Tag: donin

  • ‘E doja këtë vend, populli juaj meritonte liri ‘/ Fjalët prekëse të Werner Daum për Shqipërinë disa orë para se të ndërronte jetë

    ‘E doja këtë vend, populli juaj meritonte liri ‘/ Fjalët prekëse të Werner Daum për Shqipërinë disa orë para se të ndërronte jetë

    Werner Daum, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, i cili ndërroi jetë në mënyrë të papritur në dhomën e hotelit ku po qëndronte në Tiranë, vetëm një ditë para ndarjes nga jeta dha një intervistë të fundit ekskluzive për Syri TV, ku rrëfeu me emocion për përjetimet e tij si diplomat dhe për dashurinë e pakushtëzuar ndaj shqiptarëve dhe vendit tonë.

    Në një bisedë të sinqertë, Daum foli për momentet historike të verës së vitit 1990, kur si ambasador i Gjermanisë hapi dyert e ambasadës për qindra shqiptarë që kërkonin strehim dhe liri, duke vepruar kundër udhëzimeve të qeverisë së tij në emër të vlerave universale të të drejtave të njeriut.

    “Unë veprova kundër urdhrave, sepse ndjeva që regjimi ishte kundër vlerave themelore të jetës njerëzore. Shqiptarët meritonin të jetonin në liri,” – deklaroi ai me vendosmëri, duke theksuar se ishte pikërisht kontakti me të rinjtë shqiptarë dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë, që e shtyu të hapte dyert e ambasadës gjermane në korrik të 1990-s.

    Ai kujtoi se kishte ndjerë ndryshimin që po vinte në shoqërinë shqiptare që në vitin 1989, kur frika po zëvendësohej me guximin për të kërkuar një jetë më të mirë. “Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim… donin të flisnin lirshëm, të shkëmbenin ide, të ndërtonin një të ardhme tjetër,” – u shpreh Daum, duke shtuar se ishte i vetëdijshëm për rrezikun që merrte, por gjithashtu edhe për domosdoshmërinë e asaj që duhej bërë.

    Ndërsa fliste për Shqipërinë, emocionet nuk munguan. “Unë e doja këtë vend. Më pëlqenin peizazhet, malet, lumenjtë dhe mbi të gjitha arti e historia e tij,” tha ai, duke përmendur me dashuri Shkodrën dhe të rinjtë shqiptarë që i afroheshin plot shpresë dhe kurajo, në një kohë kur shumëkush kishte frikë edhe të fliste.

    Për Daum, Shqipëria nuk ishte thjesht një stacion diplomatik, por një vend ku la një pjesë të shpirtit dhe ku gjeti një mision që e tejkalonte politikën: të mbështeste një popull në udhën drejt lirisë. “Shqiptarët meritonin një jetë më të mirë,” përsëriti ai, me bindjen e një njeriu që nuk e harroi kurrë detyrimin moral ndaj njerëzve që i dolën përpara në një prej periudhave më të vështira të historisë së vendit tonë.

    Me largimin e tij nga jeta, Shqipëria humbi një mik të rrallë, një zë të vërtetë të solidaritetit dhe ndërgjegjes diplomatike, ndërsa rrëfimi i tij i fundit mbetet një testament i gjallë i dashurisë që Werner Daum kishte për popullin shqiptar.

    RRËFIMI I FUNDIT PËR SYRI TV: 

    Pse ndihmova unë kur gati 3 mijë shqiptarë hynë në ambasadën time, pse i lashë portat e hapura?

    Kisha parandjerë prej kohësh, prej gati një viti, nga mesi i vitit 1989, se gjendja e Shqipërisë dhe gjendja e shqiptarëve po ndryshonte.

    Tashmë shqiptarët nuk po ndjeheshin më të frikësuar prej shtypjes dhe prej makinerisë shtypëse së qeverisë, por ishte një popull i gatshëm të rrezikonte, madje edhe të binte fli për lirinë dhe për kushte ekonomike të ndryshme dhe më të mira dhe për mundësi më të mira.

    Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim, donin të kishin mundësinë të flisnin lirshëm, të shkëmbenin mendimin e tyre me të tjerët si brenda vendit ashtu edhe me persona të tjerë, sidomos me të rinj jashtë vendit dhe unë e kisha ndjerë këtë.

