Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale.
Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë.
“Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.
Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.
Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
Oo doktor Berisha!Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.
Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor??????
Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.
Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.
Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.
Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
Qerase Lylin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.
Tani po të pyes publikisht, doktor:
1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
2.A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?
Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
3.A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?
Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.
Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kal, mor aman?
Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!!!!!
Dhe e fundit, doktor:
A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë??????”, -thuhet në reagimin e Murrizit.
Tag: doktor
-

“Parti leshi”, Murrizi shpërthen ndaj Berishës: Doktor ke 29 vjet që ‘qeras’ çdo mashtrues e besëprerë, demokratët po..
-

“Si nuk qerase njëherë të vetme demokratët doktor”/ Murrizi reagon pasi PD do t’i japë deputetë aleatëve: Mos u jep poste servilëve e hipokritëve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar sërish pas vendimit të Sali Berishës i cili i do t’i japë 3 deputetë hua aleatit të tij, Ilir Metës.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Murrizi thotë se prej vitit 2001 PD qeras me deputetë partitë e vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk përfaqësojnë asnjë bazë reale elektorale. Sipas tij, këto parti kanë përfituar mandate e poste, ndërkohë që demokratët e thjeshtë dhe ata që i kanë qëndruar besnikë PD-së në opozitë, janë lënë mënjanë.
“Prej vitit 2001, PD qeras me deputetë partitë partiçka që në 7 palë zgjedhje (2001, 2005, 2009, 2013, 2017, 2021, 2025) nuk kanë kandiduar asnjëherë me siglën e tyre dhe nuk e dinë as vetë nëse kanë apo jo anëtarë në ndonjë qendër votimi nga 5200 qendra që ka Shqipëria.Nga 50 deputetë që mori PD më 11 maj, 8 ishin po të këtyre partive që pothuajse të gjitha bashkë morën vota vetëm për një mandat.Tani nga këta 42 që i kishin ngelur PD, do t’u japë edhe 6 deputetë të tjerë që këto partiçkëza të formojnë grupet parlamentare.Kështu që vetë votuesit e PD do kenë 36 deputetë si përfaqësues të 500 mijë votuesve.
Oo doktor Berisha!Ke 29 vjet, që nga viti 1996, që ngele duke “qerasur” me votat e demokratëve, antikomunistëve, idealistëve, të përndjekurve politikë lloj-lloj komunisti, hajduti, mashtruesi, mosmirënjohësi, palaçosh me pushtet. Dhe këta, sa ikën PD nga pushteti, ikin dhe humbin si shurra e pulës në mullar të bykut.Ke afro 30 vjet që “qeras” me deputetë çdo mashtrues e besëprerë në parti leshi që nuk kanë as anëtarë, as votues, as struktura dhe pothuajse janë të “shkrira”, po mos ishe kaq “bujar” ti në çdo palë zgjedhje.
Po si nuk “qerase” një herë të vetme demokratët që i kanë qëndruar PD në opozitë, mor doktor??????
Në vitin 1996, ata që “qerase” pa asnjë kontribut e meritë, ikën si qen të pshurrur nga sytë këmbët në mars 1997.Ata që qerase me mandat deputeti dhe ministrash, zv.ministrash, drejtor drejtorie në vitin 2005, kanë ikur të gjithë te PS, doktor, ose shijojnë çfarë vodhën duke ndenjur si “asjanës” në qejfin e tyre.Ata që qerase me 30% të pushtetit në 2009, mor doktor, dhe i dhanë kosto e faturë të rëndë PD-së, si kokrra hajdutësh, të ikën në prill 2013 dhe sollën Ramën në pushtet.Ata që “qerase” me deputetë në vitin 2013, doktor, të lanë dyfekun në faqe dhe bashkuan votat me Ramën për 4 vjet, duke bërë dhe reformën territoriale dhe mbaruan punët e tyre në kurriz të votave të demokratëve.
Qerase Lylin 8 vjet, doktor, nga 2013 në 2021, derisa të përjashtoi. Dhe kur nuk kishte kush ta qerase, iku si shurrë pule duke marrë vota sa për kryeplak në Kryevidh.
Më 11 maj 2025, përveç 8 deputetëve që “qerase” parti pa votues, “qerase” dhe të gjithë ata që nuk lanë gjë pa thënë e pa bërë kundra demokratëve nga shtatori 2021, e sidomos më 8 janar 2022, me mandat deputeti.
Tani po të pyes publikisht, doktor:
1. A i mban mend emrat dhe fytyrat e të gjithë atyre që ke “qeras” me mandat deputeti, ministri, zv.ministri, drejtori, me pushtet e me para, me pasuri dhe emër në emër të votave të demokratëve?
2.A e mban mend Majlinda Bregun, doktor? Po Arencën? Viktorin? Pangon? Imamin? Rrulin? Gjanën? Halimin? Po Benet Becin, doktor, a të kujtohet? Po Visho Ajazin e SHIK-ut që e dekoroi Rama?Se për ata të vitit 1996-1997 nuk po të pyes, se kanë qenë me shumicë në atë kohë.
3.A i ke “qeras” me gjithë mend, doktor, apo ka qenë pjesë e lojës, e pazarit, apo e misionit që në emër të demokratëve të përfitojnë pushtet, pasuri e para të gjithë të tjerët, përveç demokratëve të vërtetë?
Se me ta thënë të drejtën, doktor, unë nuk besoj kurrë që në 35 vite të ketë “qëlluar” kaq rastësisht që në emër të demokratëve të kenë përfituar vetëm ky soj bastardësh që nuk kanë asnjë lidhje, asnjë kontribut, asnjë ngjashmëri dhe asnjë meritë në të gjithë historikun 35-vjeçar të PD-së dhe sakrificës së demokratëve.Se po të ishte me të “qëlluar” e kaq rastësisht, atëherë pse këta “shejtanerët” e PS-së si nuk “qerasën” një herë, kurrë ndonjë demokrat me pushtet në 35 vite, për 22 vjet që kanë qenë në kal, mor aman?
Në 13 vite pushtet që ka qeverisur PD-ja, po si nuk “qerase” një herë të vetme, doktor, me karrige ministri një ish-student të Dhjetorit që nuk erdhi në PD në atë dhjetor nga Sigurimi i Shtetit!!!!!
Dhe e fundit, doktor:A do të vazhdosh të “qerasesh” përsëri me poste në kupolën e PD-së servilë të pështirë, hipokritë dhe debilë e idiotë profesionistë??????”-thuhet në reagimin e Murrizit.Top Channel
-

