Tag: dokumentesh

  • Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
    Të ndaluarit janë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor A.Z., me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
    Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar një Vërtetim Besueshmërie për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhëna që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.Këto mangësi, sipas AMP-së, përbëjnë shkelje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.Si pasojë, M.Sh. është punësuar në mënyrë të parregullt pranë vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Nga veprimet paraprake, AMP ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të këtij shtetasi.Në përfundim të verifikimeve, praktika dokumentare është dërguar në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.
    Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha procedurat dhe për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • Laborator për falsifikim dokumentesh pas dollapit të rrobave, çelësi “magjik” hapte derën, çmimi i një pasaporte arrinte 20 mijë euro

    Laborator për falsifikim dokumentesh pas dollapit të rrobave, çelësi “magjik” hapte derën, çmimi i një pasaporte arrinte 20 mijë euro

    Zbulohen detaje të reja në lidhje me laboratorin e  sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve zyrtare, operacion i zhvilluar nga strukturat e Antitrafiqeve në Tiranë.

    Dy persona, babë e bir, Ylli dhe Pjerin Brahimaj, janë arrestuar në flagrancë, pasi në banesën e tyre në zonën e Tufinës, në rrugën “Myslym Keta”, kishin ndërtuar një dhomë të fshehtë të pajisur me të gjitha mjetet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit, patentave dhe certifikatave të pronësisë, të gjitha false.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas burimeve nga policia, hyrja në dhomën e fshehtë ishte e maskuar brenda një dollapi rrobash dhe funksiononte përmes një mekanizmi inteligjent: një çelës dritash i zakonshëm dhe një prizë, ku duhej futur një karikues celulari për të aktivizuar hapjen e derës.

    Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se autoritetet shpërthyen derën pasi nuk ishin në dijeni të sistemit.
    Hetimet zbuluan se Ylli Brahimaj ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i vendosur nga SPAK për të njëjtat vepra penale.
    Megjithatë, ai kishte vijuar aktivitetin kriminal nga brenda banesës.
    Në kuadër të hetimeve, është marrë në pyetje edhe një 62-vjeçar, pronar i një studioje grafike jo shumë larg banesës së Brahimajve, i cili dyshohet se bashkëpunonte me ta në përpunimin e fotove dhe formularëve për falsifikim.
    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sasi të madhe dokumentesh false, kryesisht greke, italiane dhe amerikane, si dhe para të dyshuara si të falsifikuara. Zbulimi i këtij laboratori përbën një provë kyçe për hetimet që po zhvillon SPAK ndaj këtij grupi.
    Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara, me shtetësi të huaj, shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dokumentet janë përdorur jashtë vendit apo janë pjesë e një rrjeti më të gjerë falsifikimi ndërkombëtar./vizionplus.tv

  • “Kronikat e Narnias” në botën e krimit/ Babë e bir arrestohet për prodhim dokumentesh të falsifikuara, hyrja për në laborator… nga dollapi (Video)

    “Kronikat e Narnias” në botën e krimit/ Babë e bir arrestohet për prodhim dokumentesh të falsifikuara, hyrja për në laborator… nga dollapi (Video)

    Dalin pamjet nga operacioni policor i koduar “Identiteti”, ku u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir, për falsifikim dokumentesh, vepër që kryhej për kalim të paligjshëm të kufirit.
    Në video duket se të arrestuarit kishin përshtatur një ambient të fshehtë ku kryenin aktivitetin e tyre.

