Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur nga gjykatësi nëse i ka besuar ish-presidentit, Hashim Thaçi kur i tha se donte demokraci dhe bashkëjetesë krahas serbëve në Kosovë. Rubin tha se Thaçi thoshte atë që amerikanët donin të dëgjonin, dhe sipas tij, fjalët i kthente në veprime gjatë viteve.
“Ai donte një marrëveshje dhe donte demokraci, edhe pse fliste me një gjuhë më komuniste në atë kohë, ishte përmes përkthimit pra pak e vështirë të bëhet vlerësim i saj. Sa i takon bashkëjetesës, shqiptarët e Kosovës kishin jetuar në një regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë dhe e dija që ai po thoshte atë që ne donim të dëgjonim. E besova këtë, të jem i sinqertë, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve sepse tregoi se fjalët që thoshte i kthente në veprime, nuk kam dyshuar në të. U binda gjithnjë e më shumë për sinqeritetin e deklaratave të tija me kalimin e kohës”, tha ai.
Tag: donte
-

Rubin në Hagë: Thaçi donte demokraci, fjalët që thoshte i kthente në veprime
-

Letra e dashurisë e Frida Kahlos që nuk iu dërgua kurrë Diego Riveras
NATA IME
Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj të cilët ngulen mbi një drite gri që filtrohet në dritare. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht, i ftohtë. Nata ime është e gjatë e tendosëse e drejt një pafundësie të pasigurt. Nata ime më nxiton në mungesën tënde.
Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund, pranë timit, frymën tënde, erën tënde. Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime me ftohtin dhe vetminë. Po kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde. Ku je? ku je? Kthehem në të katra anët, jastëku i lagësht, faqja ime ngjitur mbi të, flokët e mi të lagur mbi tëmtha.Jo është e pamundur që ti të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia venë e vijnë e mblidhen, trupin tim s’mund ta kuptoj. Trupi im do të të pëlqente. Trupi im, kjo zonë e gjymtuar, do donte të harrohej për një çast në ngrohtësinë tënde, trupi im pretendon disa orë qetësi.
Nata ime është një zemër e rëgjuar në një zhele. Nata ime e di që do të doja të të shikoja, të ndiqja me duar çdo kurbë të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhelja. Nata ime më mbyt në mungesën tënde. Nata ime përpiqet prej dashurisë, ajo që kërkoj të argumentoj, por që përplaset në muzg, në çdo fibër timen. Nata ime do të doja të të thërriste por ajo s’ka zë.
Pra do donte të të thërriste dhe të shrëngohej me ty për një çast të harronte këtë kohë që masakron. Trupi im nuk mund të kuptojë. Ai ka nevojë për ty aq sa dhe për mua, ndoshta mund të jetë aq thellë, unë dhe trupi im, ne formojmë një të tërë.Trupi im ka nevojë për ty, shpesh ti gati më ke shëruar. Nata ime gërmon derisa nuk të ndjej më mishin dhe ndjenjën që bëhet më i fortë, më akut, pa substancën materiale, nata ime më djeg me dashuri. Është ora katër e tridhjetë e mëngjesit.
Nata ime po më rraskapit. E di që më ka marrë malli dhe e gjithë errësira e saj nuk mjafton për ta fshehur këtë dëshmi që shkëlqen si teh në errësirë, natën time do doja të kisha krahë të fluturoja deri tek ti, të mbështjellja në gjumë dhe të të ktheja prapë te vetja.
Në gjumë do të më ndjeje afër dhe pa të zgjuar krahët e tu do të më shtrëngonin. Nata ime nuk sjell këshilla. Nata ime mendon për ty, si një ëndërr me sy hapur. Nata ime pikëllohet dhe humbet. Nata ime thekson vetminë time, të gjitha vetmitë. Heshtja e saj dëgjon vetëm zërat e mi të brendshëm. Nata ime është e gjatë, e gjatë, e gjatë. Nata ime do frikësohej se mos dita s’dukej më, por në të njëjtën kohë nata ime ka frikë nga dukla e saj, sepse dita është një ditë artificiale në të cilën çdo orë vlen dy herë më shumë dhe pa ty,vërtet s’jetohet më.
Nata ime pyet nëse dita ime duket si nata ime. Që do shpjegonte natën time si kohë dhe ditë. Nata ime dëshiron t’më veshë e t’më shtyjë që unë të shkoj të gjej njeriun tim. Por nata ime e di se ajo që ata e quajnë çmenduri, nga çdo rend, mbjell çrregull, është e ndaluar. Nata ime pyet veten se çfarë nuk është e ndaluar.
Nuk është e ndaluar të bëshesh një trup me trup me të, këtë e di ajo,por irritohet kur sheh një mish të bërë trup më vete në buzë të dëshpërimit. Një mish s’është bërë për t’u martuar me asgjënë. Nata ime të do ty deri thellë brenda vetes,e rrezonon prapë me timen. Nata ime ushqehet me jehona imagjinare. Ajo mund ta bëjë. Unë, dështoj Nata ime më vështron. Shikimi i saj është i qetë dhe i bën insinuatë vetes në çso gjë. Nata ime do donte që ti të ishe këtu për të insinuar veten edhe brenda vetes me ëmbëlsi.
Nata ime të pret, trupi im të pret. Nata ime do donte që ti të pushoje në zgavërr të shpinës sime e unë të pushoja në zgavrrën tënde. Nata ime do donte të ish spektatore e kënaqësisë simi dhe kënaqësisë tënde, që të t’shihte dhe t’më shikonte me të dridhurat prej kënaqësisë.
Nata ime do donte të shihte pamjet tona dhe ne i kemi pamjet tona plot dëshirë. Nata ime do donte të mbante në duar çdo spazëm. Nata ime do të bëhej e ëmbël. Nata ime ankohet në heshtjen e vetmisë së saj në kujtimin pët ty, Nata ime është e gjatë, e gjatë, e gjatë. Humbet koka, por s’mund t’largojë imazhin tënd nga unë,s’mund ta davarit dëshirën time. Po vdes sepse nuk je këtu dhe ai po më vret mua. Nata ime të kërkon vazhdimisht, trupi im nuk arrin të konceptojë që të na ndaj ndonjë rrugë ose çfarëdo gjeografie.
Trupi im bëhet i marrë prej dhimbjejes sa të mos mund të jeni në gjendje të njihni figurën tuaj ose hijen tuaj në zemër të natës. Trupi im do donte të të përqafonte në gjumin tënd, trupi im do donte të flinte në mes të natës dhe në atë errësirë të zgjohej me përqafimin tënd. Nata ime ulërin dhe luan velat, nata ime përplaset me heshtjen tënde, por trupi yt mbetet askund ku mund të gjendet. Më mungon shumë, aq shumë. Fjalët tuaja, ngjyra jote. Dielli së shpejti do të lindë.
Përktheu: Faslli Haliti
ObserverKult
Lexo edhe:
ODISE PLAKU: SI HERËT SHKOVE DASHURIA IME!
-

