Tag: dokumentari

  • Dokumentari “Jeta si një film-Piro Milkani” kushtuar mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare

    Dokumentari “Jeta si një film-Piro Milkani” kushtuar mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare

    Rinia e studimeve në Pragën e bukur apo dhe momentet kyçe të karrierës në kinematografi janë vetëm një pjesë e asaj çfarë sjell dokumentari “Jeta si një film-Piro Milkani”. Premiera e filmit dokumentar “Jeta si një film-Piro Milkani” në kinema Millennium në Tiranë ishte dhe si një homazh artistik kushtuar mjeshtrit të madh të kinemasë shqiptare.
    Një dokumentar, që ndalet në rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm, nga ditët e para në Kinostudio, tek krijimet që lanë gjurmë. Një nga producentët  Skënder  Jaçe ndërsa shprehet për dokumentarin vlerëson shumë dhe kontributin e  madh të regjisorit Piro Milkani në kinematografinë shqiptare. “Një rrugëtim i bukur artistik që vjen natyrshëm nga rrëfimi emocional i regjisorit tonë të shquar “Artistit të Popullit” , Piro Milkani. Ai la pas një pasuri dhe vlerë kombëtare në kinematografinë shqiptare”, shprehet Skënder Jaçe. Premiera e filmit dokumentar u shfaq në kinema me praninë e familjarëve të regjisorit Piro Milkani, artistëve të ndryshëm, përfaqësues të institucioneve e më gjerë. Nga të pranishmit filmi u prit me shumë interes, një vlerësim dhe për punën e bërë për realizimin e tij. Dokumentari “Jeta si një film”, prodhuar nga “Cinemania” producent Jaklid Gaçen, skenarist Bashkim Hoxha, regjia është nga Rigers Plaka, Marviks Shantoja, kamera Toni Qelemeni, montazh dhe grafi Enea Pjerza dhe producent ekzekutiv Skënder Jaçe dhe është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Bashkia Tiranë. Ajo që e bën këtë film dokumentar të veçantë është zëri i vetë regjisorit Piro Milkani, i përdorur si një element rrëfyes, një narrator që udhëheq publikun nëpër kujtime, emocione dhe reflektime. Piro Milkani, krijoi dhe kontribuoi në kinematografinë shqiptare për mbi gjysëm shekulli.
    Gjithë jetën e tij, i’a dedikoi kinematografisë, audiovizualit dhe edukimit të brezave të rinj, duke lënë pas vepra cilësore e të dashura për publikun brenda e jashtë vendit. Piro Milkani u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

  • Sekretet e pathëna të Eddie Murphy në dokumentarin që s’duhet humbur këtë nëntor

    Sekretet e pathëna të Eddie Murphy në dokumentarin që s’duhet humbur këtë nëntor

    Netflix ka njoftuar publikimin e “Being Eddie”, një dokumentar i ri që përqendrohet në jetën dhe karrierën e aktorit dhe komedianit ikonik Eddie Murphy, i cili do të jetë i disponueshëm në platformë nga e mërkura, 12 nëntor. Dokumentari, i drejtuar nga fituesi dy herë i çmimit Oscar Angus Wall, përpiqet të kapë udhëtimin e një artisti që ka arritur të ruajë vëmendjen e publikut për më shumë se katër dekada, duke mbetur besnik ndaj talentit dhe personalitetit të tij.
    Përmbledhja zyrtare thotë: “Është e qartë se ekziston vetëm një Eddie Murphy. Asnjë komedian tjetër i ri nuk e ndau skenën me Jerry Seinfeld në moshën 17 vjeç dhe u bashkua me kastin e “Saturday Night Live” menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme.”
    Përmbledhja vazhdon, duke theksuar se “asnjë aktor nuk ka luajtur ndonjëherë një polic, një mjek dhe një gomar, ndërsa njëkohësisht ka pushtuar çdo aspekt të industrisë së Hollivudit që kanë prekur. Edhe më pak kanë arritur të mbeten personazhe të famshëm në vijën e parë për më shumë se katër dekada pa iu nënshtruar kurrë anës së errët të famës.”
    “Të jesh Eddie” përqendrohet në kombinimin unik të sharmit shpërthyes, ambicies së vendosur, talentit të papërpunuar dhe mençurisë së thellë që e vendosin Murphy-n në një klasë më vete. Dokumentari paraqet paraqitje kyçe nga personazhe të famshëm si Arsenio Hall, Brian Grazer, Chris Rock, Dave Chappelle, Jamie Foxx, Jerry Bruckheimer, Jerry Seinfeld, Tracee Ellis Ross dhe Tracy Morgan, duke ofruar një vështrim gjithëpërfshirës të karrierës dhe personalitetit të Murphy-t.
    Dokumentari është prodhuar nga John Davis, John Foxx, Sharice Hewitt-Webster, Terry Leonard dhe Kent Kubena, sipas një raporti nga Deadline, duke siguruar një prezantim me cilësi të lartë të një artisti që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë e argëtimit.