    Shkëndija që i dha forcë revolucionit ishte demonstrata në Kavajë, dhe në Kavajë nuk shpresonin për të sulmuar ambasadat për të dalë nga vendi, por donin lirinë, dhe unë e ndjeva këtë.

    Ambasadat e para ku sidomos të rinjtë shqiptarë u drejtuan ishin ambasadat greke, franceze dhe ajo italiane, kishte disa dhjetëra dhe askush nuk tentoi të kërkonte strehë tek ambasada gjermane.

    Thashë me vete si ka mundësi, unë duhet të bëj diçka, duhet t’u tregoj njerëzve se janë të mirëpritur, nuk isha i gatshëm të dilja dhe t’u thoja ejani dhe t’i ftoja, por doja t’ua bëja të qartë nëpërmjet disa formave se njerëzit ishin të mirëpritur në ambasadën gjermane dhe se ne do të bënim ç’të mundnim për t’i ndihmuar.

    Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova, ndezëm dritat dhe pas asaj lashë portat gati një metër të hapur në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë.

    Unë po udhëtoja kudo në Shqipëri, unë e doja këtë vend, më pëlqente peizazhi, më pëlqenin malet, lumenjtë dhe veçanërisht më pëlqente arti dhe historia e Shqipërisë.

    Veçanërisht në Shkodër, por edhe në vende të tjera më janë afruar të rinj të cilët e kishin kapërcyer frikën dhe shtypjen e shtetit dhe të Sigurimit.

    Më janë afruar këta njerëz dhe unë nuk e fsheha mendimin tim, unë mendoja se shqiptarët meritonin një jetë më të mirë, shqiptarët meritonin të jetonin në liri.
    Këtë e shpreha qartë, nuk bëra propagandë aktive, as nuk inkurajova një revolucion, sepse nuk ishte roli im, por sa herë e afrohej njeri shprehja atë që mendoja.

    Unë jam një diplomat në profesionin, dhe diplomati duhet të veprojë sipas udhëzimeve dhe këtë kam bërë gjithë jetën time diplomatike, por në korrik të 1990, unë veprova kundër udhëzimeve të qeverisë sime e cila nuk donte të minonte një qeveri tjetër, unë veprova haptas kundër udhëzimeve sepse ndjeva që qeveria, sistemi dhe regjimi ishte kundër vlerave themelore të njerëzimit dhe të jetës së njeriut dhe kundër dokumentit të shkruar Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

    Kështu që unë vendosa të bëj atë që unë ndjeva se ishte e drejtë.

    Shqipëria është anëtare e NATO-s që është një hap drejt mbërritjes tek komuniteti perëndimor, Shqipëria është shumë e mirëpritur si pjesë e familjes evropiane në bashkim me vende të tjera të rajonit.

    Sigurisht që kaq probleme që ju i shpjeguat qartë, ato janë të shpjeguara në raporte që ne si Gjermani i shkruajmë, të cilat i dërgojmë edhe BE-së, dhe këto probleme duhet të marrin përgjigjet e duhura.

    Ju përmendët konkretisht problemin e korrupsionit, korrupsioni është i vështirë të çrrënjoset, është edhe më i vështirë sidomos në ato vende që janë ende të varfra.

    Familjet, miqtë, varen prej jush, kur ju keni arritur një pozitë, kështu që është e qartë se ne kërkojmë diçka që ne vetë kemi marrë prej qindra vitesh dhe ne po ia kërkojmë këtë Shqipërisë dhe e presim që shqiptarët, partia që aktualisht po qeveris, opozita, dhe padyshim gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe do të jetë e kundërta.

    Ne po u kërkojmë palëve të bëjnë përpjekje serioze në këtë fushë dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën kundër trafikut të drogës, kundër pastrimit të parave.

    Të gjitha këto janë çështje me shumë rëndësi të cilat në fund mund të zgjidhen vetëm prej shqiptarëve, ne nuk duam të imponojmë një regjim kolonial.

