Tag: donnarumma

  • PSG pranon ofertën e City për Donnarumma, portieri italian transferohet në Premier League për 30 mln euro

    PSG pranon ofertën e City për Donnarumma, portieri italian transferohet në Premier League për 30 mln euro

    26 Gusht 2025

    11:00

    Telesport

    Gigio Donnarumma po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit te Manchester City. Pasi u hoq praktikisht nga PSG para finales së Superkupës europiane, kapiteni i ekipit kombëtar italian është gati të kalojë në Premier League.
    Sipas mediave britanike, klubi francez është gati të pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh të City, pavarësisht se çmimi fillestar i kërkuar ishte afër 50 milionë eurove. Në fakt, PSG dëshiron të heqë qafe Donnarumma deri në fund të merkatos së verës për të shmangur mbajtjen e tij në skuadër deri në janar, duke pasur parasysh pagën e lartë të portierit.
    Ndërkohë, Gigio ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me klubin e Pep Guardiola dhe është gati të fillojë aventurën e tij të re. Megjithatë, City duhet së pari të shesë Ederson.
    Portieri brazilian është ndjekur prej kohësh nga Gallatasaraj, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare midis dy klubeve, të cilët vazhdojnë të punojnë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
    Është vetëm çështje kohe që Donnarumma të bashkohet me Manchester City.

  • Man. City bën “bingo”, do transferojë Donnarumma-n për një shifër qesharake

    Man. City bën “bingo”, do transferojë Donnarumma-n për një shifër qesharake

    25 Gusht 2025

    19:37

    Telesport

    I konsideruar si portieri më i mirë i momentit në botë, Gianluigi Donnarumma është shumë pranë zyrtarizimit te Manchester City, pasi vendosi të largohet nga PSG, një vit para se t’i mbaronte kontrata.
    “Football Italia” raporton se Manchester City do paguajë vetëm 30 milionë euro për kartonin e Donnarumma-s te PSG, pasi më parë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin.
    Fillimisht, francezët kërkonin 45-50 milionë, por duke parë që jemi në fund të afatit të merkatos dhe portieri do të largohej falas verën e ardhshme, kanë vendosur të ulin kërkesat e tyre dhe të pranojnë propozimin prej 30 milionë euro nga Man. City.
    Zyrtarizimi i Donnarumma-s te “Qytetarët” do bëhet brenda kësaj jave, duke shpresuar që të zgjidhin çështjen Ederson. Portieri brazilian është shumë pranë transferimit te Galatasaray.

  • Donnarumma zgjedh ekipin e ri, kapiteni i Italisë kërkon kalimin në Premier League

    Donnarumma zgjedh ekipin e ri, kapiteni i Italisë kërkon kalimin në Premier League

    Portieri italian Gigio Donnarumma ka rënë dakord për kushtet personale me Manchester City, duke shprehur dëshirën për t’u bashkuar me trajnerin Pep Guardiola.
    Sipas burimeve, negociatat mes Manchester City dhe PSG për transferimin e portierit janë ende në zhvillim e sipër, me një shumë që pritet të jetë nën kërkesën fillestare prej 50 milionë eurosh.

    Megjithatë, realizimi i marrëveshjes varet nga largimi i Éderson këtë verë, pasi braziliani po shihet si objektiv i Galatasaray, që mbetet ende i interesuar për shërbimet e tij.
    Nëse gjithçka shkon sipas planit, Donnarumma mund të bëhet një nga përforcimet kyçe të Manchester City për sezonin e ardhshëm, duke ofruar konkurrencë të fortë në portë dhe duke përforcuar strategjinë e Pep Guardiolës.

  • Donnarumma-City, çfarë po ndodh sot? Zbulohen detajet e fundit

    Donnarumma-City, çfarë po ndodh sot? Zbulohen detajet e fundit

    24 Gusht 2025

    9:57

    Telesport

    Donnarumma duket se do të transferohet te Manchester City dhe është vetëm çështje ditësh.
    Gazetari Fabrizio Romano raporton se portieri italian ka pranuar ofertën financiare të City. Pra, akordi personal është arritur.
    Tashmë ka mbetur vetëm që City dhe PSG të arrijnë një marrëveshje për shifren e shitjes së italianit, i shpallur zyrtarisht i padëshiruar në Paris nga Luis Enrique.

  • “Faleminderit Paris”! Lamtumira e përzier e Donnarumma nga PSG, tani e pret…

    “Faleminderit Paris”! Lamtumira e përzier e Donnarumma nga PSG, tani e pret…

    Aventura e Gianluigi Donnarumma te PSG ka mbërritur në fund. Madje, ka ardhur edhe përshëndetja e fundit e portierit italian për tifozët parizienë. Të premten mbrëma, pas fitores minimale kundër Angers, tifozët e PSG-së nderuan në “Parc des Princes” protagonistët e një sezoni triumfal.
    Në fushë, i veshur me rroba civile, u shfaq edhe Gigio Donnarumma, i cili përshëndeti mbështetësit para lamtumirës. Në një moment, shokët e tij të skuadrës e lanë vetëm përballë tribunës së tifozëve ultras dhe aty shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet, që bënë të ‘dridhej’ stadiumi. I emocionuar, portieri i kombëtares italiane falënderoi publikun me gjeste të mëdha.
    Pas mbrëmjes së djeshme, mbërriti edhe postimi i tij në Instagram. I thjeshtë dhe i shkurtër, me vetëm dy fjalë: “Merci Paris” (faleminderit Paris)!
    Tani, për Donnarumma nis një kapitull i ri. Manchester City është favorit për ta marrë, por gjithçka varet nga largimi i portierit brazilian Ederson. Negociatat e këtij të fundit me Galatasaray janë të avancuara. Turqit kanë ofruar 10 milionë euro dhe anglezët duken pranë pranimit, për t’i hapur rrugë transferimit të Donnarumma në “Etihad”.