  • “Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë

    “Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë

    Dokumentari i shumëpritur “Melania” do të dalë në kinema në janar 2026 dhe do të hedhë dritë mbi rikthimin e zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Prodhimi, i realizuar nga Amazon MGM Studios, ka për qëllim të ofrojë shikuesve një pasqyrë të pashembullt të 20 ditëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025, përmes syve të Melania Trump.
    Nëpërmjet një serie pamjesh ekskluzive, dokumentari do të ndjekë Melanian në periudhën e rëndësishme të tranzicionit, kur ajo përballet me kompleksitetet e presionit publik dhe administrativ gjatë kalimit në një rol të ri dhe të fuqishëm. Do të shihen takime kyçe, biseda private dhe momente të papara më parë, që do t’i japin publikut një pamje më të thelluar të jetës së saj.
    Melania Trump ka shpërndarë një foto në Twitter, ku shihet duke shikuar nga dritarja e një makine të parkuar, duke njoftuar dokumentarin dhe theksuar se ai do të pasqyrojë “jetën e saj të përditshme”, duke përfshirë periudhën e përgatitjeve për zhvendosjen në Shtëpinë e Bardhë dhe krijimin e ekipit të saj.
     

    Ky projekt premton të sjellë një perspektivë të re dhe të sinqertë mbi jetën e një prej figurave më të diskutuara të politikës amerikane.

  • Dokumentari i parë hapësinor 8K i “Shenzhou 13” pritet me interes  nga shikuesit

    Dokumentari i parë hapësinor 8K i “Shenzhou 13” pritet me interes nga shikuesit

    Filmi dokumentar “Shenzhou 13”, është shfaqur në kinematë e mbarë Kinës. Të dhënat e fundit nga platformat elektronike të kinemave treguan se deri në fund të shtatorit, ky film i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), shënoi një shitje të biletave prej më shumë se 5.6 milionë dollarësh amerikanë. 
    Filmi u promovua edhe në pritjet zyrtare të ambasadave kineze në shumë vende në kuadër të Ditës Kombëtare, duke përfshirë ato në ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, si dhe Shqipërinë. 
    Dokumentari është i pari film hapësinor me teknologji qartësie ultra të lartë 8K në Kinë, i cili bazohet në misionin e parë 6-mujor të ekuipazhit të fluturimit hapësinor në anijen “Shenzhou-13” në orbitë. Pjesa kryesore e filmit është xhiruar nga astronautët e misionit “Shenzhou-13” Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, si fotografë në stacionin hapësinor kinez, duke paraqitur hollësisht momentet kryesore të misionit të ekuipazhit, si lëshimi i raketës, hyrja në stacionin hapësinor, kryerja e misionit jashtë kabinës dhe rikthimi në Tokë. 
     

  • Vota e grave në Shqipëri!

    Vota e grave në Shqipëri!

    një nga gratë e intervistuara

    TIRANË-‘Vota e grave në Shqipëri’- është mini-dokumentari nga Fjola Graçi. Ky projekt heton sesi gratë votojnë në Shqipëri, veçanërisht në zonat rurale dhe ato nën varësi ekonomike. Përmes intervistave autentike dhe pamjeve nga terreni, Fjola Graçi në bashkëpunim me gazetarë të stafit ZËRI, sjellin rrëfime të pathëna mbi ndikimin që bashkëshortët, familja dhe komuniteti ushtrojnë mbi gratë.

    Dokumentari analizon modelet e trashëguara të bindjes dhe frikës, duke hapur një debat të nevojshëm mbi rolin e grave si votuese dhe përfaqësimin e tyre në politikë. Një qasje kritike dhe reflektuese mbi demokracinë, të drejtat e grave dhe fuqinë e zërit të tyre në shoqërinë shqiptare.
    Dokumentarin do ta gjeni në YouTube më 16 Tetor.
    Ky projekt është realizuar në kuadër të programit të subgranteve të masterclass-it të projektit “Breaking the Moulds, Shaping the Future”, i zbatuar nga Albanian Woman in Audiovisual në bashkëpunim me SCiDEV.