“Shikoj fotot dhe nuk e besoj”, rrëfehet vajza e 36-vjeçares që u vra nga burri shqiptar në Greqi: Më mungon mami, qaj çdo ditë për të!
Vajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë në mediat greke pas tragjedisë së rëndë që goditi familjen e saj, ku babai vrau brutalisht nënën.
Në një intervistë për televizionin grek MEGA, 18-vjeçarja Anastasia u shpreh se fajtor janë të dy prindërit.Lexo edhe :Related Posts
“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen,” rrëfeu Anastasia.
Ajo theksoi se, edhe pse babai e donte shumë nënën, nuk kishte asnjë të drejtë t’i merrte jetën.
“Ai e donte shumë mamanë. Për këtë xhelozoi dhe e bëri. Bënin pushime bashkë, shkonin për blerje. Edhe ajo e donte. Por bëri një gabim të madh. Dhe babi nuk kishte të drejtë ta vriste. I thosha: ‘Mos u grindni, dua të rrini bashkë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk e imagjinoja kurrë se do të ndodhte kjo. Vetëm dy ditë pasi u kthyem nga pushimet, ndodhi gjithçka”, tha ajo.
Mes lotësh, 18-vjeçarja tregon momentin kur mori lajmin tragjik.“Më mori vëllai në telefon dhe më tha: ‘Eja shpejt’. Kur shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’. Këto fjalë i kam ende të regjistruara në celularin tim”, deklaroi Anastasia.
Pas krimit, autori Pandeli Nakoleci ishte fshehur për disa orë, teksa më vonë kishte telefonuar të bijën Anastasian.
“Më tha: ‘Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im’. Ishte e vetmja herë që më telefonoi. Nuk e di nëse dua ta takoj në burg. Dua, por do të doja të ishte edhe mami aty. Nuk e ka rrahur kurrë mamanë. Nuk e kam parë kurrë të dhunshëm. Ishte xheloz, dhe e kuptoj pse, por kjo nuk justifikon atë që bëri. Gabuan të dy, duhej të ishin ndarë”, rrëfeu 18-vjeçarja.
Mes lotësh, Anastasia tregon boshllëkun që ka lënë humbja e nënës: “Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë.”
/vizionplus.tv -

