Tag: donte

  • Armand Duka zbulon 4 lojtarët e Kosovës që do donte të luanin për Shqipërinë

    Armand Duka zbulon 4 lojtarët e Kosovës që do donte të luanin për Shqipërinë

    14 Prill 2025

    20:16

    Telesport

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në televizionin T7 në Kosovë. Duka foli gjatë e gjerë për një sërë temash të rëndësishme që lidhen me futbollin në Shqipëri e Kosovë dhe jo vetëm. Një ndër pikat interesante ishte pyetja se cilin nga lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, do të donte të luanin për Shqipërinë.
    “Edon Zhegrova është vërtet një lojtar shumë i mirë, po të ishte te Shqipëria do të na ndihmonte shumë. Amir Rrahmani është një lojtar që do të na bënte shumë punë, të cilin e kemi pasur dhe e kemi humbur, por asnjëherë nuk i kemi thënë pse ike te Kosova. Përkundrazi, e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, jo vetëm për Rrahmanin, por për këdo që lë Shqipërinë dhe zgjedh të luajë me Kosovën.
    Aro Muric, portieri i Kosovës, gjithashtu është shumë i mirë. Vedat Muriqi po ashtu është një sulmues shumë i mirë. Kosova ka vërtet disa emra shumë të mirë që do i bënin punë Shqipërisë dhe kujtdo ekipi tjetër”, tha Duka.

  • “Ai është një përbindësh!” Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    “Ai është një përbindësh!” Rrëfehet miku i vrasësit të Ilaria Sulës: Ja çfarë më bëri të dyshoja

    Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë përmasa edhe më të errëta, ndërsa dëshmi të reja po dalin në dritë. Një nga dëshmitarët kyç, Maher Abouzeid, mik i afërt i Samsonit, ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të këtij të fundit në ditët që pasuan ngjarjen tragjike të ndodhur mes 25 dhe 26 marsit në Romë. Sipas tij Marku është një përbindësh.
    “Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është e frikshme. Më duket sikur jam në një film horror. Por nuk kam asgjë për të fshehur”, thotë miku i tij.
    Abouzeid shpjegon se e pa Markun një ditë pas vdekjes së Ilarias. Ky i fundit kishte dorën e fryrë dhe të lënduar, por e justifikoi duke thënë se ishte përleshur me dy djem, diçka që më vonë rezultoi të ishte gënjeshtër. Sipas mikut të tij, Marku ishte fillimisht i tronditur, por më pas u kthye në sjelljen e tij normale: qeshte, këndonte dhe kërkonte shoqëri femrash.
    “Kur e pashë atë natë, dora e tij ishte e fryrë, e kuqe dhe e dhimbshme. Ai mbërriti në makinën e tij rreth mesnatës. Aty ishte edhe një djalë tjetër. E pyetëm se çfarë kishte ndodhur. Ai na tha se një natë më parë ishte përleshur me dy djem, jashtë shtëpisë së Ilarias. Por ishte një gënjeshtër. Ishte vetëm fillimi i gënjeshtrës së tij. Në fillim ishte i menduar, dukej i tronditur. Por mendova se ishte për shkak të ndarjes me të. Më pas ai u kthye në të njëjtin Mark. Ai që e kisha njohur gjithmonë. Ai qeshte, bënte shaka, këndoi. Patëm një natë dhe morëm dy turiste. Qëndruam me to deri në tre të mëngjesit. Nuk e imagjinoja dot që Ilaria kishte vdekur”, vijon shoku i tij.
    Por sjellja që ngjalli dyshime serioze tek Abouzeid, ishte se Marku nuk pranoi të largohej nga makina e tij as për disa orë.
    “I sugjerova Markut të linim makinën dhe të shkonim së bashku në shtëpi, sepse duhej të flinte në shtëpinë time – por ai nuk pranoi. Nuk donte ta linte pa mbikëqyrje, as për disa orë. Ishte një reagim i çuditshëm. Ai dukej i tmerruar nga ideja e ndarjes me të. Nuk dua ta mendoj që ishte trupi i Ilarias në të”.
    I riu u takua sërish me Markun më 31 mars. Atë ditë, thotë Abouzeid, Samsoni ishte më i heshtur se zakonisht: “U përpoqa ta bëja të fliste. Mendova se po ndihej keq për të gjithë situatën. Ai më tregoi për denoncimin e zhdukjes, për prindërit e Ilarias, për reagimin e babait të saj, i cili i tronditur në komisariat, , e qëlloi me shuplakë dhe e pyeti nëse e dinte ku ishte vajza e tij dhe për nënën e saj, e cila me lot e pyeti: “Më thuaj që nuk di gjë, se nuk ishe ti”. Ai spekuloi se ajo kishte ikur me dikë që e kishte takuar në chat. Ai po luante bllofin. Dhe në mëngjes, kur ishim në shtëpinë time, ai ishte mbyllur në tualet dhe në atë moment në profilin e Ilarias në Instagram u shfaq një histori e re, ku shkruhej: ‘Jam mirë dhe i falënderoj të gjithë’. Në të njëjtën kohë, ai më tregoi edhe për një letër, për të cilën pretendonte se ishte shkruar nga ajo, e dorëzuar gjatë takimit të tyre të fundit. Një letër e çuditshme, jashtë gjuhës së saj. Ajo tha se donte të largohej, por se e donte atë. Një tjetër e çuditshme e asaj dite ishte një frazë që ai përsëriste shpesh dhe që më ngeli në mendje: ‘Kam frikë nga policia’. Atë mbrëmje na ndaloi një patrullë për një kontroll rutinë, por ai ishte jashtëzakonisht i në siklet. Vazhdonte të shikonte pas. Më pas ditët pas zbulimit të trupit dhe arrestimit. Bota ime u shpërbë”.
    Ndërkohë, raportime nga Fanpage.it zbulojnë se Mark Samson ka kontaktuar disa vajza në Instagram para dhe pas vrasjes, përfshirë një mesazh më 27 mars. Kjo sjellje ka shtuar dyshimet për ftohtësinë dhe mungesën e pendesës nga ana e tij.
    “Më 22 mars, Marku shkroi një mesazh në një faqe në Instagram që synonte të njihte njerëz të rinj, duke pyetur se kush dëshiron të pinte kafe me të. Më pëlqeu postimi dhe më pas folëm privatisht. Një bisedë e shkurtër që më pas nuk u kthye në një takim siç donte ai”, shpjegon vajza.
    “Së pari, unë nuk jam një burrë i dobët, jam shumë i ftohtë. Po kaloj një kohë të ndyrë. A doni të bisedoni? S’ka lidhje, mos u shqetëso”, është një nga mesazhet që dyshohet se i ka dërguar Marku të resë. Mesazhi i fundit për vajzën, i cili mbeti pa përgjigje, daton në datën 27 mars: “Ciao, a je akoma jashtë?”. “Mund të kisha hipur në atë makinë ku ka transportuar trupin e ish-të dashurës disa ditë më vonë, nuk e mendoj dot”, komenton e reja. Sipas Fanpage.it, ajo nuk është e vetmja që është kontaktuar nga Marku para dhe pas vdekjes së Sulës, qoftë edhe me kërkesa për t’u takuar.

  • Misteri i krimit, Ilaria donte ndarjen. I dashuri e vr*u

    Misteri i krimit, Ilaria donte ndarjen. I dashuri e vr*u

    Italia është tronditur nga krimi makabër. Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, u gjend e vdekur brenda një valixheje të hedhur në një zonë pyjore jashtë qytetit të Romës.
    Nga denoncimi i bërë nga shoqet me të cilat Ilaria ndante apartamentin ku jetonte në Romë, 22-vjeçarja u largua mbrëmjen e 25 marsit nga shtëpia pa i treguar askujt, një gjë që sipas dëshmive, e kishte bërë dhe herë të tjera. Pasi nuk morën më asnjë mesazh nga studentja shqiptare, mikeshat e saj denoncuan në polici, që menjëherë nisi kërkimet, teksa mëngjesin e së mërkurës gjetën trupin e Ilarias.

