Iftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”.
Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili për analfabetizëm sa i përket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.
“Nuk u mor me familjarët, me profesionin, u mor vetëm me ata brenda shtëpisë. Laerti pse u kujtua në fund? Ishte e ulët nga ana e tij. Triumfin donte t’a bënte pis”.
Më tej, ish-banori i “Big Brother VIP 1” dha një tjetër argument duke pohuar se shumë njerëz të famshëm, pjesë e showbizz-it nëpër botë, mund të mos kenë përfunduar studimet e larta për arsye të ndryshme.
“Kemi njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë”. /TAR/
Tag: donte
-

“Triumfin e Gjestit donte t’a bënte pis”/ Meridian Ramçaj për komentet e Laert Vasilit: Ishte e ulët…
-

“Kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm?”/ Trump me humor: Do doja të isha unë!
Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur me shaka se do të donte të ishte Papa i ardhshëm. I pyetur nga gazetarët, Donald Trump me nota humori u shpreh: “Do të doja të isha Papë!”
Presidenti i SHBA vuri në dukje se nuk ka ndonjë preferencë dhe shtoi se: “Duhet të them se kemi një kardinal, i cili rastësisht është nga një vend i quajtur Nju Jork, i cili është shumë i mirë. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Kardinali Timothy Dolan, kryepeshkop i Nju Jorkut, nuk është në listën e kandidatëve kryesorë për këtë pozicion. Megjithatë, kjo listë përfshin një tjetër amerikan, Kardinalin Joseph Tobin, kryepeshkop të Newark, në shtetin e New Jersey. Trump dhe bashkëshortja e tij Melania udhëtuan për në Romë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në funeralin e papës.
133 kardinalë katolikë, në konklavë, së shpejti do të ngarkohen me detyrën e zgjedhjes së Papës së ardhshëm, pa ndonjë favorit të qartë në horizont. -

VIDEO/ Pyetet se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump bën shaka: Do të doja të isha unë!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka duke thënë se donte të bëhej papa i ardhshëm, pas vdekjes së Papa Franceskut.
I pyetur se kush do të donte të ishte Papa i ardhshëm, Trump u tha gazetarëve: “Do të doja të isha Papë.”
Trump vuri në dukje se nuk ka ndonjë preferencë dhe shtoi: “Duhet të them se kemi një kardinal, i cili rastësisht është nga një vend i quajtur Nju Jork , i cili është shumë i mirë. Pra, do të shohim se çfarë do të ndodhë.”I was excited to hear that President Trump is open to the idea of being the next Pope. This would truly be a dark horse candidate, but I would ask the papal conclave and Catholic faithful to keep an open mind about this possibility!
The first Pope-U.S. President combination has… pic.twitter.com/MM9vE5Uvzb
— Lindsey Graham (@LindseyGrahamSC) April 29, 2025Kardinali Timothy Dolan, kryepeshkop i Nju Jorkut, nuk është në listën e kandidatëve kryesorë për këtë pozicion. Megjithatë, kjo listë përfshin një tjetër amerikan, Kardinalin Joseph Tobin, kryepeshkop të Neëark, në shtetin e Neë Jersey-t.
Trump dhe bashkëshortja e tij Melania udhëtuan për në Romë fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në funeralin e papës.
Të dy kanë shkëmbyer kritika për një dekadë, kryesisht për shkak të thirrjes së Papës drejtuar presidentit republikan për të treguar dhembshuri për emigrantët, të cilët Trump ka kërkuar vazhdimisht t’i deportojë.
133 kardinalë katolikë, në konklavë, së shpejti do të ngarkohen me detyrën e zgjedhjes së Papës së ardhshëm, pa ndonjë favorit të qartë në horizont.Top Channel
-

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare
G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:
“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.
Mendoni se do reagojë Danja? -

Një Papë që donte të ndërtonte ura, jo mure! BBC: Preku mendjet dhe zemrat e njerëzve!
Të fuqishmit dhe të margjinalizuarit u mblodhën për t’i thënë lamtumirën e fundit një njeriu që “preku mendjet dhe zemrat” dhe donte “të ndërtonte ura, jo mure”, siç tha kardinali Giovanni Battista Re për Françeskun gjatë shërbimit.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, iu bashkuan rreth 400,000 vajtuesve që u rreshtuan në rrugët e Romës dhe u mblodhën në Vatikan.
