Tag: donte

  • “Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    “Donte të martohej dhe Silvinjo nuk e la”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
    “Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • “Donte të martohej dhe nuk e lanë”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    “Donte të martohej dhe nuk e lanë”, gazetari tregon prapaskenat përse lojtari shqiptar mungoi në listé

    Pozita e Silvinjos në stolin e trajnerit të ekipit tonë kombëtar është lëkundur ndjeshëm. Befasitë e tij në dy ndeshjet e muajit qershor kanë nisur që me publikimin e listës së lojtarëve të përzgjedhur. Mihaj nuk ishte pjesë e futbollistëve të thirrur nga Silvinjo dhe gazetari Altin Sulçe ka zbuluar hapur prapaskenat. Ai ka treguar gjatë emisionit “Max Sport” se trajneri brazilian i ka kërkuar Mihajt të grumbullohej me Kombëtaren, pavarësisht se mbrojtësi shqiptar do të martohej.
    “Unë kam një informacion që Mihaj nuk është grumbulluar, sepse Silvinjo i ka thënë: “Eja 3 ditë më përpara”. Ekipi kombëtar grumbullohej të hënën. Mihaj martohej, kishte dasmën. Silvinjo nuk ishte dakort. Ai vetëm të shtynte martesën. Ndërkohë ekipi të hënën grumbullohej. Donte të martohej dhe s’e lanë”, ka zbuluar Altin Sulçe./Sport Ekspres/

  • Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet

    Trump nuk donte që Izraeli të sulmonte, Sekretari Rubio: Ne nuk jemi të përfshirë. Teherani pezullon fluturimet

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të përfshirë në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. 

    Deklaratën e bëri në mbrëmje, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. 
    “Sonte, Izraeli ndërmori një veprim të njëanshëm kundër Iranit. Ne nuk jemi të përfshirë në sulmet ndaj Iranit dhe përparësia jonë kryesore është mbrojtja e forcave amerikane në rajon. Izraeli na informoi se beson se ky veprim ishte i domosdoshëm për vetëmbrojtje”, tha Rubio. 
    Sipas tij “Presidenti Trump dhe Administrata kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur forcat tona dhe janë në kontakt të ngushtë me partnerët rajonalë. Dua të jem i qartë: Irani nuk duhet të shënjestrojë interesat apo personelin amerikan.”
    Ndërkohë, të gjitha fluturimet në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Teheranit janë pezulluar, sipas mediave shtetërore iraniane.
    Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini ndodhet rreth 30 km në jugperëndim të kryeqytetit iranian.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet më herët gjatë ditës për kërcënimet për një sulm dhe ishte i qartë që nuk donte të shihte sulme izraelite në Iran.
    “Për aq kohë sa mendoj se do të ketë një marrëveshje, nuk dua që ata të ndërhyjnë,” tha ai, duke shtuar se një sulm mund “ta prishë atë” sa i përket negociatave.
    Ai shtoi se beson që një sulm është “mjaft afër.”
    “Nuk dua të them që është i menjëhershëm,” tha ai për një sulm të mundshëm izraelit. “Por duket si diçka që mund të ndodhë.”
    Gjithashtu, Trump tha se do të donte të shmangte një konflikt.
    “Ata [Irani] do të duhet të jenë të gatshëm të na japin disa gjëra që aktualisht nuk janë të gatshëm t’i japin,” u shpreh ai.

    Top Channel

  • “Lista e humbësve”, Balliu godet drejtëpërdrejt Berishën: Donte të ishte thjesht kryetar, jo kryeministër

    “Lista e humbësve”, Balliu godet drejtëpërdrejt Berishën: Donte të ishte thjesht kryetar, jo kryeministër

    Alesia Balliu vijon të ngrejë zërin mbi atë që po ndodh në PD. Partia e parë opozitare pësoi disfatë në zgjedhje dhe Balliu është ndër zërat e paktë që kërkon të mbahet përgjegjësi për atë rezultat.
    Balliu ishte këtë mbrëmje e ftuar në  një emision televziv, ku ironizoi Berishën, duke thënë se ai doli i fituar në 11 maj.
    Sipas saj, ai nuk donte të bëhej kryeministër, por të rrite kryetar i opozitës. Po ashtu shton se këtë e tregoi dhe faktin që futi në listë të mbyllur vetëm besnikët.