    Dyshimet e para çuan policinë te i dashuri i saj, Mark Antony Samson, një student 23-vjeçar me origjinë nga Filipinet. Pas marrjes në pyetje, ai pranoi krimin, duke thënë se Ilaria kishte shkuar në shtëpinë e tij pasi ishte larguar nga apartamenti ku qëndronte me shoqet. Ajo i kishte bërë me dije se donte t’i jepte fund lidhjes së tyre dhe në inat e sipër, ai e kishte goditur disa herë me thikë, duke i marrë jetën.
    Pas kësaj, ai kishte futur trupin e saj në valixhe dhe me makinën e tij ishte drejtuar për në zonën pyjore, jashtë Romës dhe aty e kishte hedhur. Zbulimi makabër u bë nga disa persona që frekuentojnë zonën pyjore të Polit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
    “E qëllova me thikë dhe më pas trupin e saj e futa brenda një valixheje. Mora makinën time dhe u drejtova drejt zonës së Polit, aty ku e hodha valixhen në një shkëmb. U pendova. Kërkoj falje”, u shpreh Samson gjatë dëshmisë së tij.

  • Historia tronditëse e palestinezes Rayan Alwan! Prindërit u bënë bashkë për të vrarë vajzën e tyre, pse u zgjodh Shqipëria

    Historia tronditëse e palestinezes Rayan Alwan! Prindërit u bënë bashkë për të vrarë vajzën e tyre, pse u zgjodh Shqipëria

