Tag: doganës

  • Shqiptari në Kroaci kapet me mbi 700 mijë euro në makinë

    Shqiptari në Kroaci kapet me mbi 700 mijë euro në makinë

    Zyrtarët e Doganës kroate, në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë parandaluar një tentativë për kalimin e një shume të konsiderueshme parash në pikën kufitare të Karasoviçit.
    Gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Kroacisë, autoritetet zbuluan 702,435 euro të padeklaruara, të fshehura në automjetin e një shtetasi shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar nga Dogana, paratë nuk ishin deklaruar sipas rregullave në fuqi, duke ngritur dyshime për qëllimin e transportit të tyre.
    Operacioni u realizua në kuadër të masave të shtuara të mbikëqyrjes, të ndërmarra nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësitë Mobile të Doganës në Dubrovnik, në bashkëpunim me Administratën e Policisë së rajonit Dubrovnik-Neretva.
    Shtetasi shqiptar është ndaluar nga autoritetet dhe po hetohet për veprën penale të kontrabandës së valutës.

  • Shqiptari kapet me 702 mijë euro të padeklaruara në Kroaci

    Shqiptari kapet me 702 mijë euro të padeklaruara në Kroaci

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash.
    Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme të bëra ndonjëherë në kufijtë e vendit.
    Kontrolli u zhvillua si pjesë e masave të shtuara të mbikëqyrjes nga Shërbimi Kundër Kontrabandës dhe njësitë mobile të Dubrovnikut, në bashkëpunim me Administratën e Policisë Dubrovnik–Neretva.
    Hetimet treguan se shqiptari nuk kishte deklaruar shumën në Administratën Doganore apo Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike. Paratë ishin fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.
    gijotina.com/

  • Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Orët e sekuestruara, Mozzik paraqitet sot në Doganë për të sqaruar çështjen

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vijuar sot seancat e intervistimit në ambientet e Doganës së Kosovës, në kuadër të një hetimi që lidhet me dy orë luksoze të cilat u kapën në bagazhin e tij dy ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
    Sipas burimeve zyrtare, autoritetet doganore kanë kërkuar sqarime të hollësishme mbi mënyrën e blerjes së këtyre orëve, përkatësisht burimin e të ardhurave që janë përdorur për blerjen si dhe origjinën e transaksioneve financiare që lidhen me to. Dyshohet se ora mund të ketë një vlerë të konsiderueshme, çka ka çuar në thellimin e kontrollit nga ana e autoriteteve.
    Në pamjet që kanë qarkulluar sot në media dhe rrjete sociale, Mozzik është parë duke hyrë në ambientet e Doganës nën shoqërimin e avokatit të tij, juristit të njohur Arianit Koci, i cili pritet të mbrojë reperin në këtë proces.

    Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë publike nga vetë Mozzik apo përfaqësuesit e tij ligjorë, ndërkohë që hetimet janë ende në vazhdim e sipër.
    Ky rast ka ngjallur vëmendje të madhe në opinionin publik, duke hapur diskutime mbi mënyrën sesi trajtohen figurat publike në raste të tilla, si dhe mbi transparencën financiare në botën e showbiz-it.

  • Zjarret në Patra, digjet parkimi i doganës! Në flakë 550 makina të bllokuara nga autoritetet

    Zjarret në Patra, digjet parkimi i doganës! Në flakë 550 makina të bllokuara nga autoritetet

    Flakët e zjarrit në periferi të Patras kanë përfshirë parkimin e doganës, ku janë djegur tërësisht 550 automjete.

    Burime lokale thanë se prej flakëve të zjarrit nuk shpëtoi asnjë automjet ndërsa dëmet llogariten në shumë milionë euro.

    Me automjeteve gjendeshin makina,dhe kamionë si dhe mallra të bllokuara nga dogana e portit në patra.
    Mësohet se autoritetet kanë urdhëruar hetime sesi flakët mbërritën në atë zonë pa u ndaluar prej zjarrfikësve ndërkohë që pritet një llogaritje e detajuar e dëmit gjatë ditëve në vazhdim.

