Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës, iu konfirmua Radios Evropa e Lirë më 4 nëntor.
Arsyeja për pezullimin e hetimit, siç iu tha REL-it, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”.
Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë.
Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznesorë u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e këtij entiteti, e të cilat Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës i shpalli jokushtetuese.
Zyra e Prokurorit tha atëkohë se ka arsye për të dyshuar se tre zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës kanë organizuar një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të shtetit.
Hetimi ishte në qendër të vëmendjes së publikut për muaj të tërë.
Ngjarja kulmoi në mars të këtij viti, kur Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës, për shkak të mosreagimit të tyre ndaj thirrjeve për t’u marrë në pyetje, urdhëroi ndalimin e tyre dhe lëshoi një urdhër arresti.
Ai ishte i vlefshëm që nga 17 marsi dhe të gjitha agjencitë policore në Bosnje dhe Hercegovinë kishin urdhër për ndalimin e tyre.
Dodik shkoi vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës më 4 korrik, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Ai u mor në pyetje si i dyshuar në hetime.
Në atë seancë, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për heqjen e paraburgimit, me kushtin që ai të paraqitej periodikisht tek organet kompetente të policisë.
Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalesë të mbajtjes së posteve publike për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.
Dodikut, ndërkohë, iu mor zyrtarisht mandati si president i Republikës Sërpska, pasi u dënua me një vit burg dhe me një ndalesë gjashtëvjeçare të mbajtjes së posteve politike publike.
Radovan Vishkoviç dha dorëheqje si kryeministër i Republikës Sërpska, ndërsa Nenad Stevandiq vazhdon të shërbejë si kryetar i Kuvendit të entitetit./ REL
Tag: dodik
-

Pezullohet hetimi ndaj Dodik dhe të tjerëve për “sulm ndaj rendit kushtetues” të Bosnjës
-

Bosnje dhe Hercegovinë, pezullohen hetimet dhe bien akuzat kundër Dodikut e të tjerëve
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, të cilët dyshoheshin për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje dhe Hercegovinës.
Lajmi iu konfirmua Radios Evropa e Lirë sot, më 4 nëntor. Arsyeja për pezullimin e hetimit, është se “nuk ka prova të mjaftueshme që të dyshuarit kanë kryer vepër penale”.
Vendimi për pezullimin e hetimit do të thotë se nuk do të ngrihet asnjë aktakuzë. Ai vjen disa ditë pasi Dodik dhe partnerët e tij politikë e biznes u hoqën nga lista e zezë e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Lënda u krijua në fillim të vitit, pasi Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi disa ligje që ndalonin funksionimin e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e këtij entiteti, e të cilat Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës i shpalli jokushtetuese.
Zyra e Prokurorit tha atëkohë se ka arsye për të dyshuar se tre zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës kanë organizuar një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues të shtetit.
Hetimi ishte në qendër të vëmendjes së publikut për muaj të tërë. Ngjarja kulmoi në mars të këtij viti, kur Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës, për shkak të mosreagimit të tyre ndaj thirrjeve për t’u marrë në pyetje, urdhëroi ndalimin e tyre dhe lëshoi një urdhër arresti.
Ai ishte i vlefshëm që nga 17 marsi dhe të gjitha agjencitë policore në Bosnje dhe Hercegovinë kishin urdhër për ndalimin e tyre.
Dodik shkoi vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës më 4 korrik, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai u mor në pyetje si i dyshuar në hetime.
Në atë seancë, Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës mori vendim për heqjen e paraburgimit, me kushtin që ai të paraqitej periodikisht tek organet kompetente të policisë.
Kodi Penal i Bosnje dhe Hercegovinës parashikon dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalesë të mbajtjes së posteve publike për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.
Dodikut, ndërkohë, iu mor zyrtarisht mandati si president i Republikës Sërpska, pasi u dënua me një vit burg dhe me një ndalesë gjashtëvjeçare të mbajtjes së posteve politike publike.
Radovan Vishkoviç dha dorëheqje si kryeministër i Republikës Sërpska, ndërsa Nenad Stevandiç vazhdon të shërbejë si kryetar i Kuvendit të entitetit.
-

