Tag: dogjani

  • “Partia duhet që të riorganizohet”/ Situata brenda PD, Dogjani: Në këto momente kemi probleme

    “Partia duhet që të riorganizohet”/ Situata brenda PD, Dogjani: Në këto momente kemi probleme

    Në PD nuk janë ndaluar asnjëherë zërat kundër. Kështu ka deklaruar deputeti i PD, Asllan Dogjani teksa ka komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit, pasi zhvilloi një takim me deputetët e pakënaqur të PD.
    I ftuar në një studio televizive, Dogjani tha se PD do të bëjë një analizë paszgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për riorganizim.
    ‘Në këto momente kemi probleme, duhet riorganizim partie, analizë, duhet parë se ku gabuam dhe çfarë nuk shkoi, po nëse kemi prap përballë këtë regjim që s’do të ketë zgjedhje të ndershme ne prap nuk fitojmë. Unë s’dua që Shqipëria të digjet dhe të merren armët që të vijë PD në pushtet.
    Opozita duhet që të bëjë diçka që t’u tregojë ndërkombëtarëve se në këtë vend është regjim. Unë mendoj se ne duhet që të merremi me skandalet dhe me vjedhjet e kësaj qeverie. Pas zgjedhjeve do të bëhet analiza në çdo sesion dhe do të bëhen takime edhe me qytetarët’, tha ai.
     
     

  • 21 Janari, ish-deputeti: Kam qenë në protestë, Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat

    21 Janari, ish-deputeti: Kam qenë në protestë, Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat

    Asllan Dogjani, i cili ka qenë pranë PS në kohën kur ndodhi protesta e 21 janarit 2011, u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin, se Edi Rama erdhi në pushtet me 4 viktimat e kësaj ngjarje.
    Teksa bëri një rezyme të ngjarjes, për të cilën pranoi se ka qenë i pranishëm në shesh atë ditë, Dogjani shtoi se për 21 janarin duhet të hetohen dhe organizatorët e protestës.
    “Edi Rama ka ardhur në pushtet me këtë ngjarje të rëndë me 4 qytetarë të vrarë. Në një ngjarje penale ka shkak dhe pasojë dhe kjo duhet hetuar. Unë kam qenë në 21 janar në atë vend ku u vranë ata 4 persona. Duhet hetuar kush e organizoi. Kur bëhet një protestë ka një plan. Protestuesit vinin nga gjithë Shqipëria. Përse ata njerëz shkuan menjëherë te dera e Kryeministrisë? Pse rastësisht ishte ajo makinë që hyrë në oborr? Duhet hetuar në themel. Kjo çështje mund të ishte rihapur me dhjetëra herë në 15 vite. Ka shërbime informative, policinë, gardën… Këta me vetëdije e kanë çuar kaq gjatë. Retorika e bërë nga Edi Rama ishte shumë e fortë. Një ditë më parë ai tha që këtë protestë nuk e kam thirrur unë por qytetarët”, tha Dogjani.

  • Apartamenti që ‘fundosi’ Asllan Dogjanin! Deputeti përballet me shitësin: Ka paguar 134 mijë euro, nuk ia kam dhuruar

    Apartamenti që ‘fundosi’ Asllan Dogjanin! Deputeti përballet me shitësin: Ka paguar 134 mijë euro, nuk ia kam dhuruar