‘Doktor Peyo’, kali që ngushëllon dhe mundohet t’ju lehtësojë dhimbjet pacientëve me kancer!
Në veriun e Francës, një kalë i quajtur Peyo, i njohur edhe si “Doktor Peyo”, është bërë i domosdoshëm për pacientët me kancer në kujdes intensiv.
Fillimisht i trajnuar për shfaqje hipizmi, Peyo filloi të shfaqte një ndjeshmëri të pazakontë, pas performancave, ai instinktivisht i afrohej personave që ishin të sëmurë. Kujdestari i tij, Hassen Bouchakour, e dalloi dhuntinë e jashtëzakonshme të Peyo-s dhe la karrierën e tij në industrinë e argëtimit për të mbështetur misionin e ri të kalit.
Që nga viti 2016, Peyo viziton pothuajse çdo ditë Spitalin në Calais, duke punuar me organizatën terapeutike “Les Sabots du Coeur”.
Ai tregon se cilët pacientë kanë nevojë për ngushëllim duke ndaluar te dyert e tyre dhe duke ngritur njërën këmbë. Bouchakour e përgatit me kujdes për vizitat në spital, duke e dezinfektuar plotësisht dhe duke monitoruar nevojat e tij fiziologjike me sinjale të veçanta që kali është trajnuar t’i japë.Prania e Peyo-s ka sjellë paqe dhe madje ka reduktuar dhimbjet për shumë pacientë në gjendje terminale. Në disa raste, vizitat e tij kanë zëvendësuar nevojën për medikamente të forta. Deri më sot, ai ka ngushëlluar mbi 1,000 pacientë deri në momentet e tyre të fundit, duke ofruar shoqëri jo vetëm për të sëmurët, por edhe për familjet dhe kujdestarët e tyre. Për Bouchakour, Peyo është më shumë se një partner, ai është një shok jete dhe simbol i dhembshurisë.
Top Channel
-

