Nga Julia Vrapi
Dita Botërore e Artit solli në vëmendje edhe problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre artistik. Kjo ditë i gjeti organizatat e skenës së pavarur kulturore në vend të dobëta dhe që operojnë në një klimë paqëndrueshmërie. Herë pas here artistë, kuratorë arti e më gjerë kanë sjellë në vëmendje problematikat që hasen në aktivitetin artistik, ku duket se nga institucionet nuk është treguar vëmendja që kërkohet. Andi Tepelena kurator arti njëkohësisht dhe bashkëthemelues i Skenës së Pavarur Kulturore në vendin tonë thotë se mes problemeve me të cilat përballen artistët e sektorit të pavarur është dhe ajo e punësimit. “Dita Botërore e Artit i gjeti organizatat e Skenës së Pavarur Kulturore apo dhe galeri arti shumë të dobëta, që operojnë në një klimë paqëndrueshmërie. Impakti që kanë në zhvillimin social ekonomik kulturor, por dhe në atë të punësimit të sektorit të pavarur është shumë i dobët”, shprehet Andi Tepelena.
Kritikat e Andi Teplenës bashkëthemelues i Skenës së Pavarur Kulturore shkojnë dhe ndaj Ministrisë së Kulturës. Edhe pse janë hartuar dokumente politikash kulturore, ai thotë që nuk ka vazhdimësi të procese. Tepelena sjell në vëmendje dhe një dokument që u hartua në vitin 2018 , “A Cultural Strategy for Albania”, që nuk ka lidhe me memorandumin e bashkëpunimit mes SPK-së dhe Ministrisë së Kulturës. “Ky dokument i politikave kulturore është përgatitur në konsultim me organizata dhe profesionistë të sektorit të pavarur në kohën e ministres Kumbaro. Por si gjithmonë me të ndërruar ministrat këtu nuk ka memorie institucionale, çdo ministër prodhon dokument politikash kulturore më vete. Rezultati është që nuk ka vazhdimësi të atyre proceseve. Ndërpritet zinxhiri. Historikisht kështu ka qenë çdo ministër Kulture. Por ky dokument ishte një road map harte dhe për organizatat e skenës së pavarur. Ky dokument nuk ka lidhje me memorandumin e bashkëpunimit SPK -Ministri Kulture. Memorandumi parashikonte kërkesa shumë konkrete, jo thjesht politika”, thotë Andi Tepelena kurator arti.
Politika që nuk zbatohen
“A Cultural Strategy for Albania” u financua nga KE dhe u hartua në bashkëpunim me ekspertë të KEA European Affairs, që është një qendër ndërkombëtare kërkimore dhe këshilluese e specializuar në hartimin e politikave në fushat e kulturës, industrive kreative, sportit, arsimit dhe rinisë, MK dhe me organizatat e sektorit të pavarur kulturor në vend. Por Andi Tepelena kurator arti bashkëthemelues i SPK-së shprehet se çfarë prodhohet për politikat në fushat e artit mbet në sirtar. “Nuk ka pasur një monitorim të kësaj strategjie, të politikave kulturore, sepse në fund fare për çfarë prodhohen këto dokumente, politika, kur nuk kanë një zbatim, një ndjekje, as azhornim, as ku jemi ato që kemi përgatitur si ministri. Ata prodhojë gjëra dhe në fund mbesin në sirtar”, vijon më tej Andi Teplena kurator arti. 15 prilli njihet ndryshe si Dita Botërore e Artit, një festë për të promovuar zhvillimin, përhapjen dhe kënaqësinë e artit. Kjo ditë u shpall nga UNESCO, në vitin 2019, në nder të Leonardo da Vinçit, një prej artistëve më të famshëm në histori, i cili ka lindur më 15 prill 1452. Çdo vit, më 15 prill, festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë në përforcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe shoqërisë, inkurajojnë ndërgjegjësimin më të madh për diversitetin e shprehjeve artistike dhe nxjerrin në pah kontributin e artistëve për zhvillimin e qëndrueshëm.
Tag: dokument
-

Andi Tepelena: Nuk ka memorie institucionale, çdo ministër prodhon dokument politikash kulturore më vete
-

Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale! Sektori prodhues në recesion
Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.
Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.
Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.
Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:
Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.
Kosova është ndër vendet më të fundit që kanë adoptuar një dokument formal në fushën e politikave industriale. Në vitin 2023 është pranuar “Strategjia për Zhvillimin industrial dhe Mbështetjen e Biznesit deri në vitin 2030”. Ky dokument reflekton një angazhim për transformimin e sektorëve kryesorë, përfshirë edhe aspektet inovative dhe të përputhshme me përkushtimet për integrim në tregjet evropiane.
