Tag: dokumente

  • Ndihmoi emigrantin pa dokumente të shmangte arrestimin, arrestohet gjyqtarja amerikane

    Ndihmoi emigrantin pa dokumente të shmangte arrestimin, arrestohet gjyqtarja amerikane

    Byroja Federale e Hetimit arrestoi të premten një gjyqtare të Qarkut Milwaukee, tha në mediat sociale drejtoresha e FBI-së Kash Patel, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar një emigrant pa dokumente të shmangë arrestimin.

    Gjykatësja Hannah Dugan po përballet me dy akuza për pengim dhe fshehje të individit nga arrestimi, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN.
    “Ne besojmë se gjyqtarja Dugan i keqdrejtoi agjentët federalë me qëllim që të largoheshin nga subjekti që do të arrestohej në gjykatën e saj, Eduardo Flores Ruiz, duke i lejuar subjektit – një i huaj i paligjshëm – t’i shmangej arrestimit”, lexoi postimi i Patel përpara se të fshihej shpejt.
    “Fatmirësisht agjentët tanë e ndoqën dhe ai është në paraburgim që atëherë, por pengimi i gjyqtarit krijoi rrezik në rritje për publikun.”
    Dugan është në paraburgim federal ndërsa pret një paraqitje fillestare në gjykatë, tha zyrtari i zbatimit të ligjit.
    Brady McCarron, një zëdhënës i Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së, konfirmoi për CNN se Dugan u arrestua në orën 8:30 të mëngjesit të së premtes në mjediset e gjykatës lokale, ku ajo punon. Më pas ajo u përpunua nga Shërbimi Federal i Marshallëve.
    Ajo pritet të dalë para një gjyqtari federal në Distriktin Lindor të Wisconsin më vonë të premten në mëngjes.
    Arrestimi me akuza federale është një përshkallëzim në fokusin e administratës Trump në sjelljen e gjyqtarëve, veçanërisht në lidhje me zbatimin e imigracionit. Departamenti i Drejtësisë ka pohuar vazhdimisht se do të hetojë çdo zyrtar lokal që nuk ndihmon autoritetet federale për çështjet e imigracionit.
    Flores-Ruiz ende nuk ka pranuar fajësinë dhe po mbahet në paraburgim, sipas procesverbalit në gjykatën federale.

    Top Channel

  • Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente

    Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente

    Një person është arrestuar më 23 prill dhe është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente.
    “SH.E, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.
    Policia tha se muaj më parë kishte kryer një operacion ndaj grupit, kur kishte zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe të dokumenteve të zbrazëta (blanko) të shteteve të ndryshme dhe pajisjeve që shërbejnë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
    Në janar, sipas njoftimit, ishte ndaluar një makinë me targa vendore, që drejtohej nga i dyshuari F.K, dhe gjatë kontrollit atij i ishte zbuluar një sasi e madhe e dokumenteve të zbrazëta.
    “Pas hetimeve të mëtejme, në të njëjtën ditë, në një shtëpi të dyshuar në lagjen Veternik të Prishtinës është zbuluar një laborator i pajisur me makina të ndryshme laserike, printerë dhe pajisje të tjera që përdoren për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si dhe dokumente blanko me kopertina të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës”, tha Policia.
    Hetimet për këtë rast, Policia e Kosovës i ka vazhduar në koordinim me partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë EUROPOL-in, që kanë rezultuar edhe me arrestimin e kryer më 23 prill./REL

  • “Pse nuk hetohet Belinda Balluku dhe Edi Rama?”/ Berisha: Ka dokumente që tregojnë se Balla është anëtar kryesor i grupit të Bajrave e Suel Çelës!

    “Pse nuk hetohet Belinda Balluku dhe Edi Rama?”/ Berisha: Ka dokumente që tregojnë se Balla është anëtar kryesor i grupit të Bajrave e Suel Çelës!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sot akuza ndaj ministrave të Partisë Socialiste.Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se disponohen dokumente se Taulant Balla është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris”.
    “Çështja e SPAK dhe keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën. Projekti makabër për një mandat të katërt. Nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike. Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare. Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e  bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris””, tha Berisha.Teksa renditi disa fakte, që që ai i quajti skandale tha se Prokuroria e Posaçme nuk po heton Belinda Ballukun për 130 mln euro të inceneratorit të Tiranës.
    “Ftoj qytetarët të pyesin SPAK ku kanë shkuar 130 mln euro të djegësit të Tiranës. Të pyesin SPAK pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 mln euro pa vënë asnjë tullë.
    Pse nuk është marrë në hetim ose ndjekje asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrën të raportonte për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston.
    Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht dhe pastaj i ndau me të tjerët.
    Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 mln euro për anijet fantazme,  tigrat e famshëm të Belindës. Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Belinda Ballukun për këto para të  vjedhura”, tha Sali Berisha, i cili theksoi se “60 milionë euro të korrupsionit të Llogarasë, i ndanë së bashku me Lubinë”, tha Berisha.

  • Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

    Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

    Gjatë ditës së djeshme një qytetar nga Shtimja, H. Bungu,40 vjeç ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në një qender tregtare në fshatin Koshare dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
    Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i M.B nga Shtimja.
    Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin.
    Dokumentet dhe shuma prej 233 euro dhe 1 dollar iu kthyen asaj me procesverbal.
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin H. Bungu, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

    Vidhen dosjet e SPAK? Fundo zbulon kush u arrestua: Morën dokumentet për ish-ministrin dhe…

    Elvi Fundo publikoi në median e tij online lajmin se disa persona, dy më konkretisht, janë arrestuar nga SPAK sepse kanë marrë materiale shumë sensitive brenda dosjeve të SPAK. Aty përfshihen njerëz të rëndësishëm të politikës, kryesisht ish-anëtarë të qeverisë, por edhe emra të biznesit. Vetë Fundo ishte i ftuar në një lidhje live me emisionin “Opinion” për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.
    Ai tregoi se më 12 Mars mori tre materiale shumë sensitive, të cilat i janë shpërndarë disa gazetarëve. Materialet ishin pjesë e dosjeve hetimore që as personat vetë që janë nën hetim nuk janë në dijeni. Mes dosjeve që Fundo thotë se i erdhën në mesazh ishte një për një politikan, aktualisht deputet i parlamentit dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme si dhe ish-ministër, një tjetër për këqyrjen e një gruaje pranë një biznesmeni dhe vetë biznesmeni.
    Fundo tha se i ka lexuar materialet dhe bëhet fjalë për dosje hetimore. “Hetim të kryer nga prokurorët e SPAK, materiale hetimore. Jo pjesë e dosjeve”, tha Fundo.
    Gazetari tregoi se më pas ka komunikuar me numrin e panjohur. Por ndërkohë sipas Fundos, SPAK ka qenë në vëzhgim dhe pas disa orësh, po në datën 12 Mars është arrestuar personi që i ka dërguar materialet. Në të njëjtën kohë, atij i ka ardhur një urdhër nga prokurori Bledar Maksuti për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimeve të akteve. Në “Opinion” ai tregoi kush janë arrestuar.
    “Thotë që është ndaluar nga ana e Policisë Gjyqësore shtetasi Zambak Gjoni, i cili rezulton pronari i numrit të telefonit që më ka çuar mua mesazhin. Por rezulton të mos i ketë çuar vetëm në emrin tim. I ka çuar edhe në gazetarë të tjerë. I ka shpërndarë dy persona të tjerë të identifikuar, unë dhe një gazetar tjetër i opozitës. Ky person rezulton sipas kërkimeve që bëra më pas të ketë qenë ish-zyrtar së Drejtorisë së Burgjeve, ish-drejtori i Burgut të Vlorës. Ka rezultuar që është arrestuar edhe shtetasi Arnold Rrokaj që është arrestuar po në datën 13 Mars, të cilët kanë pasur dijeni apo kanë disponuar dokumente apo akte, sekrete hetimore, identitete, aktivitete etj., dhe thotë më pas prokurori urdhërohet ruajtja e sekretit hetimor, aktet”, tregoi Fundo.
    Gazetari tregoi se dy të arrestuarit, njëri punonjës i “Burgjeve” dhe tjetri i IMT-së, kanë lidhje me një ish-zyrtar të lartë të burgjeve.
    “Në bashkëpunim me të dyshohen dhe persona të tjerë të përfshirë. Ka pasur një grup që mblidhnin informacione dhe i përdornin informacionet, sekrete hetimore, dokumente prokurorie, i kanë marrë dhe mbledhur dhe ndoshta do të donin t’i përdornin për qëllime të caktuara kriminale. Ato sipas prokurorit Bledar Maksuti janë akt kriminal veprimet që kanë kryer. Se ti nuk mund të nxjerrësh dokumente nga SPAK dhe t’ia japësh gazetarëve”, tha ai.
    Sipas gazetarit flitet që ka edhe dokumente dhe dosje të tjera që ky grup i caktuar i kryente për investigime private. Më pas ato mund të përdoreshin për shantazh, korrupsion apo për të tërhequr vëmendjen mediatike.
    “Dy persona kanë pasur dokumente dhe flitet që ka dhe dosje e dokumente të tjera. Flitet se dyshohet se është një grup i caktuar i cili kryente investigime private dhe mblidhte dosje. Këto dosje i nderuar përdoren për shantazh, për korrupsion, për “spin”, për të tërhequr vëmendjen mediatike. Ne jemi mësuar me këto që një zhurmë e madhe heq një zhurmë më të madhe. Nëse do të dilte ai deputeti dhe ai hetimi atje dhe binte në duar të gabuara, do hiqej vëmendja nga shumë gjëra. Nëse do dilte ky biznesmeni atij biznesmeni mund t’i vinin gjobë, t’i merrnin dhe para. Nëse do dilte ajo zonja atje kushedi çfarë pasoja kishte se janë shumë dokumenta, kanë lidhje, me to mund të abuzosh sa të duash”, tha Fundo.
    Sipas Fundos këto dokumente mund të kenë dalë si pasojë e ndonjë hakimi të brendshëm.
    “Do të thotë që një person që punon brenda institucionit ka marrë dokumente. Nuk mendoj që është kaq i kollajtë. Mendoj që është atje brenda”, tha ai.

