Tag: donnarumma

  • “Donnarumma është pasuesi im, ai dhe Sommer janë më të mirët në Europë për momentin”

    “Donnarumma është pasuesi im, ai dhe Sommer janë më të mirët në Europë për momentin”

    Gianluigi Buffon ka komentuar finalen e Champions League mes PSG dhe Interit, duke u ndalur veçanërisht te përballja mes dy portierëve: Gianluigi Donnarumma dhe Yann Sommer: “Nëse shohim sezonin, Donnarumma dhe Sommer kanë qenë numrat një të Europës. Ndoshta Gigio është më i miri në absolut, por Sommer ka pasur një vazhdimësi mbresëlënëse në paraqitjet e tij të shkëlqyera. Do të jetë një finale e portierëve”.
    Donnarumma më në fund ka fituar zemrat e francezëve. A ka qenë aq e vështirë edhe për ju të dashuroheshit në Paris?Aspak. Kam luajtur një vit te PSG dhe nga njerëzit kam marrë dashuri e respekt, ndoshta edhe më shumë sesa në Itali. Me gazetarët është pak më ndryshe. Atje merret si e mirëqenë që do fitosh gjithçka në kampionat dhe garat kombëtare, ndaj objektivi i vetëm është Champions League. Nëse nuk fiton, ndonjë penë bëhet pak e helmuar…
    Jeni mik, vëlla i madh dhe thuajse sponsor i Donnarumma, por në fund të fundit ai ishte një rival, edhe pse ju ishit drejt fundit të karrierës. Nuk ishte diçka e zakonshme…Të jesh sportist i vërtetë do të thotë pikërisht këtë. Nuk më pëlqejnë pyetjet si ‘kush ishte më i mirë, ti apo Zoff’ apo ‘ti apo Peruzzi’. Nuk më intereson aspak: secili ka historinë e vet, unë jam krenar për timen. Mendoj se kam qenë serioz dhe profesionist. Më vjen pak keq për ata lojtarë që ndonjëherë vetëshpallen si ‘më të mirët’. Më pëlqen të njoh talentin, paçka kujt i përket ai.
    Donnarumma, a është pasuesi juaj?Pa asnjë pikë dyshimi. Është një djalë flori, që di të përgjigjet kur duhet. I përulur, por me vetëbesimin e duhur. Nuk mund ta komandosh zonën e portës pa e pasur këtë vetëbesim.
    Cilat janë ndryshimet mes Donnarumma dhe Sommer?Fizikisht janë në dy pole të kundërta, kështu që kanë karakteristika të ndryshme, por janë të ngjashëm për sa i përket reaktivitetit. Kjo është një meritë e madhe për Gigio. Për Sommer nuk kishte dyshim se ishte reaktiv, por kur një njeri afro dy metra është kaq i shpejtë në reagime, kjo është diçka që të bën përshtypje.

  • Donnarumma në Serie A: ja çfarë do të ndodhë pas finales së Champions-it

    Donnarumma në Serie A: ja çfarë do të ndodhë pas finales së Champions-it

    22 Maj 2025

    14:41

    Telesport

    E ardhmja e Gianluigi Donnarumma-s është në dyshim.
    Portieri italian dëshiron të qëndrojë te PSG duke rinovuar kontratën që i skadon në 2026-ën. Megjithatë, klubi francez synon të ulë shpenzimet për rrogat e lojtarëve duke shkurtuar edhe të të Donnarumma-s.
    Për lojtarin e datëlindjes ’99 interesohen Inter-i dhe Juventus-i, dy skuadra që janë gati të hidhen në sulm nëse lojtari nuk do të rinovojë me PSG.
    Sipas ekspertit të merkatos, Nick Semeraro, do të zhvillohet një takim pas finales së Champions-it mes përfaqësuesve të lojtarit dhe dy klubeve të Serisë A.
    Donnarumma nuk është një objektiv i pamundur si për Inter-in ashtu edhe për Juventus-in.

