Tag: dogjani

  • Rinumërimi i votave/ Përplasja e deputetëve në proces, flet Dogjani: Veprohet me dy standarde, KAS po tjetërson…

    Rinumërimi i votave/ Përplasja e deputetëve në proces, flet Dogjani: Veprohet me dy standarde, KAS po tjetërson…

    I ftuar në një studio televizive deputeti Asllan Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve.
    Dogjani, ka reaguar ashpër ndaj procesit të rinumërimit të votave, duke denoncuar shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
    Dogjani deklaroi se qindra vota, sipas tij, të vlefshme të PD-së, përfshirë 300 të tilla në favor të tij, janë shpallur të pavlefshme në mënyrë të padrejtë. Sipas tij, vendime të tilla janë marrë në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se procesi po ndikohet politikisht. “KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore, por me një skemë të organizuar”, u shpreh ai.
    Ai theksoi se edhe pse është i vetëdijshëm se mund të mos hyjë në parlament, betejën po e bën për respekt të votuesve dhe integritetin e procesit zgjedhor. “7.900 qytetarë më kanë besuar votën. Dua që çdo votë të shkojë aty ku është hedhur. Kjo që po ndodh në KAS është vjedhje, është hajdutëri,” shtoi Dogjani, duke kërkuar që çështja t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor për një vendim më të drejtë.
    Asllan Dogjani, kandidat për deputet i PD: E ngrita zërin për tjetërsimin e votës, për të gjithë qytetarët. Tjetërsimi po vazhdon edhe në rinumërimin e votave. Mendova se të vendoset drejtësi. Jam i bindur se nuk hyj në parlament, por më intereson që çdo votë e qytetarëve të shkojë aty ku e ka dhënë. 7900 votues më kanë besuar mua, kanë votuar të lirë dhe unë ua vlerësoj shumë votën atyre individëve. Këtu është një skemë e organizuar. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Ishte një votë, ku kryqi ishte vënë përbri emrit tim. KAS e mori si vendim që nuk është votë e vlefshme. Më kanë nxjerrë shumë vota të pavlefshme në këtë mënyrë.
    Jo vetëm mua, por edhe deputetëve të PS dhe të partive të tjera. Prandaj u irritova. Unë këtë e quaj vjedhje, këtë e quaj hajdut. KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Edhe votat e PS edhe të miat të tilla duhet të ishin të vlefshme, jo me standard të dyfishtë. 300 votat që i janë hequr PD-së janë të vlefshme. Rusmajli veproi me shumë standarde. Kur KAS vepron me dy standarde, unë krijoj dyshimin se këtu vendos Edi Rama. Votat të dërgohen në Kolegjin Zgjedhor. Fitoj apo jo nuk ka rëndësi, unë e bëj betejën për Shqipërinë.

  • Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

    Sherr me Rusmajlin në procesin e rinumërimit të votave, Dogjani: KAS po tjetërson vullnetin qytetar

    Për procesin e rinumërimit të votave, Asllan Dogjani denoncon shkelje të rënda dhe veprim me standarde të dyfishta nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS). I ftuar në “News 24”, Dogjani sqaroi përplasjen verbale që pati me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmajli, duke e akuzuar këtë të fundit për ndikim politik dhe tjetërsim të votës së qytetarëve. Ai tha se qindra vota të vlefshme të PD-së, përfshirë 300 të tilla në favor të tij, janë shpallur të pavlefshme në mënyrë të padrejtë. Për të vendime të tilla janë marrë në mënyrë të njëanshme, duke lënë të kuptohet se procesi po ndikohet politikisht. ”KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore, por me një skemë të organizuar”.
    Pjesë nga deklarata

