Tag: dokumente

  • Berisha nuk i ndahet Dumanit: Mercenar i pushtetit që mban Ilir Metën në burg

    Berisha nuk i ndahet Dumanit: Mercenar i pushtetit që mban Ilir Metën në burg

    Sali Berisha sulmoi sërish nga SPAK Altin Dumanin, duke e quajtur mercenar të pushtetit, që amnistoi ish-gjyqtaren e përfshirë në dosjen e Suel Çelës.
     “Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini apo Pajtime Dumani. E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu”, tha Berisha.
    I pyetur nëse ka preferenca mes kandidatëve që garojnë për kreun e SPAK, Berisha tha: “Ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet. Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar”.

    Në 13 tetor pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” në të cilën është marrë i pandehur Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.
    Ish- kryeminstri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa dhëndri i tij krahas korrupsionit akuzohet se ke kryer edhe pastrim parash.
    /vizionplus.tv

  • “Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama”/ Avokati Cakrani, ngre akuza të rënda: Pastrim parash…

    “Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama”/ Avokati Cakrani, ngre akuza të rënda: Pastrim parash…

    ‘Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit’.
    Kjo ishte deklarata e avokatit Kujtim Cakrani në një emision televiziv, teksa akuzoi ligjvënësin e ri socialist, Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivit Qendror, se ka falsifikuar dokumentet e pronarëve të ligjshëm për llogari të mafies së takave, siç e cilësoi ai.
    Sipas Cakranit, Arkivi Qendror i shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokumenteve të pronave, dhe pavarësisht se Bido ka qenë nën hetim nga Prokuroria kjo e fundit, e ka lënë të lirë dhe të paketuar, pasi urdhrat të tilla kanë qenë nga lart.
    Avokati Cakrani shkoi më tej kur tha se kryeministri Edi Rama po pastron paratë e korrupsionit politik përmes studiove të huaja arkitekturore, me lidhje të forta me eurodeputetë të korruptuar.
    Arkivi Qendror i Shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokument të pronave. Dhe drejtori i zgjedhur deputet është kapur në flagrancë nga prokuroria, që ka futur dhe ka bërë pjesë të Arkivit Qendror, dokumente të mafies së tokave. Mafia e tokave ka futur dokumente në bodrumet e errëta të Tiranës, dhe i ka futur në arkiv si dokumente me rëndësi historike e më pas i ka nxjerrë që aty dhe më pas si dokumente toke. Ka vjedhur hektarë pronash e kanë marrë dëmshpërblim financiar. Problemi i pronave, veç falsifikimeve në hipotekë, problemi qëndron tek Arkivi Qendror i Shtetit, institucioni kryesor. Nëse arrin të fusësh dokumente të falsifikuara, ti ke shkatërruar jo vetëm pronat por edhe historinë e Shqipërisë.
    Bido është deputet dhe ishte në përgjegjësi penale me një grup tjetër. Është hetuar, dhe si përfundim doli nga hetimi e mbetën të tjerë brenda. Prokuroria s’donte ta hetonte, e thirri e pyeti dhe tha s’mbaj përgjegjësi. Tani del e na flet për historinë, tani deputet. Nëse në falsifikimet i ke në arkiv, dhe i nxjerr e vjedh pronat, e kupton se në çfarë nivele jemi. Janë vjedhur prona në mes të Tiranës. Askush nuk flet për këto. Problemi është akoma më i thellë, s’është vetëm vënia e një pistolete në kokë. Grupet e interesit afër kryeministrit si investitor strategjik kanë futur dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit.
    Si i ka marrë familja e kryeministrit 124 mijë dynym tokë në Vuno, ku familja e tij s’ka vend varri në Vuno. SPAK për pronën e pronarit bëri gjithë ato hetime, ndërkohë SPAK s’heton këto që kanë zaptuar bregdetin e Shqipërisë me dokumente false. Po e shkatërrojnë Shqipërinë. Këtë që ka bërë Rama me investitorët s’ia ka bërë asnjë pushtues që ka bërë në këto anë. Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkiv Shteti. Sajoi Hoxha po jo në nivelet e Edi Ramës. Studiot e arkitekturës, janë studiot e korrupsionit politik. Studiot arkitekturore i përdor për korrupsion politik dhe u thotë bizneseve çojini jashtë e nga pas kanë të korruptuarit e Evropës. Melonit i dha copë Shqipërie, tjetrit Vlorën, Buitrintin, Gjirokastrën. E ka ndarë copa-copa.

