Sipas raportimeve nga mediat angleze, Liverpooli i ndoqi ngjarjet në Madrid me shumë kujdes. Pas një fillimi të dobët të sezonit, pakënaqësia mbretëroi në Real Madrid dhe Florentino Perez thuhet se po shqyrton shkarkimin e Xabi Alonsos. Mediat spanjolle pretendojnë se pati një konflikt në dhomën e zhveshjes që tronditi më tej pozicionin e Alonsos. Nëse do të kishte vërtet një prishje të bashkëpunimit, efekti domino mund të arrinte në Angli.
Liverpuli, i cili ka vëzhguar zhvillimin e situatës për muaj të tërë, nuk do ta humbiste mundësinë për të konsideruar rikthimin e ish-të preferuarit të tyre. Xabi Alonso ka lënë një gjurmë të thellë në Anfield dhe shumë e shohin atë si njeriun ideal për stabilitetin afatgjatë të klubit. Trajneri aktual Arne Slott do të përballej me një presion të madh nëse Alonso do të bëhej i disponueshëm. Menaxhmenti i Liverpoolit, sipas spekulimeve, nuk dëshiron të presë nëse ka një shans për të sjellë spanjollin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Tag: domino
-

Efekti domino sjell ndryshimin e pankinave! Liverpuli do të marrë trajnerin e Real Madridit, nuk do ta humbin mundësinë për Xabi Alonson
-

EFEKTI DOMINO: 3 qendërmbrojtës bëjnë rrëmujë merkaton e tri klubeve big
26 Shtator 2025
16:31
Telesport
Efekti domino i merkatos së verës do të jetë ajo e qendërmbrojtësve. Tre nga më të mirët në botë në rolin e tyre do të dalin si lojtarë të lirë në qershor 2026, praktikisht mund të lëvizin falas ku të duan.
Real Madrid do të largojë dyshen Rudiger-Alaba. Fakti që William Saliba ka vendosur të rinovojë me Arsenalin ka bërë që Florentino Perez tani të fokusohet totalisht tek Ibrahima Konaté. Ylli i Liverpool duket gati për kalimin në Madrid.
Si reagon Liverpool? Sheh nga Bayern, aty ku Dayot Upamecano gjithashtu është në fund kontrate. Francezi po kërkon pagë të lartë dhe klauzolë largimi, gjëra që Bayern nuk ia ofron dot.
Po Bayern? Mund të përfundojë te Marc Guehi, por edhe ky i fundit pritet të veshë fanellën e “The Reds”. -

Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen
20 Gusht 2025
8:31
Telesport
Vera e vitit 2025 mund të jetë e veçantë për portierët, të zënë në një betejë të madhe të shkaktuar nga përçarja midis Paris Saint-Germain dhe Gianluigi Donnarumma. Mbërritja e Lucas Chevalier e ka bërë të qartë se nuk ka vend për të.
Prandaj, kapiteni i kombëtares italiane po vlerëson opsionet jashtë Francës, duke filluar nga Premier League. Destinacioni më logjik do të ishte Manchester City, por një lëvizje do të ishte e nevojshme për të ndryshuar efektin domino.
Dhe ai që mund të zhbllokojë gjithçka është Ederson, që kërkohet me ngulm në Turqi. Klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë atë për më pak se 20 milionë euro, duke bërë që Galatasaray të vlerësojë opsione të tjera.
Një nga këta do të ishte portiere Yann Sommer i Inter. Por, për momentin, këto janë vetëm hipoteza që mund të materializohen vetëm në fund të afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, te Interi thuhet se po kërkojnë të paktën 4 milionë euro për zviceranin. Siç u përmend, efekti domino duhet të ndryshojë dhe derisa Donnarumma të gjejë një destinacion, asgjë nuk mund të ndodhë. -

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino, arrestohet i moshuari në Durrës! U largua me thikë në dorë
67-vjeçari në foto është Arben Shtraza, i cili u arrestua pasi plagosi me thikë një 70-vjeçar në Durrës, për një lojë domino.
Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja. Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Top Channel