    Rayan Alwan dhe familja e saj palestineze e përbërë nga katër anëtarë, babai Fadi Alwan, nëna Rania Matar dhe vëllai jetonin në Liban në kushte shumë të vështira ekonomike. Në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare Rayan u martua nga familja me një burrë që ia kishte gjetur nëna e saj dhe e kishte detyruar të martohej edhe pse Rayan nuk ishte dakord. Në moshën 17-vjeçare Rayan u bë nënë për herë të parë ku lindi një djalë. Rayan kishte një bashkëshort agresiv dhe të dhunshëm, i cili dhunonte dhe abuzonte me të sistematikisht. Rayan kishte tentuar të ndahej, por nëna dhe babai nuk e lejonin.
    Mes dhunës dhe terrorit në moshën 21-vjeçare Rayan bëhet sërish nënë dhe lind fëmijën e dytë e cila ishte vajzë. Dhuna dhe abuzimi nga bashkëshorti vijonte sërish, por traumën më të madhe Rayan e pësoi kur zbuloi se nëna e saj kishte një lidhje intime me bashkëshortin e saj dhunues. Këtu nisën sërish konfliktet mes saj dhe nënës e cila e mbante nën presion që mos të tregonte të vërtetën, por Rayan vendosi të divorcohej. Bashkëshorti nuk e pranoi, por ajo u largua nga shtëpia dhe jetoi vetëm në Liban. Sipas ligjit të Libanit rregulli ishte që fëmijët do të qëndronin me ish-bashkëshortin e Rayan.
    Në vitin 2023 nëna e saj Rania Matar sëbashku me vëllanë e Rayan largohen nga Libani dhe shkojnë si azilantë në Gjermani. Ndërsa Rayan vijonte të qëndronte në Liban e vetme, po ashtu edhe babai i saj. Nëna gjatë kësaj kohe kishte krijuar lidhje të dyshimta në Gjermani dhe dyshohet se punonte si punonjëse seksi. Në vitin 2024 edhe Rayan dhe babai i saj largohen nga Libani për të shkuar në Gjermani te nëna dhe vëllai. Për shkak të kushteve të këqija të jetesës në Liban, ajo vendosi të largohej, me shpresën se gjërat do të ishin ndryshe diku tjetër.
    Ajo udhëtoi në Turqi me babanë, më pas në Greqi ku qëndruan rreth 6 muaj dhe kur mori lejen e qëndrimit atje më pas u bashkua me nënën e saj në Gjermani në muajt e parë të vitit 2024. Në Gjermani qëndronin me pasaportën greke. Rayan filloi një jetë të re dhe jetonte e vetme në një kamp refugjatësh në Gjermani, ndërsa nëna dhe babai jetonin bashkë dhe jo me vajzën e tyre. Rayan filloi punë si kamariere në një restorant që e kishin disa arabë në Berlin. Ajo punonte për arabët sepse nuk dinte gjuhën. Rayan fitonte rreth 50 euro në ditë, por jetesa për të ishte e vështirë pasi paratë që fitonte nga puna ia merrte nëna dhe babai. Rinisën sërish konfliktet e saj me nënën, konfliktet me familjen u shtuan edhe më shumë kur Rayan u dashurua me një djalë të varfër nga Libani i cili punonte në një supermarket pranë restorantit ku punonte 24-vjeçarja në Gjermani.
    Nëna dhe babai nuk ishin dakord me lidhjen e vajzës së tyre sepse djali që ajo dashuronte ishte i varfër. Rayan njohu shoqe dhe shokë në Gjermani të cilët i qëndruan afër. Drama e 24-vjeçares palestineze vijoi kur zbuloi që nëna e saj kishte punuar si punonjëse seksi, fakt të cilin babai i saj nuk e kishte zbuluar dhe nuk e besonte. Nisi një periudhë dhune ndaj Rayan nga familja e saj, ku babai i shtyrë nga nëna filloi të godiste vajzën e tij. Rayan dhe miqtë e saj bënë kallëzim në polici në shtator të vitit 2024. Babai e godiste sepse sipas shoqërisë së saj, babai dhe nëna pretendonin se ajo dilte shumë dhe donte një djalë të varfër, por familja donte që ajo të punonte dhe t’u jepte para atyre. Nëna donte që Rayan të lidhej me një person të pasur që t’u siguronte të ardhura gjithë familjes.
    Pas kësaj situate dhune, Rayan fillimisht e ka ndaluar babanë që të afrohet me të, por pas disa ditësh ai i ka kërkuar falje. Meqenëse e donte babanë e saj, ajo e fali atë. Por nga ky moment nëna bllokoi çdo lëvizje të Rayan duke i marrë pasaportën. 24-vjeçarja nuk mbante asnjë dokument me vete sepse ia kishte marrë nëna, po ashtu edhe paratë. E vetmja gjë që Rayan mbante me vete ishte celulari i saj dhe një foto e dy fëmijëve të saj. Këtë foto Rayan e mbante pranë saj gjithmonë kudo që ishte me shpresën se një ditë do bashkohej me dy fëmijët e saj.