    – Këta që nuk veprojnë si ty, janë të gjithë njësoj? Nuk janë me integritet që duan proces të ndershëm?

    Sali Berisha fitoi garën për të qenë numri 2, fitoi garën për të qenë kryetari i opozitës. Kjo ishte fitorja e tij. Kaq donte. Prandaj u bë lista. Po të vije re mediat kur doli lista, të gjithë analistët thoshin që ishte një listë humbësish. Një listë e besnikëve të Berishës. Nuk kishte asnjë ndryshim nga lista e Bashës. Të vetmit që mungonin ishin Basha dhe Shehaj.
    – Te listat e hapura nuk thuhet e njëjta gjë?

    – Pse e futi te lista e hapur?
    Sepse nuk ishte besnike e Berishës. E meritonte listën e mbyllur. Këta individë i shërbejnë vetëm interesit të Berishës. Ata janë për të ruajtur legjitimitetin e Berishës. Janë ata shkaktarët e humbjes së madhe. Po këta individë kritikojnë zërat si mua, zoti Sula…
    – Po a do sillni diçka konkrete?
    Ne jemi duke ndryshuar opinionin publik. Ne na përshëndesin shumë demokratë. Jo se ata nuk dëgjojnë. Të lumtur janë vetëm besnikët e Berishës. Vetëm ata fituan. Ata do marrin dieta, ata do marrin rrogën. Nëse është farsë, pse hyn e paguhesh me taksat e qytetarëve?
     
     

  • Milani, asnjë marrëveshje me Chelsea për transferimin e Maignan

    Milani, asnjë marrëveshje me Chelsea për transferimin e Maignan

    Asgjë e mbyllur. Pavarësisht se Maignan donte Chelsea dhe Chelsea donte Maignan (që tani, për Kupën e Botës për Klube), klubi anglez nuk ka arritur të gjejë marrëveshjen me Milanin për blerjen e portierit francez. Të paktën për momentin.
    Dy klubet kanë zhvilluar bisedime intensive, duke qenë se dritarja speciale e merkatos, e krijuar posaçërisht për turneun e FIFA-s në SHBA, mbyllet më 10 qershor në mesnatë, me qëllimin për të gjetur një marrëveshje për shifrat e transferimit.
    Maignan kishte njoftuar tashmë trajnerin e ri dhe drejtuesit se donte të transferohej në Londër, tani mbetet për t’u kuptuar nëse ekziston mundësia që ai të qëndrojë në Milano edhe pa rinovuar kontratën (e cila skadon më 30 qershor 2026, për të ikur më pas me parametër zero, verën e ardhshme), apo nëse do të kërkohet një zgjidhje tjetër.
    Nuk përjashtohet gjithashtu që, përtej këtyre bisedimeve të nxehta të orëve të fundit për Kupën e Botës për Klube, Milani dhe Chelsea të ulen sërish në tavolinë për të negociuar me më shumë qetësi në javët në vijim.
    Milani, pasi kishte refuzuar një ofertë të parë prej 15 milionë paundësh nga Chelsea, rifilloi kontaktet me klubin londinez, i cili paraqiti një ofertë të re prej 18 milionë paundësh (rreth 21 milionë euro), me synimin për ta pasur Maignan në dispozicion që për Kupën e Botës për Klube. Një propozim mbi të cilin drejtuesit e klubit kuqezi kanë reflektuar me kujdes, por në fund marrëveshja ka dështuar për shkak të distancës së madhe midis palëve.
    Pas shitjes së Reijnders te Manchester City, me Theo Hernandez pranë kalimit te Atletico Madridi dhe me sirenat e Bayern Munich që tundon Rafael Leaon, situata e portierit francez, dhe njëkohësisht kapitenit të Milanit, mbetet pezull. Dëshira e tij për t’u larguar është e qartë, fakt me të cilin Milani duhet të përballet, pasi mbërritja deri në fund të kontratës, edhe nga pikëpamja ekonomike, nuk do të ishte aspak e leverdishme për “Djallin”.