  • 8.8 milionë dokumente të gjeneruara në 9-mujorin përmes “e-Albania”

    8.8 milionë dokumente të gjeneruara në 9-mujorin përmes “e-Albania”

    Nga janari deri në shtator 2025, portalit qeveritar “e-Albania” i janë gjeneruar 8.8 milionë dokumente zyrtare, një shifër që dëshmon qartë rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike në vend dhe një transformim të thellë në mënyrën sesi qytetarët dhe bizneset ndërveprojnë me administratën publike.
    Sipas të dhënave zyrtare nga platforma, të gjitha këto dokumente janë lëshuar në kohë reale dhe janë të pajisura me vulë elektronike, çka i siguron vlefshmërinë ligjore pa nevojën për prezencë fizike në sportele apo për procedura shtesë administrative. Kjo jo vetëm kursen kohë dhe burime, por edhe e bën komunikimin me institucionet më efikas dhe transparent.

    Ky numër i lartë dokumentesh është një tregues i besimit në rritje që qytetarët dhe institucionet kanë ndaj shërbimeve digjitale. Për më tepër, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike në Shqipëri, duke reduktuar ndjeshëm burokracinë dhe duke rritur aksesin ndaj shërbimeve.

    Aktualisht, “e-Albania” ofron mbi 1200 shërbime publike online, duke u bërë një pikë referimi të domosdoshme për qytetarët, bizneset dhe institucionet shtetërore, duke kthyer platformën në një nyje kyçe të digjitalizimit të shërbimeve publike në vend.

    Ky progres është një dëshmi e qartë e transformimit teknologjik që po kalon vendi ynë dhe një lajm i mirë për të gjithë ata që kërkojnë efikasitet dhe transparencë në marrëdhëniet e tyre me shtetin.

  • ‘Rikthehet’ skandali Epstein, Elon Musk dhe Princi Andrew përmenden në dokumentet sekrete

    ‘Rikthehet’ skandali Epstein, Elon Musk dhe Princi Andrew përmenden në dokumentet sekrete

    Miliarderi Elon Musk dhe Princi Andrew janë mes emrave që përmenden në dokumente të reja të bëra publike nga demokratët në Kongresin amerikan, të cilat lidhen me financierin e ndjerë dhe të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein.
    Dokumentet, që janë dorëzuar në Komitetin për Mbikëqyrje dhe Reformë të Dhomës së Përfaqësuesve nga përfaqësuesit e pasurisë së Epstein-it, tregojnë se Musk ishte ftuar në ishullin privat të Epstein-it në dhjetor të vitit 2014.
    Ndërkohë, një manifest fluturimi nga New Jersey drejt Floridës në maj të vitit 2000 tregon se Princi Andrew ishte mes pasagjerëve.
    Të dy, Musk dhe Princi Andrew, janë kontaktuar për koment nga mediat. Princi Andrew ka mohuar me vendosmëri çdo gjë. Musk është cituar më herët të ketë thënë se kishte marrë ftesë për të vizituar ishullin, por e kishte refuzuar.
    Këto dokumente përbëjnë pjesën e tretë të materialeve të dorëzuara nga pasuria e Epstein-it. Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes thonë se dokumentet përfshijnë regjistra të mesazheve telefonike, kopje të regjistrave të fluturimeve dhe manifestet e avionëve, libra financiarë dhe orarin e përditshëm të Epstein-it.
    Përveç Musk dhe Princit Andrew, në dokumente përmenden edhe figura të tjera të njohura si sipërmarrësi i teknologjisë Peter Thiel dhe ish-këshilltari i Donald Trump-it, Steve Bannon.
    Një shënim i datës 6 dhjetor 2014 në dokumente thotë: Kujtesë – Elon Musk në ishull më 6 dhjetor (a është ende në plan?).
    Një manifest fluturimi tregon se Princi Andrew ka udhëtuar me Epstein-in dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, nga Teterboro, New Jersey, në West Palm Beach, Florida, më 12 maj 2000. Maxwell u dënua në vitin 2021 për komplot me Epstein për trafikimin seksual të vajzave të mitura.
    Në dokumente përmendet edhe një drekë e planifikuar me Peter Thiel në nëntor të vitit 2017, si dhe një mëngjes i planifikuar me Steve Bannon më 17 shkurt 2019.
    Nuk ka sugjerime se personat e përmendur në dokumente kishin dijeni për aktivitetet kriminale për të cilat më vonë Epstein u arrestua. Jeffrey Epstein vdiq nga vetëvrasja në një qeli burgu në New York në gusht të vitit 2019, ndërsa po priste gjyqin për akuza mbi trafikim seksual.
    Në vitin 2008, ai arriti një marrëveshje me prokurorët, pasi prindërit e një vajze 14-vjeçare e akuzuan për abuzim seksual në shtëpinë e tij në Palm Beach. Ai u arrestua sërish në korrik të vitit 2019 për trafikim seksual.
    Zëdhënësja e demokratëve në Komitetin e Mbikëqyrjes, Sara Guerrero, i bëri thirrje Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që të publikojë më shumë dokumente të lidhura me Epstein.
    “Duhet të jetë e qartë për çdo amerikan se Jeffrey Epstein ishte mik me disa nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur në botë. Çdo dokument i ri që publikohet sjell më shumë informacione ndërsa punojmë për të sjellë drejtësi për të mbijetuarit dhe viktimat”, u shpreh ajo.

