Një jetë kushtuar futbollit dhe sportit në tërësi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, shumë vite të kaluara, por Dëfrim Methasani është gjithmonë edhe më i ri dhe më i freskët në pamje, veçanërisht me “look-un” e ri sesi është shfaqur në emisionin Mega Sport. Sekreti? Suksesi i Kombëtares e ka bërë të marrë më shumë energji dhe këtë e ka pranuar po vetë në emision.
“Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo. Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani. /Sport Ekspres/?
Tag: donin
-

Kjo ishte e çmendur! Zbulohet numri i interesimeve për bileta kundër Polonisë, janë 250.000…shqiptarë
-

“Në PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President”/ Ish-truproja e Nanos në homazhe
Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist. Gjatë fjalës së tij për mediat, Agolli tha se Fatos Nano do të mbahet mend nga populli shqiptar, për ato vepra që ai bëri për Shqipërinë.
Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.
“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.
Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.
A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli. -

“Donin të më shihnin me pranga në duar”/ Veliaj në Kushtetuese: Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri
Nga foltorja e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj tha se “më shkëputën nga puna ata që më donin pas herkuave”. Në fjalën e tij në seancën ku u shqyrtua ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, ish kryebashkiaku theksoi se izolimi i tij ishte i imponuar nga shteti.
Erion Veliaj:
Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar. -

Platini thyen heshtjen: “Tani fillon kundërsulmi im!”
“Ishin dhjetë vjet ferr, por nuk mundën të më shkatërronin”, tha ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini, duke vizituar Festivalin e Drejtësisë Penale në Sassuolo.
Platini ishte i ftuar në Teatro Carani në Sassuolo në Festivalin e Drejtësisë Penale dhe u intervistua nga zëvendësredaktori i Il Messaggera, Alvaro Moretti.
Ish-presidenti i organizatës ombrellë të futbollit europian foli për akuzat për korrupsion, vitet e gjyqit dhe lirimin nga akuzat.
Gjithçka filloi në shtator 2015 kur hetuesit trokitën në derën e tij. Ai u akuzua për mashtrim, falsifikim dhe ryshfet të presidentit të atëhershëm të FIFA-s, Sepp Blatter, me dy milionë franga zvicerane.
Në atë moment, fituesi tre herë i Topit të Artë ndjeu jetën e tij duke u shkatërruar. Ajo që pasoi ishte një dekadë dyshimesh, gjyqesh, sanksionesh dhe titujsh mediatikë që e portretizuan atë si një simbol të korrupsionit në futbollin botëror.
“Isha i befasuar. Ndodhi në FIFA gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv, me shumë gazetarë. Ishte e çuditshme. FIFA më kritikoi ashpër, thanë se isha i korruptuar, nuk më donin si president. Gjithçka ishte e qartë që nga fillimi. Ishin dhjetë vjet ferr,” kujton ai.
Pas gati dhjetë vitesh dhe dy lirimeve, i gjithë rasti përfundoi në mars të këtij viti kur Këshilli i Jashtëzakonshëm i Apelit në Muttenz të Zvicrës i shpalli Blatter-in dhe Platini-në të pafajshëm.
Platini gjithmonë ka pohuar se marrëveshja ishte legjitime, e nënshkruar dhe e raportuar te autoritetet tatimore.
“Do të isha personi i parë i korruptuar në histori që do të paguaja një taksë ryshfeti”, bëri shaka ai.
“Nuk jam njeri i thyer. Kam jetuar një jetë të mirë, familja dhe miqtë e mi më ndihmuan. Nuk u bëra president i FIFA-s, por kujt i intereson”, tha ai.
Ai beson se ata donin ta hiqnin qafe që ai të mos bëhej president i FIFA-s.
“Kishte 150 aleanca me mua. Ata thjesht donin të më hiqnin qafe. Më e keqja ishte për familjen time, nipërve dhe mbesave të mia u thanë në shkollë: ‘Gjyshi juaj është i korruptuar’”
“Ishte poshtëruese, por nuk u dorëzova”, pranon ai.
Në vitin 2022, një gjykatë zvicerane e liroi për herë të parë, duke konstatuar se “mashtrimi nuk ishte vërtetuar me siguri të arsyeshme”. Megjithatë, prokuroria apeloi. Më në fund, në mars të vitit 2025, Gjykata Federale konfirmoi pafajësinë e tij dhe muaj më vonë çështja u mbyll përgjithmonë.
“Lirimi nga akuzat është i plotë. Nuk ka më asnjë hije dyshimi”, tha Platini.
Sot, 70-vjeçari Platini duket i qetë, por gjithashtu njofton një “kundërsulm”.
“Jam i zemëruar me ata që më lënduan. Do të luftoj kundër padrejtësisë. Tani fillon kundërsulmi im”, tha ai. /tesheshi.com/ -