Fansat prisnin një surprizë, por Cillian Murphy refuzon rolin e errët
Cillian Murphy i ka dhënë fund thashethemeve se donte të merrte rolin e Voldemortit. Aktori fitues i çmimit Oscar ishte i ftuar në episodin e ri të podkastit “Happy Sad Confused” të drejtuar nga Josh Horowitz, ku, ndër të tjera, u pyet për raportet se donte të mishëronte personazhin e keqbërësit famëkeq në adaptimin e ardhshëm televiziv të HBO-së , një rol që u luajt nga Ralph Fiennes në filma . Kur Horowitz e pyeti Murphy-n nëse ky thashethem kishte ndonjë bazë, Murphy u përgjigj: “Jo, nuk di asgjë për këtë. Dua të them, gjithashtu, është shumë e vështirë të ndjekësh diçka që ka bërë Ralph Fiennes. Ky njeri është një legjendë absolute e aktrimit. Pra, fat të mbarë kujtdo që do të marrë rolin.”
Seriali i ri, i cili do të shfaqet premierë në HBO dhe HBO Max në vitin 2027, do të ketë një kast të ri, me Dominic McLaughlin si Harry Potter, Arabella Stanton si Hermione Granger dhe Alastair Stout si Ron Weasley, dhe secili prej shtatë librave të J. K. Rowling pritet të bazohet në një sezon.
Sa i përket Murphy-t, projektet e tij të ardhshme përfshijnë filmin “Steve”, i cili do të shfaqet premierë në Netflix më 3 tetor, adaptimin filmik të serialit “Peaky Blinders” të titulluar “The Immortal Man”, i cili do të dalë në kinema në vitin 2026, dhe vazhdimin “28 Years Later: The Bone Temple”, i cili pritet të dalë në janar 2026. -

“Rama nuk e donte kurrë Veliajn”, Berisha: Ulsi Manja po i bënte trajtime çnjerëzore në burg
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, u shpreh se Edi Rama nuk e ka dashur kurrë Erion Veliajn si kryebashkiak të Tiranës dhe deklaroi më tej se për këtë arsye, ministri i lidhur me krimin, Ulsi Manja i bënte trajtime çnjerëzore në burg.
“Duhet ta përgëzoj degën e Tiranës dhe qytetarët që për 46 jave nuk i ndan atij hajduti të poshtër, që e ka emrin Erion Veliaj. Asnjë diskutim që Rama nuk e donte kurrë, dhe të gjitha ato që i bëhen në burg që janë çnjerëzore, se ne jemi për të drejtat e njeriut nuk po mbrojmë, ato dhunime dhe çnjerëzime i bëhet nga Rama dhe Ulsi Manja, se donte ky faqezi ministër i lodhur me krimin, donte të zgjidhej edhe njëherë dhe përdore Altinin për të mbrojtur ato që i bëhen të burgosurit. E patë teatrin që bën. Ky ja ka bërë të gjitha vetë. I çoj Tiranës korbën e korrupsionit, njeriu që me qëndrimin që mbajti ndaj COVID, meriton minimumi burgim të përjetshëm, fshihte vdekje e plus gjëra të tjera. 500 milion euro të avulluara ky e çon për Tiranën, e shpall sikur ta ketë kopshtin e PS.”- tha Berisha. -