  • Honoré de Balzak, një jete e stuhishme mes sipërmarrjesh të dështuara, krijimtarisë, famës dhe borxheve

    Honoré de Balzak, një jete e stuhishme mes sipërmarrjesh të dështuara, krijimtarisë, famës dhe borxheve

    Nga Albert Vataj
    Ai nuk kishte një model. Me të nuk krahasohet asnjë kokëkrisur e aventurier tjetër. Mes kurajos dhe pasionit, një gjeni përpëlitej për asgjënë. U rrëzua dhe ngrit si akush tjetër. Pësimet kurrë nuk i’u bënë mësime. Ishte i prerë njëjt si për gjëra të vogla ashtu edhe për ato gjëra të mëdha, për të cilat ai kujtohet dhe nderohet. Ishte një gjeni në kuptimin e plotë të fjalës. Një ekuacion me shumë të panjohura. Ishte një dhe vetëm një si ai, Honoré de Balzak.

    Honoré de Balzak u lind më 20 Maj 1799 dhe vdiq më 18 gusht 1850. Ai ishte një nga romancierët dhe dramaturgët më të shquar francezë. Për shkak të vëzhgimit të tij të prirur nga detajet dhe të përfaqësimit pa filtër të shoqërisë, Balzac konsiderohet si një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane. Është i njohur për personazhet e tij shumëdimensional, të cilët parakalojnë të mbuluar nga një cohë e hollë paqartësie. Krijimtaria i tij pati një ndikuar tek shumë novelistë që pa frikë mund të thuhet se ishin dishepujt e Balzakut si Marcel Proust, Emile Zola, Charles Dickens, Anthony Trollope, Edgar Allan Poe, ECA de Queiros, Fjodor Dostojevskit, Oscar Wilde, Gustave Flaubert, Benito Pérez Galdós, Marie Corelli, Henry James, William Faulkner, Jack Kerouac, dhe Italo Calvino, dhe filozofë të tillë si Friedrich Engels dhe Karl Marksit. Shumë prej veprave të Balzakut janë ekranizuar dhe mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi dhe objekti i kritikës.
    “Nuk kisha as miq për shkak të karakterit tim shpërthyes, dyshues e të paqetë. Askush nuk donte ta kuptonte se fakti që prekesha shpejt, shpjegohej me vështirësitë e jetës dhe me të punuarit jashtë mase. Sepse unë ndodhesha mu në fund të jetës shoqërore dhe… dëshiroja të dilja në krye. Veç kësaj unë ruaja në shpirt ato cilësi të mira dhe atë gatishmëri për të ndihmuar të tjerët që do t’i quaja gjithnjë natyrat e fuqishme, të cilat mund të arrijnë në cilëndo majë, megjithëse para kësaj do t’u duhej të rropateshin në batakun e mjerimit…” shkruan ai te “Mesha e Ateistit.
    Te “Komedia njerëzore” ku janë 91 vepra të përfunduara dhe 46 të papërfunduara (në mesin e të cilëve disa veç si tituj), Balzaku i pari në botë përdori “mekanizmin” e kthimit të personazheve të njëjta në vepra të ndryshme – në mjedise të ndryshme shoqërore dhe tema e perspektiva tjera. Prandaj, njihet si babai i realizmit në letërsinë evropiane, sepse personazhet e tij janë aq të zhvilluara dhe komplekse saqë edhe detajet anësore janë reale – pra “njerëzore”.
    Para se të bëhej i famshëm, shpesh me pseudonime shkroi novela koti që të mbijetonte, e që i shërbenin si ushtrime për të ndërtuar rutinën ditore pa të cilën nuk do të shkruhej “Komedia njerëzore”. Por, edhe më vonë, kur shkruante kryeveprat e letërsisë franceze, kishte probleme me para dhe mendonte biznese të çuditshme (për shembull, kah fundi i jetës donte të blinte tetë mijë hektarë pyje në Ukrainë e të sillte drurin në Francë). Por, që të gjitha dështonin, ndaj ishte përherë në borxhe (më 1828 gjyshes ia kishte 50 mijë franga borxh e për të tjerët kush nuk mund ta dijë).