  • Greqia miraton ligj drakonian për azilkërkuesit e refuzuar, burgim deri në 5 vjet dhe gjoba për ata që nuk largohen

    Greqia miraton ligj drakonian për azilkërkuesit e refuzuar, burgim deri në 5 vjet dhe gjoba për ata që nuk largohen

    Greqia ka miratuar një ligj të ri që mund të çojë azilkërkuesit e refuzuar në burg dhe t’u vendosë gjoba, duke forcuar politikën e qeverisë së qendrës së djathtë për të frenuar emigrantët pa dokumente.

    Sipas legjislacionit, ata që nuk largohen brenda 14 ditëve pas refuzimit të kërkesës për azil përballen me dënime nga dy deri në pesë vjet burg, ndërsa gjoba mund të arrijnë 10,000 euro.
    Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi se masa synon të mbrojë qytetarët grekë: “Mesazhi është i qartë: nëse kërkesa juaj për azil refuzohet, keni dy zgjedhje. Ose shkoni në burg ose ktheheni në atdheun tuaj. Shteti grek nuk ju pranon… Nuk jeni të mirëpritur.”
    Ligji i ri ashpërson edhe masat parandaluese: emigrantët që hyjnë pa dokumente mund të ndalohen deri në 24 muaj, ndërsa ata që kanë qenë shtatë vjet në vend nuk mund të legalizojnë statusin e tyre.
    Ky vendim vjen vetëm dy muaj pas pezullimit 90-ditor të aplikimeve për azil nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pas një rritjeje të mbërritjeve në ishujt e Kretës dhe Gavdos. Qeveria i përshkruan politikat e saj të migracionit si “të ashpra, por të drejta”, duke mohuar akuzat për kthime të paligjshme të emigrantëve.
    Reagimet kanë qenë të menjëhershme. Ekspertët dhe organizatat për të drejtat e njeriut kritikuan ligjin si të ashpër dhe diskriminues. Lefteris Papagiannakis nga Këshilli Grek për Refugjatët e quajti ligjin “racist dhe absurd”, duke theksuar se vendi ka nevojë për emigrantë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa popullsia greke bie.
    Disa ish-ministrave të migracionit, si Dimitris Kairidis, paralajmëruan se Athina duhet të lehtësojë edhe rrugët ligjore të migracionit, duke mos u përqendruar vetëm te parandalimi i emigrantëve pa dokumente, veçanërisht në një kohë kur ekonomia kërkon punëtorë në bujqësi, ndërtim dhe turizëm.
    Ligji shënon një epokë të re të tolerancës zero për azilkërkuesit e refuzuar, duke vendosur Greqinë në mesin e vendeve më të ashpra në Evropë për politikën e migracionit.

    Top Channel

  • Dënohej me dy deri në pesë vjet burg/ Greqia, tani miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

    Dënohej me dy deri në pesë vjet burg/ Greqia, tani miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