‘Doktor Peyo’, kali që ngushëllon dhe mundohet t’ju lehtësojë dhimbjet pacientëve me kancer!
Në veriun e Francës, një kalë i quajtur Peyo, i njohur edhe si “Doktor Peyo”, është bërë i domosdoshëm për pacientët me kancer në kujdes intensiv.
Fillimisht i trajnuar për shfaqje hipizmi, Peyo filloi të shfaqte një ndjeshmëri të pazakontë, pas performancave, ai instinktivisht i afrohej personave që ishin të sëmurë. Kujdestari i tij, Hassen Bouchakour, e dalloi dhuntinë e jashtëzakonshme të Peyo-s dhe la karrierën e tij në industrinë e argëtimit për të mbështetur misionin e ri të kalit.
Që nga viti 2016, Peyo viziton pothuajse çdo ditë Spitalin në Calais, duke punuar me organizatën terapeutike “Les Sabots du Coeur”.
Ai tregon se cilët pacientë kanë nevojë për ngushëllim duke ndaluar te dyert e tyre dhe duke ngritur njërën këmbë. Bouchakour e përgatit me kujdes për vizitat në spital, duke e dezinfektuar plotësisht dhe duke monitoruar nevojat e tij fiziologjike me sinjale të veçanta që kali është trajnuar t’i japë.Prania e Peyo-s ka sjellë paqe dhe madje ka reduktuar dhimbjet për shumë pacientë në gjendje terminale. Në disa raste, vizitat e tij kanë zëvendësuar nevojën për medikamente të forta. Deri më sot, ai ka ngushëlluar mbi 1,000 pacientë deri në momentet e tyre të fundit, duke ofruar shoqëri jo vetëm për të sëmurët, por edhe për familjet dhe kujdestarët e tyre. Për Bouchakour, Peyo është më shumë se një partner, ai është një shok jete dhe simbol i dhembshurisë.
Top Channel
-

Berisha: Dënoj dhunën ndaj kamerierit, por edhe dhunën shtazarake të pronarit të lokalit me leva hekuri…
Reagim i kreut të PD-së, Sali Berisha në Facebook:
Edhe një herë për keqtrajtimin e kamerierit në Vlorë!Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17-vjeçarit për një shishe uji në lokal!Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamerierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamerierin ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin i cili ndodhet në reanimacion. Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17-vjeçarin!Për transparencë po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit.Uroj që jashtë çdo subjektivizmi kjo ngjarje të zbardhet plotësisht.Përshëndetje Doktor. Unë që po të shkruaj quhem Flamur Isufi. Unë jam vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi. Ngjarja nuk është si jua kanë thënë. Vëllai im nuk e ka goditur kamerierin përkundrazi për të shmangur konfliktin në tavolinë për shkak të sjelljes provokuese të kamerierit ka qenë e paramenduar nga pronari i lokalit për shkak të detyrës që ka mbajtur në policinë e Vlorës është ngritur nga tavolina dhe e ka këshilluar të jetë i sjellshëm me klientët. Kamerieri ka vazhduar debatin me personin tjetër duke e ofenduar. Personi i ndodhur përballë fyerjeve godet me pëllëmbë kamerierin. I ndodhur përballë këtij fakti vëllai im është futur në mes dhe i ka ndarë duke hequr personin që kishte në tavolinë. Në asnjë moment vëllai im siç e shikoni dhe në video nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm që të cenonte kamerierin.Doktor kërkoji të gjitha filmimet e ngjarjes jo vetëm një pjesë . Le të jepet e gjithë skena.Të jepet skena si dhunohet oficeri i policisë nga pronari dhe 12 persona me shufra hekuri duke qenë në tavolinë duke pirë kafe. Vëllai im ka punuar prej vitesh në policinë e Vlorës me përkushtim dhe është vlerësuar nga eprorët e tij duke mbajtur dhe detyrën e shefit të qarkullimit prej dy vitesh deri në janar 2025. Te kjo detyrë vëllai im është përball me shumë probleme për të vendosur rregull në qarkullimin rrugor, gjë që u ka prishur punë njerëzve të paligjshëm. Le të dalë një person në Vlorë dhe të thotë që i ka dhënë një gotë ujë për të patur tolerancë për të qenë të paligjshëm.Doktor, unë dhe vëllai im jemi nga familjet e mëdha të qytetit të Vlorës nga familje fisnike që kanë dhënë në shekuj kontribute për këtë vend. Doktor kèrko vidion e plot dhe do shikoni qè un po ju them tè vërtetën dhe ky është llaf burri. Vëllai im është dhunuar nga pronari dhe rrugaçët që mban ai për shkak të detyrës.Doktor Berisha vëllai im është në reanimacion me shpatull të thyer me fraktura në trup dhe në kokë, fytyrë nga një njeri që vitin e kaluar me këta rrugaçë për një çadër plazhi rrahu barbarisht një person. Kërkoj nga ju të zbardhni dhe të thoni të vërtetën. Bashkë me këtë rrugaç ka qenë dhe gazetari Henrik Mehmeti. Faleminderit -