Ish-e dashura e McGonigal: Charles donte te futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës! FBI u interesua për foton e tij me Edi Ramën
Dosja e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në SHBA për ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, vazhdon të jetë argument kryesor në median tradicionale dhe atë sociale në Amerikë.
Ish-e dashura e McGonigal, Allison Guerriero, në një postim në X, tregon se përse e ka publikuar foton e McGonigal me Edi Ramën.
Po ashtu ajo thotë se kishte dyshime se McGonigal donte të futej tek pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës.
“Charles McGonigal ka bërë shumë më tepër gjëra nga ç’kam treguar ndonjëherë dikujt. Thuhet se tani është kthyer në një hetim spiunazhi. Të shohim si do shkojnë gjërat.
Kur Charlie u kthye nga ai udhëtim në Londër, erdhi direkt nga aeroporti në spital pas mastektomisë sime të dyfishtë. Dy a tre javë më vonë, gjatë një udhëtimi me makinë ku më çonte nga Nju Jorku në Nju Xhersi, filluan dyshimet e mia se kjo ishte shumë më tepër sesa thjesht marrje ryshfeti.
Atë udhëtim me makinë e regjistrova me iPhone-in tim. Prandaj, le t’i lëmë hetuesit të hetojnë dhe të shohim ku do të dalë kjo punë…
Do të them vetëm që Charlie tha shprehimisht: ‘Kam një pistë të mirë për sanksione’ dhe ‘A po merret ndokush në DEA me financimet e paligjshme të Hezbollah-it’.
M’u duk e çuditshme pse e bëri atë pyetje për Hezbollah-in, pasi kishte shumë zhurmë rreth mbylljes së Projektit Cassandra, ndaj nuk e kuptoja pse pyeste për këtë.
Unë besoj se ai donte të futej tek pastrimi i parave të drogës që kalonin përmes Tiranës. Por nuk jam e sigurt.
Videoja u përdor nga Charlie si provë kundër meje kur ai mori urdhrin e mbrojtjes. Unë nuk kërkova kurrë ta hiqja atë urdhër mbrojtjeje në Nju Xhersi, sepse e dija që meqë ishte pjesë e dosjes gjyqësore, do të mbetej aty derisa (nëse) të më duhej ndonjëherë ta merrja për ta përdorur si provë.
Charlie gjithashtu përfshiu në atë urdhër se unë kisha postuar një foto të tij me Edi Ramën. Po, e kisha bërë. Kisha taguar FBI dhe FBI Nju Jork, por më pas u detyrova ta hiqja nga Twitter. Postimi vetë m’u tregua nga agjenti special Robert Shaw, i cili më shërbeu urdhrin për paraqitje para Gjykatës së Madhe dy vite më vonë. Pra, FBI e kishte gjithmonë atë postim. Ata nuk bënë asgjë me postimet e tjera që kisha bërë në rrjete sociale.
Unë ato postime i bëra thjesht për ta detyruar Charlie-n të më çonte në gjykatë. Sepse sa herë përpiqesha ta denoncoja, më bllokonin, dhe më pas filloi hakmarrja ndaj meje rreth mes/verës së vitit 2018. Pra, nëse bëhet një kërkesë për transkriptet dhe provat nga urdhri i parë i mbrojtjes në Morristown, NJ, atëherë FBI do ta ketë atë video, e cila është pjesë e dosjes gjyqësore,” shkruan ajo.
-

Max Eberl zhgënjehet nga Bayern, donte të blinte një yll
24 Gusht 2025
9:18
Telesport
Drejtuesit e Bayern kanë vendosur që merkaton e verës ta mbyllin me një huazim. Edhe pse janë larguar Müller, Sané, Coman, Zaragoza dhe Tel, Bayern nuk do të blejë një yll tjetër përveç Luis Diaz.
Drejtori sportiv Max Eberl ndihet shumë i limituar. Atij i është kërkuar të huazojë një lojtar.
Ai nuk është dakord me këtë vendim, por duhet të bindet. Sipas Bild, Eberl është shumë i zhgënjyer me klubin, sepse mendon që skuadra ka nevojë për dy opsione shtesë në sulm. -