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme britanike dërguar Radios Evropa e Lirë, në pyetjen nëse ky shtet do t’i heqë sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
Përgjigja e Mbretërisë së Bashkuar vjen një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit (OFAC), i hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviqin, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
Në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme thuhet se regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që minojnë ose rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, subjektivitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës.
“Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq vazhdojnë të jenë nën sanksione për shkak të veprimeve të tilla. Sanksionet kanë qëllimin e tyre. Shpresojmë që Dodik dhe Cvijanoviq do të ndryshojnë kursin e tyre të deritanishëm dhe do të tregojnë përkushtim thelbësor ndaj respektimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës”, thuhet në përgjigjen për REL-in.
Më 11 prill 2022, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit për shkak të, siç u tha, përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Sanksionet, që përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pasurive, ishin të parat në kuadër të regjimit britanik të sanksioneve për Bosnjë dhe Hercegovinën, u tha atëbotë nga Qeveria britanike, ku u theksua se ato “nuk janë sanksione kundër Republikës Sërpska dhe as kundër qytetarëve të saj”.
Sanksionet britanike nënkuptojnë se Dodik dhe Cvijanoviq nuk mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të përdorin apo të kenë qasje në ndonjë pasuri që mund të zotërojnë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Siç thuhet në vendimin e autoriteteve britanike, “të inkurajuar nga përpjekjet ruse për të minuar sistemin ndërkombëtar”, Dodik dhe Cvijanoviq kanë shfrytëzuar pozitat e tyre të pushtetit për të shtyrë përpara një shkëputje de facto të Republikës Sërpska – njërës prej dy njësive përbërëse të Bosnjë dhe Hercegovinës – gjë që është drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit.
“Millorad Dodik ka ndërmarrë veprime për ta shkëputur Republikën Sërpska nga institucionet kyç shtetërore, duke përdorur retorikë përçarëse, të rrezikshme dhe nacionaliste, duke cenuar paqen e brendshme dhe rajonale dhe duke nxitur urrejtje etnike e mohimin e gjenocidit”.
“Ndërkaq, në tetor të vitit 2021, Zhelka Cvijanoviq e ka përdorur postin e saj për të paraqitur në Republikën Sërpska projektligje që synonin të transferonin kompetencat shtetërore në nivelin e entitetit. Cvijanoviq ka lavdëruar publikisht kriminelë lufte dhe ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në dokumentin e Qeverisë britanike.
Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviq presidente e Republikës Sërpska. -

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviç mbeten nën sanksione

Në kohën kur u vendosën sanksionet, Dodik ishte anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, ndërsa Cvijanoviq presidente e Republikës Sërpska./ REL.
-