    Pra, çdo frang ishte i rëndësishëm për të, për çka kjo anekdotë ka rëndësi. Dikur, në fund të viteve ’20 apo në fillim të viteve ’30 të shekullit XIX, kur po ia shtronte vetes rrugën kah kulmi i letërsisë botërore, thuhet se dorëshkrimin e një prej romaneve të tij ia ofrua një shtëpie botuese që gjoja quhej “Zana e fundit”. Botuesi ishte i kënaqur, ndaj vendosi t’ia ofrojë shkrimtarit të ri tremijë franga. E kërkoi adresën, por kur merr vesh se jetonte në periferi, tha se dymijë franga mjaftojnë. Kur hyri në ndërtesën ku Balzaku jetonte, kuptoi se ai mund të kursente ende para e se njëmijë franga janë ofertë e duhur. Ndërkaq, kur arriti në katin e gjashtë, shuma bie aq shumë saqë kur troket në derë thotë: “Z. Balzak, këtu janë treqind franga për romanin tuaj”. Balzaku, duke mos ditur se sa donte t’i ofronte në fillim, e pranoi ofertën pa u shtyrë.
    Balzaku për një kohë të shkurtë ka shkruar vepra të mëdha (vdiq në moshën 51-vjeçare). Por, si punonte ai? Në ora pesë ose gjashtë pasdite hante një vakt të lehtë dhe do të shtrihej për të fjetur. Zgjohej rreth mesnatës, priste të “vinte në vete”, e do të shkruante mes orës një dhe tetë të mëngjesit, e ndonjëherë edhe 15 orë pa u ndalë (një herë ka thënë se ka punuar 48 orë me vetëm tri orë pushim), me normën që i bie tridhjetë fjalë për minutë (sipas teknologjisë së sotme). Gjatë kësaj kohe, pinte litra të tëra të kafesë së hidhur të zezë. Balzaku për momentin kur pi kafen thënë: “Idetë lëvizin si batalionet e Ushtrisë së Madhe (Ushtria e Napoleonit) në betejë. Gjërat që mbahen mend vijnë në galop, me flamujt që valëviten në erë. Kalorësia e lehtë bën sulm madhështor, artileria e logjikës godet me municion, zgjuarsia hedh shtiza si shigjetarët e klasës së parë. Dheu hidhet, letra është e mbuluar me ngjyrë, sepse lufta fillon dhe përfundon me një pishtar të ujit të zi, si një betejë me barut”.

  • “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    “Mesin e donte Interi”, Laporta tregon prapaskenat e merkatos: Zgjodhi projektin e duhur

    Lamin Jamali është padyshim lojtari i momentit, duke magjepsur opinionin sportiv me paraqitjet e jashtëzakonshme që ka zhvilluar në një moshë kaq të re. Presidenti i Barcelonës ka deklaruar për “La Vanguardia”-n se 17-vjeçari mund të ketë sukses në cilindo ekip, po njësoj si Lionel Mesi.
    Më tej Laporta ka treguar edhe prapaskenat e merkatos për yllin argjentinas, teksa në të shkuarën Interi ishte një alternativë serioze për të ardhmen e tij. Megjithatë bashkarisht vendosën se Barcelona do të ishte projekti i duhur për të.
    “Lamini mund të ketë sukses kudo. E dimë këtë. Më ndodhi edhe me Mesin. Interi e donte dhe ne në fund vendosëm, duke përfshirë edhe babain e Leos, që Barça do të ishte projekti i duhur për të. Dhe kështu ndodhi, sepse ai u bë më i miri në histori”, ka thënë Joan Laporta./Sport Ekspres/

