Tag: dollarësh

  • Kokalari iu shkruan lobistëve të Berishës, emaili i shkon edhe kreut të SPAK: Cili është burimi i 6 milionë dollarëve

    Kokalari iu shkruan lobistëve të Berishës, emaili i shkon edhe kreut të SPAK: Cili është burimi i 6 milionë dollarëve

    Nga Gary Q. Kokalari
    Ky është emaili im për Carlos Trujillo dhe Katie Wiles të Continental Strategy në lidhje me kontratën e tyre për të ndihmuar Sali Berishën të heqë sanksionet e Departamentit të Shtetit. Dumani u shtua në dërgesë
    Z. Trujillo dhe Znj. Wiles:
    Sipas raportimeve në mediat shqiptare, Continental Strategy ka lidhur një kontratë prej 6 milionë dollarësh – nga të cilat 750,000 dollarë janë paguar tashmë – për të ndihmuar në përmbysjen e përcaktimit të Sali Berishës dhe familjes së tij për korrupsion nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
    Është raportuar gjithashtu se 6 milionë dollarët po mblidhen nga “patriotë” shqiptaro-amerikanë që mbështesin Berishën.
    Siç e kuptoj unë, sipas Aktit të Zbulimit të Lobimit të vitit 1995 – dhe sipas FARA kur është e aplikueshme – ju kërkohet të zbuloni klientët tuaj, çështjet specifike për të cilat jeni punësuar dhe çdo pagesë të marrë. Përveç kësaj, pritet që ju të kryeni verifikime të arsyeshme për të përcaktuar burimin e vërtetë të këtyre fondeve.
    Familja ime ka qenë e përfshirë në punët e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Kam themeluar dhe kam shërbyer në bordet e disa organizatave humanitare dhe qytetare shqiptaro-amerikane, përfshirë zyrën e parë të lobimit shqiptaro-amerikan në Uashington. Prandaj, jam i njohur mirë me realitetet e mbledhjes së fondeve në këtë komunitet.
    Një artikull rreth përvojës sime, i botuar në median shqip, është i lidhur më poshtë dhe mund të përkthehet në internet.
    Bazuar në atë përvojë, e konsideroj shumë të pamundur që “patriotët” shqiptaro-amerikanë të mund të mbledhin 6 milionë dollarë – ose edhe avancin prej 750,000 dollarësh – për një kauzë fisnike, e lëre më për dikë të sanksionuar për korrupsion si Berisha.
    Prandaj, ju rekomandoj që të verifikoni pa dyshim burimin e fondeve të përdorura nga Berisha dhe zëvendësit e tij për të paguar për shërbimet tuaja.
    E them këtë sepse besoj se të vetmet palë me mjetet dhe motivin për të financuar këtë përpjekje lobimi janë Sali Berisha dhe familja e tij. Nëse është ky rasti, firma juaj mund të jetë ekspozuar ndaj aktiviteteve në shkelje të Aktit të Zbulimit të Lobimit dhe/ose FARA-s sepse kjo do t’ju kërkonte të zbuloni se Berisha është burimi i fondeve.
    Më seriozisht, nëse dyshimi im është i saktë, kjo mund ta implikojë Berishën në shkelje të mundshme të ligjit të pastrimit të parave, sepse, për aq sa di unë, ai nuk ka deklaruar kurrë pasuri ose të ardhura për të vërtetuar se mund të mbulojë koston e mbajtjes së Continental Strategy.
    Përveç përcaktimit nga Departamenti i Shtetit, kam përvojë të drejtpërdrejtë në zbulimin e skandaleve që më çojnë në përfundimin se Sali Berisha është plotësisht i korruptuar. Këto përfshijnë:
    Një përpjekje për të transferuar në mënyrë mashtruese një nga asetet më të mëdha shtetërore të Shqipërisë te një bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës duke përdorur një garanci financiare të falsifikuar prej 100 milionë dollarësh që supozohet se është lëshuar nga një bankë amerikane;
    Një përpjekje për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së në një marrëveshje armësh prej 300 milionë dollarësh që u kryesua nga Berisha dhe Fatmir Mediu, i cili shërbeu si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës.
    Një artikull tjetër, i lidhur më poshtë, u botua së fundmi në Shqipëri dhe detajon fushën e vlerësuar të korrupsionit dhe abuzimit financiar të dyshuar nga Berishën. Sipas mendimit tim, përcaktimi i Departamentit të Shtetit është plotësisht i justifikuar.
    Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se ish-Presidenti Ilir Meta – një aleat i ngushtë politik i Berishës – u padit nga Zyra e Prokurorit të Posaçëm të Shqipërisë (SPAK) disa ditë më parë për akuza për pastrim parash, pjesërisht të lidhura me pagesën e tij të pabazuar prej 460,000 dollarësh për lobistët e Uashingtonit. Një artikull në lidhje me padinë e Metës është i lidhur më poshtë.
    Shpresojmë që të gjitha marrëdhëniet tuaja me figurat politike shqiptare do të jenë plotësisht transparente dhe në përputhje me statutet federale. Por çfarëdo që të ndodhë, tani nuk mund të thoni se nuk e dinit.

