Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda opozitës, duke u ndalur te foltoret e organizuara nga Sali Berisha si edhe te takimet e ish-deputetit Ervin Salianji. Ai theksoi se takimet mes demokratëve janë të natyrshme dhe se debati i brendshëm është pjesë e domosdoshme e funksionimit të partisë.
Sipas Hoxhës, takimi i fundit që u komentua gjerësisht publikisht ishte “i ekzagjeruar”. “Demokratët takohen dhe mund të takohen, nuk është herezi. Ne pimë kafe me njëri-tjetrin çdo ditë, ndajmë shqetësime, pikëpamje politike, kjo është normale. Ky takim u bë një legjendë e tepruar,” u shpreh ai, duke shtuar se kritika brenda PD-së është e shëndetshme dhe e domosdoshme.
Ai ngriti shqetësimin se Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur prej muajsh, duke kujtuar se takimi i fundit ishte në mars. “Organet duhet të mblidhen. Diskutimi politik dhe qarkullimi i elitave janë të domosdoshme. Struktura mund të fitojë çdo betejë të brendshme, por nëse kjo bie ndesh me atë që kërkon elektorati, atëherë ka një problem serioz,” deklaroi Hoxha.
Duke iu referuar akuzave për korrupsion dhe skandalit me mesazhet e Belinda Ballukut, Hoxha theksoi se opozita duhet të reagojë më fuqishëm. “Janë vjedhur paratë e qytetarëve në mënyrë skandaloze. Opozita duhet të reagonte si në Bullgari. Mbështes çdo protestë, por protestat duhen bërë para Kryeministrisë. Me rënien e Ramës bien të gjithë të korruptuarit,” tha ai.
Në mbyllje, Hoxha paralajmëroi se pas publikimit të mesazheve të Ballukut, fakti që “nuk po ndodh asgjë” është sinjal alarmant për shoqërinë dhe demokracinë në vend. “Duhet ta orientojmë shoqërinë drejt një reagimi të fuqishëm,” përfundoi ai.
Tag: domosdoshme
-

“Vetëm Ramës i interesojnë foltoret me 500 njerëz”/ Pezullimi i Balluku, Hoxha: Situata alarmante, nuk po ndodh asgjë
-