  • Çfarë mungon ende, pse po heziton PSG-ja për të rinovuar me Donnarumma?

    Çfarë mungon ende, pse po heziton PSG-ja për të rinovuar me Donnarumma?

    Portieri më i mirë në botë është drejt skadimit të kontratës në verë. Fjalët e Gianluigi Donnarumma për të ardhmen e tij kanë qenë të qarta dhe të kristalta: “Kam ende një vit kontratë, ka kohë për të folur për rinovimin, zgjedhja është e klubit. Nëse ata duan që të qëndroj, unë do të qëndroj, duhet vetëm të firmosim. Ata e dinë çfarë dua”.
    Me fjalë të tjera: vullneti i Gigio është i qartë, i shkruar, i vendosur. Ai e do Parisin, e do PSG, është i lumtur në dhomën e zhveshjes ku bën pjesë dhe shumë i vlerësuar nga shokët e skuadrës, edhe trajneri i tij, Luis Enrique. Prandaj, tani topi kalon në fushën e Luis Campos, njeriu i merkatos pariziene, dhe të presidentit Nasser Al-Khelaifi.
    Çfarë mungon? Marrëveshja ekonomike. Donnarumma është i qartë: “Duhet vetëm të firmosim, ata e dinë çfarë dua”. Ajo që kërkon italiani është padyshim një rrogë jo më e ulët se aktualja, siç (në mënyrë absurde) iu propozua së fundmi. Ai kërkon rreth 10 milionë euro në vit nga klubi i Katarit.
    Oferta aktuale është rreth 6 milionë, por kjo diferencë mund të kapërcehet me paraqitje si ajo kundër Arsenalit. Për më tepër, ata që e njohin mirë mënyrën e punës së Campos e dinë se ai dëshiron ta kënaqë një portier që e adhuron dhe që në fund do ta bindë Al-Khelaifin që t’iu përgjigjet kërkesave të Gigios dhe agjentit të tij Enzo Raiola.
    Edhe sepse pretenduesit e italianit nuk mungojnë, edhe pse vështirë se mund të ofrojnë një shumë të tillë dyshifrore si pagë. Donnarumma ka vlerësim dhe interes nga Juventusi e Interi në Itali, por edhe nga klubet e mëdha angleze.
    Mesazhi është dërguar qartë dhe drejtpërdrejt në zyrat e larta të PSG-së. Megjithatë, fjalët e Luis Enrique tingëllojnë edhe si një paralajmërim për shefat e klubit: “Të kemi një portier si ai është thelbësore për ne”.

  • PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

    PSG kalon në finalen e Championsit, do të sfidojë Interin në Mynih

    Do të jenë Inter dhe PSG që do të përballen në finalen e Champions League 2024/2025, që do të luhet më 31 maj në Mynih. Skuadra e Luis Enrique siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit dhe triumfit minimal në Londër.
    Në “Parc des Princes”, pjesa e parë foli për miqtë, me Donnarumma që ishte vendimtar me dy pritje spektakolare, ndërsa Kvaratskhelia goditi shtyllën. Goli i avantazhit për francezët erdhi në minutën e 27-të nga Fabian Ruiz, me një të majtë të fuqishme.

    Në pjesën e dytë, Raya priti një penallti nga Vitinha (69’), por pak minuta më pas Hakimi (72’) dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me të djathtën. Saka shënoi për Arsenalin në minutën e 76-të, por një tjetër pritje vendimtare nga Donnarumma në fund i mohoi barazimin anglezëve dhe i dha PSG-së finalen historike kundër Interit. /R.Lika-Koha Jonë/

  • Donnarumma tregon që është numri 1 në botë, italiani shpëton PSG-në në 2 raste të pastra (video)

    Donnarumma tregon që është numri 1 në botë, italiani shpëton PSG-në në 2 raste të pastra (video)

