Dogana e Kosovës ka bërë me dije se pasditen e djeshme ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore.
Pavarësisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë zbuloi se kishte eksplozivë të ndarë në thaës, të fshehur në bagazhin e furhgonit dhe i kishte kamufluar me paisje peshkimi.
Në bazë të informacioneve paraprake eksplozivi ishte nisur nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Kosovës.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës.
Tag: dogana
-

Nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, ndalohet trafikanti që kamufloi arsenalin në pajisje peshkimi
-

Furgoni nga Shqipëria drejt Kosovës me 300 kg eksploziv, kontrollet intensive zbulojnë…
Dogana e Kosovës ka njoftuar se të dielen ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në një operacion të përbashkët me policinë kufitare, e cila, sipas njoftimit, është duke vazhduar me veprimet e mëtejshme ligjore.
Në bazë të njoftimit, pavarërisht se drejtuesi i automjetit kishte pretenduar se nuk posedon mallra për deklarim, kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar eksploziv të ndarë në thasë, të fshehur në bagazhin e furgonit dhe të kamufluar me pajisje peshkimi.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa ka riafirmuar angazhimin për parandalimin e çdo forme të kontrabandës. -

Rreth 250 kg kanabis, dogana jep detaje: Operacioni u realizua me përkrahjen e AKI-së
Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ndaluar 250 kilogramë kanabis, në autostradën “Ibrahim Rugova”, operacion ky me përkrahjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues”, thuhet në komunikatë.
Operacioni ka ndodhur të mëkurën pasdite, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike, bën të ditur komunikata.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente.
Lidhur me këtë rast është arrestuar personi me inicialet S.J., me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ai është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
“Dogana e Kosovës vlerëson lart kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës./Kosovapress -

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme
Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.
Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.
Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.
Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara.
-

Çfarë ndodhi me orën e Mozzik? Dogana e Kosovës: Nuk është origjinale
Reperi i njohur Mozzik u vu sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit në rrjetet sociale të një ore luksoze të markës prestigjioze “Richard Mille”, të cilën e prezantoi si dhuratë që ia kishte bërë vetes për ditëlindje. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur sapo artisti hyri në Kosovë. Dogana e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar dy orë të pa deklaruara në kufi, një “Richard Mille” dhe një “Rolex”, me vlerë totale mbi 1.34 milionë euro. Autoritetet theksuan se orët ishin kapur gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, ku nuk ishin bërë deklarimet përkatëse.
Por zhvillimi më i madh erdhi më vonë. Pas ekzaminimeve të kryera, u bë e ditur se ora e paraqitur si “Richard Mille” nuk ishte aspak origjinale. Këtë e konfirmoi zyra e avokatëve “Vokshi&Lata”, e cila përfaqëson zyrtarisht kompaninë zvicerane “Richard Mille”. Në reagimin e tyre zyrtar thuhej qartë:
“Ora e ndaluar nga Dogana e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Bëhet fjalë për një falsifikat, fakt i konfirmuar nga ekspertiza zyrtare e kompanisë.”
Sipas tyre, rezultati tashmë i është komunikuar Doganës së Kosovës dhe pritet që procedurat ligjore të vazhdojnë. Ky skandal ka ngritur pikëpyetje të shumta jo vetëm mbi imazhin e reperit, por edhe mbi fenomenin e rritjes së falsifikimeve të luksit në tregun rajonal. -

Ndalimi i Mozzik, Dogana e Kosovës tregon shkakun: 2 ora me vlerë mbi 1 milion euro
Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 19:49
Mozzik u ndalua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi autoritetet i zbuluan dy ora luksoze të padeklaruara në bagazhin e tij. Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë marramendëse prej 1,340,027.50 euro. Orët nuk ishin deklaruar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër, duke shkaktuar dyshime për shmangie të obligimeve doganore.
Postimi i plotëDogana e Kosovës njofton opinionin publik se pas publikimit të lajmeve në portale dhe rrjete sociale, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe kontrollin e një personi të dyshuar me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.
Si rezultat i këtij kontrolli në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze (një Richard Mille dhe një Rolex), të cilat nuk janë deklaruar nga udhëtari gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Vlera totale e këtyre orëve është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent).
Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.
Më 17 shtator 2025, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të mëtejmë të Prokurorisë. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe në zbatimin e detyrave për të parandaluar shmangiet nga obligimet doganore, kontrabandën dhe pasurinë e pajustifikuar. -

