Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.Sipas komunikatës zyrtare të Doganës, ky rezultat është dëshmi e qartë e përmirësimeve strukturore dhe efikasitetit në menaxhim, përkundër faktit se “politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm”.“Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës”, thuhet në komunikatë, duke theksuar edhe ndërhyrjet e suksesshme në ekonominë informale.Një element tjetër i rëndësishëm është angazhimi i vazhdueshëm institucional për luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e sundimit të ligjit.Sipas Doganës, kontributi në zonat më sfiduese, si Mitrovica Veriore, dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve, ka ndikuar dukshëm në rezultatet e arritura.“Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve,” thekson më tej Dogana.Institucioni ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit si dhe për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin në operacionet doganore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.Po ashtu, është vlerësuar kontributi i stafit si element thelbësor i këtij suksesi:“Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut,” thuhet në deklaratë.Duke parë trendin e deritanishëm, Dogana e Kosovës parashikon që ky ritëm i mbledhjes së të hyrave do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, duke garantuar qëndrueshmëri buxhetore dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: dogana
-

Dogana Morinë-Vërmicë, Rama: Shembull, redukton kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit
Kryeministri Edi Rama, thotë se dogana Morinë-Vërmicë, është një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Teksa ka postuar një video, kreu i qeverisë shkruan se ky investim ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.
Postimi i plotëDogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë.
Gjatë periudhës Janar-Maj 2025 kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë shtetas dhe 1.1 milionë automjete. -

Rriten të ardhurat nga dogana për 5 mujorin
Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, të ardhurat nga Dogana Shqiptare arritën në 92.7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.9 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Sipas burimeve zyrtare, pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka ardhur nga mallrat e akcizës, me një kontribut prej +2.6 miliardë lekësh. Ndër artikujt që kanë ndikuar ndjeshëm janë:•Karburanti, me një rritje prej +1.4 miliardë lekësh, si pasojë e shtimit të importeve;•Cigaret, me +773 milionë lekë;•Pijet alkoolike vendase, me +41 milionë lekë;•Birra e importuar, me +31 milionë lekë.Kjo performancë pozitive është reflektuar edhe në rritjen e konsumit për artikujt e akcizës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë:•Cigaret: +101 ton•Karburanti: +33,373 ton•Birra: +3,000 ton•Kafja: +78 tonRezultatet tregojnë një ecuri të qëndrueshme dhe një kontribut të rëndësishëm të doganave në mbledhjen e të ardhurave buxhetore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Administrata Doganore, Rama: 12 milionë euro të arkëtuara, mbi 3100 deklarata të përpunuara në ditë
Dogana shqiptare funksionon pa ndërprerje 24 orë në ditë, me një staf prej 1200 punonjësish të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore, duke mbuluar të gjithë territorin doganor të vendit.
Kjo strukturë administrative garanton sigurinë kombëtare, lufton tregtinë e paligjshme dhe mbështet bizneset e ndershme.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se Dogana, në harkun kohor të vetëm një dite, arkëton nga 9 deri në 12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit, duke treguar një efikasitet të lartë në menaxhimin e detyrimeve fiskale dhe kontrollin e kufijve.
Në 24 orë, administrata doganore përpunon mbi 3100 deklarata doganore, mbikëqyr dhe kontrollon 28 310 automjete dhe 107 mijë pasagjerë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rrjedhën e qarkullimit ndërkombëtar të mallrave dhe njerëzve. Gjithashtu, lëshon 64 autorizime elektronike për bizneset, realizon 718 skanime dhe kryen 20 kontrolle mbi mallrat me akcizë.
Pjesë e këtij rrjeti janë edhe analizat laboratorike me standarde ISO, ku analizohen rreth 50 mostra në ditë, si dhe veprimtaritë e strukturave inteligjente që realizojnë 13 kontrolle të plota dhe 450 kontrolle të pjesshme mbi mallrat dhe subjektet doganore.
Dogana sekuestron mesatarisht 230 produkte të falsifikuara në ditë dhe fiton 80% të çështjeve ligjore me impakt financiar vjetor prej rreth 24 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Sipas Kryeministrit, struktura moderne e hetimit, laboratorët shkencorë dhe kapacitetet ligjore e bëjnë Doganën një nga shtyllat kyçe të sigurisë ekonomike dhe integrimit europian të Shqipërisë.
Dogana shqiptare është një institucion në shërbim të qytetarëve, ekonomisë dhe së ardhmes europiane të vendit.
“DOGANA NË 24 ORË
Fuqia që garanton siguri, zhvillim dhe të ardhura për Shqipërinë Europiane
Administrata Doganore Shqiptare është në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit doganor të vendit, duke garantuar:
Sigurinë kombëtare
Luftën kundër kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme
Mbështetjen për biznesin e ndershëm
Me struktura moderne në hetim, inteligjencë, laboratorë shkencorë dhe fushën ligjore, Dogana është një nga shtyllat themelore të sigurisë ekonomike dhe të procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkroi Rama. -

