Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador në Zvicër.
Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.
Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.
Tag: dorëheqjes
-

Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha merr postin e papritur
-

Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend
Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e Partisë Socialdemokrate në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos.
Top Channel
-

Pas dorëheqjes së Doshit, KQZ i jep mandatin Besnik Brahimit në Shkodër
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i dha sot zyrtarisht mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.
Ky vendim vjen pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit. Doshi depozitoi më 12 shtator në Komisionin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve kërkesën për heqje dorë nga funksioni i deputetit.
Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Shqipërisë, Partia Socialiste mban shumicën me 83 mandate. Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë nga 1 mandat secila. -
Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, Elis Halili zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës
Mblodhet Këshilli Bashkiak i Vlorës
VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës është mbledhur këtë të hënë, ku kanë komanduar Elis Halilin për të mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Vlorës deri në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Ndërkohë që përgjatë kësaj mbledhje ka pasur dhe përplasje mes demokratëve dhe socialistëve. Këshilltarët opozitarë kërkuan praninë e Dredhës në mbledhje dhe për të sqaruar mirë arsyet që e çuan drejt dorëheqjes.
Kreu i PD dega Vlorë, Atird Hoxha kundërshtoi, pasi Ervis Mocka, kryetari i këshillit të qarkut, mori fjalën dhe propozoi emrin e Halilit. Ai tha se, që ky proces të jetë i drejtë, duhet që çdo gjë të shkojë sipas rregullores. “Ju lutem sekretar, bëni gati fletët e votimit”. Ndërkohë, Mocka nga ana tjetër, i është përgjigjur: “Doni apo nuk doni ju, ne do ta zgjedhim me shumicë votash”.
Zgjedhja e nënkryetarit i cili do të kryejë funkdionet e kreut të bashkisë vjen pasi, Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës. Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën që prej muajit korrik 2022, dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut më datë 10 shtator. Në letrën e tij të dorëheqjes, Dredha argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po lagohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”./ZËRI
-

“I pakënaqur nga emërimet e reja në bashki”, zbulohen arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës
Sipas burimeve brenda mazhorancës socialiste, arsyeja e dorëheqjes të Dredhës lidhet me situatën e akumuluar javëve të fundit.
Pas përplasjeve të shumta me kryeministri si në daljet publike por edhe ato me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër shkarkimet e të gjithë drejtorëve dhe emërimet e të rinjve, proces i cili është ndjekur dhe vendosur nga ministrat e Ramës dhe deputetëve të zgjedhur.
Sipas burimeve Dredha nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe që në një farë mënyrë drejtimin e bashkisë, përsa i përket emërimeve, nuk po bëhej nga ai si titullar, por nga njerëz të cilët kryeministri i kishte vendosur në krye të këtij procesi.
Dorëheqja në këto momente përkon një ditë para Asamblesë së PS dhe pak ditë para dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. -

Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim
Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, reagoi me një postim online duke bërë thirrje për riorganizimin e PD-së.
Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë.
“Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision për votën e lirë dhe fitoren e opozitës kundër masakrës elektorale.
Jam pro riorganizimit, analizës dhe dorëheqjes së disa drejtuesve politikë në qarqe si pjesë e dështimit!” shkruan Maliqi.
-

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, komandohet drejtor i ri i burgut të Peqinit (Emri)
Edmond Llabani është komanduar në detyrën e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Peqin, pas dorëheqjes së papritur të Florenc Doka,
Llabani është një profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e institucioneve të ngjashme.
Ai ka kontribuar gjatë karrierës së tij si zv.drejtor i këtij institucioni dhe në përfundim të kësaj periudhe Llabani është përzgjedhur nga Ministri i Drejtësisë për të marrë drejtimin e institucionit. -

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, ja kush emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit
Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori të ri.
Vendimi për komandimin e tij është marrë nga Ministria e Drejtësisë, duke vlerësuar përvojën dhe angazhimin e tij të gjatë në këtë institucion.Llabani është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe administratës publike. Ai ka shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësdrejtor i IEVP Peqin.
Po ashtu, më herët ai ka mbajtur edhe postin e shefit të policisë brenda këtij institucioni.
Dorëheqja e Florenc Dokës
Kujtojmë se Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij ditën e sotme, 24 prill, për arsye ende të pa qarta. Florenc Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë.
Dorëheqja vjen në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka qenë pjesë e vëmendjes për çështje të ndryshme që lidhen me administrimin dhe funksionimin e burgjeve në vend, megjithatë nuk ka të dhëna që e lidhin këtë vendim me ndonjë ngjarje të veçantë.
Florenc Doka kishte një eksperiencë disa-vjeçare në sistemin penitenciar dhe gjatë kohës së drejtimit të IEVP Peqin ka qenë i angazhuar në implementimin e disa masave reformuese në këtë institucion.
Ministria, nga ana e saj, ka theksuar se do të vijojë të monitorojë nga afër funksionimin e IEVP-ve në të gjithë vendin dhe të ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve dhe standardeve të administrimit të tyre.