    E ngrita zërin për tjetërsimin e votës për të gjithë qytetarët. Tjetërsimi po vazhdon edhe në rinumërimin e votave. Mendova se të vendoset drejtësi. Jam i bindur se nuk hyj në Parlament, por më intereson që çdo votë e qytetarëve të shkojë aty ku e ka dhënë. 7900 votues më kanë besuar mua, kanë votuar të lirë dhe unë ua vlerësoj shumë votën atyre individëve.
    Këtu është një skemë e organizuar. Nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Ishte një votë, ku kryqi ishte vënë përbri emrit tim. KAS e mori si vendim që nuk është votë e vlefshme. Më kanë nxjerrë shumë vota të pavlefshme në këtë mënyrë. Jo vetëm mua, por edhe deputetëve të PS dhe të partive të tjera. Prandaj u irritova.
    Unë këtë e quaj vjedhje, këtë e quaj hajdut. KAS po tjetërson vullnetin e qytetarëve. Edhe votat e PS edhe të miat të tilla duhet të ishin të vlefshme, jo me standard të dyfishtë. 300 votat që i janë hequr PD-së janë të vlefshme. Rusmajli veproi me shumë standarde. Kur KAS vepron me dy standarde, unë krijoj dyshimin se këtu vendos Edi Rama. Votat të dërgohen në Kolegjin Zgjedhor. Fitoj apo jo nuk ka rëndësi, unë e bëj betejën për Shqipërinë.

  • Vijon rinumërimi për Tiranën, hapen 40% e kutive, PS dhe PD rezultojnë me mbi 500 vota të padrejta, si numëruesit…

    Vijon rinumërimi për Tiranën, hapen 40% e kutive, PS dhe PD rezultojnë me mbi 500 vota të padrejta, si numëruesit…