Kriset marrëdhënia Vuçiç-Dodik, mediat serbe zbulojnë detaje, pse marrëveshja me amerikanët ka zemëruar Serbinë
Marsela SHYTIA
Një marrëveshje pothuajse e sigurt midis Milorad Dodik, ish-presidentit të Republikës Srpska, dhe administratës amerikane mund të shpjegojë fundin e “dashurisë” midis Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kështu vlerëson gazetari i Banja Lukës, Stevan Blagiç, për gazetën “Danas”. Fundjavën e kaluar, Nebojsha Vukanoviç, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe kryetar i Listës për Drejtësi dhe Rend, ka shpërndarë shqetësimet e Beogradit lidhur me vendimet e fundit të Milorad Dodik. Ai ka shprehur pakënaqësi për emërimin e Ana Trishiç Babiç si presidente të përkohshme të Republikës Srpska dhe për anulimin e ligjeve të miratuara në parlamentin e këtij entiteti. Këto ligje ishin shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Marrëveshja me amerikanët
Vukanoviç gjithashtu ka theksuar një postim të Ratko Dmitroviç, ish-ministër i afërt me Vuçiçin, i cili ka shkruar se Dodik ka pranuar që Bosnja dhe Hercegovina të bashkohet me NATO-n dhe të regjistrojë të gjitha pronat në Regjistrin Qendror dhe Kadastrën e Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ky zhvillim ka ngritur pyetje mbi marrëveshjet që Dodik mund të ketë bërë me amerikanët. Pas akuzave të Prokurorisë së BiH ndaj Dodik për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska miratoi një sërë ligjesh që vendosën se ky entitet nuk do t’i njihte institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë dhe Përfaqësuesin e Lartë. Pas këtij zhvillimi, Dodik u dënua me një vit burg dhe një ndalim prej gjashtë vitesh për mbajtjen e detyrave politike. Megjithatë, tërheqja e tij nga posti i presidentit të Republikës Srpska tregon se ai ka pranuar një pjesë të këtij dënimi. Javën e kaluar, NSRS tërhoqi ligjet e diskutueshme, dhe administrata amerikane vlerësoi këto lëvizje, duke hequr katër persona nga lista e zezë e SHBA-së. Kjo ka sugjeruar se ndoshta është arritur një marrëveshje midis Dodik dhe administratës amerikane.
Rezervat e Serbisë
Disa reagime nga Serbia, përfshirë ato të Aleksandër Vulinit dhe Aleksandar Vuçiçit, tregojnë një distancim të qartë nga veprimet e Dodik dhe të NSRS-së. Vulini ka dënuar ashpër veprimet e NSRS-së, ndërsa Vuçiçi ka theksuar se nuk e di saktësisht çfarë ka bërë Republika Srpska, duke u distancuar nga ato veprime. Blagiç argumenton se Vuçiç mund të ketë shqetësime të mëdha në lidhje me marrëveshjen sekrete që është arritur me administratën amerikane, sidomos përsa i përket integrimeve atlantike. Ish-ministri i Serbisë, Drashko Stanivukoviç, i afërt me Vuçiçin, ka njoftuar formimin e një lëvizjeje mbipartiake, por ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Srpska. Blagiç sugjeron se Stanivukoviç mund të ndjekë udhëzimet nga Beogradi, por nuk ka indikacione konkrete për këtë në momentin aktual.
“Fundi i dashurisë”
Pavarësisht gjithë zhvillimeve të fundit, Blagiç thekson se për Milorad Dodik, interesi kryesor mbetet ai personal. Blagiç mendon se ai e ka bërë këtë marrëveshje për të mbrojtur interesat e tij, të familjes dhe të bizneseve të tij. Sipas tij, kjo është arsyeja që Dodik mund të ketë pranuar disa kushte të administratës amerikane, duke e vendosur vetën dhe pasuritë e tij mbi çdo interes të Republikës Srpska. Në fund, Blagiç e sheh këtë si fundin absolut të “dashurisë” mes Dodik dhe Vuçiç, jo vetëm për shkak të marrëveshjes sekrete me amerikanët, por edhe për faktin që tërheqja e Dodik nga politika mund të jetë pjesë e asaj marrëveshjeje. Nëse Dodik nuk ka pushtet politik, nuk ka arsye të mbajë lidhje të ngushta me autoritetet e Serbisë, përfundon Blagiç.
-

