Tag: donte

  • Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Në moshën 40-vjeçare, Luka Modric vazhdon të jetë titullar te Milani, por verën e fundit përjetoi momente të forta emocionale, duke u ndarë nga Real Madridi pas Kupës së Botës për Klube. Në një intervistë për (Ne)Uspjeh Prvaka, ai kujtoi ditët e para në Madrid: “Në dhomë zhveshjeje ishin më të mëdhenjtë, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain, Xabi Alonso. Cristiano ishte në masazh dhe më tha: Më në fund mbërrite”.
    Modric theksoi rolin vendimtar të Jose Mourinhos: “Ai është personi më përgjegjës për kalimin tim te Real Madridi. Në fakt, klubi donte Silva, Mata, Cazorla, ndërsa Mourinho tha: O Luka, ose askush! I jam shumë mirënjohës”.
    Për Zinedine Zidanen u shpreh: “Tre Champions League radhazi. Ardhja e tij në dhomën e zhveshjes ishte e jashtëzakonshme. E shikonim si fëmijë. Flisnim me të, stërviteshim me të. Si ndihmës i Ancelottit, ishte i rezervuar, por si trajner kryesor, fenomenal.
    Kishte një aurë të veçantë, e njihte futbollin në detaje. Dinte saktësisht çfarë i nevojitej skuadrës, shihte cilësinë, kishte kërkesa dhe bënte shumë rotacione, sepse besonte te të gjithë. Kjo ishte e dukshme në veprimet e tij. Ajo periudhë me të ishte e veçantë”.
    Ai kujtoi edhe largimin nga Tottenham. Chelsea e donte, por Daniel Levy i tha: “Klubi i vetëm ku do të të lë të shkosh është Real Madridi”. Ai kujtoi se si Real Madridi u shfaq vërtet si një mundësi dhe si bëri përpjekje të mëdha për të siguruar që transferimi të realizohej: “Para Europianit më telefonuan duke më thënë se Real Madridi më donte. U habita. Të shkoja atje nuk ishte aspak e lehtë. Negociatat ishin të vështira dhe të gjata.
    Të gjithë e dinë si u solla në atë kohë. Ishte e vështirë ta hidhja atë hap, por i besoja fjalës sime, dhe fjala ime është ligj për mua. E kuptoj rëndësinë e negociatave dhe marrëveshjeve, por ishte proces lodhës. Prandaj vendosa ta bëja atë hap, sepse në atë moment isha i gatshëm të mos luaja më nëse do të duhej”.

