Dosja hetimore ndaj ish-deputetit Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Posaçme e ka kthyer në SPAK. GJKKO i ka lënë afat një muaj SPAK për plotësimin e hetimeve. Pas seancës, Dogjani u shpreh për mediat se nuk do dorëzohet. Pavarësisht se nuk do jetë më deptuet në Kuvedin e Shqipërisë, Dogjani tha “do jem deputet i popullit, i atyre që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për ta”.
“Sot ka pasur një seancë normale, erdhi organi i akuzës, i tregoj çfarë veprimesh kishte kryer, Gjykata i tha do kryesh dhe këto detyra të tjera dhe do vish pas një muaji. Dalë ngadalë kjo situatë po del që është iniciuar nga Rama, sepse unë nuk jam këtu se kam vjedhur, kam bërë korrupsion e pisllëqe, por po fole dhe është Edi Rama në pushtet, është krim. Nuk dorëzohem”, tha ai. Ndër të tjera, Dogjani u ndal dhe tek zgjedhjet e 11 majit, ku akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për blerjen e votave.
“Jam përballur në Kamëz në Paskuqan, në çdo qendër votimit dhe kam parë se si ishte një organizim i mirëfillte i vjedhjeve të votës. Duhet përgëzuar Edi Rama për fitoren dhe mënyrat që ka përdorur që nga 2013. Nuk ka ndryshuar nga thelbi, pavarësisht skemave që përdor, grupet kriminale ishte ballë për ballë me ne.
Edhe vetë Rama të ishte përballë me këtë makineri, administrate, grupet kriminale, paraje, intimidimi i votuesve, ishte një vjedhje e pakontrolluar. Ramës i doli situata nga kontrolli, sepse duke menduar se nuk vinte ne pushtet, vodhi aq shumë. Nuk mbahet pushteti me vota të vjedhura.
Pavarësisht që nuk do jem në Parlament, jam deputet i popullit, i atyre që më kanë votuar dhe do bëj gjithçka për ta. Fatkeqësia më e madhe është që Edi Rama ka kapur gjithçka, po kontrollon çdo gjë. Është dëm i madh për Shqipërinë. Dhe me ndërkombëtarët ka bërë marrëveshje të fshehta”, tha ai.
Tag: dogjani
-

GJKKO ‘kërkon’ në SPAK Asllan Dogjanin/ Plotësimi i dosjes hetimore, ish-deputeti: Nuk kam vjedhur, s’kam bërë…
-

11 Maji/ Asllan Dogjani: Zgjedhjet më të deformuara që ka njohur Shqipëria
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, deputeti i PD, Asllan Dogjani, i cilëson zgjedhjet e 11 Majit, si më të më të deformuarat që ka pasur Shqipëria që nga periudha e diktaturës.
Dy votat që dolën tepër në burgun e Durrësit, sipas tij, mund të jetë të Erion Veliaj, i cili, sipas Dogjanit, është mësuar të manipulojë në administratën e Bashkisë. Dogjani ka theksuar se këto zgjedhje nuk janë vetëm të vjedhura, por edhe të manipuluara në nivele të tilla që për të, kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm demokratik.
Asllan Dogjani: Mua më çuditi ajo puna e dy votave që kanë dalë tepër atje tek burgu, por duke menduar që këta nuk heqin dot dorë nga vjedhja, duhet të jenë votat e Erion Veliaj, sepse është mësuar të vjedhë në Bashki dhe ka gjetur një mënyrë se nuk rri dot.
Ato dy votat kanë shumë mundësi të jenë të Erionit. Por, duhet të them përtej shakasë, që këto lloj zgjedhjesh, për mua, janë zgjedhjet më të deformuara që ka patur ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim kohën e diktaturës.
Janë zgjedhjet më të vjedhura, më të këqija të cilat i ka paraqitur në raport edhe OSBE ODIHR, por ka paraqitur aq sa ka mundur, të para në sipërfaqe. Por në detaje, në thelb, po të hush brenda atje ku ne kemi qenë gjatë gjithë kohës, ditën e votimit por edhe gjatë numërimit.
Për mua ka qenë më tepër sesa një luftë kjo fushatë zgjedhore. Ditën e votimit, kam shkuar në çdo qendër votimi dhe kam parë me sytë e mi 50-60 grumbuj nga administrata e shtetit, banditë në njërën anë të cilët ishin të bashkuar dhe merrnin urdhër nga administrata, kontrollonin gjithçka. E dinin se kush nuk do të vinte dhe atyre që u kishin marrë kartat dhe i kishin thënë të mos vinin.
Po flas për në Kamëz, Paskuqan më shumë. Që mos të vinin për shkak se i njihnin për demokratë. Ata dinin gjithçka, kur do të vinte, çfarë ore. Kishin marrë çdo gjë nën kontroll. Administrata e shtetit ndodhej përpara çdo qendre votimi dhe ishin veshur me mandatin e vëzhguesit në qendrat e votimit.
Unë kam patur vetë në një qendër të Valiasit kur shkova, një bandit, drejtori i Ujësjellësit apo çfarë është aty tek Bashkia e Kamzës. Del me vrap tek dera e oborrit jashtë të shkollës, me një mandat. Mua më kishin thënë për këtë dhe prandaj shkova aty, se i kapte njerëzit brenda, i intimidonte, dikë e kërcënonte e kështu me radhë. Dhe del e më thotë: Përjashta!
Ndërkohë që unë isha jashtë.
-

Deklarim i rremë i pasurisë, SPAK dërgon sërish për gjykim Asllan Dogjanin
Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani.
SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim.
Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohë për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj.
Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka fituar si rezultat i këshillimit juridik.
Por sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi kesh.
Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë. -

SPAK ridërgon kërkesën për gjykim të Asllan Dogjanit/ Ja kur mbahet seanca…
SPAK dorëzoi në gjykatë aktet shtesë të kërkuara nga GJKKO, teksa Manjola Kajana kërkoi edhe njëherë që çështja ndaj Dogjanit të kalojë për gjykim. Prokuroria e Posaçme përsërit kërkesën për dërgimin në gjyq të deputetit demokrat Asllan Dogjani. Mbrojtësi ligjor i Dogjanit, Përparim Kulluri kërkoi kohe për të paraqitur kundërshtimet, kërkesë që u pranua nga gjykata. Seanca e radhës paraprake u caktua në datë 8 maj.
Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.
Por sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash. Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.