Radhë të gjata në kufi me Malin e Zi, në pikën e kalimit në Muriqan pritje me orë të tëra për të kaluar kufirin
Trafiku dhe pritjet me orë të tëra janë bërë “tema e nxehtë” e gushtit për këdo që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Shkodra.
Radhët kilometrike shtrihen në të dyja drejtimet – në mëngjes nga lagjja Xhabije deri në Bahçallëk, ndërsa pasditja sjell të njëjtin bllokim në hyrje të qytetit.
Situata më e rënduar është në aksin nga dogana e Muriqanit drejt Shkodrës, ku kolona e automjeteve shkon deri në 6–7 kilometra dhe pritjet zgjasin disa orë.
Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi pranë Bazilikës së Zojës së Shkodrës, ku “përplasen” flukset e mjeteve që vijnë nga qyteti, nga dogana e Hanit të Hotit, nga pika turistike e Shirokës dhe nga dogana e Muriqanit.
Rezultati? Një nyje trafiku që çdo gusht i teston durimin e banorëve, pushuesve dhe turistëve që zgjedhin të kalojnë verën në Shkodër, deri në përfundimin e investimit për hyrjen e qytetit.Top Channel
-

Edi Rama: Rruga Qafë Thanë – Dogana tani më e sigurt dhe funksionale
Janë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në aksin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore në këtë segment të rëndësishëm që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
“✅Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë 🤝🇦🇱. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore 🛑”, shkroi Rama. -

Doganat mbledhin 12 mln euro në ditë/ Performanca e të ardhurave 100% e planit, arkëtohen 113,7 miliardë lekë në 6 muaj
Dogana shqiptare ka regjistruar performancën më të lartë të arritur ndonjëherë në arkëtimin e të ardhurave.
Në 6-mujorin e parë të 2025, 113.7 miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit, duke realizuar në masën 100% planin e përgatitur. Ose thënë ndryshe, 3.7 miliardë lekë apo 37 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Performanca e lartë e administratës doganore ka bërë që vetëm në harkun kohor të 24 orëve të realizohen një sërë procedurash dhe të arkëtohen mbi 12 milionë euro.
“Në 24 orë dogana shqiptare arkëton 9-12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit, proceson mbi 3100 deklarata doganore, kontrollon dhe mbikëqyr 28.310 automjete dhe 107 mijë pasagjerë. Analizon 50 mostra në Laboratorin Doganor me standard ISO. Kryen 718 skanime dhe 20 kontrolle për mallra akcize”, raporton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Zhvillimi i turizmit i shoqëruar edhe me rritjen e konsumit kanë bërë që sasi të konsiderueshme të mallrave të akcizës të zhdoganohen. 44 mijë tonë karburant, 96 tonë cigare, 97 tonë kafe dhe 4.770 tonë birrë kanë hyrë më shumë në territorin shqiptar në periudhën janar-qershor, krahasuar me 6-mujorin e 2024, duke rritur arkëtimet ndjeshëm.
Sipas administratës doganore, një përqindje të caktuar në performancën e mirë të të ardhurave e reflekton edhe fitimi i çështjeve ligjore: “Dogana Shqiptare fiton 80% të çështjeve ligjore me impakt mesatar vjetor rreth 24 milionë euro për buxhetin e shtetit.”
Për të garantuar luftën kundër tregtisë së paligjshme, sigurinë kombëtare dhe mbështetjen e biznesit të ndershëm, administrata doganore ka në dispozicion 1200 punonjës të shpërndarë në 18 degë dhe 16 zyra doganore.Top Channel