    Mësohet se mes mjeteve tashmë të shkatërruara tërësisht ndodheshin edhe kamionë pune ose autovetura të bllokuara për të cilat ende nuk kanë mbaruar proceset gjyqësore, ç’ka u jep të drejtën pronarëve të tyre të kërkojnë dëmshpërblime financiare për dëmin e krijuar.

  • Zjarret në Patër, digjet parkimi i doganës! Në flakë 550 makina të bllokuara nga autoritetet

    Zjarret në Patër, digjet parkimi i doganës! Në flakë 550 makina të bllokuara nga autoritetet

    Flakët e zjarrit në periferi të Patras kanë përfshirë parkimin e doganës, ku janë djegur tërësisht 550 automjete.

    Burime lokale thanë se prej flakëve të zjarrit nuk shpëtoi asnjë automjet ndërsa dëmet llogariten në shumë milionë euro.
    Me automjeteve gjendeshin makina,dhe kamionë si dhe mallra të bllokuara nga dogana e portit në patra.Mësohet se autoritetet kanë urdhëruar hetime sesi flakët mbërritën në atë zonë pa u ndaluar prej zjarrfikësve ndërkohë që pritet një llogaritje e detajuar e dëmit gjatë ditëve në vazhdim.
    Mësohet se mes mjeteve tashmë të shkatërruara tërësisht ndodheshin edhe kamionë pune ose autovetura të bllokuara për të cilat ende nuk kanë mbaruar proceset gjyqësore, ç’ka u jep të drejtën pronarëve të tyre të kërkojnë dëmshpërblime financiare për dëmin e krijuar.

    Top Channel

  • 107 oficerë doganorë të rinj diplomohen në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

    107 oficerë doganorë të rinj diplomohen në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

    Në një ngjarje të veçantë, 107 oficerë doganorë të rinj kanë përfunduar trajnimin e tyre, duke shënuar kështu gjeneratën e parë të re që prej vitit 2008 në Doganën e Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti uroi doganierët e rinj për diplomimin dhe i inkurajoi për sfidat e ardhshme në shërbim të vendit.

    Kurti theksoi se kjo gjeneratë e re sjell energji të freskët, motivim dhe përkushtim për të ecur përpara, duke fuqizuar kështu institucionin e doganës, i cili ka përballuar sfida të mëdha gjatë viteve.

    Në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës, ai përmendi arritjet e dukshme si rritjen e ndjeshme të konfiskimeve dhe kontrollin më të mirë të kufijve, duke nënvizuar rëndësinë e rolit që luan ky institucion për sigurinë dhe ekonominë e vendit.

    “Urime diplomimi doganierëve të rinj dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrave dhe shërbimin ndaj vendit”, tha Kryeministri Kurti./KultPlus.com

  • Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke

    Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës së Qafë Botës: Letër zyrtare autoriteteve greke

    Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh.
    Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.
    Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues të rëndësishëm vendorë të rajonit:
    Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë,
    Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq,
    Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol,
    Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë,
    Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë.
    Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:
    Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.
    Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.
    Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi.
    Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.
    Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.

  • Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

    Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke

    Deputeti Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
    Sarandë, 14 Korrik 2025 – Deputeti i Qarkut të Vlorës, Vasil Llajo, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme në mbrojtje të interesit të qytetarëve të jugut të vendit, duke kërkuar që Dogana e Qafë Botës – Mavromati të funksionojë me regjim 24-orësh. Iniciativa është shoqëruar me një letër zyrtare drejtuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Greqisë, z. Kyriakos Pierrakakis, dhe autoriteteve të tjera përkatëse.
     

     
    Letra është firmosur gjithashtu nga përfaqësues vendorë të zonës:
     
    Oltion Çaçi, Kryetar i Bashkisë Sarandë
    Romeo Çakuli, Kryetar i Bashkisë Finiq
    Ergest Dule, Kryetar i Bashkisë Konispol
    Besmir Veliu, Kryetar i Bashkisë Delvinë
    Kristaq Kiço, Nënprefekt i Qarkut Vlorë
     
    Në letrën dërguar autoriteteve greke theksohet se:
     
    Funksionimi aktual i doganës është i kufizuar dhe me vonesa të mëdha, duke shkaktuar radhë deri në tre orë nën temperatura të larta.
    Ka vështirësi serioze për autoambulancat, mallrat dhe qytetarët, duke rrezikuar shëndetin dhe ekonominë ndërkufitare.
     
    Çdo ndryshim i statusit të doganës përbën një hap pas, si për qytetarët shqiptarë ashtu edhe për pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek që lëvizin çdo ditë në të dy anët e kufirit.
     
    Dogana e Qafë Botës është porta lidhëse më e afërt për shumë banorë të Bashkive të Sarandës, Finiqit, Konispolit dhe Delvinës me rajonin e Thesprotisë në Greqi. Vendosja e një regjimi 24-orësh jo vetëm do të lehtësonte ndjeshëm qarkullimin, por do të kontribuonte në ruajtjen e jetës dhe gjallërinë ekonomike të fshatrave kufitarë që po përballen me shpopullim të vazhdueshëm.
     
    Letra vë në dukje se nisma ka mbështetjen edhe të Kryetarit të Bashkisë Igumenicë, të Nënprefektit të Thesprotisë dhe të Këshillit Bashkiak të Filatit, duke u bërë kështu një kërkesë e përbashkët ndërkufitare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Korrupsion dhe shpërdorim detyre në kufirin greko-shqiptar, në pranga 13 punonjës të doganës greke

    Korrupsion dhe shpërdorim detyre në kufirin greko-shqiptar, në pranga 13 punonjës të doganës greke

    13 punonjës të doganës greke në Mavromatio në kufirin me doganën Qafë Botë kanë rënë në prangat e policisë.
    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar deri tani 13 persona, të dyshuar për shkelje të detyrës, ryshfet dhe korrupsion.
    Per pasojë qarkullimi në Qafë Botë mbeti prej disa orësh i bllokuar.
    Hetimet janë në vazhdim e sipër, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje lidhur me rrjetin dhe identitetin e të përfshirëve.
    Shërbimi i Punëve të Brendshme ka paralajmëruar një përditësim të ri zyrtar me më shumë informacion mbi akuzat, materialet e sekuestruara dhe shtrirjen e operacionit.

  • Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan

    Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan

    Ka përfunduar investimi në asfaltimin e rrugës “Mefail Bicaku” në Rajonin Nr. 3, pranë Doganës, një ndër zonat më problematike të qytetit përsa i përket infrastrukturës.Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet e përfunduara, duke theksuar se kjo rrugë, ndonëse nuk konsiderohet zonë informale, kishte mbetur pas në zhvillim, për shkak të ndërtimeve të shpejta dhe të pakontrolluara pas viteve ‘90.“Edhe pse jemi në një zonë pranë dy shkollave profesionale dhe Doganës, kjo rrugë kishte mbetur pas për shumë vite. Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve dhe bizneseve të zonës, e cila tashmë ka marrë zgjidhje”, u shpreh Llatja.Rruga “Mefail Bicaku” është një rrugicë lidhëse ndërmjet rrugës “17 Marsi” dhe rrugës “Zogu i Parë”. Ajo u shërben rreth 120 banorëve dhe disa bizneseve lokale.Vitin e kaluar është investuar në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërsa këtë vit është realizuar shtrimi i plotë me asfalt, në kuadër të një bashkëpunimi mes Bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH).“Edhe pse ishim në një periudhë zgjedhore, puna nuk është ndalur asnjë moment. Do të vazhdojmë me investime të tjera që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, theksoi Kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.Ky investim vjen si pjesë e angazhimit të bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të garantuar kushte më të mira jetese për qytetarët në çdo lagje të Elbasanit.