    Kohët e fundit Rayan po kërcënonte nënën e saj se do të shkonte në polici nëse nuk do t’i jepte pasaportën dhe do t’i tregonte të atit gjithçka ajo kishte bërë. Miqtë e Rayan thonë se babai i Rayan kishte frikë nga nëna e saj Rania Matar dhe ajo kishte kontroll mbi të. Nëna nuk ia jepte pasaportën sepse Rayan mund të largohej. E mbajti peng vajzën e saj deri sa thuri edhe planin për eleminimin e saj. Shoqëria e Rayan në Gjermani thonë se ajo u vra me kërkesë të nënës së saj, Rania Matar, për t’i mbyllur gojën për veprimet imorale të saj. Rania Matar bindi bashkëshortin e saj se ekzistonte një video ku Rayan ishte në momente intime dhe se personat që e kishin bërë videon kishin shantazhuar nënën e Rayan. Gjithçka ishte e stisur nga nëna deri sa bindi Fadi Alwan që të vrisnin vajzën e tyre.
    Rayan donte lirinë si çdo vajzë tjetër dhe jetonte vetëm në një strehë refugjatësh. Ajo nuk iu bind urdhrave të nënës së saj, prandaj ajo e bindi atë që ta largonte dhe të shkonte në kampin në Liban. Sipas ligjit libanez, ushtria libaneze nuk mund të hyjë në kampet e refugjatëve palestinezë, duke e lejuar atë të jetojnë paqësisht atje pa asnjë problem.
    Dhe Rayan besoi se do ta dërgonin në Liban për të parë fëmijët e saj, por ata kishin një plan tjetër, ta hiqnin qafe. Rayan donte vetëm të kthehej në Liban dhe te fëmijët e saj.
    “Ajo nuk donte të qëndronte këtu; ajo nuk mund të përshtatej për të qenë larg fëmijëve të saj, nuk mund të jetonte këtu dhe nuk dinte gjuhën.”, shprehen miqtë e Rayan në Gjermani.
    Pasaportën të cilën ia mbante peng dhe letra false kosovare nëna ia dha babait të Rayan dhe i thanë asaj që do shkonin tranzit nga Shqipëria për të shkuar në Liban. Ryan ka një pasaportë greke, por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, por vetëm status azili.
    Ndërkohë që Shqipërinë nëna dhe i ati e kishin planifikuar si vendin ku do të kryhej vrasja e vajzës së tyre. Pyetja që bëjmë të gjithë është pse vendosën ta eleminonin vajzën e tyre në Shqipëri.
    Miqtë e Rayan dyshojnë se nëna e saj nëpërmjet punëve të pista në Gjermani mund të ketë krijuar njohje me shtetas nga Shqipëria apo Kosova, të cilët mund t’i kenë sugjeruar vendin tonë si vendin perfekt për të kryer një krim dhe për t’i shpëtuar. Një detaj ishin edhe dokumentet false kosovare që kishin me vete Fadi Alwan dhe Rayan që sipas shoqërisë së 24-vjeçares i kishte siguruar nëna, Rania Matar.
    Rayan i besoi prindërve të saj dhe u nis me babanë me shpresën që do të shkonte në Liban te fëmijët e saj. Kontakti i saj i fundit ishte i dashuri i saj libanez në Gjermani me të cilin komunikoi për herë të fundit teksa ishte në aeroport.
    Më datë 19 shkurt i dashuri i shkruan në whats app Rayan se ishte shumë i shqetësuar për të pasi një ditë më parë ajo nuk i ishte përgjigjur. Rayan i thotë se është në aeroport dhe se po ikën në Liban. Ajo i thotë se një ditë më parë nuk mund t’i shkruante sepse nëna e saj donte që ajo të largohej dhe ajo nuk mund të flasë me të më. I thotë të ketë kujdes. Ky ishte komunikimi i fundit i Rayan dhe që aty ajo humbi çdo gjurmë me shoqërinë e saj. Që prej datës 19 shkurt deri më datë 29 mars shoqëria e saj nuk dinte asgjë për Rayan.
    Nëna dhe babai kishin planifikuar gjithçka me detaje për të kryer krimin makabër të vrasjes së vajzës së tyre. Babai pas krimit u largua nga Shqipëria dhe përfundoi në Liban, ndërsa nëna vijoi zbatimin e planit për të fshehur të vërtetën. Ajo fiku numrin e saj dhe mbylli çdo kontakt pasi doli lajmi në mediat shqiptare se vajza e saj është vrarë në Shqipëri dhe policia shqiptare kontaktoi atë gjermane dhe lajmëruan nënën. Që aty ajo u zhduk, përveç kësaj vijoi deri në fund planin djallëzor duke përhapur lajmin në Liban se vajza e saj kishte vdekur në një aksident në Gjermani më datë 29 mars është publikuar në mediat libaneze.
    Lajmi njofton ndarjen nga jeta të së resë, Rayan Fadi Alwan, si pasojë e një aksidenti në Gjermani. Aty thuhet se ajo do të varroset në Liban. Lajmi gjithashtu përmend se një tubim ngushëllimi për gratë do të mbahet në kampin Nahr al-Bared të shtunën, më 29 mars 2025.
    E gjitha kjo e stisur nga nëna e Rayan. Miqtë e Rayan filluan të kërkojnë në faqet e internetit derisa gjetën raportin e policisë shqiptare për ngjarjen.
    Fakti që nëna dhe familja e Rayan nuk tërheqin trupin e saj për ta varrosur vërtetojnë se krimi u krye në bashkëpunim nga nëna dhe babai.
    “Ajo po ia fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim ne.”, shprehen shoqëria e Rayan në Gjermani.
    Kjo është historia tronditëse me fundin makabër e 24-vjeçares palestineze, e cila u vra nga dy prindërit e saj, duke lënë pas dy fëmijë 7 dhe 3 vjeç.

