Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë.
Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon se për detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, shuhen në masën 50% e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 50% e tyre paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.
Po ashtu shuhen në masën 25%, e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 75% e tyre paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026.
Në rastet e mësipërme gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Ndërsa në rastin kur është paguar principali dhe subjekti ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatvonesa në llogarinë e tij, falen gjobat dhe kamatëvonesat.
Po ashtu, shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e pagueshme në doganë që i përkasin periudhës nga data 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që detyrimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë brenda datës 31.12.2026.
Gjithashtu, fshihen të gjitha detyrimet e mbetura pa paguar deri në vlerën 1.500 lekë për subjektet që nuk kanë detyrime të tjera.
Drafti në fjalë, parashikon fshirjen e të gjitha detyrimet e individëve debitorë për të cilët nuk ka informacion për numrin e identifikimit (ID), nuk është bërë njoftimi për detyrimin për mungesë identifikimi dhe nuk ka Vendim për Rikuperim me Forcë të Borxhit, përfshirë këtu edhe individët që kanë zhdoganuar automjete me NIPT-in/NUIS-in e përgjithshëm A000000A.
Brenda datës 31.12.2026, organet përkatëse fshijnë/shuajnë nga regjistrat e tyre kontabël dhe nga llogaria e tatimpaguesit debitor detyrimet që fshihen/shuhen sipas këtij ligji.
Ligji i shtrin efektet nga data 1 janar 2026, deri në datë 31.12.2026.
Tag: doganë
-

Fshihet gjysma e borxheve në doganë, ja kush përfiton nga ‘Paqja Fiskale 2026′
-

FOTO/ Përfundon rehabilitimi i rrugës Qafë Thanë – Doganë, rritet siguria dhe lehtësohet qarkullimi
Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.
Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore në një nga akset me rëndësi të veçantë për trafikun hyrës dhe dalës në vend. -

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa doganë, arrestohet 42-vjeçari
Tentativa e një 42-vjeçari nga Durrësi për të futur në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, ka dështuar pasi është ndalur në portin e qytetit bregdetar.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga 42-vjeçarin dhe ka sekuestruar kamionin që ai drejtonte, së bashku me mallrat.
“Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në automjet u konstatuan arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit”, njofton policia. -

Kaos në Qafë Thanë! Rradhë kilometrike në doganë, vetëm një sportel funksional
Në kulmin e sezonit turistik, pika kufitare e Qafë Thanës është përballur me rradhë kilometrike automjetesh.
Shqiptarët e Maqedonisë preferojnë plazhet shqiptare për të kaluar ditët e nxehta të verës, por njëkohësisht edhe peisazhe e mrekullueshme të vendit.
Në këtë doganë, punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërkohë shtimi i sporteleve varet nga pala maqedonase. -

Pas valës së arrestimeve në doganë, pala greke pezullon edhe sot punën në Qafë Botë
Lëvizja e automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mbetet e pezulluar edhe sot. Kalimi është i mundur vetëm në këmbë, ndërkohë që dhjetëra qytetarë shqiptarë janë bllokuar në doganë, pasi pala greke ka ndërprerë përkohësisht punën.
Shkak për këtë situatë është bërë një operacion i autoriteteve greke, që ka çuar në arrestimin e disa doganierëve të dyshuar për korrupsion. Sipas raportimeve, punonjësit e doganës u kapën duke lejuar kalimin e mjeteve pa kontrolle, në këmbim të pagesave të paligjshme, sidomos për automjete të rënda dhe kamionë me rimorkio.Deri tani, janë ndaluar 13 persona, ndërsa hetimet për këtë rrjet të organizuar po vijojnë. Nuk dihet ende se kur do të rikthehet normaliteti në kufi.
-

Pala greke pezullon sërish punën sot në Qafë Botë, bllokohen dhjetëra makina në doganë
Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht edhe ditën e sotme. Kalimi i në këtë pikë kufitare mund të bëhet vetëm në këmbë. Mësohet se dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganë pasi pala greke ka pezulluar punën.
Raportohet se ky pezullim i punës nga pala greke vjen pas një aksioni të autoriteteve greke ku janë arrestuar disa doganierë për korrupsion pas hetimeve për lehtësime kalimesh kundrejt pagesës për rrjete të paligjshme.
Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio. Deri më tani, janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimi është duke vazhduar.