  • FOTO/ Jahti 200 milionë dollarësh të takon tek dera e shtëpisë

    FOTO/ Jahti 200 milionë dollarësh të takon tek dera e shtëpisë

    Ka edhe kështu, ku një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan, u pa duke kaluar nëpër një kanal shumë të ngushtë dhe midis fshatrave holandezë. Jahti i Howard Schultz, i quajtur Pi, ka një rreze lundrimi mbi 4,500 milje detare dhe në bord ka spa luksoze, xhakuzi, pistë për helikopter dhe një pishinë. Ky jaht gjigant që besohet të vlejë rreth 200 milionë dollarë, mund të akomodojë deri në 12 të ftuar në gjashtë kabina dhe ka një ekuipazh prej 18 personash. Me një gjatësi marramendëse prej 77.4 metrash dhe gjerësi rreth 11 metra, Pi renditet si jahti i 183-të më i madh në botë.

  • Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, në jahtin 500 milionë dollarësh

    Publikohen fotot private të Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, në jahtin 500 milionë dollarësh

    Sezoni i jahteve të të famshmëve ka nisur dhe këtë herë është hapur nga Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez.
    Çifti është fotografuar në momente intime gjatë pushimeve luksoze në jahtin e tyre prej 500 milionë dollarësh në brigjet e Kanës. Në fotot e publikuara nga “Page Six”, 55-vjeçarja Sanchez shihet duke marrë rreze dielli me bikini dhe një kapelë kashte, ndërsa Bezos qëndron pranë saj dhe e godet lehtë në prapanicë, ndërkohë që një mike e çiftit qesh me skenën.

    Pamjet tregojnë çiftin në momente të ngrohta e të përzemërta. Jahti i tyre luksoz, i quajtur “Koru”, përmban disa kuverta dhe është zbukuruar me një figurë druri që i ngjan Laurën, me siluetën dhe flokët e gjatë të saj.
    Këto pamje dalin në dritë teksa çifti po përgatitet për dasmën e shumëpritur që pritet të mbahet në Venecia mes 24 dhe 26 qershorit. Ceremonia do të zhvillohet në një ambient romantik në natyrë, me rreth 200 të ftuar dhe nën masa të rrepta privatësie, pasi vendndodhja e saktë ende mbahet sekret.
    /vizionplus.tv

  • ASUS prezanton laptopët e rinj gaming ROG Zephyrus dhe ROG Strix

    ASUS prezanton laptopët e rinj gaming ROG Zephyrus dhe ROG Strix

    ASUS prezantoi disa laptopë të rinj në Computex, përfshirë modelin impresionues ROG Zephyrus G14. Kjo kompjuteri me specifika të segmentit të lartë është ideal për gaming në lëvizje përveç rasteve të tjera profesionale të përdorimit.