    Parlamenti grek miratoi sot një ligj të diskutueshëm që parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në vend, gjë që tani dënohet me dy deri në pesë vjet burg.
    Pavarësisht kritikave të shumta nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Avokati i Popullit Grek, Unioni i Gjyqtarëve Administrativë dhe një numër OJQ-sh për të drejtat e njeriut, ligji u miratua nga shumica e partisë konservatore në pushtet, Demokracia e Re (ND), partisë nacionaliste Niki dhe deputetëve të pavarur të ekstremit të djathtë pas një debati të nxehtë në parlament që filloi të martën.
    Parlamenti njoftoi se të gjitha partitë e majta të opozitës votuan kundër ligjit. Partia Socialiste Pasok e quajti ligjin “të paligjshëm, kaotik dhe të pazbatueshëm”, ndërsa Partia Komuniste – KKE e quajti atë “racist dhe të turpshëm”.
    Ligji parashikon kthime të detyruara për azilkërkuesit e refuzuar, nëse ata nuk vendosin të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre. Qëndrimi i paligjshëm përbën vepër penale dhe dënohet me dy deri në pesë vjet burgim.
    “Shtetasit e vendeve të treta që u janë lëshuar urdhra kthimi do të mbahen të ndaluar derisa të largohen”, paralajmëroi Ministri i Migracionit Thanos Plevris. Dënime me të paktën tre vjet burgim parashikohen për të huajt që u është lëshuar urdhër kthimi dhe që kthehen në Greqi pa dokumente.
    Duke iu referuar politikave të fundit të BE-së që inkurajojnë kthimet e detyruara, ministri përshëndeti faktin se Greqia ishte “vendi i parë që prezantoi një masë jashtëzakonisht parandaluese” për emigrantët pa dokumente dhe “në këtë mënyrë kriminalizoi qëndrimin e paligjshëm”.
    “Që tani e tutje, emigrantët e paligjshëm duhet të dinë se do të vendosen në paraburgim administrativ dhe nën mbikëqyrje” dhe se po kryejnë “një krim dhe do të shkojnë në burg”, tha ministri, i njohur për qëndrimin e tij anti-imigracion si ish-anëtar i një partie të ekstremit të djathtë.
    Ligji shtrëngon më tej politikën e migracionit të Greqisë dhe vjen dy muaj pas një pezullimi tremujor të kërkesave për azil për të huajt nga vendet e Afrikës së Veriut. Kjo masë, gjithashtu e kritikuar, u miratua në fillim të korrikut pas mbërritjes së mijëra njerëzve në Kretë, një ishull shumë i njohur për turistët.

  • Biblioteka Kombëtare e Kinës ekspozon dokumente të rralla të Luftës së Dytë Botërore

    Biblioteka Kombëtare e Kinës ekspozon dokumente të rralla të Luftës së Dytë Botërore

    Biblioteka Kombëtare e Kinës (NLC) ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar dokumenteve dhe materialeve historike nga Lufta e Rezistencës së Popullit Kundër Agresionit Japonez (1931-1945).

    Ekspozita sjell tekste, artefakte, arkiva të dixhitalizuara dhe seanca interaktive, duke pasqyruar rezistencën e popullit kinez ndaj pushtuesve japonezë. Materialet e ekspozuara janë rezultat i një projekti të nisur në vitin 2012 për ruajtjen e arkivave nga periudha revolucionare.

    Vizitorët mund të përdorin kode QR për të qasur në burime dixhitale mbi ngjarje kyçe, të krijojnë stema përkujtimore, materiale koleksioni dhe të lënë mesazhe në një mur të dedikuar.

    Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 15 tetor, zhvillohet edhe në shtatë biblioteka të tjera në provincat Hebei, Jiangsu, Zhejiang dhe Hubei. Sipas NLC-së, deri në korrik janë kataloguar e publikuar 2,714 vëllime me dokumente lufte nga Lufta e Dytë Botërore./KultPlus.com

  • Vrasja e Xhon Kenedit, gazetarit britanik iu kërkua të lajmëronte ambasadën amerikane 25 minuta para ngjarjes

    Vrasja e Xhon Kenedit, gazetarit britanik iu kërkua të lajmëronte ambasadën amerikane 25 minuta para ngjarjes

    Në një moment që tronditi botën, presidenti amerikan Xhon F.Kenedi u vra teksa ishte në një vizite zyrtarë në Dallas më 22 nëntor 1963. Ajo ngjarje e rëndë tërheq ende interesin e madh të historianëve, profesionistë dhe amatorë, të cilët kanë pritur me durim për de–klasifikimin e dokumenteve tepër sekrete rreth tragjedisë. Më në fund, në vitin 2017, disa nga këto dokumente u publikuan, dhe zbuluan se një gazetar britanik ishte informuar 25 minuta para atentatit.

    Dokumentet e vitit 2017

    Gjatë presidencës së tij, Donald Trump autorizoi de–klasifikimin dhe publikimin e më shumë se 2800 dokumenteve, që më parë mbaheshin sekret, bazuar në Aktin e Mbledhjes së Dokumenteve mbi Vrasjen e Xhon F.Kenedit të miratuar në vitin 1992.