     

  • Tifozat Kuq e Zi: Federata na ndaloi me urdhër mos ishim në Riga, i donin karriget bosh

    Tifozat Kuq e Zi: Federata na ndaloi me urdhër mos ishim në Riga, i donin karriget bosh

    Tifozat Kuq e Zi deklarojnë se në Riga të Letonisë, aty ku mbrëmë kombëtarja u ndal me një barazim 1-1, siguria në stadium kishte urdhëra nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ata mos lejoheshin me banderolat. “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”, shkruan TKZ. “Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë”, shtojnë ata.
    Postimi i plotë

    Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”.
    Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
    Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
    Shihemi përsëri së shpejti.
    Tifoza Kuq e Zi

  • Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    8 Maj 2025

    10:16

    Telesport

    Vazhdojnë polemikat në Spanjë për arbitrimin e Inter-Barcelona.
    Këtë herë ka qenë Gavi që ka kritikuar vendimet e arbitrit polak Simon Marciniak me një postim të bërë në Instagram:
    “Është shumë e vështirë, veçanërisht duke parë sa afër ishim. Nuk donin që të shkonim në finale sepse ishin të frikësuar nga sezoni që po bëjmë.
    “Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar pa fituar Champions League, edhe pse e di se është shumë e vështirë dhe do të më pëlqente ta fitoja çdo vit, jam i sigurt se do ta fitojmë dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. E di se do të ndodhë”.

  • “Rama e zbuloi sekretin e PD”, Vangjeli: Donin ta bënin qesharak me Ilir Vrenozin, por ai e mori në telefon

    “Rama e zbuloi sekretin e PD”, Vangjeli: Donin ta bënin qesharak me Ilir Vrenozin, por ai e mori në telefon

    Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi një studion e Debat në A2 CNN një plan që të rinjtë e Partisë Demokratike kishin përgatitur për të goditur kryeministrin Rama pikërisht në pikën e tij më të fortë, atë të bërit qesharak kundërshtarin.
    Sipas Vangjelit, Rama arriti ta zbulojë këtë skenar ku do të personazhi Ilir Vrenozi do të maskohej si ai dhe i bëri parapritë duke e marrë i pari në telefon.
    “Në momentin që u zbulua një ngjashmëri fizike mes LaCivita dhe deputetit Sina, që Rama do ta shfrytëzonte atë dhe me AI, që është një nga dashuritë e tij të fundit, në PD një grup çunash të talentuar donin ta bënin këtë gjë me një personazh karizmatik që vjen nga juglindja e Shqipërisë që është Ilir Vrenozi.
    Do t’i shtonin pak mjekër dhe dukeshin tiparet si të ngjashme dhe do të godisnin Ramën te aftësia për ta bërë qesharak kundërshtarin. Si duket Rama e mësoi këtë gjë dhe i doli përpara këtij skenari duke e telefonuar Vrenozin e famshëm, produkt i kohës ku jetojmë që është si rigoni në këtë supën tonë politike”, tha Vangjeli.

  • S’donin të paguanin, dy turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

    S’donin të paguanin, dy turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur me makinë një 62-vjeçar, shtetasin Bujar Dedja, i cili ishte roje në një parkim privat.
    Sipas burimeve bëhet e ditur se dy turqit kanë qenë në një restorant të zonës dhe sapo janë ngritur prej andej kanë shkuar në një parking privat ku kishin lënë makinën.
    Aty janë konfliktuar me rojën, shtetasin Bujar Dedja, sepse nuk donin të paguanin paratë për parkimin e automjetit.
    Dedja ka dashur të ndalojë mjetin e tyre, por ata e kanë marrë zvarrë me makinë, duke e lënë të plagosur. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Policia e Krujës arrestoi shtetasin turk që ishte drejtuesi i automjetit dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë 23-vjeçari tjetër turk për ‘moskallëzim krimi’.
    Njoftimi i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. K., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Krujë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta,ka goditur me automjet shtetasin B. D., 62 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk R. S., 23 vjeç(pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi. 

  • Ish-partnerja e legjendës përlotet në sallën e gjyqit, teksa dëshmonte: E lanë Maradonën të vdiste i braktisur

    Ish-partnerja e legjendës përlotet në sallën e gjyqit, teksa dëshmonte: E lanë Maradonën të vdiste i braktisur