Në Argjentinë, Korenë e Jugut dhe shumë pjesë të tjera të globit, katolikët mbajtën zi për Papën e ndjerë në kisha, katedrale dhe hapësira publike.
Pas funeralit, një procesion i zymtë nëpër rrugët e Romës e çoi Papa Françeskun në bazilikën Santa Maria Maggiore, një kishë e shekullit të 4-të në Romë. Ai kishte kërkuar që kjo të ishte pika e tij e fundit e pushimit, duke e bërë atë Papa i parë që nuk u varros në Bazilikën e Shën Pjetrit në më shumë se 100 vjet.
Tani fillon nëntë ditë zie e njohur si Novemdiales, me një meshë që mbahet çdo ditë në kujtim të Françeskut.
Vëmendja tani kthehet tek kush do të jetë Papa i ardhshëm, shkruan BBC. -

“I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur…
Sergio Alfieri, drejtori i kirurgjisë onkologjike abdominale në spitalin Gemelli, koordinatori i mjekëve të Atit të Shenjtë gjatë shtrimit të tij dhe kirurgu i tij personal, flet për Papën në kohën e tashme.
Dhe për herë të parë zbulon detaje dhe projekte që kanë shënuar një marrëdhënie “vlerësimi dhe dashurie” që është rritur ndër vite. Që kur, në vitin 2021, u kujdes për ndërhyrjen e parë në bark.
“Në janar, Papa Françesku më tha se duhej të kujdeseshim për embrionet e braktisura. Ishte i prerë: ‘Janë jetë, nuk mund të lejojmë që të përdoren për eksperimente ose që të humbasin. Do të ishte vrasje’. Po shqyrtonim, edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, ndër opsionet e ndryshme, mënyrën për t’i dhënë për birësim, por nuk pati kohë që Papa ta bënte vendimin e tij të zbatueshëm. Angazhimi im tani do të jetë, nëse krijohen kushtet, ta realizoj këtë dëshirë të tij”.
Kur e keni parë për herë të fundit?
“Të shtunën pas drekës, në vigjilje të Pashkës. Dhe mund të them se ishte shumë mirë, edhe ai vetë ma tha. I çova një torte me reçel të errët, siç i pëlqen atij, dhe biseduam pak. “Jam shumë mirë, kam filluar të punoj përsëri dhe më pëlqen”. Dija që të nesërmen do të jepte bekimin Urbi et Orbi dhe lamë takim për të hënën”.
Ju i kishit përshkruar 60 ditë pushim. Nuk i thatë të shmangte punën?
“Jo, sepse ishte e drejtë kështu. Ai është Papa. Të rikthehej në punë ishte pjesë e terapisë dhe ai kurrë nuk u ekspozua ndaj rrezikut. Ishte sikur, teksa i afrohej fundit, vendosi të bënte gjithçka që duhej të bënte. Ashtu siç ndodhi të dielën, kur pranoi propozimin e ndihmësit të tij shëndetësor personal, Massimiliano Strappetti, për të dalë në shesh mes turmës. Ose siç bëri dhjetë ditë më parë”.
Çfarë bëri?
“Më kërkoi të organizoja një takim me të gjitha personat që e kishin kuruar në Gemelli. I thashë që ishin rreth 70 persona, ndoshta do ishte më mirë pas Pashkës, në fund të pushimit. Por përgjigjja e tij ishte e prerë: “I takoj të mërkurën”. Sot e ndjej qartë se ai e dinte që duhej të bënte disa gjëra para se të vdiste”.
Kur u njoftuat?
“Të hënën rreth orës 5:30 më thirri Strappetti: “Ati i Shenjtë është shumë keq, duhet të kthehemi në Gemelli”. Paralajmërova të gjithë dhe njëzet minuta më vonë isha atje në Santa Marta, megjithatë më dukej e vështirë të mendoja se ishte i nevojshëm një shtrim në spital. Hyra në dhomën e tij dhe ai kishte sytë hapur. Konstatova që nuk kishte probleme me frymëmarrjen dhe përpiqesha t’i flisja, por nuk më përgjigjej. Nuk përgjigjej as ndaj stimujve, as ndaj atyre të dhimbjes. Në atë moment e kuptova që nuk kishte më çfarë të bëhej. Ishte në koma”.