Anti-Kontrabanda në dogana institucion abuzues, SPAK hetime të thelluara për evazion, pritet tjetër goditje
Në institucionin e Doganave situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa burime të ndryshme bëjnë me dije se hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) janë intensifikuar ndjeshëm dhe shumë shpejt pritet të ketë zhvillime të rëndësishme. Burime konfidenciale sugjerojnë se në fokus të këtyre hetimeve është Fatjon Shehu, drejtori aktual i Anti-Kontrabandës, i cili sipas informacioneve të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se është përfshirë në skema të paligjshme që lidhen me kontrabandën e mallrave.
Sipas këtyre burimeve, Shehu dhe vartësit e tij janë marrë disa herë në pyetje nga strukturat hetimore, ndërsa në dosjen hetimore dyshohet se ka të dhëna për kalime të dyshimta mallrash në dogana, të cilat kanë ndodhur në kundërshtim me rregulloret në fuqi. Dyshimet janë për përfshirje në praktika që lejojnë kalimin e mallrave pa kontroll të plotë doganor, për llogari të kompanive të caktuara që mendohet të kenë lidhje me figura politike dhe biznesmenë të fuqishëm
Lidhje të mundshme me rrjete favorizimi tregtar
Burimet në fjalë lënë të kuptohet se hetimi nuk është i kufizuar vetëm te veprimet individuale, por po analizon një strukturë më të gjerë, ku figura të caktuara brenda doganave dyshohet se kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme për të krijuar favore dhe përjashtime për disa operatorë ekonomikë, në dëm të bizneseve të tjera. Shehu përmendet si një ndër emrat kyç në këtë mekanizëm.Flitet gjithashtu për një numër të vogël kompanish që kanë përfituar lehtësira të veçanta në procesin doganor, duke krijuar kështu një avantazh të padrejtë në treg, ndërkohë që dhjetëra biznese të tjera po hasin vështirësi të mëdha për të operuar normalisht. Burime të tjera thonë se hetimi është fokusuar në veprimtari të dyshimta të lidhura me importin e tekstileve nga Turqia, sektor që sipas sinjalizimeve, është shndërruar në një fushë me rrezik të lartë për evazion dhe kontrabandë.
Priten masa të mundshme arresti
Ndonëse nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga SPAK për këtë çështje, burimet që ndjekin zhvillimet nga afër nuk përjashtojnë mundësinë që masa sigurie të merren në ditët në vijim nëse provat e mbledhura konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar ndërhyrje konkrete. Emri i Fatjon Shehut përmendet me insistim si një nga të dyshuarit kryesorë.Sipas të njëjtave burime, hetimi mund të prekë edhe figura të tjera brenda sistemit doganor dhe kompanitë që dyshohet se kanë përfituar nga ky rrjet.
Një institucion në krizë të thelluar
E gjithë kjo situatë po ndodh në një moment kur besimi publik ndaj Doganave është në rënie, ndërsa bizneset raportojnë për pabarazi trajtimi dhe klimë pasigurie. Nëse këto dyshime vërtetohen, do të kemi të bëjmë me një nga ndërhyrjet më të thella në këtë institucion, që prej reformave të fundit në administratën tatimore dhe doganore.Për momentin, mbetet të pritet reagimi zyrtar i SPAK dhe rrjedha e hetimeve. Ajo që dihet me siguri është se në Dogana po ndodhin lëvizje të mëdha dhe Fatjon Shehu ndodhet në epiqendrën e kësaj vorbulle hetimore.
Alarmi i Dumanit për doganat
Para disa javësh, Altin Dumani mori shembull Doganat dhe Tatimet, duke deklaruar se nuk kanë denoncuar asnjë rast pranë SPAK.Altin Dumani shtoi duke theksuar se niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana.“Duke marrë në konsideratë kallëzimet e qytetarëve, rritjen e numrit të kallëzimeve të tyre, rritjen e numrit të procedimeve penale të regjistruara kryesisht nga SPAK, vlerësoj se nuk mund të bëjmë një lexim të tillë që ka rënë kriminaliteti e korrupsioni.Po marr institucione të rëndësishme, Doganat apo tatimet që të mos kenë 1 rast, 5 raste, 10 raste për të mos referuar në SPAK.Besoj që niveli i korrupsionit nuk është zero në Tatime dhe Dogana, dhe kjo është ajo që prezantojmë në raport, pasqyrojmë realitetin. Qëllimi nuk është për të kritikuar, por për t’i nxitur institucionet që ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe mirëpresim referimet e tyre”, tha Dumani.
-