    Së pari është me përmasa shumë të vogla. Ekrani 14-inç të hap mundësi për ta vendosur në çdo çantë. Paneli 16:10 ka ekran 3K, frekuencë rifreskimi prej 120Hz, ndriçim maksimal prej 500 nits dhe integrim Dolby Vision.
    Kornizat e ekranit janë të holla dhe ai zë 87 përqind të hapësirës së kapakut. Laptopi ka një dizajn stilistik, diçka e pritshme nga brendi Zephyrus. G14 karakterizohet nga një trup prej alumini duke e bërë më të qëndrueshëm.

    Vjen në dy ngjyra: gri dhe bardhë. Sa i përket specifikave mund të pajiset me çipin AMD Ryzen AI 9 HX 370 me 12 bërthama dhe 24 threads si dhe një NPU me 50 TOPS. Karta grafike maksimale që përdoruesit mund të integrojnë është RTX 5080. Ndërkaq kapaciteti i RAM sillet mes 64GB deri në 2TB.
    Modeli bazë fillon prej 1,800 dollarësh por nuk do të jetë i disponueshëm deri më 25 Qershor. Variacionet e tjera mund të blihen nga ky moment.

    ROG Zephyrus G16
    G16 është më i madh ndërksa ekrani ka dyfishin e rifreskimit prej 240Hz. Këto modele fuqizohen nga procesori Core Ultra 9 me kartë grafike RTX 5070. Ka të njëjtën shasi prej alumini të G14 dhe një sistem me gjashtë altoparlantë.
    Modeli bazë kushton 2,150 dollarë dhe do të shitet prej 25 Qershorit. Versionet e tjera janë të disponueshëm nga ky moment.
    Së fundi kompania prezantoi edhe ROG Strix G16 dhe G18. Këta laptopë gaming mund të pajisjen ose me procesorë AMD ose Intel me mbështetje deri në 32GB RAM. Të dy modelet përmbajnë grafike RTX 5060 dhe deri në 1TB hapësirë. G18 fillon prej 1,700 dollarësh ndërsa G16 prej 1,500 dollarësh. /PCWorld Albanian

  • SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

    SHBA dhe Arabia Saudite arrijnë dakordësinë, nënshkruajnë marrëveshjen prej 142 miliardë dollarësh për armët

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite.

    Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë thotë se marrëveshja ka një vlerë prej 142 miliardë dollarësh.
    Akti përfshin sigurimin e Arabisë Saudite me “pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit nga mbi një duzinë firmash mbrojtëse amerikane”.
    Marrëveshja u nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
    Gjatë takimit, Trump kujtoi gjithashtu vizitën në Arabinë Saudite në vitin 2017 – gjatë mandatit të tij të parë në detyrë – dhe i tha MBS se investimet nga kombi i Gjirit do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës në SHBA.

    Top Channel

  • ‘6 mln dollarë nuk janë paguar nga PD’, Këlliçi:  Nuk ka prova që vërtetojnë transaksionin

    ‘6 mln dollarë nuk janë paguar nga PD’, Këlliçi: Nuk ka prova që vërtetojnë transaksionin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj akuzave të fundit për një pagesë prej 6 milionë dollarësh, duke i hedhur poshtë këto akuza dhe duke sqaruar se nuk ekziston asnjë provë për një transaksion të tillë nga PD.
    Në një intervistë televizive, Këlliçi ka theksuar se kontrata e lidhur, e cila ka filluar më 4 prill 2025, ka një pagesë fikse mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 24-mujore. Ai shpjegoi gjithashtu se kontrata parashikon mundësinë e ndalimit të shërbimit pas muajit të tretë.
    “Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet për pagesa të 6 milionë dollarëve. Logjika e kontratës është e thjeshtë dhe e publikuar për çdo person që dëshiron ta shqyrtojë,” tha Këlliçi, duke shtuar se shuma e paguar për tre muaj është në përputhje me ato që janë parashikuar në marrëveshje.
    Këlliçi shpjegoi se pagesat janë realizuar nga fondacioni “Make Albania Great Again”, i cili ka për qëllim lobimin dhe mbështetje për zhvillimin e vendit. Ai siguroi se këto pagesa janë të ligjshme dhe përputhen me praktikat e zakonshme të lobimit në SHBA.
    Në fund, ai bëri një krahasim mes shumës së paguar për tre muaj dhe kostos së një inceneratori që nuk ekziston, duke e barazuar atë me një pagesë prej 88 euro në ditë, ose me një kuti verë “Romano Conti”, që sipas tij, kryeministri Edi Rama e konsumon çdo drekë.