    7 Maj 2025

    21:17

    Telesport

    Në “Parc des Princes” po luhet gjysmëfinalja e kthimit mes PSG-së dhe Arsenalit, ku sot do mësohet ekipi i dytë që do të shkojë në finale e madhe më 31 maj në “Allianz Arena”. Francezët vijnë me avantazhin 0-1 të fituar në ndeshjen e parë në Londër.
    Arsenal e ka nisur vrullshëm takimin e sotëm, por Gianluigi Donnarumma është në super formë dhe brenda pak minutave ka bërë dy super pritje. SHIKOPRITJEN1
    Fillimisht italiani ndali goditjen e Martinelli pas një rivënie anësore brenda në zonë dhe më pas ndali goditjen e fuqishme të Martin Odegaard. SHIKOPRITJEN2
     

  • Donnarumma në top-formë, PSG dhe Franca “nën këmbët” e tij: Është për “Topin e Artë”…

    Donnarumma në top-formë, PSG dhe Franca “nën këmbët” e tij: Është për “Topin e Artë”…

    Në gati 4 vitet e tij te PSG, Donnarumma ka fituar gjithçka në Francë, por shpesh ka përfunduar nën kritika për ndonjë gabim të tepërt. Megjithatë, Gigio Donnarumma nuk është dorëzuar kurrë, ka vazhduar të punojë me intensitet dhe me pritjet e tij të jashtëzakonshme i ka çuar parizienët thuajse deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
    Akoma ka ndeshjen e kthimit gjysmëfinale për ta luajtur, por nëse PSG nuk pësoi gol kundër Arsenalit në Londër, kjo është kryesisht për meritat e tij. Italiani bëri dy ndërhyrje (pritje) të jashtëzakonshme ndaj Martinelli në pjesën e parë dhe Trossard në pjesën e dytë.
    Përtej detit, portieri i kombëtares axurre shndërrohet dhe tregon më të mirën nga vetja. Këtë e dinë mirë tifozët anglezë, të cilët dolën të turpëruar nga ‘Wembley’ pas finales së ‘Euro 2020’, si ata të Liverpool-it dhe Aston Villa, ambiciet europiane të të cilëve u shkatërruan nga mrekullitë e Gigio. Në “Anfield”, Donnarumma bëri dy pritje vendimtare ndaj Luis Diaz dhe Szoboszlai gjatë kohës së rregullt, para se të hipnotizonte në lotarinë e penalltive Darwin Nunez dhe Jones.
    Pas ndeshjes, ai mori “MVP” e merituar nga UEFA, por gjithashtu dha një përgjigje të mprehtë ndaj sulmeve për golin e pësuar në ndeshjen e parë nga Elliott. “Po shoh shumë kritika nga disa, nëse mund t’i quaj gazetarë. Flasin pa ditur se çfarë është profesioni i portierit, – ishte shprehur ai. – Në ndeshjen e parë kemi marrë një goditje në portë dhe një gol, prandaj mendojnë menjëherë se është faji im. Megjithatë, unë buzëqesh, punoj dhe përpiqem ta ndihmoj ekipin”.
    Akoma më i jashtëzakonshëm në ndeshjen e kthimit çerekfinaleve në Birmingham, me tri mrekulli të vërteta ndaj Rashford, Tielemans dhe Asensio, të cilat konfirmuan se ai është portieri më i mirë në botë. Por ky sezon nuk ka qenë gjithmonë i mbushur me lule…
    Pikërisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Arsenalit, Donnarumma ka prekur momentin më të ulët, me dy gabime të rënda në golat e Havertz dhe Saka. Pastaj, në fund të nëntorit, kundër Bayern Munich, ai ka provuar stolin për herë të parë në Champions, për zgjedhje teknike.
    Luis Enrique e preferoi Matvey Safonov për shkak se ishte më i aftë me këmbë, por portieri rus nuk ia shpërbleu besimin. Nag ai moment ka ndryshuar në mënyrë pozitive kursi europian i PSG-së. Donnarumma është rikthyer mes shtyllave, ka lënë pas kritikat dhe ka qenë lojtari më i rëndësishëm në rrugëtimin e parizienëve.
    Vetëm 26 vjeç, Donnarumma është një pikë referimi në dhomën e zhveshjes së PSG, siç tregoi edhe gjesti i Vitinha. Portugezi, i shpallur “MVP” nga UEFA kundër Arsenalit, pas ndeshjes publikoi një foto në llogaritë e tij sociale, ku pozonte me ish-portierin e Milanit, duke mbajtur trofeun e vogël dhe shkruar diçiturën simbolike: “MVP i vërtetë…” Edhe tifozët në rrjetet sociale po e lavdërojnë, dëshmi e qartë se si në botën e futbollit je vetëm një hap larg yllit e dështakut, edhe anasjelltas.
    Ka ende paqartësi mbi rinovimin e kontratës së portierit axurr, që i skadon në qershor 2026. Palët kanë filluar bisedimet, por negociatat janë në një fazë ngecjeje. Kush e di, ndoshta pas këtyre mrekullive të tjera, PSG-ja mund t’i shpejtojë bisedimet. Largimi i një Donnarumma të tillë do të ishte “autogoli” më i madh për parizienët…