    San Isidro, Argjentinë… Me zërin që i dridhej dhe sytë e mbushur me lot, Verónica Ojeda, ish-partnerja e Diego Armando Maradonës dhe nëna e djalit të tij më të vogël, Dieguito Fernando, dëshmoi në seancën e nëntë të gjyqit penal për vdekjen e legjendës së futbollit. Në një dëshmi tronditëse, ajo ngriti akuza të drejtpërdrejta ndaj ekipit mjekësor që kishte në dorë shëndetin e Maradonës ditët e fundit të jetës së tij.
    “Të gjithëve na thoshin se ishte më mirë ta shtronim në një shtëpi, pra të ndiqej në kushte shtëpie, – tregoi Ojeda para trupit gjykues. – Na thanë se do të kishte infermierë, se do të ishte sikur i shtruar në spital. Gjithçka që do të kishte në një spital, do të ishte edhe në shtëpi. Luque dhe Cosachov na thanë kështu…”
    Por realiteti ishte krejt ndryshe nga premtimet. Verónica e përshkroi shtëpinë ku u vendos Maradona në Tigre si të papërshtatshme dhe të padenjë për një njeri në gjendjen e tij shëndetësore: “Shtëpia në Tigre nuk ishte e pajisur me aparatura mjekësore, ishte e ndotur. Pra, nuk ishte e përshtatshme për ta ndjekur nga ana shëndetësore aty. Nuk kishte as një banjë të denjë”.
    Më tej, Ojeda vuri në shënjestër edhe rrethin e afërt të Maradonës, duke sugjeruar se shumë prej tyre nuk donin të mirën e tij. “Ata donin ta shihnin Diegon keq, nuk donin ta shihnin mirë. Nuk donin që ai të ishte i vetëdijshëm dhe i aftë për ta shijuar jetën”, – u shpreh ajo me trishtim.
    Një moment veçanërisht prekës ishte përshkrimi i vizitës së saj të fundit te Diego, vetëm dy ditë para vdekjes së tij, më 23 nëntor 2020. “Mbërrita rreth orës 5 të pasdites, – kujtoi ajo. – Diego ishte vetëm, me Corian dhe një infermiere bionde, që rrinte ulur në dhomën e ndenjjes duke lexuar një revistë. Kur hyra, i thashë: Diego, çfarë të ka ndodhur? Ishte i fryrë, i shformuar, barku, duart… të gjitha të fryra”.
    Në dëshminë e saj, Ojeda tha gjithashtu se ishin mashtruar nga mjekët që kujdeseshin për Maradonën. Ajo akuzoi neurokirurgun Leopoldo Luque dhe psikiatren Agustina Cosachov për mungesë transparence gjatë një operacioni vendimtar: “Luque na tha se e kishte operuar ai vetë, por më pas mësuam që e kishte operuar një tjetër mjek. Është çmenduri, por kështu ka qenë. Na gënjyen në sy të gjithëve. Na qeshën në fytyrë”.
    Në këtë proces gjyqësor, ku janë të pandehur 7 persona, përfshirë Luque dhe Cosachov, dëshmia e Ojeda pritet të luajë një rol kyç në zbardhjen e përgjegjësive për vdekjen tragjike të një prej figurave më të dashura të futbollit botëror.

  • “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    “Ata dhe dashuria ime Luli nuk e donin reformën në drejtësi”, Rama nga Athina: Nuk jemi penduar aspak për këtë që kemi bërë

    Kryeministri Edi Rama, përsëriti edhe njëherë gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Athinë, se pa Partinë Socialiste sot Reforma në Drejtësi nuk do të mund të funksiononte.
    Ai tha se prej 1912-ës, për herë të parë në Shqipëri po japin përgjigje para drejtësisë ministra, deputetë, zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.
    “Ata dhe dashuria ime, Luli, nuk donin reformën në drejtësi dhe as SPAK madje kërcënuan se nuk do të hyjnë në zgjedhje. Shpresa e tyre e dëshpëruar dhe e mjerë e tyre sot është që SPAK të shkatërrojë PS dhe t’u vijë radha atyre. Ajo që nuk kuptojnë ata bashkë me shitësin e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla që të reja kanë vetëm moshën, të gjithë nuk kuptojnë që ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, që të bëjmë Shqipërinë pjesë një herë e mirë të familjes europiane, e për të bërë këtë e dimë që barazia e ligjit është kusht. Mund të mos jemi shumë të mençur por nuk na merr njeri për aq budallenj sa të mos dinim që duke i dorëzuar shpatën drejtësisë, nuk parashihnim që ajo shpatë do të binte edhe mbi kokat e disave nga ne. E dinim dhe nuk jemi penduar. Jemi krenar për këtë”, u shpreh Rama.