Tag: dorëheqjeve

  • E premtja e dorëheqjeve europiane, e përditshmja e skandaleve shqiptare

    E premtja e dorëheqjeve europiane, e përditshmja e skandaleve shqiptare

    E premtja e dorëheqjeve europiane, e përditshmja e skandaleve shqiptareRumania dhe Ukraina dhanë dje dy shembuj të qartë se standardi politik funksionon vetëm nëse përgjegjësia qëndron më lart se posti.
    Në Kiev, shefi i kabinetit të presidentit Zelensky, një nga figurat më të afërta të tij që prej fillimit të luftës me Rusinë, Andriy Yermak, ka d…

  • Pas dorëheqjeve, Bashkia e Durrësit zgjidh administratorët e rinj – Emrat

    Pas dorëheqjeve, Bashkia e Durrësit zgjidh administratorët e rinj – Emrat

    Bashkia e Durrësit ka njoftuar këtë të premte emrat e administratorëve të rinj të njësive administrative të qytetit dhe të njësisë administrative Sukth.
    Procesi i emërimeve të reja erdhi pas dorëheqjeve të administratorëve të mëparshëm të njësive administrative të Durrësit.
    Lista e administratorëve të rinj në njësitë administrative të Durrësit është si më poshtë:
    Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili
    Njësia Administrative Nr. 1 – Pranvera Gagani
    Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli
    Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati
    Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai
    Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku
    Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

  • Kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi/ Lapaj vijon betejën, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ…

    Kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi/ Lapaj vijon betejën, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ…

    Në këtë mënyrë do t’i hapej rruga marrjes së mandatit nga Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit.
    Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) një ankesë zyrtare kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili i dha mandatin e deputetit për Qarkun Tiranë kandidates Kleana Xhuveli.
    Sipas përfaqësuesve të SHB, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi. Sipas argumentimit ligjor të paraqitur nga SHB, në këto kushte KQZ duhej të kishte proceduar me shpërndarjen e mandatit duke iu referuar radhës së listës dhe duke respektuar parimin e ligjshmërisë dhe vullnetit të shprehur nga kandidatët për të mos qenë pjesë e garës.

  • Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ

    Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ

    “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në KQZ kërkesën e dytë për miratimin e dorëheqjeve në listat e mbyllura.
    Nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’, Dorina Prethi, deklaroi se kërkojnë që të ketë një miratim të kërkesës së tyre.

    “Sot, depozituam pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e dytë, për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur. Në çdo rast, ne do vazhdojmë betejën tonë publike dhe ligjore për ruajtjen dhe promovimin e garës dhe meritokracisë në hapësirën politike në vend”.

  • ‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

    ‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

    Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të reformojnë stafet e tyre në varësi, duke kërkuar largimin, përmes dorëheqjeve apo shkarkimeve, të nënkryetarëve të Bashkive, administratorëve dhe drejtorëve në njësitë e qeverisjes vendore.
    Urdhëri i Ramës ka nisur të zbatohet, ndërsa vala e dorëheqjeve të imponuara nuk ndalet në ato që konsiderohen si pozicione të nivelit të lartë apo të mesëm në Bashkitë e vendit. Me përjashtim të bashkive që drejtohen nga demokratët, të cilët e konsiderojnë urdhërin e Kryeministrit si politik, në shumë prej bashkive të drejtuara nga socialistët ka nisur etapa e dytë: ajo e njoftimeve, qoftë edhe fiktive, ku ftohen qytetarët që të aplikojnë për vendet vakante, pas dorëheqjeve masive.
    Janë me qindra drejtorë, administrator dhe nënkryetarë të Bashkive që brenda pak ditësh kanë depozituar kërkesat për largim nga funksionet. Por duket se kanë mbetur edhe 3 Bashki që ende nuk po i binden Ramës. Pavarësisht se kanë një peshë shumë më të vogël se Bashkitë tashmë të boshatisura, duket se në morinë e madhe të pushtetit socialist në njësitë e qeverisjes vendore, 3 kryebashkiakë kanë dalë nga ‘rreshti’.
    Bëhet fjalë për Vangjel Tavon e Himarës, Adriatik Mema i Skraparit dhe Ergest Dule i Konispolit. Ky i fundit e ka kundërshtuar Kryeministrin edhe në takimin që u zhvillua me të zgjedhurit vendorë në Durrës, pak ditë më parë, ndërsa u përball me reagimin e ashpër të Ramës, i cili e vuri mes dy zgjedhjesh: dorëhiqu vetë, ose largo drejtorët, administratorët dhe nënkryetarët e Bashkisë.
    Gjithashtu Vangjel Tavo e ka kundërshtuar Ramën, por duke zgjedhur një rrugë më justifikuese, me faktin se të emëruarit prej tij janë të rinj, të cilët do të vlerësohen në bazë të performancës. Në anën tjetër edhe në Bashkinë e Skraparit nuk ka mbërritur ende ‘furtuna’, ndërsa në njësitë e tjera të qeverisjes vendore në Qarkun Berat, ka nisur ‘operacioni’ i pastrimeve bazuar në urdhërin e Kryeministrit. Tashmë duhet pritur se sa do t’i rezistojnë 3 kryebashkiakët presionit për të mos ndryshuar stafet.