  • Edi Rama hedh dyshime mbi financimin e lobimit 6 mln dollarësh të PD-së: Ku i gjetën paratë?

    Edi Rama hedh dyshime mbi financimin e lobimit 6 mln dollarësh të PD-së: Ku i gjetën paratë?

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e djeshme një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës, ku dhe thumboi kreun e opozitës për lobimin 6 milion dollarësh për heqjen e non-gratas. Rama tha se 6 mln euro për të hequr damkën e një personi janë shumë teksa hodhi dyshime edhe për brumin e financimit të këtyre parave.  Duke përfituar nga rasti, kryesocialisti kërkoi votën për partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke cilësuar e një herë tjetër avantazhin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot, ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin në të përditshmen e vet këtë përballje, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro. Është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtojmë se Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë. Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë, për të mos bërë pyetjen ku u gjetën gjithë këto para.
    E si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para se sa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku. Është e çuditshme kur mendon se ne na u thanë se sa të vinte Trump do ikte non grata, tani u dashkan e 6 mln euro me shpresën se ikën non grata. Edhe sikur të rrijë, e sikur të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik, e duhet të marrin një vendim historik. Sepse, në 11 Maj nuk është zgjedhje mes dy kampeve politike. Është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE, në Evropë, dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të provojë të bëjë çorap Shqipërinë. Është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa dallim bindjesh politike, sepse bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne”, tha Rama.

  • Pas tarifave të Trump, Microsoft ndërpret projektin miliarda dollarësh

    Pas tarifave të Trump, Microsoft ndërpret projektin miliarda dollarësh

    Gjigandi i teknologjisë Microsoft ka ndryshuar totalisht kursin e tij të investimeve. Pas vendosjeve të tarifave të Trump, kompania ka ndërprerje projektin prej 1 miliardë dollarësh. Projekti i parashikonte ndërtimin e një qendre të dhënash në Ohio dhe ishte menduar të krijonte 400 vende pune në ndërtim dhe qindra vende pune me kohë të plotë.
    Ndërprerja e projektit vjen pasi analistët paralajmëruan se tarifat reciproke gjithëpërfshirëse të Trump për furnizuesit e pajisjeve teknologjike mund të pengojnë përpjekjet miliarda dollarësh të Big Tech për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në vend. Është parashikuar gjithashtu që pas tarifave të vendosura të trefishohet çmimi i iPhone.
    Microsoft njoftoi projektin vitin e kaluar, duke deklaruar publikisht se do të investonte 1 miliard dollarë në objekte në Neë Albany, Heath dhe Hebron. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat e huaja, kompania ka shtyrë planet me shpresën për vazhdimin në të ardhmen.
    Lëvizja vjen pasi analistët paralajmëruan se tarifat reciproke gjithëpërfshirëse të Trump për furnizuesit e pajisjeve teknologjike mund të pengojnë përpjekjet miliarda dollarësh të Big Tech për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në vend.
    Investimi fillestar i Microsoft ishte caktuar për 700 milionë dollarë në kostot e ndërtimit dhe 300 milionë dollarë në shpenzimet e makinerive dhe ndërtimi pritej të fillonte në Korrik.