  • “Ajo që donte diellin”, tregim nga Ramiz Gjini

    “Ajo që donte diellin”, tregim nga Ramiz Gjini

    Tregim nga Ramiz Gjini

    Kim Gega, kishte zënë vend në qoshen më të skajshme të kafenesë. Priste të vinte Ana Mikeli, vajzë e mirë si ajo, – pikë në vetull; aq e bukur, sa i thoshte diellit: o dil, o të dal.E kishin lënë të takoheshin aty, që të flisnin shtruar; dhe ajo të merrte pastaj një vendim të fundit, nëse do martohej me të, apo jo.E di shumë mirë, që më do, – i kishte thënë Ana. – Por dua të më duash edhe kur të plakem; kur sytë të më jenë bërë agull dhe buzëve tu jetë shterë lëngu i jetës. Të më ndihmosh të tërheq zhakthi rrugëve trupin tim; trupin me lëkurën, që atëbotë, do më jetë bërë si një thes i vjetër lini i mbushur me kocka. Edhe nëse Zoti të merr para meje, të kthehesh tek unë me erën e trëndafilëve, që do kemi mbjellë bashkë në kopështin tonë. Kur të hap dritaren, t’ia behësh me flladin e mëngjesit, të më freskosh trupin dhe shpirtin; të vish tek unë me frymën që do thith çdo sekontë, gjerë në vdekje.Ja, këto fjalë të thëna një ditë më pare, i kumbonin ende në vesh Kim Gegës.Në atë kafene të thjeshtë, ku pronari i saj i bënte të gjitha punët vetë, klientët qenë më shumë njerëz bjerraditës, të papunë dhe pensionistë. Ata hynin aty duke përkëdhelë me majë të gishtave qindarkat në xhep, dhe dilnin pa ditur se ku do të shkonin.Dy gra në moshë, që ngjanin si të qenë motra, hynë aty brenda njëra pas tjetrës, brodhën njëherë shikimin përreth të pakënaqura, thanë diçka nëpër dhëmbë dhe u kthyen e dolën.Mbase nuk u pëlqeu, sepse ai burri i bërë në qejfë nga pija, që kish zënë vend në këmbë i mbështetur me bërryl për banakut, u a nguli sytë gjigjë.Nuk pushonte së foluri. Tregonte një histori dashurie, që s’kishte ndodhur, ndërsa pinte birrë e tymoste duhan. Ia tregonte të zotit të lokalit atë histori, madje, ia tregonte me detaje, që i sajonte aty për aty.I zoti i lokalit e njihte qyshkurë burrin pranë banakut. E dinte që historitë, ai i sajonte vetë. Ndërsa merrej me punën, e dëgjonte shpërfillshëm.-Kështu, domethënë, ë?! – ia priste ai herë pas here, duke i varur tjetrit veshëve nga një pikë të vogël çuditëse.Tjetri, tërhuzej saora përpjetë dhe betohej rrejshëm me zë të lartë:-Për atë zot, po!Sapo dolën gratë, ia behu aty një djalë shumë i ri, rreth trembëdhjetë vjeç, që mbante në krah dy arka me birrë të markës “Amstel”.Pa thënë asnjë fjalë, ai vajti dhe i la arkat e birrës diku poshtë banakut, nxorri një faturë nga xhepi, dhe serbes-serbes, mu si një i rritur, ia zgjati pronarit të firmoste. Por tjetrit i pëlqente të englendisej me të, ndaj refuzoi të firmoste. E bëri me një shtiratë të bërë kinse, ndërsa i shkelte syrin atij burrit, që kish zënë vend në këmbë pranë banakut.Kur dy burrat nisën t’i hidhnin romuze, rioshi u hodhi një vështrim shpërfillës, si të deshte tu thoshte, se nuk mund të talleshin me të; sepse nuk kishin të bënin me një djalë nga soi i mamakave.Që nga jashte, u dëgjua të binte disa here nje bori makine. Ai nxitoi të dilte prej aty, pa e marrë atë firmën dhe pa thënë asnjë fjalë.Atëherë i thirrën që të ndalonte, gjithnjë duke qeshur me zë, e duke u përpjekur ta siguronin, që nuk e kishin patur kurrësesi me të keq, dhe se thjeshtë, po bënin shaka. Po ai nuk ndaloi.Teksa dilte, i riu e mbajti derën hapur, sa të hynte aty brenda një plakë e vjetër, e cokatun, që u përball me të.Për moshën që kishte, e moshuara qe veshur me sqimë. Mbante në kokë të lidhur për gushe një shami të pastër ngjyrë bruzi; një shami si ato që lidhte ndonjëherë për koke mbretëresha e Anglisë, kur medemek, bënte ndonjë punë