    Ilirjan Çela dhe Asllan Dogjani

    TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006. Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Dogjanit në dhjetor të 2024, dhe mori atë si të pandehur për akuzat për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave. 
    Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006. Të njëjtin qëndrim Dogjani e mbajti edhe në deklarimin e pasurisë që bëri më 16 Qershor 2023. Por sipas biznesmenit, deputeti në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar.
    Biznesmeni Ilirjan Çela: Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam asnjë lidhje Ai thjeshtë përmend emra, bën deklarata të çuditshme. Ai ka blerë një apartament tek unë. Unë kam ndërtuar një pallat Hamit Shijaku dhe ka blerë apartament me gjithë garazh që bën 134 mijë euro. Më vonë marr vesh që ky na kishte bërë një kontratë të dytë me noteren fallco, ku deklaronte që pronën e ka përfituar nëpërmjet këshillimeve juridike. Më ka dhënë mua ai këshilla juridike. Ai s’ka qenë as avokat në vitin 2006, as licencën nuk e kishte. Unë mendoj që një polic, me një rrogë të thjeshtë të asaj kohe, nuk deklaron pasurinë, o ka korrupsion brenda o bashkëpunim me krimin. Ky i ka paguar paratë, siç funksiononte ato vite, nëpërmjet administratorit tim i cili i ka derdhur në bankë dhe janë në bankë të regjistruar për blerjen e apartamentit nga Asllan Dogjanit. Ky tani pretendon se nuk më ka dhënë asnjë lek. Po ku i gjeti administratori im 134 mijë euro që i pagoi për Dogjanin dhe gjithë blerësit e tjerë! Administratori im që s’ka bukë të haj, derdhe lek në bankë për këta, sipas atij. Ai nuk është jurist dhe sot, nuk ka pasur licencë. E ka marr licencën në vitin 2007. Të shohësh deklarimet e pasurisë të këtij polici, ma kalon dhe mua që i kam shit elektroshtëpiake gjysmës së Shqipërisë. Po të shohësh një deklarim që i ka falur bacanaku 164.375 dollarë për të blerë ky një dyqan. Nuk e blinte dot vetë baçanaku dhe t’ia linte këtij në përdorim. I ka dhënë mamaja 30 milionë lekë me një pension 30 mijë lekë në fshat. Fisi, dashamirësi i ka dhuruar 25 mijë euro. E shoqja që mesa di unë nuk ka punuar asnjë ditë deklaron që ka 200 mijë euro të ardhura nga punë të deklaruara jashtë dhe brenda vendit. Një hajdut del dhe thotë kapni hajdutin. Turp që përfaqësohemi nga ky nivel Ky që i është lëpirë Edi Ramës nga mbrapa me vite të tëra, del dhe shan arkitektin e Shqipërisë Evropiane. Sot i lëpihet Berishës. Ka dhe një çun daje ky që ia kam bërë dosjen gati Fatos Rexha, ka qenë kryetar i Paskuqanit për 8 vite. Unë nuk e dije që ekzistonte një kontratë fallco. Kisha bërë një kontratë në shtator 2006 me vlerë 128.4 m dhe garazh me vlerë 133980 euro. Po në 2006 me noteren Abrazi bën këtë kontratën tjerër me këshilla juridike. Nuk po gjeja kontratën origjinale dhe kërkoj djalit të shkojë të marrë një fotokopje për ta noterizuar. Ajo nuk ia jep. Shkoj vetë më dha këtë paçavuren e dhjetorit. I shkova dhe i thashë çfarë ke bërë. Më bëri dhe kallëzim në prokurori. Ngeli prokurori kur ia çova të dyja. Dhe më pas bëra kallëzim në SPAK. Në deklarimin e pasurisë ka fut këtë kontratën fallco.

    Deputeti i PD, Asllan Dogjani; Ju pak më parë kishit një person që më ka kallëzuar mua për një apartament në vitin 2006 ndërkohë që e kam shpjeguar. Ai apartament është përfituar nga puna ime për shërbime dhe konsulenca me një kontratë përpara noterit. Konsuletat jepen dhe pa licensën e avokatit, këshilla miqësore. Njeri që sot ka detyrime 100 mijë euro ndaj Mentor Dajës, ish pronar i truallit. I irrituar se unë i kam bërë kallëzim e ka legalizuar oborrin e pallatit dhe fatmirësisht bashkia pas kaq vitesh ia ka marrë një pjesë të pallatit, të përbashkët. I bëj thirrje Ramës që punonjësit e IMT nuk ia kanë marrë të gjithën.
    Në 23 korrik Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani, i akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë./ZËRI

  • Kallëzoi Dogjanin në SPAK për një apartament: Nuk ia kam dhuruar, ka paguar 134 mijë euro! Reagimi i Demokratit