Kupa e Botës 2026 / Trump bën politikë me futbollin: Putin më tha se do të donte shumë të ishte i pranishëm
“Vladimir Putin më tha se do të donte shumë të ishte aty”. Këto janë fjalët e Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, prezantoi Kupën e Botës së futbollit për vitin e ardhshëm (“është një trofe shumë i bukur ari, a mund ta mbaj, e pyeti Trump me shaka Infantinon).
Trump tregoi një fotografi që, sipas tij, Putin ia kishte dërguar pas samitit të zhvilluar në Alaska më 15 gusht 2025, ku të dy liderët diskutuan për luftën në Ukrainë dhe mundësitë e një marrëveshjeje paqeje. Trump shtoi se Putin është “shumë i respektueshëm ndaj meje” dhe “shumë i respektueshëm ndaj vendit tonë”, por “jo aq i respektueshëm ndaj të tjerëve”.
Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se Putin mund të udhëtojë në SHBA për të marrë pjesë në turneun më të madh futbollistik në botë, por kjo do të varet nga përparimi në bisedimet për paqe me Ukrainën. Ai shtoi se do të vendosë për hapat e ardhshëm brenda dy javësh, duke përfshirë mundësinë e sanksioneve ose tarifave të reja ndaj Rusisë nëse nuk ka përparim në negociata.
Në këtë kontekst, mundësia e pjesëmarrjes së Putin në Kupën e Botës 2026 mund të shërbejë si një simbol i mundshëm i përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, megjithëse ende është e paqartë nëse do të realizohet.
-

Zbulohet lojtari i Barcelonës që ka refuzuar 100 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite
13 Gusht 2025
20:52
Telesport
Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke treguar kështu besnikërinë pa kushte të polakut.
“Mund të tregoj se një vit më parë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite, që i ofronte 100 milionë euro për sezon. E thkesoj, për sezon! Dhe ai nuk pranoi të shkonte. Ai donte të garonte për tituj të rëndësishëm. Ai donte të garonte për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, tha Zahavi.
“Lewandoëwki interesohet shumë për vendin ku jeton. Dhe është i kënaqur që jeton në Barcelonë dhe luan për këtë ekip. Përveç kësaj, klubet saudite janë të mbingarkuara me lojtarë dhe mezi dinë çfarë të bëjnë me ta. Ka një kufi në numrin e lojtarëve të huaj, dhe kjo i kufizon shumë opsionet, por Lewandowski nuk donte të shkonte në Arabinë Saudite. Ai mund ta kishte bërë, por nuk donte. Synimi i tij vazhdon të jetë që të fitojë çdo trofe të mundshëm me Barcelonën.”, shtoi agjenti i polakut. -

Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij
NGA: GJON KEKA
Në kohët antike, ka patur tregime të ndryshme se si njerëzit ,luftëtarët, mbretërit, princat etj, kanë qenë të lidhur më kafshët e tyre që ata i kishin në shërbim të tyre personal,për shembull me kuaj që kanë patur beteja në luftëra të ndryshme etj.
Shpesh disa nga ngjarjet që nga antikiteti e deri në mesjetë u atribuohen nga njerëzit për shkaqe të mbinatyrshme. Vdekja e luftëtarëve të dalluar në veçanti shoqërohet pothuajse gjithmonë me një dukuri të çuditshme. Kafshët që u shërbejnë zakonisht ngordhin, pasi shumë shpejt ata e përçmojnë ushqimin e tyre dhe dëshirojnë të kenë mall për zotërinë e tyre.
Sikur mësojmë nga bashkohësit e tij ,kronistët etj, edhe kali i mbretit arbëror Gjergj Kastrioti nuk lejojë askënd tjetër t’i vendosej në shpinë derisa të vdiste edhe ai, dhe nuk donte asnjë nga ushqimet që i ofroheshin. Kjo në fakt tregon për lidhshmërinë e tij me të zotin e tij, një lidhshmëri kjo e natyrshme