shtëpie. Syri i stërvitur i një piktori të mirë, mund të shikonte në fytyrën e saj detajet e tkurrura të një bukurie të perenduar prej kohësh.E moshuara u fut aty brenda duke çapitur ngadalë me ndihmën e bastunit. Pastaj ndaloi njëherë dhe hodhi vështrimin aty rrotull.Kur vështrimi i saj ra mbi Kim Gegën, ajo bëri me kokë një lëvizje, si të deshte t’i thoshte se e kishte gjetur. Pastaj, me sytë përtokë për të parë vendin ku hidhte hapin, vajti e u ul në karrigen përballë tij. U ul ngadalë e gjithë kujdes, si të kish frikë se mos plasaritej, thyhej, shkërmoqej e binte në dysheme copa-copa.– Më fal, Kim, – tha ajo. – U vonova pak, sepse në çastet kur po dilja, telefonoi vajza.Kim Gega po e shikonte gjithë habi.– Por nuk ka asgjë për tu shqetësuar, – vijoi qetësishtë ajo. – Vetëmse donte të dinte si jemi me shëndet. I thuaj babait, që e dua shumë, tha.– Më falni, zonjë, – ia pat tjetri aty për aty. – A njihemi bashkë?!– Oh! Kim! – e qortoi e moshuara duke e parë gjithë dhimbshuri. – Harresa të ka vënë poshtë para kohe. Jam Ana, gruaja jote! Ana Mikeli! Si mundet, i dashur, vetëm në një sekontë, të harrosh, që kemi pothuajse pesëdhjetë vite, që jemi martuar bashkë?!Ai ktheu kokën nga i zoti i lokalit dhe ai burri tjetër, që i bërë shumë në qejfë, pinte birrë, tymoste cigare dhe vazhdonte të tregonte atë historinë e dashurisë, që nuk kishte ndodhur. U duk sikur donte tu thoshte, që atij i qe avitur diçka e habitëshme; por ata qenë larg, dhe për më tepër, ishin të zënë me qejfin e tyre.-Përse nuk e ke veshur jelekun sipër këmishës, Kim?! – e qortoi ajo. – Unë ta hoqa nga varësja dhe e lash sipër krevatit. Tani nuk jemi më të rinj.Ai rrinte dhe e vështronte si guak. I tha mendja njëherë, të ngrihej e ta linte aty, të ndërronte vend, por ndërroi mendje.– Jo, nuk jemi më të rinj, – u fut në lojë buzagas.– Ti e di, që në këtë vend, dielli bie pasi të ketë ikur mëngjesi, dhe zhduket para orës katër pasdite.– E di, – tha ai.– Megjithatë, fakti që nuk ke dashur ta marrësh jelekun, tregon se ti mbahesh ende mirë, po unë, ta dishë që kam filluar të ftohem. Dhe kjo është shenjë e keqe, Kim. Pa prekma pak dorën…Ajo i zgjati dorën me lëkurën e rrudhosur plot damarë, e me gishtërinjtë e holluar si me limë, që ngjanin me kthetrat e një zogu.Në herë të parë, ai ngurroi, por pastaj ia mori dorën dhe ia mbajti për pak sekonta në të tijën.Qe një dorë e akullemtë, e vdekur prej kohësh, që nuk i hynte më në punë. Po të donte, ajo mund ta hidhte tej pa keqardhje, por e mbante, vetëmpse ia kishte premtuar varrit të vet.Ç’ti thoshte?!– Të është lodhur gjaku, – i tha.Ajo i dha të drejtë me një tundje të ngadaltë koke. Tërhoqi dorën, dhe me një zë, që zgjatej si një llastik gati në të këputur, mërmëriti:-Dalngadalë po më shqimet edhe ajo xixë zjarri që ka mbetur në shpirt, Kim. Po mbulohet me hirin e viteve që morën arratinë. Po s’ka gjë. Vetëm të kemi mirë fëmijët…Ofshani njëherë, dhe ra në mendime. Pastaj sikur u kujtua, çeli gojë e foli apet. Tha se ishte e kënaqur me të shkuarën e jetës së saj. Dhe me Kimin, gjithashtu.– Ti ke qenë shumë i mire me mua, Kim. Ka qenë fat, që u martova me ty.Ai buzëqeshi, sepse nuk dinte as ç’të thoshte dhe as ç’të bënte. Vetëm e vështronte. Asaj erdhën e iu rënduan qepallat. Përkuli njëherë kokën ngadalë nga e majta si të deshte ta mbështeste në supin e vet. Pastaj e drejtoi kokën apet dhe qëndroi një grimë kohë e zhytur në kujtimet e së shkuarës. Kur në fytyrë, i ra hija e zbehtë e një ngazëllimi të brendshëm, ngriti qepallat e tha:– Më kujtohet se si i ngjisje shkallët e shtëpisë katër e nga katër për të ardhur tek unë. Dhe kur largoheshe, këputeshe