    Kallëzoi Dogjanin në SPAK për një apartament: Nuk ia kam dhuruar, ka paguar 134 mijë euro! Reagimi i Demokratit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006. 
    Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por e banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006, edhe pse në atë kohë nuk dispononte një licencë juridike. 
    Ndërtuesi Çela në dalje të SPAK, ka thënë se Dogjani ka në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar. 
    “Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam asnjë lidhje Ai thjeshtë përmend emra, bën deklarata të çuditshme. Ai ka blerë një apartament tek unë. Unë kam ndërtuar një pallat Hamit Shijaku dhe ka blerë apartament me gjithë garazh që bën 134 mijë euro. Më vonë marr vesh që ky na kishte bërë një kontratë të dytë me noteren fallco, ku deklaronte që pronën e ka përfituar nëpërmjet këshillimeve juridike. Më ka dhënë mua ai këshilla juridike. Ai s’ka qenë as avokat në vitin 2006, as licencën nuk e kishte. Unë mendoj që një polic, me një rrogë të thjeshtë të asaj kohe, nuk deklaron pasurinë, o ka korrupsion brenda o bashkëpunim me krimin. Ky i ka paguar paratë, siç funksiononte ato vite, nëpërmjet administratorit tim i cili i ka derdhur në bankë dhe janë në bankë të regjistruar për blerjen e apartamentit nga Asllan Dogjanit. Ky tani pretendon se nuk më ka dhënë asnjë lek. Po ku i gjeti administratori im 134 mijë euro që i pagoi për Dogjanin dhe gjithë blerësit e tjerë! Administratori im që s’ka bukë të haj, derdhe lek në bankë për këta, sipas atij. 
    Ai nuk është jurist dhe sot, nuk ka pasur licencë. E ka marr licencën në vitin 2007. Të shohësh deklarimet e pasurisë të këtij polici, ma kalon dhe mua që i kam shit elektroshtëpiake gjysmës së Shqipërisë. Po të shohësh një deklarim që i ka falur bacanaku 164.375 dollarë për të blerë ky një dyqan. Nuk e blinte dot vetë baçanaku dhe t’ia linte këtij në përdorim. I ka dhënë mamaja 30 milionë lekë me një pension 30 mijë lekë në fshat. Fisi, dashamirësi i ka dhuruar 25 mijë euro. E shoqja që mesa di unë nuk ka punuar asnjë ditë deklaron që ka 200 mijë euro të ardhura nga punë të deklaruara jashtë dhe brenda vendit. Një hajdut del dhe thotë kapni hajdutin. Turp që përfaqësohemi nga ky nivel Ky që i është lëpirë Edi Ramës nga mbrapa me vite të tëra, del dhe shan arkitektin e Shqipërisë Evropiane. Sot i lëpihet Berishës. Ka dhe një çun daje ky që ia kam bërë dosjen gati Fatos Rexha, ka qenë kryetar i Paskuqanit për 8 vite. 
    Unë nuk e dije që ekzistonte një kontratë fallco. Kisha bërë një kontratë në shtator 2006 me vlerë 128.4 m dhe garazh me vlerë 133980 euro. Po në 2006 me noteren Abrazi bën këtë kontratën tjerër me këshilla juridike. Nuk po gjeja kontratën origjinale dhe kërkoj djalit të shkojë të marrë një fotokopje për ta noterizuar. Ajo nuk ia jep. Shkoj vetë më dha këtë paçavuren e dhjetorit. I shkova dhe i thashë çfarë ke bërë. Më bëri dhe kallëzim në prokurori. Ngeli prokurori kur ia çova të dyja. Dhe më pas bëra kallëzim në SPAK. Në deklarimin e pasurisë ka fut këtë kontratën fallco”, tha Çelaj. 
    Ndërkohë nga ana tjetër, Dogjani e akuzon biznesmenin për një sërë çështjesh të tjera, zaptim, borxhe, rrahje. Demokrati i qëndron të vërtetës së tij, ai thotë se ai apartament i është dhuruar ndërsa shton se Ilirjan Çela, brenda 1 viti e ka ndryshuar deklaratën e tij 4 herë. 
    “Ju pak më parë kishit një person që më ka kallëzuar mua për një apartament në vitin 2006 ndërkohë që e kam shpjeguar. Ai apartament është përfituar nga puna ime për shërbime dhe konsulenca me një kontratë përpara noterit. Konsuletat jepen dhe pa licensën e avokatit, këshilla miqësore. 
    Njeri që sot ka detyrime 100 mijë euro ndaj Mentor Dajës, ish pronar i truallit. I irrituar se unë i kam bërë kallëzim e ka legalizuar oborrin e pallatit dhe fatmirësisht bashkia pas kaq vitesh ia ka marrë një pjesë të pallatit, të përbashkët. I bëj thirrje Ramës që punonjësit e IMT nuk ia kanë marrë të gjithën. 
    Ky njeri është i kallëzuar nga administratori para 1 jave që e ka rrahur. Është kallëzuar nga komisariati nr3 për zaptim prone. Është i kallëzuar nga ish-pronarë për vjedhje prone se i ka dhuruar në emër të një Rmazan Gjoni, një pronë që kushton 500 mijë euro. Të dyja kontrata janë bërë me marrëveshje, ky ka qenë atje. Një herë në fillim thotë nuk di gjë për kontratën. Një muaj më vonë thotë u çudita që e pashë atë deklaratë. Por kur vjen deklarata me shkrim dore që ka deklaruar vetë se e ka dhënë shtëpinë për shërbime në vitin 2010, thotë më falni se ia kam bërë për ndër Asllanit se ma kërkoi por e kam bërë në vitin 2021 jo në vitin 2010. Pastaj kur pyetet pas një viti thotë më falni e km bërë në vitin 2021 por para se të shitej kompania, sot tha në vitin 2010. Kemi bërë kontratën duke qenë dhe ky prezent, fillimisht e kemi bërë me para. Kishte nevojë për shërbimet e mija. E kemi gris këtë kontratën e parë duke qenë dhe ky atje dhe e kemi bërë për shërbime. Shërbime nuk jepen kur ke autorësi juridike jepet dhe pa autorësi juridike. Ky njeri është i kallëzuar deri tani me dhjetëra herë nga banorë të pallatit, nga ish-pronarë. Të paktën 4 herë ka ndryshuar brenda 1 viti deklaratën” tha Dogjani. 

  • Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

    Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

    Atentati mafioz i djeshëm, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, ka qe në fokus të emisionit “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishanit, ku përveç analistëve të njohur Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, ishte i ftuar edhe ish deputeti i PD-së, Asllan Dogjani.
    Ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i Forcave Speciale, Asllan Dogjani, ishte kritik i ashpër, duke theksuar se ngjarja në Aeroportin e Rinasit, një vend i konsideruar i sigurt, tregon për një krizë të sigurisë kombëtare.
    Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga ekzekutimi, Dogjani bëri një analizë të sjelljes së atentatorëve, duke e lidhur atë me trajnimet e forcave të rendit.
    “Kam qenë pjesë e forcave speciale. Tek autorët kam parë që veprimet i bënin me qetësi të jashtëzakonshme, sikur bënin përgatitje në stërvitje,” tha ai.
    Organizim perfekt
    Sipas Dogjanit, ngjarja tregon se kemi të bëjmë me një organizim perfekt, ku janë përfshirë shumë persona, duke filluar nga marrja e informacionit,
    Ish-deputeti theksoi se ngjarja e ndodhur në Rinas, një zonë me siguri të lartë, tregon se situata është e rëndë.
    “Sa i përket vendit ku ndodhi (atentati), tregon se është cenuar edhe siguria kombëtare. Policia është e ndarë në dy pjesë: në njërën që sakrifikon, dhe në tjetrën, si puna atij të shoferit të Danit, që punon për grupet kriminale. Ndaj kemi pasiguri në Shqipëri.”, tha Dogjani.

  • “140 milionë euro, iu dha një kompanie në vitin 2020″, Dogjani: Arben Ahmetaj zbuloi se Balluku shkoi në…

    “140 milionë euro, iu dha një kompanie në vitin 2020″, Dogjani: Arben Ahmetaj zbuloi se Balluku shkoi në…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e hetimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, duke iu referuar procedurës së tenderit për tunelin e Llogarasë, për të cilin ajo është shpallur e pandehur.
    I ftuar në një studio televizive, Dogjani tha se tenderi fillestar, me vlerë 140 milionë euro, iu dha një kompanie në vitin 2020, por pas vetëm gjashtë muajsh ai u anulua dhe u hap sërish.
    “Është bërë një tender 140 milionë euro që iu dha një kompanie në vitin 2020. Pas 6 muajsh, në qershor, është anuluar dhe ribërë tenderi. E fituan disa kompani turke, që sipas Arben Ahmetajt, vetë Balluku ka shkuar në Turqi. Pra, është shtuar me 50 milionë euro shifra pa ndryshuar asgjë, asnjë kriter,” deklaroi Dogjani.
    Sipas tij, ky veprim ngre dyshime serioze për korrupsion dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e prokurimit publik. Dogjani theksoi se shtesa prej 50 milionë eurosh në kontratë, pa ndonjë ndryshim teknik apo ligjor, është një tregues i qartë se tenderi mund të ketë qenë i manipuluar në favor të kompanive fituese.

  • Çështja e tij në SPAK/ Deputeti Dogjani sqaron arsyen, por edhe çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë…

    Çështja e tij në SPAK/ Deputeti Dogjani sqaron arsyen, por edhe çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë…

    Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në një studio televizive ka folur për çështjen e tij në SPAK, por edhe për çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë. Ai tha se nuk ndodhet në SPAK për vjedhje, as për tender, por pasi është kallëzuar nga një falsifikator.
    Pjesë nga biseda:
    Gazetari: Ju jeni një nga ata zyrtarë të rëndësishëm që edhe dje ishit në SPAK. Çfarë ndodh aty brenda ku zyrtarët hyjnë e dalin?
    Dogjani: Unë nuk e di si futen ata që vjedhin. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time, nuk kam bërë kurrë tender. Kjo bëri që unë të marr 8 mijë vota. Të marrësh vota siç i kam marrë unë do të thotë që je dikushi. Unë mora 8 mijë vota edhe herën e kaluar, isha i fundit i listës dhe hyra në parlament. Unë hy siç jam dhe dal siç jam.
    Në SPAK i kam bërë kallëzim një njeriu që ka vjedhur oborrin e pallatit; e legalizuam ne si banorë. Ndërtuesi, në vend që të legalizonte pallatin, legalizoi oborrin. Kur po merresha me legalizimin e pallatit, pashë që ishte legalizuar oborri dhe kam bërë kallëzim në SPAK.

  • Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

    Çfarë ndodh pas dyerve të SPAK me zyrtarët? Dogjani: Nuk jam për tender në prokurori, ja pse më kanë thërritur

    Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për çështjen e tij në SPAK, por edhe për çfarë ndodh me zyrtarët e tjerë.
    Ai tha se nuk ndodhet në SPAK për vjedhje, as për tender, por pasi është kallëzuar nga një falsifikator.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Ju jeni një nga ata zyrtarë të rëndësishëm që edhe dje ishit në SPAK. Çfarë ndodh aty brenda ku zyrtarët hyjnë e dalin?
    Dogjani: Unë nuk e di si futen ata që vjedhin. Unë nuk kam vjedhur kurrë në jetën time, nuk kam bërë kurrë tender. Një rast kam parë në Fier. Sapo emërohem drejtor në Policinë e Fierit, më vijnë ca letra për tender, duheshin firmosur. Bëhej fjalë për karburantin, shoh letrat në tender dhe çmimi ishte dyfishi. Më merr njëri në telefon dhe më thotë: “Pse s’e firmose?” I them kush je ti, më tha emrin  Ervin Fisheku. I thashë: “Me automatiku qofsh, nuk e firmos.” Më mori drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe më tha: “A ta firmos unë?”
    Unë nuk jam marrë kurrë me tendera. Kjo bëri që unë të marr 8 mijë vota. Të marrësh vota siç i kam marrë unë do të thotë që je dikushi. Unë mora 8 mijë vota edhe herën e kaluar, isha i fundit i listës dhe hyra në parlament. Unë hy siç jam dhe dal siç jam.
    Në SPAK kam bërë kallëzim një njeriu që ka vjedhur oborrin e pallatit; e legalizuam ne si banorë. Ndërtuesi, në vend që të legalizonte pallatin, legalizoi oborrin. Kur po merresha me legalizimin e pallatit, pashë që ishte legalizuar oborri dhe kam bërë kallëzim në SPAK.
    Tani ish-ndërtuesi më ka kallëzuar në SPAK. Unë jam në 2+1, me tre fëmijë, ngelëm ngushtë atje. Dhe tani SPAK merret me mua dhe i beson një falsifikatori. Gjykata është treguar fisnike, gjyqtarja Rudina Palloi e ka kthyer 3 herë çështjen dhe hetimi rezultoi siç kërkova unë.

  • Vendimi i GJK, Dogjani: Ishte i drejtë në raport me Kushtetutën, por Veliaj duhet të shkarkohej kohë më parë

    Vendimi i GJK, Dogjani: Ishte i drejtë në raport me Kushtetutën, por Veliaj duhet të shkarkohej kohë më parë

    Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
    Sipas Dogjanit, vendimi ishte i drejtë, megjithatë Veliaj duhet të ishte shkarkuar kohë më parë për shkelje të rënda kushtetuese.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Pas vendimit të GJK, kishit dilema?
    Dogjani: Unë jam jurist dhe vij nga fusha e avokatisë, por edhe nga Policia e Shtetit. Por dua të them se unë e prisja një vendim të tillë, pasi Kushtetuta është e qartë, pasi i përket shkarkimit të një kryetari bashkie të zgjedhur nga votat. Vendimi i këshillit bashkiak që propozoi shkarkimin e kryetarit të bashkisë ishte abuzuar në nenin 72, ndërkohë Kushtetuta është e qartë në nenin 115, ku thotë se kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm për shkelje të rëndë kushtetuese.
    A duhej shkarkuar Erion Veliaj? Sigurisht që duhej shkarkuar. A ka bërë shkelje kushtetuese? Sigurisht që ka bërë. Përfitimet personale për shkak të detyrës. Sot Veliaj është i akuzuar për pastrim parash, korrupsion, që do të thotë që ka bërë shkelje të Kushtetutës. Sigurisht që ai është i dyshuar. Ne sot kemi një të vrarë, Ardit Gjoklajn, u vra duke punuar. A ka bërë shkelje Veliaj? Sigurisht që ka bërë. Brenda natës janë bërë ndryshime të lejeve në ndërtime, ju janë mbyllur dritaret qytetarëve. Sa herë ka përdorur Policinë Bashkiake në kundërshtim me ligjin.
    Ajo që vërej unë nuk është se juristët e Ramës nuk e dinin se Veliaj nuk ka shkuar në punë pasi ishte në burg. Këta e çuan se kujtuan se vetë Veliaj do të ndjente presionin dhe do të tërhiqej.
    Borakaj: Nuk e hëngri presionin…
    Dogjani: Jo, nuk e hëngri, por unë nuk besoj se Veliaj ka guximin t’i marrë me radhë. Kush mendon sot se Veliaj ka bërë gjithë këto zullume pa dijeninë e Edi Ramës? Tjetër shkelje e madhe e Kushtetutës është rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”.

  • “Gjyqtarin Astrit Kalaja ‘e vrau’ shteti”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Kur guxon e sulmon Rama, çfarë pret nga…

    “Gjyqtarin Astrit Kalaja ‘e vrau’ shteti”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Kur guxon e sulmon Rama, çfarë pret nga…

    Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani i ftuar në një studio televizive, komentoi ngjarjen e rëndë që tronditi dje mbarë opinionin publik, ku një i ri vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, pohoi se këtë të fundit e vrau shteti. Dogjani tha se duhen parë dhe veprimet e policisë së Shkodrës në lidhje me konfliktet mes dy familjeve, që çuan në masakrën e djeshme.
    Ai tha se Elvis Shkambi shkrepi vetëm armën, por në fakt ‘krimin’ e kreu shteti me mosveprimin e tij. Dogjani tha se i pari që sulmon sistemin e drejtësisë është Rama.
    “Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e gjyqtarit Astrit Kalaja. E kam njohur dhe punuar. Ku kam qenë drejtor i Policisë së Shkodrës. Ai ka qenë gjyqtar në Apelin e Shkodrës, një njeri që dha gjithmonë drejtësi. Bëhet fjalë për një konflikt midis 30 familjeve, të cilat u futën në atë pallat me marrëveshje me shtetin. Ai që pretendon se ishte pronar, guxon dhe futet në sallë me armë dhe e vret gjyqtarin.
    Gjyqtari është shteti. Kjo seancë nuk kishte të bënte me themelin, por me një çështje procedure. Ai nuk ka marrë një vendim në kuptimin e mirë të fjalës të shkojë i panxitur nga deklaratat që ka bërë kryeministri. Kur flet kryeministri i vendit që thotë; një vendim i atij gjyqtari apo i këtij këtu, nuk është i drejtë. Kur guxon kryeministri, çfarë pret nga ai Shkambi, apo një Shkamb tjetër.”, tha ai.
    Pyetjes nëse familja Shkambi ishte problematike në kohën kur Dogjani ishte në krye të policisë, ai tha; “Xhaxhai doli dhe tha kush do ta dënojë nipin, do ta pësojë si Astrit kalaja apo xhaxhai tjetër që ka kërcënuar një vit më parë, duhen parë veprimet e policisë. Si nuk e parandaloi policia këtë ngjarje. Ata jo vetëm që mund të kenë mbështetje politike, por kanë sfiduar shtetin, policinë. Edhe në 97-ën nuk ka ndodhur kjo gjë. Një ngjarje e tillë duhet bërë dhe një analizë pse ndodhi! A është vërtetë sistemi i drejtësisë problemi? Astrit Kalanë e vrau vetë shteti. Ai luajti dorën, por e vrau shteti!”, tha ai.