Një tjetër sasi prej 520 ton misër, i ardhur nga Serbia, është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, këtë të hënë.
Sipas AKU-së, kjo sasi misri ka rezultuar me nivel të lartë të aflatoksinës që e bën të dëshmshëm për kafshët.
Misri ishte porositur nga disa kompani shqiptare të cilat më pas do ta shpërndanin në fermat blegtorale.
Ndërkohë që ky është rasti i tretë brenda pak kohësh i bllokimit të misrit. Dy sasi të tjera janë bllokuar pak ditë më parë, njëra në Elbasan dhe tjetra po në Han të Hotit. Shkak ka qënë prania e aflatoksinës, një substancë tejet e rrezikshme, kancerogjene që infekton jo vetëm kafshët, por dhe njerezit që konsumojnë mishin e qumështin. Aflatoksina demton mëlçine dhe organe të tjera jetësore.
Tag: doganën
-

Misri serb, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit
-

Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve
Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.
Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Kontrolli i sasisë është rritur ndjeshëm për të garantuar që asnjë mall i kontaminuar të mos hyjë në zinxhirin ushqimor të vendit.
“Proçedura që po ndiqet me këtë sasi misri do të jetë e rreptë, duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë ushqimore,” – tha Haderi.
Sipas tij, ky aksion lidhet edhe me një rast tjetër të regjistruar më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin. -

Ndalohet për disa orë kalimi në Kakavijë/ Grevë në doganën greke, ja oraret e bllokimit
Të hënën në doganën e Kakavijës do të pezullohet kalimi për rreth katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, njofton se më 27 tetor 2025, nga ora 06:00 deri në 10:00 (ora shqiptare), nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në PKK Kakavijë, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë kufirin.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera për të shmangur vonesat. -

Rritet fluksi në Kakavijë, mbi 5 mijë qytetarë dalin nga Shqipëria në 24 orë
Kur gushtit po i vjen fundi, në doganën e Kakavijës po regjistrohet një fluks i shtuar në dalje nga territori shqiptar, ndërsa bashkatdhetarët tanë, pasi kaluan pushimet e verës në vendlindje, po rikthehen në Greqi.
Sipas statistikave të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.291 persona dhe 1.941 automjete në sportelet e daljes nga Shqipëria.Ndërkohë, fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit në doganën e Kakavijës mbetet i lartë edhe në këtë fundgushti.
Në 24 orët e fundit kanë lëvizur gjithsej 8.574 persona dhe 3.005 automjete në të dy drejtimet, përfshirë edhe turistë nga vende të ndryshme. -

Fluks në doganën e Qafë-Thanës, makinat në radhë kilometrike
Radhë kilometrike janë krijuar në doganën e Qafë-Thanës. Më të shumtë në fluks kanë mbetur shtetasit e huaj dhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët kthehen nga plazhi. Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase, e cila nuk rakordohet me palën shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar. Sezoni i verës ka rritur fluksin në këtë pikë të kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vijnë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria.
-

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës
Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me pritje deri në një orë.
Sipas policisë kufitare, në ditën e parë të këtij muaji kjo ishte një situate e pritshme, pasi shumë persona kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar. Punohet me kapacitet të plotë. -

Zjarret bllokojnë përkohësisht edhe doganën e Goricës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut
Pas bllokimit të punës në Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, zjarret kanë shkaktuar të njëjtën problematikë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut në doganën e Goricës.
Mësohet se në doganën e Goricës në Pustec është bllokuar kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Kurse mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin.
Shkak është bere një vatër zjarri në pjesën maqedonase, në të dy krahët e rrugës, duke krijuar rrezik për mjetet.
Dogana Shqiptare dhe ajo Maqedonase kanë bllokuar deri në një moment të dytë kalimin në këtë doganë.
Zjarri ndodhet në afërsi të territorit shqiptar, ndërsa autoritet fqinje po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët. -

Vatër zjarri pranë doganës së Gorricës/ Pala maqedonase pezullon përkohësisht punën
Nje zjarr i rënë 10 km ne thellesi te kufirit me Maqedonine, ne afersi te qytetit te Resnjes, ka pezulluar levizjen ne te dyja anet e kufirit ne doganen e Gorrices ne Pustec. Lajmi konfirmohet edhe nga Drejtoria e Policise se Korçes. Ka qene pala maqedonase ajo qe ka pezulluar veprimet ne doganen e Gorrices.Kjo doganë qe gjendet ne bashkinë e Pustecit, nuk ka qarkullim te madh te mjeteve.Pala maqedonase ben te ditur se kjo mase paraprake behet per arsye sigurie, pasi zjarri eshte fare prane rruges qe lidh qytetin e Resnjës me doganen e Gorrices.
-

Arrestime në doganën greke, por po “e pësojnë shqiptarët”! Radhë kilometrike në Qafë Botë
Foto ilustruese
SARANDË- Radhë kilometrike janë krijuar në pikën doganore të Qafë Botës. Shkak për radhët, si gjithmonë është bërë pala greke, por kësaj herë për pasojë të arrestimit të 14 doganierëve që akuzohen për kontrabandë mallrash. Kështu, për shkak se doganierët nuk janë zëvendësuar, mungesa e tyre ka sjellë mbylljet e njësive të shërbimit në kufi duke shkaktuar radhë kilometrike dhe qindra qytetarë të bllokuar për orë të tëra në kufi.
Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm 3 doganierë. Edhe pse pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale, sërish nuk ndihmuar në reduktimin e fluksit. Një tjetër zgjidhje që është gjetur është pezullimi i kalimit të automjeteve, të cilat duhet të kryejnë veprime doganore, por vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe makinave private.
Dje, në doganën greke të Mavromatit u arrestuan 13 punonjës dhe drejtuesi i doganës për shkak se akuzoheshin për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Sipas mediave greke, hetimi ndaj tyre kishte filluar prej disa muajsh dhe janë kapur edhe biseda telefonike që vërtetojnë se doganierët ishin përfshirë në aktivitete të paligjshme, duke shmangur kontrollet në automjete dhe rimorkio, të cilat kalonin mallra kontrabandë nëpërmjet ryshfetit. Veprime që i kushtuan lirinë dhe vendin e punës. Por nga dje deri sot, asnjë prej të arrestuarve nuk është zëvendësuar dhe ende nuk ka një njoftim se kur do të ndodhë ky proces. Ndaj parashikohet që situata të jetë e tillë, me trafik të shtuar deri në emërimin e doganierëve të rinj./ZËRI -

Arrestime në doganën greke të Mavromatit, pezullim i përkohshëm për kamionët në Qafë Botë
Në Pikën Kufitare të Qafë Botës, kalimi i automjeteve private dhe këmbësorëve vijon normalisht, ndërkohë që është pezulluar përkohësisht qarkullimi i mjeteve që kërkojnë procedura doganore.
Shkak për këtë situatë është bërë arrestimi i 13 punonjësve të doganës greke të Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e këtij institucioni. Sipas mediave greke, ndaj tyre rëndojnë akuza për mitmarrje dhe abuzim me detyrën.
Hetimet, që kishin nisur prej disa muajsh, zbuluan se zyrtarët doganorë kishin marrë ryshfete për të shmangur kontrollet në mjete dhe rimorkio që kalonin mallra kontrabandë. Janë përgjuar edhe biseda telefonike që vërtetojnë përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme.
Aktualisht, në doganën greke po punohet me personel të reduktuar, çka ka sjellë pezullimin e përpunimit të mjeteve që kërkojnë shërbime të plota doganore. Autoritetet shqiptare dhe greke janë në kontakt për menaxhimin e situatës derisa të rikthehet normaliteti.