzohen kurrë

    Sa herë keni shkruar një qëllim në listën tuaj apo e keni vendosur në “vision board”, vetëm për ta harruar disa javë më vonë? Është e lehtë të entuziazohesh nga një ëndërr e madhe ose një qëllim afatgjatë, por e vështirë është ta ndjekësh deri në fund.
    Ndërsa ecni drejt realizimit të një qëllimi, është normale të ndiheni të lodhur ose të zhgënjyer kur rruga bëhet më e vështirë se sa e kishit parashikuar. Dhe në këto momente, shumica dorëzohen.
    Por, ka edhe nga ata që vazhdojnë edhe kur dyshojnë, derisa të arrijnë aty ku kanë ëndërruar.

    Sipas astrologjisë, tre shenja dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe kokëfortësinë e tyre. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, marrëdhënie apo udhëtime, nuk ndalen derisa ta realizojnë.
    Demi
    Nëse ka një shenjë që di të presë, është padyshim Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, nuk heqin dorë lehtë nga ajo që kanë vënë në mendje. Mund të zgjasë, por nuk harrojnë kurrë atë që duan.
    Si shenjë Toke, investojnë kohë dhe energji për të ndërtuar baza të qëndrueshme në jetën e tyre. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë, shpesh synojnë një jetë më cilësore dhe më të bukur. Kjo vetë është një forcë shtytëse për ta.
    Akrepi
    Akrepat njihen për pasionin dhe intensitetin e tyre – cilësi që i bëjnë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj qëllimeve. Kur i premtojnë vetes diçka, rrallë kthehen pas. Mund të lodhen ose të ndihen të rraskapitur, por besimi i tyre në atë që ndjekin i jep forcë.

  • Valë dorëheqjesh në Durrës, drejtorët e Bashkisë “dorëzohen” pas ultimatumit të Ramës

    Valë dorëheqjesh në Durrës, drejtorët e Bashkisë “dorëzohen” pas ultimatumit të Ramës

    Pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Durrës, drejtuesit e institucioneve në varësi të bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen.

    Pas kësaj, vlerësimi i tyre do të bëhet nga një komision i veçantë, i cili deri në fund të korrikut do të vendosë nëse do të vazhdojnë apo jo në pozicionet që mbajnë.Lexo edhe :Related Posts
    Në disa struktura ku rezultatet kanë qenë pozitive nuk është kërkuar largimi i drejtuesve.

    Ndryshe nga Vlora ku u bënë zëvendësime të shumta, në Durrës pritet vetëm një rifreskim i kufizuar.
    I njëjti proces është në vijim edhe në Bashkinë e Fierit ku paraprakisht po përgatiten listat me emrat e atyre që do të largohen dhe të rinjve që do ti zëvendësojnë.
    /vizionplus.tv

  • Jozefina Topalli për votën e diasporës: Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ

    Jozefina Topalli për votën e diasporës: Votat nga Greqia po dorëzohen dorazi në KQZ

    Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur shqetësime të forta sot për mënyrën se si po dorëzohen votat nga Greqia në KQZ, duke e cilësuar këtë si një shkelje të procesit zgjedhor.
    Topalli ka paralajmëruar se dorëzimi fizik i zarfeve është një krim zgjedhor dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.

    “Në Greqi, shtohen akoma shqetësimet. Sot janë dorëzuar zarfet me dorë në KQZ. Të ndahen kutitë që vijnë nga Greqia me kutitë që vijnë nga Italia. Të bëhet auditimi, sesi erdhi kutia dhe një analizë të kutive të votimit, që kanë sjellë anomali për mënyrën sesi kanë ardhur votat. Vetëm në tre ditët e fundit kanë ardhur 22 mijë vota. Nëse zarfet dorëzohen me dorë, ky është krim zgjedhor. Të ndalet dorëzimi i zarfeve dorazi. Kemi dorëzuar kërkesën për këto krime elektorale. Kthimi i shërbimit sipas kontratës të DHL-së në shërbim të ofruar të strukturave të PS-së, nxjerr loje gjithë procesin që ka ndodhur në shtetin fqinj”, tha Topalli në një dalje për mediat.

  • Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Xheneta: Nuk e lë me kaq. Kërcënimet dhe shantazhet do të dorëzohen në gjykatë

    Showbiz E Premte, 28 Mars 2025 21:55
    Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së një videoje në të cilën Drilon Rama, dëgjohet duke e lutur Xhenetën të takohen. Ajo theksoi se videoja është publikuar për të treguar një realitet që shpesh nuk njihet nga publiku dhe për të ekspozuar tentativat për nënshtrim.