Si me jetue nji dashni të madhe!
Me jetue nji dashni të madhe, asht e domosdoshme me pasë vëmendjen ma të madhe dhe guximin ma bindës, shumë seriozitet dhe mjaft buzqeshje!
Vinicius de Moraes
Me jetue nji dashni të madhe. Ma s’pari duhet me qenë burrë i nji grueje të vetme… përndryshe, ruejna Zot, me qenë burrë i shumë grave!Me jetue nji dashni të madhe mund të jetë edhe e lehtë, por kjo s’ka asnji lloj vlere.Me jetue nji dashni të madhe, ma s’parit asht e domosdoshme me e shenjtnue vedin kalorës dhe me qenë i plotë veç i damës tande – sido që të vërtitet puna. Ju duhet me pasë nji banesë tuejën, ku ta mbyllni pothuej n’izolim të plotë gruen që dashuroni, me e përgjue nga jashtë me shpatën gati – nëse dishron me e jetue nji dashni të madhe.Me jetue nji dashni të madhe, po ju lajmroj, asht e domosdoshme me pasë shumë kujdes prej “mikut të vjetër”, pse tuj qenë gjithnji vetëm, dëshiron me ju ba si vedja: me u ndje edhe ju të zhgënjyem prej dashnisë së madhe .
Duhet me qenë tejet i vëmendshëm edhe prej çdokujt që s’ka qenë i dashunuem, sepse kushdo që s’e njef pasionin dashunor asht gjithnji gati me ua përdhosë dashninë e madhe.
Me e jetue nji dashni, duhet me depërtue thellë te e vërteta; pse s’mund të ketë nji dashni pa besnikëri – dhe me e jetue si duhet n’nji dashni të madhe.
Pra kushdo që e tradhton dashninë e tij për kotësina, asht i pavetdijshëm për lirinë, për ma të madhen liri, at të pakufishmen, lirinë e papërshkrueshme që mundet me e sjellë veç dashnia e vetme.
Me jetue nji dashni të madhe, përveç se me qenë besnik, duhet me qenë njoftës i artit të kuzhinës dhe xhudos – me jetue at dashninë të madhe.
Me jetue nji dashni të madhe e të përsosun, s’mjafton me qenë veç njeri i mirë; duhet të keni gjithashtu edhe krahnuer, krahnuer me u grahë fort rremave.
Asht e domosdoshme që ju gjithnji ta shihni të dashunën tuej të ambël si të fejuemen tuej të parë, po edhe si vejushën tuej, mbështjellë me qefinin e dashnisë suej sublime.
Asht absolutisht e domosdoshme që ju të merrni nji kredi për drandofile pranë nji dyqani lulesh – pse vlen shumë, shumë ma tepër se nji rrobaqepëse – për me e ba të kënaqun nji dashni të madhe.
Sepse ajo çka i intereson me t’vërtetë dashnisë e madhe, asht vetë dashnia, dashnia e bollshme; mandej nji pjatë groshë me patatet e skuquna s’asht veç nji shërbesë…
Asht shërbesë e madhe me dijtë me gatue do gjana të thjeshta: si fjala vjen vezë të fërgueme, karkaleca deti, supna gjithfaresh, salca t’llojllojshme, biftekë Stroganof – gjithfarë vogëlsinash mbas nji dashnie vlejnë.
S’ka gja ma të bukur se me shkue në kuzhinë e me përgatitë me aksh të shpirtit nji pulë a nji pjatë të pasun e të shijshme për dashninë e madhe?
Me jetue nji dashni të madhe asht shumë, po shumë e randësishme me jetue gjithnji bashkë n’se do të ishte e mundun; pse njeriu i vetmuem – për mos me vdekë prej hidhnimi, e ndjen të domosdoshme me u përkujdesë vazhdimisht jo veç për trupin, po edhe për mendjen, sepse n’se e dashtuna e ndjen kët “rrzim” tonin – dashnia ka nisë me marrë pak të ftofun.
Duhet me qenë shumë të sjellshëm pa mirësjellje; të ambël dhe paqtues pa qenë të flashkët; duhet me dijtë me fitue parà prej poezisë e me fitue para për poezinë!
Me e jetue nji dashni të madhe asht e nevojshme me pi edhe Whisky, (pa rrezikue asnjiherë si nji pijanec i keq!) e me qenë krejt indiferent ndaj çdokujt – çka do thotë ai – s’ka asnji lidhje me dashninë.
Po e gjitha kjo ka me qenë krejt e pavlerë n’se në kët pyll të zymtë e të pashtigje, ju s’keni qenë i zoti me gjetë nji të dashtun – dhe me jetue me të, nji dashni të madhe!
Në shqip: Jozef Radi
ObserverKult
Lexo edhe:
ARJOLA ZADRIMA: T’KAM THANË SE DASHNIA I GJEN T’MARRËT
-

Jepini trupit vetëm atë që është e domosdoshme! Mbani vëmendjen te shpirti!
Jeta e pastër është si një trup i shëndoshë. Jepini trupit vetëm atë që është e domosdoshme për të gëzuar shëndet të plotë.Kaliteni, në mënyrë që të përmbushë dëshirat e zemrës. Ushqejeni sa të qetësojë urinë, jepini të pijë sa të shuajë etjen, visheni sa ta ruani nga të ftohtit, strehojeni për ta mbrojtur nga rrebeshet. Nuk ka asnjë rëndësi se si është e ndërtuar streha, me baltë apo me mermer të ardhur nga jashtë.Një shtëpi e gurtë e mbron njeriun po aq mirë sa edhe një shtëpi e artë. Mos i përfillni zbukurimet që kërkojnë përpjekje të tepërta. Mos harroni se vetëm shpirti është i denjë për admirim dhe se, kur ai është i madh, nuk mund të gjendet një barasvlerës i madhështisë së tij.
Seneka: Letra për Lucilin
(marrë nga muri i Beti Njumës)
ObserverKult
-