Edhe transporti në spital do të kishte qenë i kotë?
“Rrezikonim që të vdiste gjatë transportit, shpjegova që shtrimi do ishte i panevojshëm. Strappetti e dinte që Papa donte të vdiste në shtëpi, kur ishim në Gemelli ai e thoshte gjithmonë. Ndërroi jetë pak më pas. Unë qëndrova atje me Massimiliano, Andrea, infermierët e tjerë dhe sekretarët; pastaj erdhën të gjithë dhe kardinali Parolin na kërkoi të luteshim dhe bashkë recituam rruzaren. U ndjeva me fat dhe tani mund të them që isha me të vërtetë. Atë mëngjes i dhashë një përkëdhelje si lamtumirë”.
Kur u përzgjodhët?
“Për herë të parë e takova në 2018, ishte një emocion i madh. Unë isha konsulent kirurg i Selisë së Shenjtë dhe ai na ftoi të merrnim pjesë në një meshë në Santa Marta. Ishte si një famullitar, predikonte dhe pastaj në fund të meshës dilte nga kisha dhe përshëndeste të gjithë një nga një. Dy vjet më vonë filloi të kishte probleme me barkun, kishte dhimbje të forta abdominale dhe cilësia e jetës së tij, me të gjitha angazhimet që kishte, nuk ishte optimale. Bëri analizat, dëgjoi disa mjekë. Kishte një sëmundje të rëndë divertikulare. Një ditë Strappetti më solli skanerin. Ndoshta Papa ishte i informuar që kisha përvojën më të madhe në Itali për operacionet e kirurgjisë kolorektale dhe vendosi të operohej nga unë”.
Dhe ju i këshilluat ndërhyrjen?
“Thashë që gjendja ishte serioze, por duhej ta vizitoja. Një ditë më kërkuan të shkoja në ambulancën në Vatikan dhe pas rreth 2 orësh takova Papën që po largohej me makinë. Më pa dhe më tha: “E ke parë skanerin tim? Mirë, faleminderit”. Dhe iku. Ajo ishte vizita. Më thirrën pas disa ditësh dhe shkova në Santa Marta. Më tha: “Kam vendosur të operohem dhe iu kam zgjedhur ju”. E vizitova dhe ndjeva gjithë përgjegjësinë. “Të shohim agjendën. Ku do të më operoni?”. Kisha ndjesinë e qartë që donte të shkonte kudo, në çdo spital që do të zgjidhja, por i thashë, këtë herë shumë prerë, që nëse donte të operohej nga unë, nuk kishte mundësi tjetër veçse spitali Gemelli. E pranoi, por me kushtet e tij: “Do të vij të dielën pas Engjëllit. Nuk duhet ta dijë askush. Nëse lajmi del, nuk operohem më””.
Dhe a arritët ta mbani sekretin?
“Po! Versioni zyrtar ishte se po vinte një kryetar shteti i huaj që kërkonte konfidencialitet maksimal. Ai specifikoi që çdo vendim në vend të tij duhet ta merrte Strappetti. Dhe pastaj ndodhi diçka që vetëm tani mund ta zbuloj”.
Çfarë ndodhi?
“Pak minuta para ndërhyrjes, Strappetti më tha që Papa donte të më shihte. Hyra në dhomën e tij dhe ai më bekoi duart. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, kuptimin e mora vetëm më vonë. Ai donte të më thoshte: përdor duart e tua për punën tënde, por përdori duart me zemër në vitet që vijnë. Si të thoshte, je katolik, por tani ke diçka më shumë. Ishte një sekret mes nesh të treve, ai donte që të bëhej i ditur dhe tani mund ta them”.
Ishit miq?
“Mund të themi që na lidhte një vlerësim i thellë. Në atë rast qëndruam në izolim për një javë. Kishte ndërlikime, por në ditën e tretë vendosi të na ofronte pica. U ul në krye të tryezës dhe të hash në tavolinë me të është një tjetër privilegj që më dha jeta”.