    Ai urdhëronte që i gjithë koleksioni i dokumenteve të vendosej në Arkivin Kombëtar, dhe që të gjitha dokumentet që ruheshin, të viheshin në dispozicion të publikut jo më vonë se data 26 tetor 2017. Në fakt pati shumë dokumente, të cilat në momentin e fundit Trump i ndaloi që të publikoheshin.

    Ato u mbajtën sekret me kërkesë të FBI-së dhe CIA-s, të cilat kishin shqetësime për sigurinë kombëtare nëse ato bëheshin publike. Megjithatë, shumë informacione të reja dolën në dritë pas publikimit të dokumenteve të publikuara, shumica e të cilave i përkasin atij që u cilësua siautori kryesor i vrasjes Li Harvi Osvald. Zbulime të tjera dokumentesh, përshkruajnë nëdetaje operacione të ndryshme të Luftës së Ftohtë, informacione mbi Bashkimin Sovjetik dhe shënime mbi aktivitetet e spiunazhit.

    Një telefonatë anonime

    Tek ato dokumente përfshihej një memo e agjentit të CIA-s Xhejms Engëllton drejtuar drejtorit të FBI-së J.Edgar Huver. Sipas tij, shërbimi sekrete britanik MI5 raportoi për një telefonatë anonime që iu bë një gazetari të njohur të gazetës “Cambridge Neës”, të cilit iu tha t’i telefononte urgjentisht ambasadës amerikane në Londër për “disa lajme të mëdha”.

    Engëllton theksonte se bazuar në llogaritjet e MI5, telefonata ishte bërë 25 minuta para vrasjes së Xhon Kenedit. Në shkresën që mban datën 26 nëntor 1963 thuhet:“Pasi u njoftuapër vdekjen e presidentit, gazetari njoftoi për telefonatën anonime policinë e Kembrixhit, dhe kjo e fundit vuri në dijen MI5.

    Një detaj i rëndësishëm është se sipas përllogaritjeve të MI5, telefonata ndodhi rreth 25 minuta para se të qëllohej presidenti. Gazetari britanik nuk kishte marrë kurrë një telefonatë të tillë më parë, dhe MI5 deklaron se ai njihet për ta si një person me shëndet mendor normal,dhe një besnik ndaj vendit të tij”.

    Ndoshta një detaj edhe më i çuditshëm është fakti se MI5 mori raporte të shumta për atë që po ndodhte nga mbarë Mbretëria e Bashkuar, diçka që Engëllton mendonte se kishte nevojë për hetime të mëtejshme. Majkëll Idoues, një avokat që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke hulumtuar mbi këtë atentat, thotë se ka shumë të ngjarë që telefonuesi anonim të ishte një agjent sovjetik i quajtur Albert Osborn. Ai besonte se ky agjent ishte miqësuar me Osvald disa muaj para vdekjes së Kenedit, megjithëse kjo nuk është konfirmuar.

    Dokumente të reja të de–klasifikuara

    Këtë muaj, presidenti aktual Xho Bajden ka publikuar dokumente të tjera rreth vrasjes së Xhon Kenedit. 173 skedarë u ngarkuan në internet, dhe kjo do të thotë se mbi 97 për qind e koleksionit të Arkivave Kombëtare është tani në dispozicion të publikut.

    Pjesa më e madhe e këtyre dokumenteve u publikuan më parë në një formë të redaktuar, por tani janë të disponueshme në formën e tyre të plotë. Ashtu si Trump vite më parë, Bajdenurdhëroi që disa dokumente të mbeten sekrete deri në qershorin e vitit 2023 për t’u siguruar që ato të mos shkaktojnë një “dëm të identifikueshëm”.

    Edhe pse nuk pritet të ketë ndonjë zbulim të madh në lidhje me atentatin, një nga dokumentet ka treguar tashmë se presidenti i Meksikës, luajti një rol të rëndësishëm në përgjimin e fshehtë të ambasadës sovjetike në Meksiko. / The Vintage News – Bota.al

  • Për Himarën dhe Himarjotët

    Për Himarën dhe Himarjotët

    Në këto 2 dokumente, të zbuluara në arkivat e Venedikut nga historiani Pëllumb Xhufi, tregohet qartazi historia e vërtetë, ajo shqiptare e Himarës dhe himarjotëve.

    1️⃣ Dokumenti i parë i përket vitit 1602, tek i cili, në rreshtin e 3 nga fundi flitet për “Himarjotët shqiptarë” siç qyhen në dokument (‘Albaneze Cimeriotto’) dhe për pozicionin e tyre në atë kohë.