Dosti: Deklarata e Berishës në mbrojtje te Metës dhe Veliajt, tradhti ndaj demokratëve dhe PD!
Nga Adriatik Dosti-
E dëgjova deklaratën publike të Berishës, përmes së cilës ai u del në mbrojtje I. Metës dhe E. Veliajt.Të them të drejtën, u shokova, si dhe ndjeva një boshllëk e zhgënjim të madh, aq sa nuk po u besoja as syve e as veshëve të mi.
Unë nuk e di pse e bëri këtë lloj deklarate publike Berisha, në çfarë kushte, rrethane e situate politike apo personale, i nxitur nga dikush brenda apo jashtë Shqipërisë apo me kokën e vet e me qëllim afatgjatë.
Sidoqoftë, sido dhe kudo ta ketë bërë një deklaratë të tillë Berisha, dhe në çdo lloj prizmi apo këndvështrimi për mua mbetet turpërisht një deklaratë e papranueshme, e pakonceptueshme dhe e patolerueshme.
E megjithatë, ne ende nuk e dimë se ku “fle lepuri”, siç thotë populli në të tilla raste.
Por mos harrojmë se ku ka tym, ka edhe zjarr.
Nëse e ka bërë si njeri, si doktor dhe si Sali, dhe në emër të njerëzillëkut, profesionit dhe humanizmit, kjo është gjë tjetër dhe meriton tjetër këndvështrim e lloj komenti.
Por nëse e ka bërë në emër të PD-së dhe demokratëve, dhe ky është qëndrimi zyrtar i së vetmes parti opozitare shqiptare dhe i kreut të saj atëherë gabimi është fatal, i rëndë dhe meriton të quhet madje faj me plot gojën. Aq ne tepër se deklaratën e bëri nga Selia e PD!
Zhgënjimi në këtë rast, për vetë PD-në dhe demokratët, duhet të jetë i madh, fyerja dhe ofendimi ndaj tyre, gjithashtu tradhtia dhe pabesia, pa diskutim që janë zhgënjyese.
Sepse nuk e teproj fare të them publikisht se as Meta e as Veliaj nuk meritojnë kurrfarë njerëzillëku, humanizmi apo mbrojtje publike, aq më shumë kur këto vijnë nga krahu opozitar dhe nga kreu i Opozitës.
Sepse të dy kanë qenë dhe mbeten armiq të betuar të PD-së, të demokratëve dhe të demokracisë.
Sepse të dy meritojnë përballjen me drejtësinë si dhe plotësisht ndëshkimin dhe dënimin, dhe kurrsesi JO mbrojtjen dhe humanizmin.
Meta na bëri “peshqesh” Ramën në krye të vendit, falë kur*ërive të tij të njohura politike dhe i nguli thikën pas shpine PD-së, demokratëve dhe vetë Berishës, si dhe na thirri në shesh, na premtoi dhe na la mes katër rrugëve apo harruat?
Erion Veliaj, ky bashkëhajdut me Ramën, ky shkatërrues i Tiranës dhe i çdo vlere kombëtare, ky bandit e krah i djathtë i Edvinit në çdo lloj poshtërie ndaj shqiptarëve për vite me radhë, absolutisht që meriton përbuzje dhe askund asnjë lloj mbrojtjeje e humanizmi siç bëri Berisha nga selia e demokratëve.
Ti ke fyer rëndë dhe ke shkelur me këmbë, z. Berisha, me këtë deklaratë të paktën ata mijëra demokratë të vërtetë, të cilët për muaj me radhë, duke u përleshur, gjakosur dhe burgosur me policinë e Ramës, protestuan ashpër dhe kallëzuan në SPAK Veliaj, derisa drejtësia u detyrua ta çojë pas hekurave.Pse e bëre këtë mbrojtje ndaj Veliajt kur përballë zyrës së tij u rrahën, iu hodh gazlotësjellës demokratëve dhe kur ti i drejtoje te Bashkia kundër Veliajt o Doktor!
Si ka mundësi që në një kohë kur vetë Rama e ka “shitur” Veliajn dhe i ka kthyer kurrizin dilni ju publikisht, z. Berisha, dhe i ofroni mbrojtje qoftë edhe në emër të “humanizmit, njerëzillëkut, drejtësisë e të drejtave të njeriut”… të cilat për vite me radhë, qoftë Meta, qoftë Veliaj, jo vetëm që nuk i kanë njohur kurrë, por i kanë shkelur dhunshëm me këmbë.A ju kujtohet se çfarë u bënte demokratëve Erion Veliaj, as në mbledhjen e këshillit bashkiak nuk i lejonte këshilltarët e PD? A iu kujtohet Doktor kur ti deklaroje se “më i zi është Veliaj se sa vetë krimineli Rama”?Çfarë ka ndodhur Doktor? Pse na tradhtuat?
Unë personalisht, por jam mëse i bindur se edhe të gjithë demokratët e vërtetë, distancohemi kategorikisht nga deklarata juaj shokuese, Doktor sepse miku, apo më saktë, ish-miqtë e ngushtë dhe ish-bashkëpunëtorët në çdo lloj poshtërie kundër Shqipërisë dhe shqiptarëvetë armikut tonë të betuar Ramës, kurrsesi dhe në asnjë lloj rrethane nuk mund të bëhen dot miqtë tanë.
Kurrën e kurrës!
Sikurse dënoj po kaq ashpër edhe aleancën, përkrahjen dhe mbështetjen tuaj dhe të PD-së suaj, z. Berisha, për antishqiptarin, F. Belerin.Doktor!Jam i zhgënjyer nga Ju!
Adriatik Dosti
(Botuar me redaktime të vogla) -