  • “Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste

    “Mëkati” i të qenit vajzë, Adriana: Mamit i dhanë helm miu, babai donte të më shiste

    I ka bërë të 18-at dhe tashmë është nënë e një vajze, por historia e Adrianës nuk i përngjan ndonjërës  që jemi njohur më parë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo prezantohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke thënë se vjen nga Vora dhe gjëja e parë që kujton nga fëmijëria është dhuna.
    I ati e rrihte nënën dhe e torturonte, madje donte edhe ta shiste të bijën jashtë vendit. Arsyeja?  ‘Mëkati’ i vetëm i Adrianës ishte fakti që lindi vajzë. Ajo erdhi në jetë nga një shtatzëni binjakësh, por tjetri nuk ia doli sepse hallat i dhanë nënës së saj helm miu. Ironia e fatit ishte që Adriana erdhi në jetë, ndërsa binjaku që ishte djalë i aq shumëdëshiruar, nuk ia doli.
    Adriana: Kur kam qenë e vogël, kam pasur probleme me babin.
    Ardit Gjebrea: Me babin?
    Adriana: Po.
    Ardit Gjebrea: Po pse?
    Adriana: Sepse ai e rrihte mamin, e torturonte, ka pasur raste që e lidhte përjashta, e linte gjithë natën jashtë.
    Ardit Gjebrea: E lidhte?Ku e lidhte?
    Adriana: Kemi pasur një fik te oborri dhe e lidhte aty.
    Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti, e mban mend?
    Adriana: 4 vjeçe.
    Ardit Gjebrea: E mban mend atë skenë?
    Adriana: Po, e mbaj mend. E mbaj mend edhe kur donte të më shiste jashtë shtetit.
    Ardit Gjebrea: Të të shiste jashtë shtetit?
    Adriana: Po, se nuk donte që të kishin goca, vetëm çuna.
    Ardit Gjebrea: Kush donte të të shiste, babi?
    Adriana: Po, me gjithë hallën.
    Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur donin ta bënin këtë gjë?
    Adriana: 4 vjeçe, nuk donin të kishin goca.
    Ardit Gjebrea: Po pse, duhet të ishin vetëm çuna?
    Adriana: Po, ashtu i donin. Madje mami im më ka treguar që kur ka qenë shtatzënë me mua, ka  pasur edhe një fëmijë tjetër dhe…
    Ardit Gjebrea: Domethënë ju kur keni lindur keni qenë binjakë?
    Adriana: Po, dhe i kishin dhënë helm, kishin kujtuar se janë 2 goca.
    Ardit Gjebrea: Dhe çfarë i dhanë mmait?
    Adriana: Helm. Helm miu.
    Ardit Gjebrea: Kush ia dha helmin e miut?
    Adriana: Hallat.
    Ardit Gjebrea: Mamit, që të mos lindte.
    Adriana: Po, mos të më lindte mua por për rastësi, u dëmtua fëmija tjetër.
    Ardit Gjebrea: Po fëmija tjetër çfarë ishte?
    Adriana: Djalë.

  • “Donte pushtet për të mbrojtur veten”, Çupi shpërthen:PD u kthye në një mjet për të shpëtuar Berishën, jo për të garuar

    “Donte pushtet për të mbrojtur veten”, Çupi shpërthen:PD u kthye në një mjet për të shpëtuar Berishën, jo për të garuar

    Analisti Frrok Çupi thotë se PD po paguan për veprimet e Sali Berishës.
    Në një intervistë për  një emision televiziv, Çupi u shpreh se Berisha donte pushtet për të mbrojtur veten.
    “E gjithë bota e përparuar uruan Edi Ramën. Uruan të majtët, centristët, të djathtët. Sot, këto nuk ishin garë, ishte thjesht një verifikim. Do shkojmë në Europë apo anti Europë? Sali Berisha kishte me vete njerëzit që kishin qenë në pushtet gjatë 30 viteve. Kishte 6 milionë dollarë të paguara, ishte superior në pagesa dhe në mashtrim. Kjo farsë kishtew si qëllim për të marrë pushtetin, për të mbrojtur vetëm veten e tij dhe familjen e tij”, theksoi ai.