  • Urdhri i Ramës, vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

    Urdhri i Ramës, vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

    Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të ministrive të linjës, kanë dhënë tashmë dorëheqjen edhe kryetarët e 5 rajoneve të qytetit, por edhe 4 administratorët e njësive administrative të qytetit. Të parët që kanë dhënë dorëheqjen kanë qenë kryetarët e rajoneve në Vlorë dhe më pas kryetarët e njësive administrative.
    Siç mësohet, dorëheqja është pranuar edhe nga kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, teksa ka nisur puna për zëvendësimin e tyre.
    Deri më tani, siç bëhet me dije, nuk kemi dorëheqje të nënkryetarëve të bashkisë. Theksojmë këtu faktin që një prej tyre është emëruar në muajin maj dhe ka ardhur pikërisht nga radhët e të rinjve të FRPD-së në Vlorë.

  • Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

    Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

    Nga Mero Baze
    Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor dhe as ndonjë reformë strukturore e qeverisë. Në kushtet e mbipushtetit, kur shumica socialiste kontrollon edhe pushtetin qendror me një shumicë të cilësuar, edhe pushtetin vendor me 56 bashki nga 61 gjithsej, Edi Rama mendon që është mirë të zëvendësojë rrotacionin politik me rrotacionin administrativ. Dhe me këtë rast t’i japë më shumë shanse një brezi të ri në administratë.
    Pra, është një aksion tërësisht politik dhe si i tillë duhet trajtuar vetëm politikisht. Nga pikëpamja juridike, çdo kryetar bashkie është i lirë ta refuzojë, apo çdo drejtor është i lirë ta çojë në gjyq, nëse nuk është dakord të lëvizë nga pozicioni që ka.
    Shkalla e lartë e pranimit të dorëheqjeve dhe zbatimi thuajse automatik i urdhërit, tregon shkallën e lartë të pranimit të pushtetit të Edi Ramës brenda strukturave të pushtetit, por jo legjitimitetin e urdhërit.
    Dhe këtu duhet të nisë debati për mënyrën se si do të zëvendësohen këta që po dorëhiqen.
    Një numër kaq i lartë nëpunësish që lënë vullnetarisht karriget, nuk mund të zëvendësohen me një radhë të dytë apo një listë të diktuar po nga kryeministri. Plotësimi i këtyre vendeve është një test i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë standardi mund të imponojë qeveria në emërimet e reja.
    Kjo mund të jetë fushata e parë masive e emërimeve jashtë trysnisë elektorale, pasi Edi Rama po heq nga puna ata me të cilët fitoi zgjedhjet dhe po tenton të fusë në zyra profesionistë të rinj, që ndoshta kanë votuar edhe kundër tij. Lehtësia e dorëheqjeve tregon sa pak socialistë janë gati të rreshtohen kundër vullnetit të Edi Ramës dhe sa pak zyrtarë janë gati t’i drejtohen gjykatave për shkarkime të paarsyetuara.
    Këta që po ikin, nuk po ikin as si të dështuar, as si të korruptuar dhe as si të politizuar. Po ikin thjesht nga nevoja për ndryshim të administratës, e cila natyrisht ka 100 të zeza në raport me shërbimin ndaj qytetarëve. Pra, në një farë mënyre, po bëhet një eksperiment social i vështirë, ku mbipushteti i jep luksin të heqë kë të dojë, por nuk e ka luksin të marrë çfarë i del përpara, pasi në fund të këtij aksioni, nëse kemi njerëz më të këqij se këta që hoqëm, atëherë kjo fushatë është edhe e paligjshme, edhe regresive.
    Dhe nëse koston e heqjes tashmë e ka kryeministri, koston e emërimeve duhet ta ndajë me çdo kryetar bashkie apo drejtor agjencie qeveritare që kërkon të reformojë. Ky është një lloj rrotacioni brenda pushtetit dhe një zgjerim i kufijve politikë të shumicës drejt shtresës gri dhe së djathtës, e cila mund ta zbusë tensionin politik pa zgjedhje dhe mund të rrisë agresivitetin e partisë së Berishës nga frika se mund t’i marrin faktorët lokalë duke i punësuar në administratë.
    Shqipëria praktikisht ka burime njerëzore për një administratë të mirë, por jo për një administratë të majtë dhe një të djathtë. Dhe ky është rasti që Edi Rama, duke përfituar nga mbisundimi i tij, ta tentojë një rifreskim jo politik të administratës lokale. Por sfida e vërtetë janë “drejtorët” e gjithpushtetshëm të administratës qendrore, që kanë në dispozicion buxhete dhe pushtet mbi ekonominë. Me drejtorët e bashkive është më lehtë, sepse nuk kanë asgjë në dorë.
    Tani, lehtësia e dorëheqjeve mbulon këtë barrë që e mori përsipër Rama me mbipushtetin e tij. Pjesën më të rëndësishme, atë të emërimeve, duhet ta lërë në dorë të konkurrencës së hapur, ligjeve të shtetit shqiptar dhe mbi të gjitha, transparencës në emërime sipas vlerave.
    Ndryshe, në fund të këtij “rrotacioni”, socialistët mund të kenë një administratë edhe më të keqe se e para, edhe më të paligjshme, edhe më të papërgjegjshme politikisht./ TemA

  • Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

    Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

    Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
     
    Konispol, 15 Korrik 2025 – Pas dorëzimit të dorëheqjeve nga drejtuesit e administratës në Bashkinë Konispol, kryetari Ergest Dule ka reaguar publikisht përmes një deklarate, duke sqaruar se situata nuk është pasojë e ndonjë debati, por pjesë e një procesi për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.
     

     
     
    “Ju falënderoj për interesimin dhe komentet, por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”, – shkruan Dule.
     
    Ai thekson se kushdo që ndien se mund të japë më shumë për komunitetin është i ftuar të aplikojë për pozicionet e lira pranë sekretarisë së Bashkisë Konispol.
    Në deklaratën e tij, kryebashkiaku renditi disa nga punët që janë bërë deri më tani me administratën ekzistuese, duke përfshirë:
     

    Pastrimin e territorit,
    Rregullimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese,
    Ndriçimin publik në 100% të territorit,
    Infrastruktura bujqësore dhe rrugë rurale,
    Trajtimin e qindra kërkesave dhe ankesave të qytetarëve,
    Asistencë në aplikime online dhe organizim të aktiviteteve kulturore,
    Investime në shkolla.

     
    Ergest Dule pranon se jo të gjithë punonjësit janë njësoj të përkushtuar dhe thekson rolin vendimtar të drejtuesve:
     
    “Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet, atëherë dhe punonjësi do bëjë aq sa për t’u dukur.”
     
    Ai fton qytetarët që të japin mendimin e tyre për performancën e administratës dhe punonjësve individualë:
     
    “Na shkruani për çdo problematikë. Opinioni juaj është vlerësimi më i mirë për ne.”
     
    Në përmbyllje, kryetari i Bashkisë Konispol shpreson që kjo nismë të përqafohet edhe në zyra të tjera shtetërore që i shërbejnë qytetarëve, duke e cilësuar atë si një hap të natyrshëm për përmirësimin e shërbimit publik.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime edhe nga bashkia Sarandë

    Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime edhe nga bashkia Sarandë

    Bashkia Sarandë është e radhës, në vazhdën e dorëheqjeve “zinxhir” që pas kritikave e ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
    Dorëheqjet e stafit në këtë bashki vijnë një ditë pas atyre në bashkitë Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër e Lushnje.
    Në Shkodër, vetëm disa orë pasi drejtorët e Bashkisë dhanë dorëheqjen, kryebashkiaku socialist, Benet Baci, bëri thirrje për të aplikuar në pozicionet e lira të punës.

  • Vazhdon vala e dorëheqjeve, largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë! Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

    Vazhdon vala e dorëheqjeve, largohen edhe drejtorët e bashkisë Sarandë! Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhrin e Ramës

    Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vazhdon pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama, që ka kërkuar rifreskime në stafet e bashkive në të gjithë vendin.
    Së fundmi, bashkia që është prekur nga dorëheqjet është ajo e Sarandës. Mesohet se kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës.
    Por, një ngërç po krijohet në Bashkinë e Konispolit. Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, dhe për këtë ka patur debat me Kryeministrin Rama.
    Dule është shprehur se “drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë”. Nga ana tjetër, Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.
    Një ditë më parë, pati dorëheqje dhe shkarkime të shumta të kryetarëve në njësitë administrative në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Lushnje etj.