Rrëfimi i goditjes me thikë të babait të Yamal: Donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë
15 Tetor 2025
9:44
Alfred Lleshi
Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, u bë i njohur publikisht pas ngjarjes së 14 gushtit 2024, kur u ther tri herë me thikë në Mataró dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Fillimisht u hetua si “viktimë”, por tani është paraqitur në gjykatë si i akuzuar, sipas “La Vanguardia”.
Ngjarja nisi kur Nasraoui po ecte në rrugën “Franck Marsha” dhe një fëmijë i hodhi ujë nga kati i tretë me një legen. Pas debatit me familjarët e fëmijës, Nasraoui u kthye më vonë në vendngjarje bashkë me dy miq. Në parkingun e fushës së futbollit në Rocafonda, ndodhi përleshja me dy vëllezër, babanë e tyre dhe një mik të familjes, që kishin me vete një thikë.
Njëri prej miqve të Nasraoui dëshmoi se “donin ta vrisnin, e godisnin si një kafshë”. Ndërkohë, agresori kryesor, i liruar me kusht në dhjetor, pretendon se veproi në vetëmbrojtje, duke thënë se iu desh të përdorte thikën pas një goditjeje me grusht që i theu hundën. -

Coman: Do rikthehem te Bayern një ditë, edhe pse kishte njerëz që nuk më donin
Kingsley Coman foli për L’Equipe në lidhje me lamtumirën e tij me Bayern Munich. Sulmuesi i Al Nassr, shprehet se një ditë me shumë mundësi do rikthehet te kampionët e Gjermanisë, edhe pse te ky klub kishte njerëz që nuk e donin.
“Kisha dashurinë e trajnerit, tifozëve, disa njerëzve në bord, por jo të gjithëve.Kishte një pjesë të klubit që donte që unë të largohesha. Por do të kthehem një ditë për t’i thënë lamtumirë këtij klubi dhe tifozëve, sepse kalova pothuajse dhjetë vjet atje, dhe është klubi që ka mbetur më afër zemrës sime.”
© BalkanWeb -

‘Nuk na mungojnë emrat’, Berisha i jep fund vonesës për kandidatin e Tiranës: Ja kush ka shfaqur dëshirë
Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
“Përsërisnin çdo ditë se PD s’ka kandidatë përballë Manastirliut, a ka shpifje më të madhe?
Adiana Kalaja , Edi Paloka, Klevis Balliu kanë shfaqur dëshirën, por përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare, nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer, por ka lidhje me rekordin elektoral.
Kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje dhe me një gjë tjetër, mijëra militantë do donin kandidatë disa prej jush, por disa të tjerë do donin dikë jashtë nesh që të jemi sa më afër fitores, jo me qëllim të keq”, u shpreh Berisha. -

Balotelli: Disa nuk më donin në kombëtare, Pio Esposito ka gjithçka për të shpërthyer
Mario Balotelli është rikthyer të flasë pas një periudhe heshtjeje, përmes një intervistë në “Gazzetta dello Sport”: “Jam i dashuruar me futbollin e luajtur, por po ndryshojnë shumë gjëra. Në fushë shoh shumë lojtarë të gjatë 1.90 metra, por askush nuk e kalon më limitin e caktuar nga trajneri. Tani, sa herë fëmijët bëjnë një “tunel”, përfundojnë të ndëshkuar”.
Te Milani është rikthyer Allegri dhe po flitet sërish për Galliani: “Jam i lumtur për Max, është shumë mirë që po rikthehet Galliani. Dy figura të rëndësishme. Në karrierën time mund të kisha treguar më shumë përkushtim. Më mbetet keqardhja për kombëtaren, sepse mund të kisha luajtur më shumë. 14 gola sa Rivera? Lëreni, nuk dua të flas. Nëse do të kisha pasur më shumë mundësi, ndoshta do të mundesha t’i afrohesha Riva-s. Disa nuk më donin në kombëtare, por kjo është histori e kaluar”.
Pio Esposito, Camarda, Venturino, cili do të shpërthejë: “Problemi me sulmuesit cilësorë, që mungojnë në Itali, është serioz. Të rinjve nuk iu jepet vazhdimësi, i dërgojnë në kategori më të ulëta dhe pas pak muajsh ndryshojnë skuadër e humbasin rrugën. Megjithatë, Venturino ka goditje të mira dhe meriton besim. Camarda e kam parë në disa momente te Milani dhe jam kurioz ta shoh si do të sillet te Lecce. Mua më pëlqen më shumë Pio, ka gjithçka për të shpërthyer. Shpresoj të gjejë hapësirë tek Interi, mund të jetë surpriza. Për të qëndruar në nivele të larta duhet ta thyejë akullin”.