Cilët të tjerë?
“Disa muaj më vonë më tha që nuk donte që spitali Fatebenefratelli në ishullin Tiberina të Romës të shitej dhe të bëhej spital jo katolik. Më kërkoi ndihmë. E bëmë sipas dëshirës së tij. Ishte një vit shumë i ngarkuar sepse spitali ishte shitur, mungonte vetëm firma e fundit. Organizoi një takim në Santa Marta dhe tha: “Tani përpiqemi të jemi konkretë, mos bëjmë si në këngën e Minës që thotë “Fjalë, fjalë, fjalë”. Ishin 200 milionë euro borxhe. Me dy telefonata, njëra kardinalit Zuppi, arriti të sigurojë fondet e nevojshme. Gjysmën tjetër e dha kalorësi Del Veçhio pa kërkuar asgjë në këmbim. Papa tha: “Ishte përkujdesja hyjnore, kjo dëshirë më erdhi nga brenda”. Në fund i organizova një takim me kalorësin Del Veçhio, dhe ishte shumë prekës sepse ishin dy pleq që u kuptuan menjëherë dhe që kishin shpëtuar një spital simbol të qytetit”.
Pastaj pati ndërhyrjen e dytë.
“Edhe në atë rast gjithçka ishte sekret. Pas operacionit të parë, kur po kthehej në shtëpi, doli për të theksuar rëndësinë e shëndetësisë publike dhe rëndësinë e ruajtjes së spitaleve katolike me një mision të caktuar. E tregoi duke u kthyer në Gemelli”.
Tani do të kujdeseni për embrionet?
“Epo, jo vetëm. Unë jam kryesisht kirurg onkologjik abdominal. Do ta bëj bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Schillaci, ashtu siç donte Papa, dhe shpresoj me Vatikanin. Do të shohim”.
Gjatë shtrimit të fundit, keni menduar ndonjëherë se Papa nuk do t’ia dilte?
“Po, një natë ishin përgatitur procedurat që më pas u kryen të hënën. Kishim frikë nga më e keqja, por ai na habiti të gjithëve. E dinim që donte të kthehej në shtëpi për të qenë Papë deri në momentin e fundit. Dhe nuk na zhgënjeu”.Top Channel

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit
Nga Skënder Minxhozi/
Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani i ka si Joe Biden, presidenti të cilin e urreu në heshtje, teksa shihte sesi administrata e tij e dënonte me statusin non grata. Sali Berisha po bën të flitet shumë për të këto orë, jo edhe aq për premtimet të cilat dihen se sa të shumta e bujare janë në kohë fushatash, por më tepër për gafat, gjestet e shkarjet e vogla banale para kamerave. Është një Berishë ky i fushatës së fundit elektorale, të cilin e njihnim dhe e kujtonim shumë të ndryshëm gjatë 30 viteve të fundit: majë kalit të garës elektorale, plot vrull e populizëm që i buronte nga e gjithë qenia e tij. Aq sa shumëkush, miq apo armiq, pranonin me gjysëm zëri se ky politikan kishte lindur për fushatat dhe mitingjet.
Sot rrjedha e ngjarjeve e ka kthyer Berishën në sinoret biologjike të dikujt që e ka të vështirë të menaxhojë ritmin e një fushate kombëtare zgjedhjesh. Pak a shumë ashtu si “i urryeri” Joe Biden i cili rrëshqiste nga shkallët e avionit apo ngrinte me shikimin diku në sallë teksa mbante një fjalim. Është ana e vetme që Berisha s’do të donte ta shfaqte në publik. Është ai aspekt që tek një politikan populist si ai, i cili ofron gjithmonë luftën, përballjen dhe grushtin e ngritur, përbën një kontrast të papranueshëm, një thyerje kapitulluese, një kthesë fatale drejt humbjes.
Sali Berisha ka pasur vetëm një tabu në jetën e tij politike: të duket i dobët para syve të shqiptarëve. Në momentet më të vështira ai ka qenë sfidues dhe i palëkundshëm, i ashpër dhe i panegociueshëm në qëndrime e sjellje. Ka qenë arketipi i liderit politik të postkomunizmit që nuk ndërron rrugë në asnjë rrethanë, që mbetet stoik dhe idhnak, cilatdo të jenë situatat dhe pozita ku ndodhet.