  • “Festat u kthyen në punë”, dëshmia e Cassie Ventura ‘zhvesh’ perandorinë e errët të Diddy

    “Festat u kthyen në punë”, dëshmia e Cassie Ventura ‘zhvesh’ perandorinë e errët të Diddy

    Cassie Ventura ishte dshmitarja e tretë në gjyqin e Sean “Diddy” Combs. Në ditën e dytë të gjyqit ishin të pranishëm nëna dhe vajzat e tij, ish-partnerja Sarah Chopman dhe avokati, raporton The Telegraph.

    Cassie, e cila është 8-muajshe shtatzënë për herë të tretë, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Alex  Fine i cili pranoi mos ta ndiqte dëshminë e saj pas një debati mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

    Në dëshminë që zgjati rreth 6 orë, 38-vjeçarja u prek disa herë ndërsa rrëfeu tmerrin e përjetuar gjatë lidhjes 10-vjeçare me reperin.

    Dhunë dhe plagë
    Ventura tha se Diddy i shkaktonte “blana” në të gjithë trupin teksa përshkroi  abuzimin fizik. “Ai më godiste në kokë, më hidhte, tërhiqte, gjuante dhe më shkelte në kokë nëse isha në tokë. Më shkaktoheshin ënjtje në ballë. Buzë të çara, të ënjtura, sy të ënjtur… e bardha e syve bëhej e kuqe. Të  nxira në të gjithë trupin”, tha ajo duke shtuar se ai bëhej i dhunshëm “shumë shpesh”.

    “Kontrolli ishte gjithçka”
    Ajo thotë se “Sean kontrollonte shumë gjëra në jetën e saj, karrierën,veshjen, gjithçka”. Videot e saj duke kryer akte seksuale me persona të tjerë ishin “materiale shantazhi” që ajo kishte frikë se do t’i publikonte. Në një pikë ajo tha se “kontrolli ishte gjithçka” për Sean. Ai e nxirrtë nga shtëpia, i merrte edhe makinën, celularin, bizhuteritë apo laptopin, por ajo e dinte se do t’ia kthente sërish. Armët i përdorte si “taktikë për ta trembur”.
    Njohja me Combs dhe raporti i parë seksual
    Ajo shprehet se donte të ishte pranë tij “për të njëjtat arsye si kushdo”, duke e përshkruar si “një djalë argëtues që rastisi të kishte në dorë edhe karrierën e saj”. Në vitin 2005 kur u njoh me të, Cassie ishte 19 vjeçe dhe “nuk dinte shumë gjëra rreth tij”. Në fillim lidhja e tyre mbeti platonike deri në 21-vjetorin e saj kur Diddy e puthi në Las Vegas.
    Ajo thotë se “s’kishte as fjalorin” për disa prej kërkesave  të tij seksuale. “Ai më mësoi si…Më bënte të ndihesha e çmendur që s’ia ktheja. Asokohe s’e kuptoja atë lloj marrëdhënieje seksuale. Gjithashtu isha e lidhur me dikë tjetër.”
    Cassie thotë se ai e bënte të ndihej “speciale”, por në fillim nuk donte që të  bënte asgjë publike. Hera e saj e parë me të ishte një pikë kthese dhe asokohe mendonte se ishte një lidhje monogame. Megjithatë e dinte që s’ishte rasti: ”Sean kishte shumë të dashura”.
    “Freak-off” i parë i Cassie Ventura
    Cassie kujton edhe herën e saj të parë në një nga festat e tij të çmendura, kur ajo ishte 22 vjeçe. Ajo tregon për frikën, por edhe dëshirën që mos ta zhgënjente.  Ai mori një eskortë nga Las Vegasi që të kryente marrëdhënie me të. Cassie tha se ndihej “e pistë” gjatë aktit seksual, konsumuan ekstazi dhe alkool, por ndihej sikur s’mund t’i thoshte jo.