  • Klubet e Mançesterit “harrojnë” Donnarumma, nis gara për portierin belg

    Klubet e Mançesterit “harrojnë” Donnarumma, nis gara për portierin belg

    22 Gusht 2025

    16:17

    Telesport

    Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së.
    Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë, portierin 23-vjeçar të Royal Antwerp, Senne Lammens. Belgu kërkohet edhe nga Manchester United.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester United është përpara në garë, sepse ka bindur lojtarin me pagën e ofruar.

  • PSG i mbyll përfundimisht derën, Donnarumma vazhdon të stërvitet larg skuadrës

    PSG i mbyll përfundimisht derën, Donnarumma vazhdon të stërvitet larg skuadrës

    22 Gusht 2025

    12:17

    Telesport

    Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, po stërvitet larg pjesës tjetër të skuadrës së parë, ndërsa pret që e ardhmja e tij të zgjidhet. Një numër klubesh kanë shqyrtuar kushtet e një marrëveshjeje.
    Por, me 10 ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, ende nuk ka asnjë qasje zyrtare as ndaj klubit dhe as ndaj përfaqësuesve të tij. Situata e portierëve në klubet e interesuara do të duhet të ndryshojë që të bëhet ndonjë qasje.
    PSG është shprehur i hapur për një largim të portierit të kombëtares italiane dhe se dëshiron 40 milionë euro. Ai ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, ndaj ky çmim ka të ngjarë të bjerë sa më vonë të jetë afati kalimtar.

  • Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen

    Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen

    20 Gusht 2025

    8:31

    Telesport

    Vera e vitit 2025 mund të jetë e veçantë për portierët, të zënë në një betejë të madhe të shkaktuar nga përçarja midis Paris Saint-Germain dhe Gianluigi Donnarumma. Mbërritja e Lucas Chevalier e ka bërë të qartë se nuk ka vend për të.
    Prandaj, kapiteni i kombëtares italiane po vlerëson opsionet jashtë Francës, duke filluar nga Premier League. Destinacioni më logjik do të ishte Manchester City, por një lëvizje do të ishte e nevojshme për të ndryshuar efektin domino.
    Dhe ai që mund të zhbllokojë gjithçka është Ederson, që kërkohet me ngulm në Turqi. Klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë atë për më pak se 20 milionë euro, duke bërë që Galatasaray të vlerësojë opsione të tjera.
    Një nga këta do të ishte portiere Yann Sommer i Inter. Por, për momentin, këto janë vetëm hipoteza që mund të materializohen vetëm në fund të afatit kalimtar të verës.
    Megjithatë, te Interi thuhet se po kërkojnë të paktën 4 milionë euro për zviceranin. Siç u përmend, efekti domino duhet të ndryshojë dhe derisa Donnarumma të gjejë një destinacion, asgjë nuk mund të ndodhë.

  • Donnarumma “mbahet peng” nga PSG, kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij

    Donnarumma “mbahet peng” nga PSG, kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e tij

    Zhgënjim, hidhërim dhe ndjenjë refuzimi. Një përzierje emocionesh negative goditi Gianluigi Donnarumma pas njoftimit publik të Luis Enrique se nuk është më pjesë e projektit të PSG-së. Nuk mjaftoi ngritja në qiell, madje si protagonist, e trofeut të parë të Champions League në historinë e klubit parizien, së bashku me tri kupa të tjera sezonale, që portieri italian të vazhdonte titullar në “Parce des Princes”.
    Kjo për shkak se trajneri spanjoll kërkoi një “profil ndryshe”. Për këtë arsye, Lucas Chevalier mbërriti menjëherë te kampionët e Europës. Tani, i vënë “pas litarëve të ringut” dhe me vetëm një vit kontratë te PSG, Gigio duhet të gjejë një klub të ri. Sipas “Sky Sports UK”, pavarësisht krizës së hapur dhe situatës kontraktuale, parizienët e vlerësojnë atë mes 40 dhe 50 milionë euro.
    Në këto momente, klubi më i favorizuar është Manchester City, që gëzon edhe preferencën e portierit axurr për destinacionin e ri. Guardiola mund ta humbasë shpejt Edersonin dhe ta zëvendësojë me kapitenin e kombëtares italiane.
    Megjithatë, sipas burimit të cituar më sipër, nuk ka pasur kontakte as me Manchester City dhe as me përfaqësuesit e Donnarumma nga ana e PSG-së. Përpara se të marrë një portier të ri, Manchester City duhet të shesë të paktën një “gardian”. Me James Trafford që sapo ka mbërritur në “Etihad Stadium”, zgjedhja duket e qartë. Braziliani Ederson duhet “të hapë krahun”…