Mali i Zi ka filluar procesin e formulimit të politikave industriale që nga viti 2016. Dokumenti më i fundit, që mbulon periudhën 2019–2023, thekson rëndësinë e modernizimit të sektorit, përmirësimit të produktivitetit dhe rritjes së integrimit në zinxhirët globalë të furnizimit. Ky dokument reflekton një orientim strategjik drejt diversifikimit të sektorëve dhe stimulimit të inovacionit.
Maqedonia e Veriut është një prej pionierëve në këtë fushë, pasi ka miratuar politikën e saj industriale që nga viti 2009. Dokumenti aktual, “Industrial Strategy of North Macedonia 2018–2027”, vendos një vizion afatgjatë dhe përfshin masa të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së inovacionit dhe integrimit në tregjet globale. Ky dokument reflekton një përkushtim të fortë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reformën strukturore në sektorin industrial.
Serbia filloi me zhvillime të politikave industriale që nga viti 2011 dhe ka përditësuar strategjinë e saj për zhvillimin industrial në periudhën 2021–2030. Ky dokument synon të rrisë kapacitetin prodhues, të modernizojë sektorin përmes adoptimit të teknologjive të avancuara, dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve publik dhe privat, duke integruar masa që mbështesin inovacionin dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.
Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës, veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja.
Industria në recesion
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.
Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin. Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra./Monitor/
-

Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj
Udhëheqësi i kristiandemokratëve në Gjermani, Friederich Merz, njoftoi se bisedimet për formimin e një koalicioni qeverisës kanë përfunduar me një marrëveshje, duke shtuar se synon që ta marrë detyrën e kancelarit në fillim të majit.
Merz theksoi se bisedimet për koalicion u zhvilluar në mes të “tensioneve ndërkombëtare politike në rritje”, duke përmendur pushtimin e Ukrainës të nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
“Agresori rus, Putin, nuk po shfaq gatishmëri për t’i dhënë fund luftës. Në të njëjtën kohë, pasiguritë ekonomike po rriten shumë. Vetëm këtë javë, vendimet e Qeverisë amerikane kanë shkaktuar turbulenca të reja”, tha Merz.
Merz do të jetë kancelari i gjerman, pasi ka arritur marrëveshje për një koalicion qeverisës me Socialdemokratët e udhëhequr nga Lars Klingbeil, që pritet të bëhet ministër i Financave.
Mbështetja për Ukrainën
Pasi u njoftua për arritjen e marrëveshjes për Qeverinë e re, koalicioni publikoi programin politik prej 144 faqesh, ku ofrohet mbështetje e fuqishme për Ukrainën.
“Do t’i ofrojmë Ukrainës mbështetje gjithëpërfshirëse, që ajo të mund të mbrohet në mënyrë efektive ndaj agresionit rus dhe të ketë një pozicion të fortë në negociata”, thuhet në dokument.
Qeveria në largim e Gjermanisë, që udhëhiqet nga socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz, ka qenë një furnizuese kryesore e ndihmës ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, që nga nisja e pushtimit më 2022.
Merz, si udhëheqës i opozitës, shpesh ka kërkuar që Qeveria të veprojë më shpejt dhe më guximshëm në këtë drejtim. Por, nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë.
Gjatë një vizite në Berlin, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka shpresë që qeveria e re do t’i dërgojë Ukrainës raketat lundruese Taurus – një kërkesë e kahershme e tij. Merz, në atë kohë, nuk dha zotimin se do të përmbushte këtë kërkesë të Zelenskyt.
Pritet që qeveria e re të rrisë ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes së Gjermanisë, megjithëse nuk dihet ende saktësisht se sa.
Edhe para se të marrë detyrën, Merz ka kërkuar miratimin e reformave përmes Parlamentit gjerman, që nënkupton se kufizimet e ashpra për borxhin qeveritar më nuk do të vlejnë për shpenzimet për mbrojtjen.
“Siguria jonë aktualisht është më e rrezikuar seç ka qenë në çdo kohë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë vjen nga Rusia”, tha ai, në dokumentin për politikat e koalicionit të ri.
Tarifat e Trumpit
Në dokument nuk përmendet presidenti amerikan.
Por, kur Merz u pyet nga një gazetar i huaj për raportet me SHBA-në, ai u përgjigj në anglisht:
“Mesazhi për Donald Trumpin është: Gjermania është kthyer në rrugën e duhur, Gjermania do të përmbushë obligimet sa i përket mbrojtjes”.