Kjo fushatë po na zbulon për herë të parë një Berisha në variantin e tij “soft”. Një politikan që ka humbur sigurinë në ecje, të cilit njerëzit i urojnë shëndet duke i vënë në dukje moshën, që nis të harrojë datat e vendet apo që fjalët i dalin të shtrembëruara duke u bërë objekt ironie e shpotie nga kundërshtarët. Gjithçka normale dhe fiziologjike për një njeri me shumë vite mbi shpinë, por njëherësh edhe gjithçka që është e papranueshme dhe që bie ndesh me modelin dhe mentalitetin që Sali Berisha ka kultivuar në politikën shqiptare.
Doktori do të donte një fushatë të tipit të Donald Trump, e cila përfundoi me fitoren e miliarderit përballë dyshes Biden-Harris. Në fakt pa dëshirë dhe në mënyrë krejt të papritur fushata e tij po nis t’i ngjajë listës së gafave e rrëzimeve të Joe Biden. Një spostim fatal dhe më i urryeri i imagjinueshëm për Berishën, i cili energjisë konstante të Edi Ramës që është në çdo moment të ditës në video apo në fushatë në terren, s’po arrin t’i mbajë ritmin dhe tensionin e duhur.
Nuk është kjo fushata që opozita kishte planifikuar me Berishën. Partia Demokratike endet prej 12 vitesh në nostalgjinë elektorale të Sali Berishës, si politikani që transformohet në momentin e garës politike. Në fakt ajo që opozita po gjen është një aspekt dobësie që megjithëse i pritshëm dhe logjik, konsiderohej i largët dhe i pamundur për ndjekësit e Doktorit. Të paktën në këto zgjedhje, ku Berisha përsërit vazhdimisht se do të jetë kryeministri i ardhshëm pas 11 majit.
Momenti kur mbahen zgjedhjet aktuale parlamentare përkon me një temë shumë debatuar në vitet e fundit, e cila është ajo e konsumit të elitës politike të postkomunizmit. Dalja e partive te reja në skenë dhe mërzia e elektoratit shqiptar me fytyrat e vjetra të 30 viteve të shkuara ende në skenë, e bëjnë fatale çedimin dhe rëniet apo gafat para kamerave të fushatës. Berishës po i ndodh pikërisht kjo në momentin më të padëshërueshëm. Kishte dashur një fushatë si të Trumpit, por po i del një fushatë si e Bidenit. Problem i madh, tre javë para votës!
-

Totti për yllin e Inter-it: “Është një nga të rinjtë më të fortë në qrkullim”
Në intervistën e gjatë të dhënë për Betsson Sport, Francesco Totti ka folur për blerjet e mundshme që do të donte që Roma të bënte: “Do t’i besoja Nico Paz-it, më pëlqen, është teknik dhe konkret në të njëjtën kohë, është i ri”.
– Po Frattesi?
“Ai është një nga lojtarët e rinj më të fortë në atë rol. Ai u rrit në Romë, është tifoz me Roma-n, shpresoj se Roma mund të bëjë një investim për ta marrë atë në shtëpi në të ardhmen. Ai luan me mentalitetin e duhur, është një profesionist serioz”.
– A kishte vërtet një ofertë për t’u kthyer në fushë?
“Po, ka qenë një nga një ekip i Serisë A dhe e kam menduar seriozisht. Nga njëra anë do të isha i lumtur, nga ana tjetër mendova se do të isha bërë patetik. Jam rritur me Romën, vdes me Romën”.
– Për jo-në e famshme ndaj Real Madridit, a keni folur me Perezin?
“Jo, unë kam mbetur jashtë çdo gjëje, ka qenë klubi që ka folur me të, Sensi kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të, Sensi ishte kokëfortë, nuk donte të më shiste, do të kishte marrë asnjë borxh për të më mbajtur.
“Më konsideronte si djalin e vetëm në familje. Duke parë dëshirën, dashurinë që më përcolli, as që më dha mundësinë të mendoj largimin”.