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e kërkoi atë sot në parlament.
“Ku është ajo Sara?”-ishte pyetja e Berishës në Kuvend, dhe socialistja nuk humbi kohë për t’i kthyer një përgjigje.
“Në shtator Doktor, se sot jam në Prrenjas ku pata një takim fantasitk me mbështetësit e mi të 11 majit dhe me ata që janë shtuar pas 11 majit.
Do kem kohë mjaftueshëm për t’i takuar e përqafuar të gjithë, por edhe ti ke kohë mjaftueshëm të merresh me mua në shtator. Në shtator doktor”-u shpreh Mile.
-

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh: Doktor, sot jam…
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e kërkoi atë sot në parlament.
“Ku është ajo Sara?”-ishte pyetja e Berishës në Kuvend, dhe socialistja nuk humbi kohë për t’i kthyer një përgjigje.
“Në shtator Doktor, se sot jam në Prrenjas ku pata një takim fantasitk me mbështetësit e mi të 11 majit dhe me ata që janë shtuar pas 11 majit.Do kem kohë mjaftueshëm për t’i takuar e përqafuar të gjithë, por edhe ti ke kohë mjaftueshëm të merresh me mua në shtator. Në shtator doktor”-u shpreh Mile. -

“Doktor tërhiqu, hapi rrugë shpëtimit të PD-së”, Sula thirrje Berishës: Shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit, lër garën e barabartë
Deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili në zgjedhjet e 11 majit u la jashtë listave, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të dorëhiqet dhe të lërë demokratët të zgjedhin kreun e ri të opozitës. Sipas Sulës, ka arhdur koha që Berisha t’i hapë rrugën shëptimit të PD-së.
Sula: Nëse të dhimbset ende kjo krijesë që ndërtove vetë tërhiqu. Ki besim te demokratët dhe lër garën e barabartë. Jo siç bëre në vitin 2013 kur ia dhe Bashës dhe shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit. Ki besim doktor se demokratët janë të mençur, të zgjuar dhe do dinë të zgjedhin njeriun që do t’i çojë drejt pushtetit në 2029. Ti ke dhënë gjithçka për atë parti por tani është momenti që t’i hapësh rrugë shpëtimit të PD-së.
Dahs Sula më i votuari në primaret e PD-së në qarkun e Elbasanit u la jashtë listës së mbyllur nga kreu i PD-së Sali Berisha. Sula vendosi që të mos kandidonte as në listë të hapur duke humbur kështu mundësinë për të hyrë në Kuvend në shtator 2025. -

“Fajin nuk na e ka Edi Rama”/ Dash Sula në Kuvend: Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen
Dash Sula: Pas tre mandateve qëndrimi duhet të ishte më i fortë, ne humbëm edhe më thellë, pse ndodhi kjo. Nuk mjafton të thuash na u manipuluan votat. Këtë nuk e bëri Edi Rama, por ne me dorën tonë. Problemi nuk është numri, por besimi i qytetarëve. Cili është faji ynë, që kemi folur me njëri tjetrin, kemi ndarë PD në grupe por jo në vlera.
Faji ynë është që jemi marrë më shumë me njeri tjetrin sesa me qytetarët. Në vend të përfaqësojnë qytetarët, përfaqësuam interesat tona. Kjo është arsye pse demokratët nuk dolën në votime, nuk dolën me Ramën, por humbën besimin te ne. Atë që PS bëri, nxori kuajt politik të dërrmoheshin dhe të vriteshin me njëri tjetrin le ta themi kështu, për të siguruar vota. PD futi golloshat në lista të sigurta dhe në lista të hapura, njerëz anonim. Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen.
Lajmi në përditësim…Top Channel