mu si një yll. Kanë qenë vite të paharrueshëm, Kim! Tani nuk më ka ngelur tjetër, veçse të pres të fryjë ndonjë erë e mbarë, për të ikur si një varkë pa kthim…Ndërsa fliste kësisoj, dalëngadalë, erdhi duke u ligështuar. U trus syfashitur nën lëkurën e vet, dhe u mblodh e u bë sa një grusht, athua se deshi të zhbëhej krejt. Pastaj u ngrit ngadalë pezull në ajër dhe nisi të endej sipër kokës së tij, mu si një fjollë e vetmueme mjegulle, derisa e ndërmendi zëri i atij burrit te banaku, që tashmë ishte dehur, e që kushedi për të satën here, u betua me zë të lartë: për atë zot, po!Ishtë bërë rishtas ajo që ishte.Ajri i rënduar me tym duhani po e kafshonte në grykë si një qen.-Më duhet të dal pak jashtë, të mbushem me frymë dhe të shikoj nëse është kapur dielli lart në qiell, – tha ajo. Dhe i kerkoi ta ndihmonte të ngrihej nga karriga.Ai i vajti pranë dhe e mbajti për krahu, sepse qe e arsyeshme ta ndihmonte të ikte.E moshuara u ngrit ngadalë duke mbledhur forcat me sforcim të madh, e duke u mbajtur për tavolinës me njërën dorë, teksa shtërngonte fort bastunin me tjetrën. Sapo u drejtua, bëri një hap në shmang dhe i hodhi një sy karriges ku qe ulur. Deshi të sigurohej, nëse i pati mbledhur gjithë kockat. Pastaj u nis të dilte jashtë, kokëulur, duke parë më kujdes çdo vend ku hidhte hapin.-Dua ta shoh, e të më shohë dielli, – mërmëriste me vete. – Dua ta shoh, e të më shohë dielli…Si bëri disa hapa, ndaloi. U kthye, e me zërin e saj të pakët e të lodhur, tha:-Na porosit nga një kafe, Kim. Sa të shikoj për diellin dhe do kthehem.Dhe doli që aty duke lëvizur ngadalë mu si një varkë e stërlashtë mes valësh perçeshkumë, që i kratin dërrasat nga mbingarkesa.I ulur në karrige, ai e priti një grimë kohë i zhytur në shestime, pa ia ndarë vështrimin derës. Po e moshuara nuk u kthye.Atëherë, Kim Gega u ngrit e doli të shikonte.Sapo doli jashtë, ulur në një stol të vendosur nën hijen e një blini, ai shquajti Ana Mikelin, vajzën që donte, e që një ditë më parë i pati kërkuar të martohej me të.Me ta parë, ajo u çel mu si një shegë dhe i nguli tejpërtej atë vështrimin e syve të saj të mëdhenj e të qashtër.Kim Gega u drodh.– Ana! – thirri ai. – Unë po të prisja!– Nuk e dija që ishe futur brenda, – i tha ajo. – Të prita këtu, e ulur në stol.– Nganjëherë, njerëzit bëhen vërtet të çuditshëm, – tha ai. Dhe pyeti: – A ta zunë sytë një plakë të dilte prej lokalit?– Jo, – tha ajo.Prania e tij e bëri Anën të kridhej në një molisje të ëmbël. Ndërsa një mendim i fshehtë i zbriti që nga koka dhe vajti e iu ul galiç në cep të buzëve.– Më tha se quhej Ana Mikeli; se ishte gruaja ime, dhe se kishim pesëdhjetë vite, që qenkëshim martuar me njëri-tjetrin! Para se të ngrihej e të dilte, tha se donte të shikonte diellin. Pastaj tha se do të kthehej sërish, por nuk u kthye.– Do të kthehet, – i tha Ana duke u përpjekur t’i ikte vështrimit të tij, edhe pse ishte shumë e sigurtë për atë që thoshte. – Do të kthehet, ndoshta, pas pesëdhjetë vjetësh.Ai e vështroi një grimë me habi e kërshëri.– Kështu mendon ti?! – dalldisi e tha pastaj ngazëllueshëm. – Kështu mendon ti, Ana…?!Ndjeu në shpirt një gjakim çmendurak: ta shtërngonte Anën në krah, ta mbulonte me të puthura nga maja e flokëve e deri te gishtat e këmbëve. Por u përmbajt.Ajo ktheu kokën nga ai. Ia ndriçoi fytyrën me dritën e dlirë te syve të saj të bukur e tha:-Po. Kështu mendoj unë.I futi krahun, dhe të dy bashkë, nxituan të kapnin dritën e semaforit, ku e kuqja ndizej dhe fikej. Kurse sekondat kishin nisur zbritjen drejtë zeros.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MACJA E ZEZË”, TREGIM NGA RAMIZ GJINI