Dogana konfiskon 372 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, gjatë ditës së enjte (24 prill).
Në automjetin që kishin ndaluar njësitë e Task Forcës, u gjetën 372 kilogramë mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zbuluar një rast të kontrabandës me mallra në Viti, më 24 prill 2025. Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga njësitë e Task Forcës – Lindje, u ndalua një automjet me targa vendore që transportonte mjaltë të kontrabanduar. Në automjet u gjetën gjithsej 372 kg mjaltë, të shpërndara në 31 paketa.
Rasti është cilësuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është iniciuar nga Prokurori i Shtetit.
Automjeti dhe malli janë deponuar në SPMK – Zhegër dhe do të dorëzohen në Terminalin Doganor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Vlera e mallit të konfiskuar kap shifrën prej mbi 7000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Dogana ndalon mallra të dyshuara si të falsifikuara në terminalin Prishtina 3
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mallra të cilat dyshohen se kanë shkelur të drejtat e pronësisë intelektuare[DPI] në terminalin doganor Prishtina 3.
Në njoftim thuhet se mallrat për verifikim janë pantallona ose farmerka me marka të falsifikuara si DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
” Më datë 22.04.2025, në terminalin doganor Prishtina 3, gjatë një ekzaminimi fizik të një dërgese, oficerët doganorë kanë hasur mallra për të cilat dyshohet se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).
Gjatë kontrollit janë ndaluar për verifikim mallrat në vijim:
Pantallona (farmerka) me marka të dyshuara si të falsifikuara:
DSQUARED2, TOMMY HILFIGER, DIESEL, GUCCI dhe MONCLER.
Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe procedurat doganore në fuqi. Dogana mbetet e përkushtuar në luftimin e falsifikimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme”, thuhet në njoftim.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

A favorizohet trafiku i drogës? Rama paralajmëron heqjen e skanerit në dogana
Kryeministri Edi Rama po paralajmëron heqjen e skanerit në dogana e cila do të sillte një kosto të madhe financiare por edhe një rrezik të madh duke favorizuar trafikun e drogës.
Në prag të fushatës kreu i qeverisë ditën e sotme mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit.
Gjatë bashkëbisedimit, Rama tha se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, ndërsa propozoi që të ulet numri i kontrolleve për daljet nga Porti i Durrësit.
Rama gjithashtu i propozoi doganierëve mos bëjnë 100% kontrolle, por të përdorin “skemën” e befasishme por kjo mund të rritë numrin e mallrave kontrabandë apo të bëhet një mundësi e artë për trafikun e drogës.
Kreu i qeverisë u shpreh se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në Arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit.
“Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Kemi bërë një negociatë me ju që atëherë, duke e ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës.
Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi. Është një shifër e arsyeshme si fillim, më pas do të shkohet më pak për të kaluar në një skemë që nuk do jetë e ndarë me ju, por në një numër më të vogël kontrollesh, por kontrollesh të befasishme, që do të bëhen gjithmonë mbi bazë të riskut apo sinjalizimit për të parë nëse ka probleme apo jo.
Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion për operatorët, ka të mirën që ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën”, tha Rama. -

Pasiguri ushqimore, konsumatorët në panik: Të shtohen kontrollet dhe te fermerët tanë dhe në dogana
Skandali i futjes në treg të mishit të pulës me salmonelë, ka shkundur Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Drejtori i AKU Tiranë, Fation Pasholli ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë, ndërkohë që në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU-në e përgjithshme.
Mungesa e sigurisë ushqim ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të fundit. Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore, duke nisur me rastin e mandarinave me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri, por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg, duke vijuar më pas me tonelatat e mishit që erdhi nga Brazili me salmonelë, luleshtrydhet greke që ishin me pesticide, por edhe me specat dhe qumështin me vaj palme.
Duke ngritur kështu një pikëpyetje të madhe te konsumatorët, për sigurinë e produkteve ushqimore, qoftë ato që prodhohen në vend edhe ato të importit.
“100 për qind nuk jemi të sigurt. Qejfi ma ka, por e frikshme. Në kaos jemi, vetëm se i marrim, s’kemi çfarë të bëjmë. S’po marrim dot as vezën, as mishin e pulës se kemi merak”, shprehen qytetarët.
Qytetarët thonë se duhet të shtohen kontrollet si në dogana dhe te fermerët vendas.
“Në radhë të parë te fermeri. Në radhë të dytë te dogana që të mos fusin mallin vend e pa vend”, thotë një qytetare.
Ka dhe nga ata që kanë besim te produktet vendase.
“Unë çdo gjë nëse nuk jam i sigurt nuk e blej. Unë derisa e blej diçka me lekët e mia, çdo gjë, jam ok”, shprehet një qytetar.
Ndërkohë që tregtarët thonë jashtë kamerave se frika te konsumatorët është e madhe, sidomos për luleshtrydhen.
Edhe pse tashmë ka hyrë luleshtrydhja e vendit, e Lushnjës, nuk po blihet për shkak të alarmit të ngritur nga luleshtrydhet e importura nga Greqia.
Klan News