    Ka nisur mëngjesin e kësaj djeshëm procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është dita e pestë e rinumërimit ndërsa deri më tani janë hapur 565 kuti nga 1282 në total. Rezultatet e deritanishme tregojnë se ka pasur gabime, por që nuk ka trend që mund të çojë në ndryshim të mandateve. Sipas të dhënave nga KQZ, PD rezulton se ka marrë deri më tani 299 vota pa meritë, që do i zbriten nga numërimi i parë (mund të jenë vota të pavlefshme ose që i janë marrë partive të vogla).
    PS ka gjithashtu 214 vota që i ka marrë pa meritë nga 11 maji. Edhe nisma Shqipëria Bëhet humb 31 vota, që rezulton se i janë shtuar në numërimin e parë. PSD e Tom Doshit i hiqen gjithashtu deri më tani 32 vota nga numërimi i parë. 16 vota i hiqen Lëvizjes Bashkë ndërsa 21 të tjera Partisë Mundësia, e cila mund të rrezikojë mandatin e saj në Tiranë. Ndërkohë, koalicionit të Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik, i shtohen 18 vota që rezultojnë se ia kanë marrë nga numërimi i parë. Edhe koalicionit të Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit, Djathtas për Zhvillim, rezulton se i kanë marrë 26 vota nga numërimi i parë, të cilët i shtohen me rinumërimin.
    Sa i përket situatës së kandidatëve brenda partive, rinumërimi tregon se Ilir Alimehmeti, i cili nisi edhe një betejë ligjore për rinumërimin, ka marrë në numërimin e parë 96 vota pa meritë. Jorida Tabaku, e cila mundi Alimehmetin, ka marrë deri më tani 48 vota pa meritë ndërkohë që Ilir Meta ka 32 vota të pamerituara. Myslim Murrizi ka gjithashtu 38 vota plus. Në PS, ministri Ervin Hoxha ka marrë 253 vota pa meritë, Xhemal Qefalia me 129 të tilla, që do t’u hiqen nga numërimi i parë. Fatmir Xhafaj ka marrë gjithashtu 115 vota plus të cilat i zbriten, Olta Xhaçka e cila fitoi përballë Blerina Gjylametit ka 49 vota që do t’i hiqen nga numërimi i parë. Kësaj të fundit i shtohen 6 vota që rezulton se ia kanë marrë nga 11 maji. Sipas KQZ, procesi i rinumërimit për Tiranën pritet të zgjasë 10 ditë, dhe më pas do vijohet me Fierin dhe 360 kutitë e Durrësit.
    Debatet
    Ndërkohë kandidati i PD Asllan Dogjani ka “shpërthyer” gjatë procesit të rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës, proces që vijon prej pesë ditësh. Shkak është bërë një votë, shënimi i së cilës ka devijuar nga kutia e emrit të tij. KAS e ka shpallur të pavlefshme votën, pasi sikurse ka sqaruar edhe më parë, do të llogaritet vota vetëm nëse shënimi bëhet brenda kutisë. Ai “kërcënon” se do të shkojë në SPAK, teksa thotë se i kanë marrë shumë vota deri më tani me këtë pretendim. Më pas ai i drejtohet anëtarit të KAS, Ilir Rusmali duke i thënë se duhet t’i vijë turp, që i shpalli votën e pavlefshme. “Jo numërues demokrat të jetë, po vëllai im të jetë”, thotë ai. “Nuk më rruhet fare për policinë. Është e paqartë vota. Më bën presion me policinë. Vidhni vota, hajduta! Nuk është hera e parë gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se keni ditë e natë që rrini këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Nuk lini me futur edhe vëzhgues. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp.”, thotë Dogjani. Më pas, ai vijon duke thënë se anëtarëve të KAS iu është prishur terezia se kanë dashur të shkojnë me pushime. “Iu kemi prishur terezinë këtyre, kanë dashur të shkojnë me pushime Rusmali me disa të tjerë. Shihni në sistem sesa vota po marrin.”, thotë ai.
    “Rebelimi” i Dogjanit, KAS e ndalon të hyjë në qendrën e rinumërimit
    Por pas debatit për procesin e rinumërimit, ku hodhi akuza se po i ‘vidhen’ votat duke ia shpallur të pavlefshme, KAS ka ndaluar Asllan Dogjanin të hyjë në qendrën e rinumërimit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Në shkresë, KAS thotë se Dogjani ka shkelur vazhdimisht rregullat dhe ka vazhduar me sjelljen e tij të papranueshme ndaj numëruesve dhe anëtarëve të këtij organi. KAS i kërkon policisë që të mos lejojë Dogjanin në ambientet e qendrës së rinumërimit. “KAS vendosi të kërkojë ndihmën e policisë në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” për të larguar nga mjediset ku po zhvillohet numërimi shtetasin Asllan Dogjani, i cili në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat e vëzhgimit të procesit, duke intimiduar numëruesit dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e KAS-it. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të ruajtur qetësinë dhe për të respektuar rregullat e z.Dogjani ka vazhduar me sjelljen e papranueshme, për këtë arsye KAS vendosi t’i ndalojë Asllan Dogjanit qëndrimin e tij në ambientet e pallatit të sportit dhe t’i kërkojë policisë që të marrë masa për largimin e tij, gjerësisht të mos lejojë futjen e tij në mjediset ku po zhvillohet numërimi. “, thuhet në vendim.
    Ndërhyn policia
    Ndërkaq pas disa minutash nga hyrja e tij, janë parë uniformat e policisë, të cilat i kanë bërë të ditur vendimin. Dogjani ka pranuar të dalë, edhe pse është shprehur se vendimi është i padrejtë.
    Polici: Para 1 orë e gjysmë, 2 orë, na ka ardhur një vendim që ju nuk duhet të paraqiteni në ambientet e brendshme të rinumërimit.
    Dogjani: A mund ta shoh? Unë e shoh si vendim. Këta gënjejnë. Nuk është i vërtetë si vendim që unë kam shkelur rregullat duke intimiduar numëruesit. Përkundrazi, për këta numërues kam respektin maksimal, sepse këta numërues kanë dyshuar për një votë dhe e kanë çuar tek KAS-i. Bëhej fjalë për një votë, e cila ishte vullneti i qytetarit në emrin tim. Rusmaili e ka shpallur të pavlefshme. Edhe unë e kontestova. Ai vepron me dy standarde dhe i bie që është në rolin e vjedhësit. Ndërkohë, në vendim këta nuk e kanë përcaktuar qartë se deri kur unë mund të jem i larguar. Megjithatë, unë do ta zbatoj vendimin, edhe pse për mua është i padrejtë dhe unë e kundërshtoj.
    Më tej, Dogjani thotë se ditën e nesërme, pra sot, do të vijë sërish.