Raporti i ODIHR, Salianji: Protestat të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku thekon se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta.
Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit”, shkruan ai në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Reagimi i Salianjit:
Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!
Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën. Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.
Lexo edhe:
OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: PS përfitoi nga burimet administrative, presion mbi votuesit dhe blerje votash -

Merkel në Athinë pas 15 vitesh: Kriza greke ishte dramatike, por e domosdoshme
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është rikthyer në Greqi 15 vite pas krizës financiare që gjunjëzoi vendin dhe kërcënoi stabilitetin e eurozonës. Në Athinë, gjatë prezantimit të librit të saj “Liria”, Merkel mbrojti vendimet e marra në kohën e krizës, duke i cilësuar si të domosdoshme dhe të bazuara në nevojën për stabilitet fiskal.
“Shpesh u perceptova si ‘gruaja e keqe’ që nuk donte të jepte para”, u shpreh ajo, duke kujtuar një bisedë me ish-kryeministrin George Papandreou, i cili sipas saj, nuk kërkoi ndihmë specifike. Merkel tha se përballë rrezikut të kolapsit financiar në vitin 2010, u detyrua të aktivizonte “klauzolën e mos-shpëtimit në euro”, për të cilën kishte nevojë për baza ligjore përpara Bundestagut.
E intervistuar nga drejtori i gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas, ajo theksoi: “E dija që disa milionë nuk do të mjaftonin. E di që masat ishin të dhimbshme, por Greqia kishte nevojë për një sistem të qëndrueshëm ekonomik dhe të ardhura tatimore”. Merkel pranoi se kishte pasur parregullsi edhe nga ana e kompanive gjermane dhe theksoi se mbështeti uljen e borxhit grek, pavarësisht kritikave.
Ndërkohë, Merkel pranoi se kishte qenë kundër mbajtjes së një referendumi në vitin 2011 për qëndrimin e Greqisë në eurozonë – një lëvizje që çoi në rrëzimin e Papandreut. Ajo vlerësoi qëndrimin e mëvonshëm të kryeministrit Alexis Tsipras në vitin 2015, i cili pas një referendumi kundër masave shtrënguese, zgjodhi të negociojë dhe të ruajë vendin në eurozonë, me mbështetjen e liderëve evropianë si François Hollande dhe Matteo Renzi.
Ish-kryeministri Papandreou, i intervistuar veçmas, kritikoi qasjen fillestare të Evropës, duke deklaruar se “Greqia u përdor si hallka më e dobët” dhe se vendet evropiane nuk kuptuan natyrën e thellë të krizës. Sipas tij, “forca e vërtetë e Evropës është solidariteti”, një mesazh që mbetet aktual përballë sfidave të sotme.
Në fund, të dy liderët u dakordësuan për një pikë: ishte guvernatori i atëhershëm i BQE-së, Mario Draghi, ai që i qetësoi tregjet dhe shpëtoi euron me “bazukën” e ndërhyrjes monetare. -

Një orë para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin: Pjesëmarrja e domosdoshme
Kuvendi do të mblidhet nesër për të vijuar veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera dhe për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut, duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature. Një orë para seancës e cila do të zhvillohet në orën 12.00, PS do të mbledhë grupin parlamentar.
A2 CNN mëson se në mesazhin dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.
“Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve. -

Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, Kryepeshkop Joani: Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin shpirtëror
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Kjo e fundit u drejtua nga Krypeshkopi Joan, i cili dha mesazh shprese.“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.
Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan gjatë meshës.
Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit. -

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët, mesazhi i Kryepeshkop Joanit: Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin shpirtëror
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkës.
Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.
“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.
Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan gjatë meshës.Top Channel
-

Këto vende mbesin sot pa rrymë
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot, do të kryhen disa punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.
Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë, Pejë dhe Prizren.
Prishtinë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit1.
Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicë .
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësit linjor.
2.
NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] TS-Taukbashçe – Lodrat me kod: (11000004133) nga ora 09:00 deri 10:00
Vendet: Taukbashçe.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime të domosdoshme nga Drejtoria e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve, Komuna e Prishtinës.
Pejë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërp.rehet:
Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