  • Berisha akuzon për falsifikim dokumentesh, Bido i kthehet: E kam nxjerrë blof  me fakte të forta

    Berisha akuzon për falsifikim dokumentesh, Bido i kthehet: E kam nxjerrë blof me fakte të forta

    Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.
    I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.
    ‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai.
    Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.
    I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.
    ‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai.
     
     

  • Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, Banorët: Ja si na u grabit prona, t’i tregojmë…

    Në SPAK rezistenca kundër resortit të Bashkim Ulajt në Velipojë, Banorët: Ja si na u grabit prona, t’i tregojmë…

    Prej vitit 2008, banorë të fshatit Baks Rrjoll të Velipojës, përpiqen të marrin pronësinë e tokave të tyre, por nuk ia dalin, derisa të tjerë njerëz me pushtet, e me aq para sa për të korruptuar drejtësinë siç ata thonë, ia grabitën ato. Mbi këto prona të cilët banorët me lot dëshpërimi në sy thonë se iu vodhën me dokumente të falsifikuara, botuesi dhe biznesmeni Bashkim Ulaj do të ndërtojë një resort me 5 yje në perlën e Adriatikut, pranë Ranës së Hedhun. Dokumentet e pronësisë të cilat për institucionet e Shkodrës nuk pinë ujë, banorët i dorëzuan në SPAK përmes një kallëzimi, me shpresën se kjo strukturë e posaçme do të zbulojë korrupsionin sipas tyre deri tek gjyqtarët. “Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata më parë, por të gjithë më thonë s’i ke. I ka marrë i forti, s’kanë për të mi dhënë mua”, tha dje një banor para SPAK.
    Sipas banorëve dhe avokatit të tyre Ndue Pjetra, në vitin 2016 me dokumente të falsifikuara që pretendohet se mbajnë datën e largët, 3 ditë para luftës së ’97-ës, pronat e tyre i mori me vendim gjykate Fatmir Shpellzaj, ish-punonjës në bashki, sot kryetar i Partisë së Lirisë në Malësinë e Madje. “Dihet që janë false, sapo të merren provohen me akt ekspertimi se kur janë shkruar në 1997 apo në 2016”, shprehet avokati i banorëve, Ndue Pjetra. Megjithatë, sipas banorëve, këto dokumente dhe lekë të dhëna ryshfet i shërbyen dy gjyqtarëve të Shkodrës Vojsava Osmanaj dhe Astrit Kalaja ta bëjnë zyrtarin, pronar në një kohë të shpejtë, pa pasur lidhje me tokat në këtë fshat.
    “I pari që ka nisur falsifikimin është Fatmir Shpellzaj. Vosjava Osmanaj me Astrit Kalanë që nga 2016-a deri kur ka marrë pronën Shpellza ma kanë mbajtur dosjen peng deri në 2023. Në momentin që Shpellzaj mori pronën mbi pronat tona, atëherë zhvilloi gjyqin tonë”, thotë një tjetër banor “Është grup i strukturuar kriminal. Janë gjyqtarë, ekspertë, punonjës të hipotekës së Shkodrës së asaj kohe”, shprehet avokati. Kjo skemë sipas avokatit u përdor kur doli ligji për investitorët strategjik. “Këta shfrytëzuan rastin dhe gjetën ku ka toka të lira malesh dhe gjetën këto që nuk i kanë regjistruar”, thekson avokati Pjetra. Të brengosur, por me këmbëngulje, banorët, të cilët më herët kanë bërë rezistencë edhe përballë policisë për të ruajtur tokat e tyre, thonë se nuk do të lejojnë që ky projekt korruptiv sipas tyre nga botuesi dhe pronari i stacionit televiziv A2, të vihet në zbatim. “Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë. kemi ardhur për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu”, insiston një banor.
    “Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë”, tha mes lotësh një banor në protestën para SPAK.