  • “Votat u tjetërsuan!”/ Dogjani sqaron konfliktin me Ilir Rusmalin gjatë rinumërimit

    “Votat u tjetërsuan!”/ Dogjani sqaron konfliktin me Ilir Rusmalin gjatë rinumërimit

    Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi sherrin e sotëm me përfaqësuesin e KAS, Ilir Rusmali, gjatë rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”. Sipas tij, KAS në vend të rinumërojë votat, thjesht luan cirkun e rradhës, një teatër për të thënë se këtu kanë vjedhur të gjithë.
    Ne nuk jemi vetëm përballë procesi të deformuar, skeme të mirëorganizuar, që u vodhën në fushatë dhe gjatë numërimit, por edhe në KAS.Kushdo të vjedhë brenda apo jashtë llojit, unë personalisht dhe ka edhe shumë të tjerë, që nuk duan që vota të vidhet, Shqipëria të identifikohet që nuk bën proces zgjedhor të ndershëm.Ajo që ndodhi, unë kisha ditë që kisha vënë re që për vlerësimin e votave. Unë kam kërkuar rinumërim për të vendosur drejtësi, për të vlerësuar çdo votë. Kam paraqitur prova në KAS të pakontestueshme, me video, se si tjetërsohen votat.Për të vendosur drejtësinë. Çfarë ndodh? KAS në vend të rinumërojë votat, ajo thjesht luajnë cirkun e rradhës, një teatër për të thënë se këtu kanë vjedhur të gjithë. Mua më hiqeshin vota dhe i analizoja pamjet, shikoja që votat që hiqeshin ishin të vlefshme. Sot e kap që, kryqi ishte në kuadratin tim dhe vija ka kaluar pak më sipër. I them është votë e vlefshme, ka shprehur vullnetin qytetari. Kap edhe vota të njëjta për PS, që kishte kaluar vija për disa kandidatë në të njëjtën skemë. U them komisionerëve, që nuk kam gjë me ta, por kur e kontestova, të njëjtin standard… Kërkova të mbahej i njëjti standard.Unë nuk hyj deputet. Sado vota të marr unë nuk hyj në Parlament, por kam misionin tim personal që të bëj sa të mundem, që të ndikoj që në zgjedhjet e ardhshme të mos vidhet vota. Çfarë do t’u thuash njerëzve pas 12 viteve?Sot isha në Komisionin e Sigurisë, kanë miratuar strategjinë kombëtare, për dezinformimin, gjoja për ndikim e të huajve në Shqipëri, por bëhet për median online. I kam thënë me këtë i vutë fundin”- tha deputeti Asllan Dogjani.

  • Iu ndalua hyrja në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”/ Asllan Dogjani sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit

    Iu ndalua hyrja në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”/ Asllan Dogjani sfidon KAS dhe policinë, rikthehet në ambientet e rinumërimit

    KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
    Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, por këtë rregull demokrati e shkeli pak çaste më vonë. Demokrati sfidoi KAS dhe policinë, duke u futur sërish në sallën e rinumërimit.
    Dogjani pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo, kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

    Pjesë nga debati mes tyre:
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani përjashtohet me polici,  thyen urdhrin e KAS

    Rinumërimi ndez Tiranën/ Asllan Dogjani përjashtohet me polici, thyen urdhrin e KAS

