Tag: doganierëve

  • Greva e doganierëve grekë, dhjetëra qytetarë në pritje për kaluar kufirin në Kakavijë

    Greva e doganierëve grekë, dhjetëra qytetarë në pritje për kaluar kufirin në Kakavijë

    Pavarësisht njoftimit të Policisë Kufitare e Kakavijës për ndalimin e mjeteve gjatë periudhës kohore 06:00-12:00 në këtë pikë sërish ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh që prisnin në radhë për kalimin e kufirit.
    Shumë prej udhëtarëve janë shprehur se nuk ishin në dijeni për grevën e ndërmarrë nga dogana greke, ndersa nuk kanë munguar dhe rastet kur qytetarët janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit duke ju thënë se lëvizja e autobusëve do të vijojë normalisht.
    Greva e mbajtur nga doganierët grekë është për shkak se këta të fundit kërkojnë një rritje të pagës. Në njoftimin e një dite më parë Policia Kufitare e Kakavijës theksoi se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

  • Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

    Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

    Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE) ka bërë me dije se Stacioni i Kontrollit Doganor Mavromati në kufirin greko-shqiptar do të funksionojë me orar të zgjatur shërbimi nga 4 gushti deri më 30 shtator.
    Sipas njoftimit të AADE, sqarohet se stacioni do të qëndrojë i hapur çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 11 të mbrëmjes për të lehtësuar kalimin e kamionëve dhe linjave të rregullta të autobusëve.
    Përveç orarit të zgjatur të funksionimit të stacionit të Mavromatit, kalimet mund të lehtësohen edhe përmes Stacionit Doganor të Kakavijës.
    Ky vendim vjen pas arrestimit të 14 doganierëve grekë, mes të cilëve edhe shefi i tyre, në fillim të muajit korrik.
    Doganierët grekë u arrestuan me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, për ryshfet pasiv në bashkëpunim. Dosja e çështjes përbëhet nga mbi 2,000 faqe dhe përfshin materiale video dhe fotografike, së bashku me biseda të regjistruara të të akuzuarve mes tyre dhe me persona të tjerë.
    Në njoftimin e Policisë thuhej se u shkatërrua një grup kriminal i përbërë nga punonjës të Autoritetit Doganor, të cilët merrnin përfitime të padrejta financiare për moskryerjen e kontrolleve.
    Kjo bëri që vetëm dy punonjës ta mbanin stacionin në funksionim ditët e mëparshme, duke rezultuar në vonesa të mëdha dhe radhë të gjata në pikën kufitare.

  • Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë

    Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë

    Radhë të gjata në Qafë Botë pas arrestimit të 14 doganierëve grekë në Mavromati
     
    Që prej arrestimit të bujshëm të 14 doganierëve grekë në pikën kufitare të Mavromatit, që ndodhet përballë doganës së Qafë Botës në kufirin Shqipëri–Greqi, qarkullimi në këtë pikë hyrjeje ka pësuar ngarkesa të ndjeshme, duke sjellë radhë të gjata automjetesh çdo ditë.
     

     
    Zyrtarët e arrestuar, të cilët ishin pjesë e strukturës doganore greke në Mavromati, dyshohet se janë përfshirë në skema të korrupsionit dhe kontrabandës. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, ata janë zëvendësuar me punonjës të tjerë të sjellë nga pikat e tjera doganore të Kakavisë dhe Portit të Igumenicës.
     
    Megjithatë, situata nuk është stabilizuar ende. Kontrollet në doganë janë bërë dukshëm më të imtësishme, duke ndikuar në ritmin e përpunimit të mjeteve dhe udhëtarëve. Kjo ka sjellë vonesa të mëdha në kalimin e kufirit, sidomos gjatë orëve të pikut, ku udhëtarët presin për orë të tëra në temperatura të larta verore.
     
    Udhëtarët dhe banorët e zonës shprehen të irrituar nga situata dhe kërkojnë marrjen e masave për normalizimin e qarkullimit, sidomos gjatë sezonit turistik, kur qarkullimi në këtë doganë rritet ndjeshëm.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

    Radhë kilometrike në Qafë Botë, 14 doganierë grekë të arrestuar për korrupsion

    Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash. Mësohet se qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë.
    Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale.
    Dy ditë më parë, autoritetet kanë arrestuar edhe 14 oficerë doganorë. Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio.