Tag: dorëzohemi

  • “Duhet të dorëzohemi me dinjitet para këtij fakti”, Rama batuta me studentët djem të Politeknikut: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i vyer

    “Duhet të dorëzohemi me dinjitet para këtij fakti”, Rama batuta me studentët djem të Politeknikut: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i vyer

    Këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

    Kjo marrëveshje mundëson mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
    Kreu i qeverisë u bëri thirrje studenteve që të përfshihen në këtë program, teksa me humor tha se djemtë nuk duhet të dekurajohen, por duhet ta “pranojnë se vajzat dhe gratë janë më të afta”, dhe të jenë në nivelin e duhur për të qenë në krahun e tyre si bashkudhëtarë.
    “Uroj që studentet që do të përfshihen në këtë program, që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk kemi një problem të pabarazisë gjinore, dhe programi është i tillë që ne nuk kemi mundësi ta refuzojmë, por programi hyn në një kuadër ndërkombëtar, unë përsëris atë që tha ministrja: që djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat.
    Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar.
    Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’u rrimë në krahë me dinjitet”, tha Rama mes batutash.

    Top Channel

  • Papa Leo: Nuk duhet t’i dorëzohemi konfliktit dhe armëve!

    Papa Leo: Nuk duhet t’i dorëzohemi konfliktit dhe armëve!

    Pas lutjes së Engjëllit në Castel Gandolfo, Papa Leo shënoi Solemnitetin e Ngjitjes në Qiell të Marisë, duke ia besuar lutjen e tij për paqe ndërmjetësimit të saj. Ai theksoi se Maria “vuan për të këqijat që i prekin fëmijët e saj, veçanërisht të vegjlit dhe të dobëtit”. Gjatë shekujve, shpjegoi Papa, ajo ka zbuluar afërsinë e saj me ata që janë në nevojë përmes mesazheve dhe shfaqjeve.

    I sapoardhur nga tragjedia e luftës më të përgjakshme që bota kishte parë ndonjëherë – Lufta e Dytë Botërore – Papa Piu XII shpalli dogmën e Ngjitjes në Qiell në vitin 1950.

    Ai shkroi: “Ka arsye për të shpresuar që të gjithë ata që reflektojnë mbi shembullin e lavdishëm të Marisë do të jenë gjithnjë e më të bindur për vlerën e jetës njerëzore.” Papa Piu vazhdoi duke shprehur shpresën e tij që bota nuk do ta shihte më kurrë, “kasaphanën e jetës njerëzore përmes luftës”.

    Papa Leo theksoi se si fjalët e paraardhësit të tij mbeten të rëndësishme edhe sot.

    “Mjerisht ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes në rritje të dhunës në botë – një dhunë gjithnjë e më e shurdhër dhe e pandjeshme ndaj çdo impulsi të njerëzimit.”

    Por, theksoi Papa, nuk duhet ta humbasim shpresën. Ai përsëriti se Zoti është më i madh se mëkati njerëzor dhe çdo dhunë me të cilën përballemi.

    “Nuk duhet t’i dorëzohemi dominimit të konfliktit dhe armëve”, sepse me Marinë, e dimë se Zoti vazhdon të na ndihmojë. Papa Leo argumentoi se vetëm nëpërmjet mëshirës së Zotit, “mund ta rizbulojmë rrugën e paqes”.