    Procesit i rinumërimit të votave vijon për qarkun e Tiranës. Gazetari i ABC Neës, Andon Kello, raporton nga pallati i sporti “Fahrije Hoti” se janë numëruar deri tani 515 qendra votimi ose 202 mijë vota,  ndërsa deri tani nuk ka asnjë ndryshim rezultati.
    Janë gjetur 12 vota më pak se sa ato të regjistruara në votimin fillestar. Rritet numri i votave të pavlefshme, kemi 500 vota të pavlefshme. Subjekti që po i heqin më shumë vota është PD me 276 vota të hequra, ndjekur nga PS me 201 vota,  dhe Mundësisë 11 vota” tha ai.
    Po ashtu u përjashtua edhe deputeti i PD Asllan Dogjani nga pallati i Sporti,  pasi u përplas me Ilir Rusmailin për një votë.
    “Asllan Dogjani është përjashtuar me vendim të KAS. Ai ka patur një debat me anëtarin Ilriu Rusmajlin, i cili pretendon për një votë të vlefshme, por KAS vendosi të ishte  pavlefshme dhe KAS ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta larguar nga pallati me pretendimin se ka kërcënuar anëtarët e KAS dhe ka intimiduar numëruesit dhe ka prishur rendin dhe qetësinë në ambientet e Fahrije Hoti”, raportoi gazetari.
    Më vonë, deputeti demokrat theu masën e KAS  dhe u fut sërish në ambientet e rinumërimit.
     
     
     

  • “Më hoqët votat…”/ Përplasjet gjatë rinumërimit, KAS i ndalon Dogjanit hyrjen në pallatin e sportit “Farie Hoti”

    “Më hoqët votat…”/ Përplasjet gjatë rinumërimit, KAS i ndalon Dogjanit hyrjen në pallatin e sportit “Farie Hoti”

    Kandidati i PD-ASHM, Asllan Dogjani është përplasur verbalisht me anëtarin e KAS Ilir Rusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Dogjani pretendoi se një fletë votimi, e cila ishte për të, ishte shpallur gabimisht e pavlefshme.
    Pas këtyre incidenteve, anëtarët e komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve vendosën KAS ndalimin e hyrjes së tij në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet dhe procesi i rinumërimit të votave për Tiranën.
    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në këto ambiente. Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”.

  • Incidenti gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    Incidenti gjatë rinumërimit të qarkut Tiranë/ KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”

    KAS vendosi të ndalojë hyrjen e Asllan Dogjanit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pas incidenteve të ndodhura këtë të hënë.

    Dogjani pas incidenteve të shënuara me anëtarët e KAS u largua nga salla ndërkohë që anëtarët e KAS firmosen shkresën që ndalon hyrjen e tij në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”.
    Deri në përfundim të procesit të rinumërimit Asllan Dogjanit i ndalohet të futet në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”.
    Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë.
    Mirëpo kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.

    Pjesë nga debati mes tyre:
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Vota u shpall e pavlefshme/ Dogjani: Më vodhët votën. Rusmali: Do të sjell policinë. Deputeti i PD: S’më rr**et për policinë

    Vota u shpall e pavlefshme/ Dogjani: Më vodhët votën. Rusmali: Do të sjell policinë. Deputeti i PD: S’më rr**et për policinë

    Një votë e shpallur e pavlefshme nga KAS, por që Asllan Dogjani pretendoi se i takonte atij, revoltoi demokratin, i cili iu kthye me një gjuhë të ashpër anëtarëve të komisionit.

    Tensioni agravoi më tej, kur anëtari i KAS, Ilir Rusmajli, tha se do thërriste policinë.
    Deputeti i Partisë Demokratike ngriti dyshime edhe për rinumërimin që po vijon prej ditësh, i kërkuar nga vetë demokratët.
    Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
    Rusmali: Do thërras policinë
    Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Hajeni të hapim votë. Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin.”, shprehet Asllan Dogjani.

    Top Channel

  • Përplasje te “Farie Hoti”! KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientin e rinumërimit

    Përplasje te “Farie Hoti”! KAS ndalon hyrjen e Asllan Dogjanit në ambientin e rinumërimit

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në një vendim të ndërmjetëm të marrë sot në orën 12:55, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit për të larguar deputetin e PD, Asllan Dogjani nga ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.
    Sipas KAS-it, Dogjani ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit.

    Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të respektuar rregullat dhe për të ruajtur qetësinë, sjellja e tij është konsideruar e papranueshme.
    Për këtë arsye, KAS vendosi që Dogjani të ndalohet nga qëndrimi në ambientet e procesit të numërimit dhe i kërkoi Policisë të marrë masa për ta larguar dhe për të mos lejuar më rikthimin e tij.
    Më herët një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.