  • Ilir Beqaj rrezikon minimumi 12 vite burg, SPAK mbyll hetimet për vjedhjen e fondeve të BE, 6 akuza për…

    Ilir Beqaj rrezikon minimumi 12 vite burg, SPAK mbyll hetimet për vjedhjen e fondeve të BE, 6 akuza për…

    Gjithsej 11 të pandehur, 9 persona dhe 2 kompani dhe me ish ministrin Ilir Beqaj ndaj të cilit rëndojnë 6 akuza është dosja që Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO bashkë me kërkesën për gjykim për dosjen e SASPAC. SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine. Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, betëm për akuzën e korrupsionit që është më e rënda ish zyrtari i lartë rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg. ​
    Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike: Dënimi varion nga 1 deri në 5 vjet burg.​ Falsifikimi i dokumenteve: Dënimi varion nga 6 muaj deri në 4 vjet burg.​ Mashtrimi me pasoja të rënda: Dënimi varion nga 2 deri në 8 vjet burg.​ Mashtrimi në bashkëpunim: Dënimi përcaktohet në bazë të rrethanave, por bashkëpunimi mund të konsiderohet si rrethanë rënduese.​ Mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë: Dënimi varion nga gjobë deri në 3 vjet burg.​ Nëse dënimet nuk bashkohen, ai do të përballej me mbi 20 vite burg. Në rast të bashkimit të dënimeve (siç ndodh zakonisht), dënimi përfundimtar mund të jetë rreth 12-15 vite burg.
    Skema
    Pas 19 muajsh hetime, kur procedimi penal nisi në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit EUSAIR, i mbështetur me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK ka arritur në përfundimin për abuzime të shumta me këtë fonde të bëra në bashkëpunim. SPAK thotë se Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE për projektet e EUSAIR, paratë e të cilave përfundonin në xhepat Beqajt. Tenderat sipas SPAK bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë se nga lidhja dhe zbatimi i kontratës me kompani të ndryshme.
    “Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare”, thuhet në njoftim.  Ndaj 7 të akuzuarve të tjerë Marinela Jazoj, Alfred Nikolla, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bjona Ziaj, Bledar Leka e Mira Topçiu, dhe 2 kompanive “Landëays International” dhe  “Nine Service Int” sh.p.k rëndojnë akuzat e mashtrimit,  falsifikimit, korrupsion aktiv etj.  Në njoftim SPAK evidenton se në kuadër të kësaj dosjeje ka vendosur sekuestro preventive mbi apartamentin e dyshuar të fshehur nga Beqaj, 3 llogari bankare të të pandehurve me vlerë rreth 200 mijë euro gjithsej, 19.4% e aksioneve të “Gzona” dhe 3 makina. Për këtë dosje të abuzimeve me fondet në SASPAC, Beqajt ndodhet në burg që prej korrikut 2024 ndërsa ndaj tij vijon paralelisht edhe procesi tjetër për koncesionin e sterilizimit.
    Akuzat ndaj Beqajt

    Korrupsion pasiv
    Shkelje në tendera
    Falsifikim dokumentesh
    Mashtrim me pasoja
    Mashtrim në bashkëpunim
    Fshehje pasurie

    Të akuzuarit e tjerë
    Gazmend Haxhia          Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh
    Alfred Nikolla                Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh  dhe korrupsion aktiv
    Elton Marini                  Mashtrim, falsifikim dokumentesh
    Kompanitë
    “Landways International” Mashtrim me pasoja, falsifikim dokumentesh  dhe korrupsion aktiv
    “Nine Service Int” sh.p.k – Mashtrim, falsifikim dokumentesh
    Bjona Ziaj                               Mashtrim, falsifikim dokumentesh
    Bledar Leka                            Mashtrim, falsifikim dokumentesh
    Marinela Jazoj                        Korrupsion aktiv
    Mira Topçiu                            Falsifikim dokumentesh
     Lista e pasurive të sekuestruara
    -14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;
    -15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;
    -42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
    -19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.
    -Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

  • Berisha akuzon për falsifikim dokumentesh, Bido i kthehet: E kam nxjerrë blof  me fakte të forta

    Berisha akuzon për falsifikim dokumentesh, Bido i kthehet: E kam nxjerrë blof me fakte të forta

    Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.
    I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.
    ‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai.
    Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.
    I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.
    ‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai.
     
     

  • Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Bido: E kam nxjerr blof me fakte dy herë

    Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Bido: E kam nxjerr blof me fakte dy herë

    Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.
    I ftuar ditën e sotme në emision ‘Frontline Interview’ në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanxho, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.
    ‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai
    Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.
    I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.
    ‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai.