Tag: dorëzimin

  • Witkoff dhe Kushner i vunë ultimatum Zelenskyt në telefon për dorëzimin e Donbasit

    Witkoff dhe Kushner i vunë ultimatum Zelenskyt në telefon për dorëzimin e Donbasit

    Sipas raportimeve të Axios, këshilltarët e Donald Trump, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, duket se i kërkuan presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të pranonte dorëzimin e rajonit të Donbasit gjatë një thirrjeje telefonike, pa mundësi negociatash apo kompensimi.

    Sipas burimeve, propozimi amerikan për “paqe” u bë edhe më i rreptë për Ukrainën pas një takimi pesë-orësh mes këshilltarëve të Trump dhe Vladimir Putinit më 2 dhjetor.

    Plani i përditësuar përfshinte kërkesa të ashpra: koncesione territoriale, dorëzimin e kontrollit të centralit bërthamor të Zaporizhzhias dhe mungesën totale të garancive të sigurisë.

    Raportohet se Zelensky ishte në thelb i detyruar të pranonte humbjen e Donbasit në mënyrë të njëanshme, duke shkelur çdo mundësi për dialog ose zgjidhje të favorshme për Ukrainën.

    Kjo përbën një presion të paprecedent ndaj presidentit ukrainas dhe rrit shqetësimet ndërkombëtare për drejtësinë dhe sigurinë e vendit.

  • Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve

    Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet.
    Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes.
    “Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza.

    /vizionplus.tv

  • Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

    Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

    Kur ka mbetur vetëm një ditë nga afati i vendosur nga KLP për dorëzimin e platformës për prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK, deri më tani e kanë dorëzuar kandidaturën Klodian Braho e Elvin Gokaj.
    Garës pritet ti bashkohen edhe Adnand Xholi e Doloreza Musabelli, por edhe prokurori Sotir Kllapi.
    Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më datë 8 tetor. Mandati 3-vjeçar i Dumanit mbyllet më 19 dhjetor dhe pasuesi i tij do të zgjidhet me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

  • Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Gara për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve

    Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025.
    Në mbledhjen e sotme u caktua tre javë afat për të gjithë kandidatët që duan të jenë në krye të SPAK, në mënyrë që të dorëzojnë dokumentacionet përkatëse.
    Të pranishëm në sallë kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë.

  • Holanda ofron 500 milionë euro për mekanizmin e NATO-s që furnizon me armë Ukrainën

    Holanda ofron 500 milionë euro për mekanizmin e NATO-s që furnizon me armë Ukrainën

    Holanda është vendi i parë që do të mbështesë financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën) të NATO-s për dorëzimin e armëve në Ukrainë, duke ofruar 500 milionë euro, siç njoftoi sot ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

    “Ukraina ka nevojë urgjente për përforcim të mbrojtjes kundër ajrit dhe municion,” shkruan Brekelmans në një postim në platformën X, duke shtuar se vendi i tij do të ofrojë 500 milionë euro për dorëzimin e sistemeve ushtarake amerikane (përfshirë raketat Patriot). “Kjo do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrojë veten dhe pjesën tjetër të Evropës nga sulmet ruse,” tha ai.

    Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të ministrisë holandeze të Mbrojtjes, përmendet gjithashtu se edhe vende të tjera kanë premtuar se do ta mbështesin këtë program të ri.

    Në kuadër të tij, Ukraina do të ketë mundësi të marrë pajisje ushtarake nga rezervat e Forcave të Armatosura amerikane, për të cilat do të paguajnë vende të tjera anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara po lirojnë ndihmë ushtarake në paketa me vlerë rreth 500 milionë dollarë, që përfshijnë sisteme armësh dhe municione të përshtatura për nevojat e Ukrainës.

    Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar muajin e kaluar se SHBA po shqyrtonin dorëzimin e armëve për Ukrainën, të financuara nga aleatët evropianë, pa dhënë detaje të mëtejshme atëherë.

  • Shqetësimet e emigrantëve për votat/ Kepi: DHL nuk po respekton oraret e dorëzimit…

    Shqetësimet e emigrantëve për votat/ Kepi: DHL nuk po respekton oraret e dorëzimit…

    Në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të orës 16:00, në SYRI TV, gazetarja Alba Kepi është shprehur se ka marrë vazhdimisht sinjalizime nga emigrantët që po përballen me probleme të mëdha në lidhje me dorëzimin e materialeve të votimit nga DHL.

    Sipas asaj që thotë Kepi, korrierët e DHL-së nuk po respektojnë oraret dhe datat e caktuara për dorëzimin e zarfeve me skedat e votimit, duke krijuar një pasiguri tek zgjedhësit e diasporës.

    Kepi thotë se ka pasur raste ku zarfet janë vonuar deri në 3-4 ditë, ndërsa emigrantët janë të pasigurt në lidhje me mundësitë e tyre për të rikthyer skedat e votimit brenda afateve të caktuara.

    Alba Kepi: Janë vetë emigrantët që më kanë kontaktuar duke më sinjalizuar se DHL-ja nuk po tregohet korrekte. Ata  janë kontaktuar nga DHL për dorëzimin materialeve, të zarfeve me skedën e votimit dhe në kohën apo ditën që ata kanë vënë në dispozicion emigrantët, korrieri i DHL nuk e ka respektuar. Dhe kjo ka bërë që të hyjmë në prokupimin se çfarë po ndodh, përderisa ata komunikojnë me korrierin dhe i thonë që jam i disponueshëm nga ora 10 deri në 12. Apo 15-17 pasdite. Dhe kur korrieri nuk shkon, sigurisht që prokupimi është se  ku përfundoi zarfi im, apo pse nuk po më dorëzohet. Ka patur raste që zarfet kanë ardhur 3-4 ditë më vonë sesa afati i konkluduar mes emigrantit dhe korrierit, por, prokupimi më madhor në këto momente është se nuk dinë apo nuk kanë informacionin e duhur se si mund t’i rikthejnë këto skeda votimi përsëri në DHL.

    Paqartësi kohore. Informacioni që kanë emigrantët është se sipas KQZ, ata preferojnë që nga momenti i dorëzimit të skedës së votimit, emigranti ka një afat kohor 5 ditë për ta rikthyer pas. Por, duhet nënvizuar dhe duhet kuptuar se a kanë kohë deri në ditën 10 apo 11 Maj për ta dorëzuar këtë skedë votimi. Dhe kjo bën që duke kaluar 3-4 apo 5 ditë dhe nuk mund të kontaktojnë me korrierin e DHL-së, ata kanë një lloj prokupimi së ndoshta u dogj kjo mundësi e tyre për të votuar. Dhe kjo duhet sqaruar dhe unë sot nuk pata mundësi të ndjek konferencën e komisionarit, por duhej sqaruar dhe kuptuar se deri ku është e ligjshme që emigranti edhe kur ka këto vonesa që nuk janë nga pala e emigrantëve, po vijnë pikërisht nga shërbimi jo korrekt i DHL.

    Pasi çfarë ndodh. Merret në dorëzim zarfi përmes një barkodi që konfirmon që ky person i është dorëzuar zarfi i votimit.

    Por nga ky moment ata dorëzojnë edhe një numër celulari, pra DHL. Puna është që kur emigranti i telefonojnë dhe nuk marrin përgjigje nga operatori.  

  • “Nuk e njoh dorëzimin”, Le Pen në tubimin e parë pas dënimit: Ekzistenca e Francës është në rrezik

    “Nuk e njoh dorëzimin”, Le Pen në tubimin e parë pas dënimit: Ekzistenca e Francës është në rrezik

    Kryetarja e partisë franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen foli sot para mbështetësve në tubimin e saj të parë pas dënimit për shfrytëzim të fondeve publike.

    “Është e pamundur për mua të fsheh emocionet e mia, duke ju parë këtu. Një faleminderim të madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen, ju jeni të mrekullueshëm!”, tha Le Pen.
    Ajo falënderoi Bardella-n si dhe të pranishmit e tjerë përpara se të zotohej se do të vazhdojë luftën e saj kundër sistemit gjyqësor.
    “Nuk e njoh dorëzimin. Ne jemi të përkushtuar në këtë luftë”, shtoi ajo.
    Më tej në fjalim, ajo trajtoi disa pikëpamje të ekstremit të djathtë, duke folur për patriotizmin dhe duke i pikturuar ato, dhe veten si “Francën e vërtetë dhe besnike”.
    “Ne duhet të luftojmë njerëzit që duan të na pengojnë në çdo hap”, përfundoi Le Pen.
    Krahas kësaj, ajo pretendoi se “vetë ekzistenca e Francës është në rrezik”.
    Ngjashëm me Bardella-n, ajo ka vënë në shënjestër gjyqësorin.

    Top Channel

  • Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës ‘DIVA 2024’, ja data e re për tatimpaguesit

    Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës ‘DIVA 2024’, ja data e re për tatimpaguesit

    Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, ka njoftuar se afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale ‘DIVA 2024’ është shtyrë me një ditë, nga 31 mars në 1 prill 2025. Sipas tij, kjo shtyrje vjen pasi 31 marsi është ditë pushimi zyrtar për shkak të festës së Fitër Bajramit.
    Deklaratën ‘DIVA 2024’ duhet ta plotësojnë individët rezidentë dhe jorezidentë që gjatë vitit 2024 kanë:

    Pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë.
    Janë të dypunësuar për të paktën një periudhë brenda vitit.
    Kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë nga burime të tjera, për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

    Parashikohet që këtë vit numri i deklaruesve të arrijë mbi 144 mijë individë, për shkak të uljes së kufirit të deklarimit nga 2 milionë në 1.2 milionë lekë. Deklarata gjenerohet automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto dhe përllogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.