    2️⃣ Ndërsa dokumenti i dytë venecian, i cili i përket vitit 1554, gjithashtu flet për Himarën dhe Himarjotët, ku në rreshtat e 14 dhe 15 shkruhet se një flotë osmane “po shkonte drejt Himarës për të shkatërruar plotësisht ata shqiptarë të gjorë!…”

    Dokumente të tilla për zonën në fjalë janë të shumta, madje në një letër që daton nga viti 1577, himarjotët i bëjnë thirrje Papës për ti ndihmuar me armë dhe furnizime kundër osmanëve, ku në fund, letra e himarjotëve mbyllet me adresën: “Prej Himare, domethënë prej Epirit të shqiptarëve, 12 korrik 1577” (marrë nga Kristo Frashëri, 2005, ‘Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve’).

    Për më shumë, një pjesë e madhe e dokumenteve të publikuara gjithashtu gjenden në librin e Pëllumb Xhufit, “Arbërit e Jonit”.

  • “Shqipëria ishte qendra e botës në Mesjetë”, Pëllumb Xhufi: Ne duhet të jemi krenarë, kjo është e dëshmuar me dokumente

    “Shqipëria ishte qendra e botës në Mesjetë”, Pëllumb Xhufi: Ne duhet të jemi krenarë, kjo është e dëshmuar me dokumente

    Historiani i njohur Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV foli për historinë e mesjetës së Shqipërisë. Xhufi u shpreh se në Mesjetë Shqipëria ka qenë qendra e botës, për shkak të pozicionit gjeografik që kishte ajo. Ne, thotë Xhufi, kemi pasur një Mesjetë të ndritur, jo të errët.

    “Ne duhet të jemi krenarë për historinë e Mesjetës. Se bëjmë diferencën me vendet fqinje. Shqipëria ka një histori mesjete jashtëzakonisht intensive dhe që është e dëshmuar me dokumente si asnjë popull tjetër. As grekët nuk e kanë mesjetën siç e kemi ne.

    As serbët e lëre më bullgarët, etj. Ata kishin mbretëri, por mos harroni që ne kemi qenë qendër e botës, jo për meritën tonë por ishte vendosja gjeopolitike e Shqipërisë në atë kohë. Duke pasur afërsinë me kontinentin evropian, me Evropën Perëndimore, me Italinë që ishte pararojë e perëndimit që shihte nga Bizanti, dhe duke pasur atë distancën e shkurtër të lidhjes 7 kilometërshin e famshëm të Kanalit të Otrantos dhe rrugën “Egnatia”, që ishte autostrada e botës së njohur të asaj kohe. Atëherë bota e njohur ishte Evropa.

    Edhe në një kohe që variabli gjeopolitik i kohës gjate gjithë Mesjetës ka qenë që Roma e vjetër duhej të ribashkohej me Romën e re, që ishte Kostandinopoja. Pra Perandoria Bizantine, ose Ish-Perandoria Romake e Lindjes, duhej të bashkohej me nënën e saj që ishte Roma e vjetër, që kishte kryeqytet Romën. Dhe kështu është historia e madhe e Evropës Mesjetare. Dhe është pikërisht me sulme që bënte fillimisht Perandoria Bizantine, e forcuar me Justinianin tonë, që ishte një perandor ilir nga Shkupi. 

    Historianët e atëhershëm e kanë thënë një gjë të tillë dhe njihet nga shkenca, madje thoshin se nuk ishte sllav se nuk kishin ardhur sllavët akoma. Ishte ilir nga Shkupi. Justiniani qe i pari ndër perandorët e lindjes, i cili tentoi dhe e ripushtoi dhe e bashkoi Italinë siç ishte para 2-3 shekujsh dhe krijoi një perandori unike, Perandoria Romake.

    Ne kemi pasur një Mesjetë të ndritur, nuk është e errët. Ka arkiva pafund, në Venecia, në Vatikan, në Ragusë, në Kotorr që është këtu afër nesh, në Napoli, pafund dokumente që ngelën për t’u shfrytëzuar. Flasim për shekullin e 14. Ne kemi pasur statute të një niveli të lartë. 

    Qytetet tona kryesore, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini, Durrësi, kanë qenë qytete me statute. Statute ishin kushtetuta të qyteteve shtete. Që funksionon si korpus të veçantë. Ato janë dokumente të mrekullueshme, të japin panoramën e një jete qytetare të rregulluar deri në detaje më të vogla”, tha Xhufi.