  • Historia makabre/ Vajza palestineze bie viktimë e një plani të tmerrshëm nga prindërit

    Historia makabre/ Vajza palestineze bie viktimë e një plani të tmerrshëm nga prindërit

  • “Dashuria ime Luli nuk e donte reformën”, Basha i përgjigjet kryeministrit: Leri përrallat Rame, po kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën

    “Dashuria ime Luli nuk e donte reformën”, Basha i përgjigjet kryeministrit: Leri përrallat Rame, po kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën

    Lulzim Basha ka vijuar replikën e tij me kryeminstrin Edi Rama përmes videove në Facebook, e cila tashmë është kthyer në normalitet prej disa javësh.
    Në postimin e radhës Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama i cili tha në Athinë se askush tjetër përveç PS nuk e donte reformën në drejtësi.
    Basha thekson se shqiptarët e kanë të qartë se kush ishin ata që nuk e donin reformën, dhe kush i liroi trafikantët nga burgu.

    Ndërsa i ka bërë thirrje që të tregojë kujdes.

    “O Rame e paske hap prapë thesin në Athinë. E dinte i madh e i vogël kushe  donte reformën në drejtësi e kush jo. E nise në vitin 2013-të projektin 313. Kush t’i futi në listë mo Rame trafikanët, kriminelët, përdhunuesit, unë t’i futa, apo i fute vetë. Leni përrallat Rame se si ha mo njeri, po kallzo ku të metën shokët dhe kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën. 7 X7 bëjnë 313 Rame”, shprehet Basha.

  • I akuzuar për përdh*nim/ Gjykata spanjolle merr vendimin për ish-mbrojtësin e Barcelonës

    I akuzuar për përdh*nim/ Gjykata spanjolle merr vendimin për ish-mbrojtësin e Barcelonës

    Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves fitoi apelin e tij kundër një dënimi për sulm seksual, pasi një gjykatë spanjolle përmbysi vendimin të premten.
    Alves u shpall fajtor në shkurt 2024 për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor 2022 dhe u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg, me ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Barcelonës që mohoi se kishte kryer akte të tilla.
    Gjykata vendosi të premten se kishte “prova të pamjaftueshme” për të përjashtuar prezumimin e pafajësisë së Alves.
    Para gjyqit të vitit të kaluar, viktima e supozuar u tha prokurorëve të shtetit se kishte kërcyer me Alves në klubin e natës dhe kishte hyrë me dëshirë në banjë, por më vonë kur ajo donte të largohej, ai nuk e la. Ajo tha se ai e goditi me shuplakë, e ofendoi dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
    Alves i mohoi këto akuza në gjyqin tre-ditor.
    “Ajo nuk më tha kurrë të ndaloja. Ne të dy po kënaqeshim”, tha Alves, ndërsa përsëriti se gruaja nuk kërkoi kurrë të largohej ose nuk bëri asnjë shenjë se nuk donte të bënte seks me të. Ai gjithashtu mohoi ta kishte goditur apo ofenduar atë.
    Alves, tani 41 vjeç, u mbajt në burg nga 20 janari 2023 deri në mars 2024 derisa u lirua pasi pagoi 1 milion euro për lirimin me kusht, ndërsa priste apelimin e tij.
    Prokurorët kërkuan që dënimi i tij me burg të rritet në nëntë vjet ndërsa avokati i viktimës donte që ai të qëndronte pas hekurave për 12 vjet.
    Ky vendim mund të apelohet në gjykatën supreme spanjolle në Madrid.