  • Dokumentari hapësinor 8K “Shen Zhou 13” shfaqet në Britaninë e Madhe

    Dokumentari hapësinor 8K “Shen Zhou 13” shfaqet në Britaninë e Madhe

    Më 19 shtator, Ambasada e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar organizoi një pritje për të festuar 76-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ku u shfaq dokumentari i parë hapësinor 8K i Kinës “Shen Zhou 13”, duke u bërë premiera e këtij dokumentari jashtë Kinës. 

    Mbi 400 të ftuar nga qarqet e ndryshme të Britanisë së Madhe morën pjesë në këtë aktivitet. 
    “Shen Zhou 13” është dokumentari i parë hapësinor 8K i Kinës, i xhiruar nga astronautët e Shenzhou 13, Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu. Filmi paraqet udhëtimin e jashtëzakonshëm gjashtëmujor të astronautëve në stacionin hapësinor nga perspektiva e tyre, duke treguar peizazhin madhështor të universit të paanë dhe jetën delikate të përditshme në hapësirë. Ky film përdor plotësisht teknologjinë vendase të fotografisë me definicion ultra të lartë, duke integruar eksplorimin shkencor me emocionet humaniste dhe duke i bërë homazh arritjeve të shkëlqyera të industrisë hapësinore të Kinës. 

  • Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor

    Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor

    Pas një viti pritjeje, Netflix ka zbuluar se dokumentari i shumëpërfolur rreth jetës dhe karrierës së Victoria Beckham do të publikohet më 9 tetor. Projekti vjen afër dy vjet pas suksesit të dokumentarit për David Beckham në 2023, dhe pritet të jetë po aq i jashtëzakonshëm.
    Victoria Beckham tregoi për revistën 72 Magazine dhe për Bloomberg se ishte pikërisht David ai që e inkurajoi të pranonte këtë përvojë. Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt fillimisht nëse publiku donte ta shihte jetën e saj të përditshme, rolin e saj si themeluese dhe drejtoreshë kreative e dy brendeve, por tani ndihet sa për të treguar çdo pjesë të historisë, përfshirë sfidat e të kaluarës.
    Dokumentari premton të heqë dorë nga idealizimet; Beckham paralajmëroi se do të ketë edhe momente emocionale, lot dhe reflektime të sinqerta. “Katër vitet me Spice Girls më definuan si artiste, por sollën edhe paragjykime. Kam punuar pothuajse 20 vjet në modë, dhe tani ndihem e gatshme të flas hapur për gjithçka,” tha ajo.
    Filmimi përfshin edhe momente familjare, Victoria ka konfirmuar se ka pjesë pamjesh me Davidin dhe fëmijët, edhe pse mund të mos përfshihen të gjitha në versionin përfundimtar. David shprehu mbështetjen në Instagram, duke thënë: “Jam krenar për ty” ndërkohë që mezi pret ta shohë.
    Dokumentari pritet të zbërthejë udhëtimin e Victorias nga ikona e popit drejt emrit të fuqishëm të modës, duke ofruar një pamje të plotë, njerëzore dhe të pakompromentuar të asaj që qëndron pas imazhit dhe markës Beckham.

  • Dokumentari “Film di stato” premierë në Festivalin e Venecias, një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës 1945-1990

    Dokumentari “Film di stato” premierë në Festivalin e Venecias, një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës 1945-1990