  • Donte të fillonte punë në shtet me dokument të falsifikuar, nën hetim vajza nga Përmeti

    Donte të fillonte punë në shtet me dokument të falsifikuar, nën hetim vajza nga Përmeti

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. S., 34 vjeçe, banuese në Përmet, pasi ka dorëzuar në një institucion shtetëror ku donte të punësohej, dokument të dyshuar të falsifikuar.
    Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Penalltia solli mosmarrëveshje mes Asllanit dhe shokut të skuadrës, Vlashiçi: Donte të godiste Asllani, por jam unë gjuajtësi i parë

    Penalltia solli mosmarrëveshje mes Asllanit dhe shokut të skuadrës, Vlashiçi: Donte të godiste Asllani, por jam unë gjuajtësi i parë

    Torino u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga Komoja. Goli i vetëm për torinezët u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë. Kristjan Asllani shkoi për të goditur 11 metërshin, por më pas ishte Vlashiçi ai që i mori topin dhe shënoi gol në portën kundërshtare. Një keqkuptim mes mesfushorit shqiptar dhe lojtarit kroat, që është sqaruar pas ndeshjes nga ky i fundit. Vlashiçi ka bërë të qartë se është përcaktuar ai si gjuajtësi i parë i penalltive dhe pas tij vjen Kristjan Asllani.
    “Unë jam gjuajtësi i parë i penalltive. Është e shkruajtur në dhomën e zhveshjes. Unë marr përsipër të parën, lojtari tjetër merr të dytën. Por ai (Asllani) donte ta gjuante. Unë kam shënuar gjithmonë në penalltitë e tjera, kështu që e mora topin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin në fushë”, ka deklaruar Nikola Vlashiçi./Sport Ekspres/

  • GODITJA E MADHE/ Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari tregojnë emrat

    GODITJA E MADHE/ Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari tregojnë emrat

    Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
    Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi.
    Por kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
    Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studio përmendi emrin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit, si një prej personave që dëshironte “kokën” e Ballukut.
    Ndërsa gazetari Reldar Dedaj renditi socialistët që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së tyre politike, mafia e inceneratorëve, opozita, aksionerët në Aeroportin e Vlorës si dhe vetë kryeministri Edi Rama.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
    Kalaja: Nga Elisa Spiropali e vazhdojmë…
    Dedaj: Ke mafien e inceneratorëve dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Ata janë të lidhur aty, janë të lidhur drejtpërdrejtë dhe jo drejtpërdrejtë me mafien e inceneratorëve. Ke konkurrencën brenda Partisë Socialiste, për shkak të karrierës së munguar, që janë shumë. Këtë agjendë e shtyn dhe opozita për interesin e vet, me të drejtë. Shumë mirë bën që e bën, madje e ka detyrë. Por jo mënyra se si sillen disa deputetë të opozitës. Por edhe  i gjithë konflikti i aksionerëve në Aeroportin e Vlorës. Ata tentojnë për ta delegjitimuar figurën e Ballukut, sepse mund të riintegrojnë edhe një herë marrëveshjen koncesionare për t’u futur prapë në lojë. Siç shihet, ka kontradikta të jashtëzakonshme, jo kredia, jo falsifikimi i dokumenteve. Ata kanë interes shumë të madh për të rrëzuar figurën. Dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, është Edi Rama, njeriu i cili kur e sheh që pushteti i tij… kërkon të viktimizojë për të shpërqendruar vëmendjen.
    Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukun për tenderin e  tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur..
    Sipas njoftimit të SPAK këtë të enjte, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro.

  • Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari tregojnë emrat në QUO VADIS

    Kush e donte kokën e Belinda Ballukut? Avokatja dhe gazetari tregojnë emrat në QUO VADIS

    Gjykata e Posaçme ka pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun.
    Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës me të njëjtin vendim të gjyqtarit të hetimeve paraprake, Erion Çela, ndalohet të dalë nga vendi.
    Por kush e donte kokën e Belinda Ballukut?

    Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, përmendi emrin e ministres së Jashtme, Elisa Spiropalit, si një prej personave që dëshironte “kokën” e Ballukut.
    Ndërsa gazetari Reldar Dedaj renditi socialistët që kanë konkurrencë me njëri-tjetrin sa i përket karrierës së tyre politike, mafia e inceneratorëve, opozita, aksionerët në Aeroportin e Vlorës si dhe vetë kryeministri Edi Rama.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Kush e donte kokën e Belinda Ballukut?
    Kalaja: Nga Elisa Spiropali e vazhdojmë…
    Dedaj: Ke mafien e inceneratorëve dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste. Ata janë të lidhur aty, janë të lidhur drejtpërdrejtë dhe jo drejtpërdrejtë me mafien e inceneratorëve. Ke konkurrencën brenda Partisë Socialiste, për shkak të karrierës së munguar, që janë shumë. Këtë agjendë e shtyn dhe opozita për interesin e vet, me të drejtë. Shumë mirë bën që e bën, madje e ka detyrë. Por jo mënyra se si sillen disa deputetë të opozitës. Por edhe  i gjithë konflikti i aksionerëve në Aeroportin e Vlorës. Ata tentojnë për ta delegjitimuar figurën e Ballukut, sepse mund të riintegrojnë edhe një herë marrëveshjen koncesionare për t’u futur prapë në lojë. Siç shihet, ka kontradikta të jashtëzakonshme, jo kredia, jo falsifikimi i dokumenteve. Ata kanë interes shumë të madh për të rrëzuar figurën. Dhe mbi të gjitha, mbi të gjitha, është Edi Rama, njeriu i cili kur e sheh që pushteti i tij… kërkon të viktimizojë për të shpërqendruar vëmendjen.
    Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Ballukun për tenderin e  tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro. Balluku, sipas SPAK, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur..
    Sipas njoftimit të SPAK këtë të enjte, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro. /vizionplus.tv

  • Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan

    Djali i Fatos Nanos: Nuk kishte frikë nga humbja, e donte lirinë si frymë, jo slogan

    “Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati me popullin shqiptar dhe e kemi ndjerë mbështetjen. Sot është një ditë ndryshe. Sot Fatos Nano ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demokracinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen. Ai më mësoi garën e vërtetë. Ai ishte njeriu shumë dimensional. Ai e donte lirinë si frymë, jo si slogan. Ai ngrinte ura, jo mure. Ishte i butë e tolerant. Faleminderit kampion për guximin, kokfortësinë dhe zemrën. Do të kujtojmë si baba, shok e burrë shteti që vuri atdheun para vetes”, tha Sokol Nano.

  • Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!

    Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!

    Xhoana Nano: Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtëpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.
    Dua ti them edhe njëherë publikisht: Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë, si njeri, si njeriu ynë.

    Top Channel

  • Detajet nga krimi në Berat/ Viktima donte t’i bënte një foto vajzës, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve

    Detajet nga krimi në Berat/ Viktima donte t’i bënte një foto vajzës, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme në zonën e kalasë në Berat, ku 63-vjeçari Kristo Mema vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
    Burime bëjnë me dije se viktima kishte shkuar si vizitor në Kalanë e Beratit së bashkë me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre dhe të ëmën. Shkak për nisjen e debatit mes tyre ka qenë se viktima donte t’i bënte foto njërës prej vajzave me kalin e autorit.
    Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
    Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruar para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
    Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste me një kalë tuuristët në zonën e kalasë, kundrejt pagesës. Kristo Mema vijon të jetë ende në kërkim, ku u zhduk pa gjurmë, pasi kreu vrasjen.
    gijotina.com/

  • “Donte të na vriste!”- Shqiptari terrorizon qytetarët grek, ja çfarë ka ndodhur

    “Donte të na vriste!”- Shqiptari terrorizon qytetarët grek, ja çfarë ka ndodhur

    Një 32-vjeçar shqiptar ka terrorizuar qytetarët grek në autostradën VOAK në Greqi, pasi teksa drejtonte një makinë tip “Chevrolet”, nisi të përplasej me shpejtësi të lartë dhe me qëllim ndaj automjeteve që lëviznin përpara tij, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra drejtuesve e pasagjerëve.
    Sipas dëshmitarëve, makina e zezë përplasej “si raketë” në pjesën e pasme të automjeteve të tjera, duke bërë që disa prej tyre të devijonin nga rruga, të godisnin mbrojtëset anësore apo ndarëset qendrore të autostradës.
    Mësohet se tetë automjete u goditën gjatë incidentit, përfshirë makina me turistë, disa prej të cilave ishin me qira.
    “Donte të na vriste. E ndjemë. Përpiqej të ‘ngjitej’ mbi makinën tonë,” tha mes lotësh një turiste që ndodhej me pushime në Kretë.
    “E pashë nga pasqyrat një makinë të zezë që afrohej me shpejtësi të madhe. Para se të kuptoj çfarë po ndodhte, më goditi me forcë pas makinës, duke më hedhur në ndarësen qendrore. Pastaj, u kthye sërish në rrugë dhe më goditi për herë të dytë. Makina ime përfundoi në kanal”, tha një tjetër.
    Sipas tij, ai ishte automjeti i shtatë në radhë që u godit. “Na shpëtoi fati që na përplasi nga pas, përndryshe do kishim pasur viktima,” shtoi ai.
    “Ishte fat i madh që nuk pati viktima. Ai njeri mund të kishte vrarë njerëz,” theksuan disa të tjerë.
    Pas përplasjes, rezultoi se shoferi ishte shqiptar, i cili pas dëmtimit të rëndë të automjetit dhe shpërthimit të njërës gomë, e braktisi makinën dhe u largua në këmbë përgjatë rrugës së vjetër kombëtare, me drejtim Heraklionin. Policia e lokalizoi më pas në zonën Kokkini Hani dhe e arrestoi.
    Më vonë, në Drejtorinë e Policisë së Heraklionit, ku u shoqërua, 32-vjeçari tregoi sjellje sfiduese, duke u thënë personave që dëmtoi: “Epo mirë, mos u bëni dramë…”
    Sipas policisë, ndaj tij po ngrihet kallëzim penal nga Seksioni i Trafikut të VOAK për rrezikim serioz të sigurisë rrugore, shkaktim dëmesh materiale dhe braktisje vendi aksidenti. Dosja do t’i përcillet Prokurorisë së Heraklionit për vlerësim të mëtejshëm.