DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë; çarterat janë nisur. Kush nuk ka, shpreson të kapë ndonjë aktivitet falas në qytet.BESI:Shumë të tjerë thjesht do rrinë në shtëpi, para televizorit, duke e parë ditën si një të dielë të stërzgjatur.FLORI:Nuk Televizori do të jetë plot me fjalime bombastike, kopi-pejst nga 40 vitet e fundit. Instagrami do mbushet me filtra. Do kërcasë më shumë se kurrë Xhamadani vija-vija, dhe “kuq-e-zi mor kuq-e-zi”… Por pyetjen më të rëndëshme, nuk do e artikulojë kush.DOJNA:A e duam vërtet Shqipërinë… aq sa e bëjmë të duket në post-e, threads-a dhe story?FLORI:Pas 113 vitesh pavarësi, a ndjehemi vërtet të pavarur?BESI:A mund të thotë dikush, që këtu jeton një popull që po ndërton diçka të re?FLORI:Janë pyetje të mëdha, por ne kemi zgjedhur t’i shmangim. Sepse Pavarësinë e kemi kthyer në event, jo në reflektim. Dhe gjithçka bëjmë në këtë event, ngjan më shumë si një thirrje për ndihmë. Sepse, e vërteta është që në këtë përvjetor të Pavarësisë, Politikisht jemi të dërrmuar, ekonomikisht të varur, institucionalisht të lodhur.DOJNA:Sepse edhe pas 113 viteve, Shqipëria nuk është e jona. Shqipëria u përket një grushti njerëzish.FLORI:Malet, lumenjtë e lisat nuk janë më ato të Naimit; pas 113 vitesh, janë rrethuar, mbuluar e masakruar me përbindësha prej betoni.BESI:Para 113 vitesh, një burrë ishte i barabartë me një burrë. Sot, edhe 1 fëmijë mund të jetë i pabarabartë me 113 mijë burra, varet se fëmija i kujt është.DOJNA:Deri dhe gjakmarrja tani pas 113 vjetësh është më keq, më paburrërore, më e ligë.FLORI:Edhe sot, pas 113 vjetësh, feja e shqiptarit nuk është shqiptaria.DOJNA: Ky është paradoksi ynë kombëtar: në ditë feste jemi “shqiponja”, por në 365 ditët e tjera sillemi si grabitqarë ndaj njëri-tjetrit. Ndarje, gjuhë urrejtjeje, korrupsion, padrejtësi — çdo ditë.BESI:Sa vlen festa, nëse të nesërmen rikthehemi te e njëjta rutinë që e shqyen Shqipërinë si një rreckë vija-vija?FLORI:Në fjalimet formale të 28 Nëntorit, askush s’pranon të thotë: se jemi vendi ku reformat na i bëjnë ambasadat. Kemi flamur, por jo besim tek institucionet. Dhe pa besim, pavarësia është vetëm koncept, jo realitet.DOJNA: Ne nuk na mungojnë flamujt. Na mungon kultura që i jep flamurit kuptim. Një shoqëri që shpërbëhet nga brenda, e humb pavarësinë pa ia vënë re askush. Shkatërrimi s’vjen me armë – vjen me indiferencë, cinizëm, dhe me atë filozofinë “ça më duhet mua”.BESI:Dhe prapë, takoj shqiptarë të mrekullueshëm, kudo nëpër botë. Suksesi i tyre, edhe pse ëshët realizuar jashtë – më bën të ndjehem krenar, sepse janë “një nga ne”.FLORI:Historia jonë, është një shembull i jashtëzakonshëm mbiejtese. Një komb kaq i vogël, i rrethuar nga armiq e në prag asgjësimi, por që prapë mbijeton, dhe arrin të mbijetojë, ashtu, me 113 probleme, edhe sot.DOJNA:Shqipja, është një nga gjuhët më të vjetra, e më autentike në botë. Një arsye e mjaftueshme për t’u krenuar.FLORI:Kur “eventi” i pavarësisë të kalojë, ndoshta duhet të ulemi e të flasim seriozisht për pavarësinë tonë. Sepse pavarësia ka nevojë për njerëz që besojnë në diçka më të madhe se vetja.BESI:Nëse duam vërtet pavarësi, duhet të dalim nga “ça më duhet mua” dhe të hyjmë te “kjo më përket mua”.FLORI:Ky, do të ishte shpirti i vërtetë i pavarësisë. Gëzuar Shqipëri.BESI:Gëzuar shqiptarë.DOJNA:Gëzuar mamë. Gëzuar, gjithë nënave.
Tag: dojna
-