    Nga Julia Vrapi
    Dokumentari “Film di stato” i punuar me materiale arkivore nga fondi i Arkivit të Filmit dhe arkivave të tjera shënoi premierën në “Notti Veneziane”, një seksion i organizuar nga Giornate degli Autori në edicionin e 82-të të Festivalit Filmit të Venecias. Dokumentari i autorit Roland Sejko i ndërtuar nga materialet arkivore është prodhim i Luce Cinecitta. Nëpërmjet rrëfimit vizual dhe montazhit të veçantë të “filmave të shtetit”, Sejko paraqet në këtë dokumentar 40 vitet e Shqipërisë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga premiera e filmit dokumentar “Film di stato” në Festivalin e Venecias, duke shprehur se ka materiale arkivore të papublikuara më parë.
    “Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945-1990), duke përdorur material arkivor të papublikuar më parë, ndër të cilat dhe arkiva nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjet sociale. Sipas tij, me këtë vepër, Roland Sejko, i vlerësuar më parë me “David di Donatello” për Anija – The Ship dhe “Nastro d’Argento” për The Image Machine of Alfredo C. dëshmon edhe njëherë fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë në një reflektim të ri. “Një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare!”, shprehet ministri Blendi Gonxhja. Në Festivalin e Filmit në Venecia zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Jonid Jorgji dhe drejtorin e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit Eljan Tanini ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit “Notti Veneziane”, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.
    Nga aktiviteti i Sejkos
    Roland Sejko (1968, Shqipëri) u diplomua në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës para se të emigronte në vitin 1991 në Itali. Në vitin 2001 debutoi si regjisor me filmin dokumentar “Albania, il paese di fronte”, bazuar mbi materialet propagandistike të Istituto Luce dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). Në vitin 2012 drejtoi filmin “Anija- La nave”, një dokumentar mbi eksodin e shqiptarëve në Itali në vitet ’90. I prezantuar në Torino Film Festival, filmi u nominua nga juria për çmimin “Nastro d’Argento”. Në qershor të vitit 2013, filmi u vlerësua me “Davide di Donatello”, titulli më prestigjioz që jepet çdo vit nga Akademia Italiane e Filmit, si filmi më i mirë me metrazh të gjatë. Në vitin 2015 ishte regjisor i filmit dokumentar “Pritja” mbi vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014.

  • Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    Shfaqet dokumentari ‘Jeta si në film’, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

    “Jeta si në film-Piro Milkani”, titullohet dokumentari kushtuar regjisorit të shquar shqiptar, që ndërroi jetë në maj të këtij viti në moshën 86-vjeçare.

    Miq, kolegë, familjarë të Piro Milkanit ndoqën shfaqjen e filmit në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ku përmes zërit të tij, rrëfehet rrugëtimi artistik dhe jeta personale e një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

    Ky film një prodhim i Cinemania u realizua nga skenaristi Bashkim Hoxha dhe regjisorët Rigers Plaka e Marviks Shantoja.

    Ky dokumentar është një rrugëtim emocional, artistik dhe njerëzor përmes kohëve dhe kujtimeve të një mjeshtri si Milkani.

    I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.

    Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.

    Nga krijimtaria e regjisorit përmendim filmat si: 1990- Ngjyrat e moshës; 1988- Pranvera s’erdhi vetëm; 1987- Eja!; 1985- Në prag të jetës; 1984- Militanti; 1983- Fraktura; 1982- Besa e kuqe; 1981- Në kufi të dy legjendave; 1980- Një shoqe nga fshati; 1977- Shembja e idhujve; 1976- Zonja nga qyteti; 1975- Çifti i lumtur; 1971 -Kur zbardhi një ditë; etj./atsh/KultPlus.com

  • BBC shtyn në minutën e fundit dokumentarin për Ozzy Osbourne

    BBC shtyn në minutën e fundit dokumentarin për Ozzy Osbourne

    Dokumentari i shumëpritur “Ozzy Osbourne: Coming Home”, që ishte planifikuar të transmetohej më 18 gusht, është shtyrë vetëm pak orë para shfaqjes. Vendimi erdhi pas kërkesës së familjes së artistit, që u nda nga jeta më 22 korrik 2025.

    Në një deklaratë zyrtare, BBC-ja bëri të ditur se dokumentari nuk do të shfaqet në këtë moment, ndërsa një datë e re pritet të konfirmohet së shpejti.

    Filmi dokumentar sjell një portret intim të viteve të fundit të jetës së legjendës së muzikës rock. Ai përfshin përballjen e Ozzy-t me sfidat shëndetësore, rikthimin e tij në Britani, si dhe performancën e tij të fundit me Black Sabbath, më 5 korrik 2025 në Birmingham.

    Fillimisht i konceptuar si një seri me disa episode, projekti u rikonceptua në një dokumentar një-orësh për të përmbledhur jetën dhe trashëgiminë e Osbourne në një format më të drejtpërdrejtë. Mediat britanike raportojnë se ndryshimet në tonin e dokumentarit dhe përqendrimi tek momentet e fundit të jetës së tij kanë ndikuar në vendimin për shtyrje.

    Dokumentari mbetet një reflektim emocional mbi jetën e Ozzy Osbourne – jo vetëm si ikonë e muzikës, por edhe si bashkëshort, baba dhe njeri në betejë me kohën. Fansat në mbarë botën do të duhet të presin edhe pak për ta parë këtë kapitull përmbyllës të historisë së një legjende./KultPlus.com

    Mandatory Credit: Photo by REX/Shutterstock (9708981av)
    Ozzy Osbourne
    Download Festival, Day 3, Donington Park, Castle Donington, UK – 10 Jun 2018