  • Donnarumma, a je normal? Italiani bën pritjen e “pamundur” dhe mban PSG-në në avantazh (video)

    Donnarumma, a je normal? Italiani bën pritjen e “pamundur” dhe mban PSG-në në avantazh (video)

    Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol.
    Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur, në minutën e 3-të. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, francezët kanë kërkuar penallti në minutën e 15-të, ku Jurrien Timber pati një kontakt me Kvaratskhelia-n, duke e ndalur me krah gjeorgjianin brenda zonës, por arbitri kryesor Slavko Vincic ishte i prerë në vendimin e tij duke vazhduar normalisht lojën.SHIKORASTIN
    Pjesa e parë u mbyll 0-1 për PSG-në. Pjesa e dytë ka nisur direkt me gol, ku vendasit kanë barazuar shifrat 1-1 me golin e Mikel Merino-s, spanjolli shënoi me kokë pas krosimit të Declan Rice nga goditja e dënimit. Por gëzimi dhe festa e Arsenal-it zgjat shumë pak, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran he anullon golin për shkak të pozicion jashtë loje të Merino-s.
    Në minutën e 55-të, Arsenali pati shansin e artë të barazonte shifrat, por goditja e Leandro Trossard u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Gigio Donnarumma, një pritje e jashtëzakonshme italianit. SHIKORASTIN

  • Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Inter mendon “hakmarrjen” ndaj Milan-it duke e prekur në “pikën” e dobët

    Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, Inter mendon “hakmarrjen” ndaj Milan-it duke e prekur në “pikën” e dobët

    25 Prill 2025

    17:35

    Telesport

    Gianluigi Donnarumma dhe Inter mund të jenë protagonistë të një historie që mund të trondisë tregun e transferimeve të verës që po vjen. Portieri italian, aktualisht në radhët e PSG-së, ka një kontratë me klubin parizien deri në vitin 2026, por një largim i parakohshëm nuk përjashtohet.
    Situata kontraktuale e portierit italian dhe interesi në rritje nga Inter kanë ringjallur thashethemet për një transferim të mundshëm që mund të finalizohet merkaton e ardhshme.
    Simone Inzaghi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit zëvendësimin e Yan Sommer, koha e të cilit midis shtyllave duket se po arrin fazën e saj të fundit. Në këtë kontekst, emri i Donnarumma-s po përmendet shumë në ambientet e klubit zikaltër, si për shkak të moshës së tij të favorshme ashtu edhe për përvojën në nivel të lartë.
    26-vjeçari shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen dhe kthimi i tij në futbollin italian do të ishte një përforcim madje jo vetëm për Interin por për gjithë Serie A. Sigurisht që jo të gjithë do të ishin të lumtur me këtë rikthim të Donnarumma-s në Itali, tifozët e Milanit ende nuk e kanë kaluar inatin me të, gjë që do të shtohej akoma edhe më shumë me transferimin te rivali historik i kuqezinjve.