    ‘Freak-offs’ u kthyen në një punë
    Pas kësaj, “freak-offs” u bënë ngjarje javore. Secila ndodhte me ‘regjinë’ e Combs: “Ai e dinte ku donte të pozicionoheshin të gjithë, dritat etj”. Gjatë tyre,  Sean shndërrohej në një tjetër njeri: “Sytë e tij bëheshin të zinj, versioni i personit që doja nuk ishte më aty.”
    Festat zgjasnin deri në 4 ditë, thotë Cassie dhe ajo duhej të merrte veten nga droga, dehidratimi dhe pagjumësia. “Dilnim për ditë me radhë, pinim drogë dhe alkool, shkonim me të panjohur. Kjo zgjaste 36, 48, 72 orë, më e gjata ishte 4 ditë. ‘Freak-offs’ u kthyen në një punë ku s’kishte vend për asgjë tjetër përveçse të merrje veten dhe të përpiqeshe të ndiheshe normale.”
    Gjatë tyre ajo duhej të aplikonte vaj bebesh “çdo  5 minuta” sipas udhëzimeve të tij. “Sean e donte të ngrohtë dhe donte të shkëlqente kështu që e aplikonim çdo 5  minuta.” Gjatë një feste në Beverly Hills,  ajo tha se hyri në “një pishinë të mbushur me vaj bebesh” siç ia kërkoi ai. “Nëse Sean donte të bëhej, do  të bëhej dhe s’kishte rrugë tjetër. Përdorëm 10 shishe me vaj bebesh, me përmasa normale”.
    Dorezat e dyerve të hoteleve apo muret mbuloheshin nga vaji. Herë pas here kishte gjak në çarçafë sepse duhej të merrnin pjesë në festa edhe gjatë ciklit menstrual, por edhe urinë sepse Combs mund të urdhëronte eskortën t’i urinonte sipër.

    Eskortat miratoheshin personalisht
    Cassie tha se në fillim ai merrej vetë me përzgjedhjen e eskortave, por me kalimin e kohës ia kaloi asaj këtë detyrë dhe ai “duhet t’i miratonte personalisht”. Eskortat paguheshin me para në dorë, 1500-6000 dollarë dhe ajo u thoshte se ishte “fantazia seksuale” e të shoqit që ta shihte me burra të tjerë. Me raste, flinte me Combs dhe me eskortën.
    Për të, kishte shumë rëndësi pamja e saj: herë donte të  vishej ekstravagante e herë si djalë. I thoshte se dukej “shumë meksikane” dhe i kërkonte ta thërriste “pop pop”, një emër përkëdhelës që Cassie e  përdorte për gjyshin e saj.
    Videoja e dhunës
    Gjatë festave të çmendura, ajo konsumonte marijuanë, ketaminë dhe kërpudha. Nëse Combs nuk ndodhej aty, e ndiqte gjithçka përmes videotelefonatave. Një ditë, kur ajo u përpoq të largohej nga një prej  festave në një hotel në Los Angeles, u dhunua derisa u kthye pas. Videoja është publikuar në vitin 2024 nga CNN.
    E pyetur sa herë është rrahur nga Combs në të njëjtën mënyrë  si në video, Cassie tha: “Më shumë nga sa  mund të numëroj. S’e di.” Ajo përmbylli duke thënë se s’u përpoq  kurrë të reagonte.
    Cassie Ventura është dëshmitarja kyçe e këtij gjyqi. Nëse Diddy shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai do të dënohet minimalisht 15 vite në burg dhe deri në burgim të përjetshëm. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm që prej momentit të arrestimit të tij në shtator 2024.