Luiz Ejlli ironizon keq Dojna Memën
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Në dramën e gocave për një unfollow, futet edhe Luizi me një kunj plot spec
Showbiz E Mërkurë, 15 Tetor 2025 18:20
Në dramën mes Dojna Memës dhe Kiara Titos për një unfollow në Instagram, është përfshirë edhe Luiz Ejlli. Në atë që duket si një bisedë mes tij dhe Kiarës, Luizi duket sikur ka parashikuar ekzaktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, dhe në mbishkrim, vendosi disa fjalë të njëjta me kundërpërgjigjen e Dojnës, por me ca ndryshime.
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndihem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë”.Luizi ironizon deklaratën e Dojnës duke i treguar se ndryshe nga ç’thotë, është më e guximshme të japë deklarata të kësaj natyre në prapaskena. Plus, ai tregon dhe një bindje se Dojna në fakt po e shijon vëmendjen dhe ndaj po e “tjerr” edhe më tej ngjarjen. Nga çfarë kuptohet, ky “parashikimi” ekzakt i Luizit duhet të jetë bërë me photoshop, duke nënkuptuar me ironi që Dojna mund të ketë manipuluar mesazhet!
-

Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm…
Pas zhurmës që u krijua në rrjet për ndjekjen dhe heqjen nga Instagrami mes saj dhe moderatores Kiara Tito, Dojna Mema ka reaguar në Instastory me një postim. Ajo ka publikuar një bisedë private në WhatsApp ku i thuhet nga motra e saj “Hiqe Kiara Titon”, ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.
“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë; Unë as nuk fola keq për të’
Duket se Dojna ka zgjedhur ta mbyllë këtu këtë debat publik, duke mos dashur ta zgjasë më tej çështjen me Kiara Titon.
Ky debat vjen pasi Dojna Mema rrefeu te ‘Mirëmbrëma Yje’ se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Ndërkohë, kjo e fundit, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Goca dhe Gra’, tha se ishte Dojna ajo e cila e ka hequr nga rrjeti social. -

“Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve”/ Kiara i përgjigjet Dojnës: Nuk e kam hequr unë nga IG
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”
Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.
Megjithatë, mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.
Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
Deklarata e Kiarës është komentuar gjerësisht në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe, disa që mbrojnë moderatoren për tonin e qetë dhe të drejtpërdrejtë, dhe të tjerë që e akuzojnë për ironinë ndaj Dojnës. -

”Unë as nuk thashë gjë për të”, Dojna tregon më shumë pse Kiara e hoqi nga Instagrami
Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 21:12
Moderatorja Dojna Mema gjatë një interviste për ”Mirëmbrëma Yje” është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe nuk ka nguruar të tregojë një detaj që ka befasuar ndjekësit: Kiara Tito nuk e ndjek më në Instagram. Me çiltërsinë që e karakterizon, Dojna u shpreh se nuk e di arsyen pse Kiara e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje”,- tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se nuk e merr si diçka personale.
Moderatorja shtoi se gjithmonë ka pasur një mendim të mirë për Kiara Titon dhe se e respekton për rrugëtimin e saj në ekran. ”Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq”. Deklarata e saj ka bërë menjëherë xhiron e mediave online, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë e të pyesin nëse mes dy moderatoreve të njohura ka ndodhur diçka që publiku nuk e di. -

Dojna Mema bën deklaratën e papritur: Ja çfarë më ka bërë Kiara Tito. Nuk e di arsyen
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