  • Donnarumma nuk pranon ulje të ritmit: Jam i zemëruar, nuk mund të pësojmë gola të tillë

    Donnarumma nuk pranon ulje të ritmit: Jam i zemëruar, nuk mund të pësojmë gola të tillë

    Edhe pse shpeshherë është vënë në shënjestër të kritikave, Gianluigi Donnarumma ka rikuperuar besimin e tifozëve të PSG me paraqitje të mira në javët e fundit. Pas barazimit 1-1 ndaj Nantes, portieri i kombëtares italiane nuk i ka kursyer fjalët:
    “Jam shumë i zemëruar, sidomos kur pësojmë gola në atë mënyrë. Nuk duhet ta humbasim topin kaq lehtë, edhe kur luajmë në Champions League. Ekipi zhvilloi një ndeshje pozitive, e menaxhuam mirë topin. Duhet të vazhdojmë kështu kundër Nice dhe më pas ndaj Arsenalit”.
    📅 Të përqendruar tek ArsenaliEdhe pse ndeshja me Nantes nuk ndikoi në renditje, sepse PSG tashmë është kampione, Donnarumma nuk e sheh të drejtë uljen e intensitetit. Objektivi i radhës është gjysmëfinalja e Champions-it ndaj Arsenalit, ku pritet një përballje shumë e fortë.
    🖊️ E ardhmja dhe rinovimiKontrata aktuale e Donnarumma përfundon më 2026, por nuk përjashtohet që të arrihet një marrëveshje për rinovim së shpejti. Megjithatë, e ardhmja mbetet e paqartë, sidomos pas thashethemeve që e lidhin me disa klube, përfshirë edhe Interin.
    🗣️ Fjalët e HakimitNjë mbështetje e fortë për të erdhi edhe nga Achraf Hakimi: “E dimë çfarë portieri kemi. E tregoi edhe ndaj nantes. Shumë dyshojnë tek ai, por ne kurrë nuk kemi dyshuar. Donnarumma është një nga më të mirët në botë, shpresojmë që të qëndrojë gjatë me ne”.
    🔍 Situatë për t’u monitoruarMe paraqitje në rritje dhe ndeshje vendimtare në horizont, PSG e di që Donnarumma është një pasuri e madhe, por do të duhet të qartësojë prioritetet për të ardhmen, për të shmangur ndonjë surprizë në merkaton e verës.

  • Donnarumma: Pas fitimit të titullit jemi 100% të fokusuar te Champions League

    Donnarumma: Pas fitimit të titullit jemi 100% të fokusuar te Champions League

    7 Prill 2025

    13:38

    Telesport

    Pasi fitoi titullin kampion në Francë, skuadra e PSG është fokusuar tërësisht në Champions League. Në çerekfinalen e parë, parizienët do të përballen me Aston Villa.
    Në prag të kësaj sfide delicate ka folur për mediat portieri italian Gianluigi Donnarumma. Ai ishte protagonist në kualifikimin, me penalltitë e pritura në përballjen ndaj Liverpool.
    “Ne besonim tek kualifikimi dhe e dinim se mund t’ia dilnim mbanë. Mendoj se mentaliteti bëri diferencën në atë ndeshje të kthimit në Anfield”, tha Donnarumma.
    Për sfidën e së mërkurës ndaj Aston Villa ai tha: “Unë po jam maksimumin tim për t’ia dalë mbanë. Të gjithë po e bëjmë këtë. Shpresoj që një ditë ta fitojmë, ndoshta këtë vit”.
    “Kemi disa sezone që po i afrohemi atij trofeu dhe tani që jemi më të qetë në kampionat mund të fokusohemi 100% te Champions”, tha Donnarumma.