I pyetur për tarifat amerikane, Merz tha se Evropa duhet të ketë një përgjigje të përbashkët për to. Këto deklarata ai i bëri disa orë pasi shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për një sërë kundërmasash, përfshirë tarifa për importe të caktuara nga SHBA-ja, duke nisur nga 15 prilli.
Merz është një transatlantist i kamotshëm dhe për katër vjet ka punuar për një kompani investuese amerikane. Pas fitores së tij në zgjedhje në shkurt, në mes të rritjes së tensioneve mes Evropës dhe administratës së re amerikane, ai deklaroi se Evropa duhet të fitojë “pavarësinë” nga Uashingtoni sa i përket mbrojtjes.
Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës, megjithatë, thuhet se raportet me SHBA-në janë “të një rëndësie jetike”.
“Sa i përket politikës tregtare, ne synojmë bashkëpunim të ngushtë me gjithë Amerikën e Veriut. Fushat ekonomike transaltantike ofrojnë kushtet më të mira për sukses në garën globale”, u tha në dokument.
Në dokument po ashtu përmendet edhe Irani. Aty thuhet se Gjermania riafirmon përkushtimin për të punuar me Uashingtonin dhe partnerët e tjerë perëndimorë që t’i jepet fund programit bërthamor të Iranit.
Sa i përket prioriteteve të brendshme të Qeverisë, aty përmenden premtimet për rritje ekonomike përmes reformave ekonomike dhe shtypjes së imigrimit të paligjshëm.
Koalicioni i ri duhet të marrë miratimin e anëtarëve të partisë të socialdemokratëve dhe udhëheqjes së kristiandemokratëve, para se të votohet në Parlament./REL
-

EPP merr një linjë më të fortë për migracionin në planin e politikave
Partia Popullore Evropiane (PPE), grupi më i madh në Parlamentin Evropian, ka miratuar këtë javë një dokument të ri vizionar mbi migracionin, duke ofruar një qasje të balancuar, të vendosur dhe të orientuar drejt së ardhmes për të përballuar sfidat e migracionit në Bashkimin Evropian.
Dokumenti me titull “Përdorimi i migracionit: Një qasje e fortë, e drejtë dhe e orientuar drejt së ardhmes” përbën një plan ambicioz me 9 pika, që synon të vendosë rregull dhe kontroll në menaxhimin e kufijve dhe të mbrojë interesat legjitime të qytetarëve evropianë pa hequr dorë nga përgjegjësitë humanitare.
Përforcimi i kufijve të jashtëm, rritja e rolit të Frontex dhe goditja e trafikantëve të qenieve njerëzore janë ndër masat konkrete që PPE propozon për të frenuar migracionin e pakontrolluar dhe për të garantuar sigurinë. Dokumenti flet qartë për nevojën e përdorimit të teknologjive të reja – si inteligjenca artificiale dhe sistemet biometrike – për të ndërtuar një agjenci kufitare moderne dhe efektive, në shërbim të një Evrope të sigurt.
PPE propozon gjithashtu forcimin e partneriteteve me vendet e origjinës dhe tranzitit të migrantëve, duke nxitur bashkëpunimin dhe duke e lidhur ndihmën financiare dhe aksesin në vizat evropiane me gatishmërinë për të ndalur flukset dhe për të pranuar kthimet. Ky është një hap drejt një politike të jashtme të migracionit më të fortë dhe më efektive, që forcon pozicionin e BE-së në arenën ndërkombëtare.
Në dokument theksohet se e drejta për azil mbetet e shenjtë, por BE-ja duhet të ketë fleksibilitet për të reaguar ndaj formave të reja të instrumentalizimit të migracionit nga aktorë armiqësorë. PPE propozon një dialog të hapur mbi përshtatjen e Konventës së Gjenevës, në mënyrë që ligjet ndërkombëtare të jenë në harmoni me sfidat aktuale të sigurisë dhe stabilitetit.
Një tjetër element i rëndësishëm është kriteri i integrimit dhe qëndrueshmërisë financiare për bashkimin familjar, që synon të garantojë një integrim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë.
Eurodeputetja Düpont theksoi se ky dokument përfaqëson “një shtytje të fortë, të drejtë dhe të përgjegjshme për një politikë migracioni që mbron Evropën dhe njëkohësisht respekton vlerat e saj”.
Përmes kësaj nisme, PPE konfirmon rolin e saj si forcë drejtuese në ndërtimin e një Evrope që mbron kufijtë, forcon sigurinë dhe garanton drejtësi për të gjithë.