Merr fund epoka e Dodikut, media serbe zbulojnë detaje, si u vulos gjithçka në takimin kyç në Shtëpinë e Bardhë
Marsela SHYTIA
Vizita e Ana Trishiç-Babiç dhe Zheljka Cvijanoviç në Uashington në tetor të këtij viti, ku ato folën “me njerëz të rëndësishëm në administratë”, siç u njoftua më vonë, dhe tërheqja e ligjeve anti-Dayton në Republikën Srpska, disa ditë më vonë. Rastësi apo tranzicion politik i dakordësuar midis Milorad Dodik dhe aktorëve ndërkombëtarë? Kjo çështje lindi pasi Kuvendi i Republikës Srpska anuloi ligjet antikushtetuese të shtunën, dhe një ditë më parë Uashingtoni lehtësoi sanksionet për disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Dodikut. Analistët paralajmërojnë për mundësinë që Dodik “të ndryshojë taktikat e tij ndërsa pret një moment të ri të favorshëm dhe hapësirë për manovrim”.
Takimi në SHBA
“Strategjia e Dodikut është vetëm një pjesë e historisë. Pjesa tjetër më e rëndësishme është sjellja e SHBA-së, BE-së dhe partive të tjera politike në BiH. Nuk dua të parashikoj, por për sa kohë që ato vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mua, mendoj se ky mund të jetë vërtet fundi politik i Dodikut dhe është mjaft e mundur që kjo të ndodhë pikërisht tani”, tha për Radion Evropa e Lirë (RSE) analisti i Brukselit Toby Vogel nga Këshilli për Demokratizimin e Politikës (DPC). Ana Trishiç-Babiç, një këshilltare për një kohë të gjatë e Milorad Dodik, u emërua më 18 tetor si presidente e përkohshme e Republika Srpska. Sipas Davor Đener, një analist politik nga Zagrebi, ishte vizita e bashkëpunëtores më të ngushtë të Dodikut, e shoqëruar nga këshilltarja e Dodikut, Trishiç-Babiç, në Uashington që ishte një “ngjarje kyçe” dhe se përmes takimeve me zyrtarë amerikanë, “një model i një tranzicioni paqësor pas Dodikut u drejtua me kujdes”. Pasi tërhoqi ligjin, Cvijanoviç tha në anglisht në X se RS tregoi se është një “partner i besueshëm”.
Presioni amerikan
Toby Vogel, një analist me bazë në Bruksel nga Këshilli për Demokratizimin e Politikës (DPC), thotë se ngjarjet aktuale në RS “ka shumë të ngjarë të mos jenë spontane, por rezultat i një marrëveshjeje pas dyerve të mbyllura për një ‘tranzicion të butë të pushtetit’”, por se nuk ka prova për këtë. Sipas tij, Milorad Dodik përballet me presione serioze dhe shumëplanëshe nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe me presione të brendshme nga mjedisi i tij politik. Vogel thotë se Dodik “gjithmonë bën lëshime kur është nën presion të madh dhe e radikalizon situatën kur ndjen se ka vend për një manovër të tillë”. “Mendoj se amerikanët dhe evropianët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Republikën Serbe, SNSD-në, kushdo që përfundimisht do të pasojë Dodikun pas zgjedhjeve të parakohshme për president të Republikës Serbe, që të qëndrojnë në atë kurs dhe të mos e ndryshojnë atë kurs”, i tha Vogel Radios Evropa e Lirë. Një skenar i tillë do të përfaqësonte një kompromis të pranueshëm për aktorët ndërkombëtarë, duke marrë parasysh se, sipas Vogel, Dodik ka më shumë frikë nga ndjekjet penale në të ardhmen dhe humbja eventuale e kontrollit mbi pasurinë personale.
Heqja e sanksioneve
Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonalizëm nga Novi Sadi beson se Dodik u detyrua të tërhiqej nën presion të fortë ndërkombëtar. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se hapi prapa i Dodikut mund të interpretohet si një përgjigje ndaj “kërcënimeve konkrete dhe serioze nga Uashingtoni”. Kjo kujton paralajmërimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, drejtuar “partnerëve në rajon që të bashkohen me ne në kundërshtimin e kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”. Sipas Davor Đener, një analist politik nga Zagrebi, Dodik përballet vetëm me mundësinë e “një tërheqjeje të qetë nga jeta publike, duke mbrojtur pasurinë e tij të fituar”, ose “një konflikt që mund ta vendosë atë në një pozicion të ngjashëm me atë të Karaxhiçit”. Përveç personave fizikë, sanksionet duhet të hiqen edhe kundër kompanive që ishin në listën e Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OFAC), konfirmuan disa burime diplomatike. Ky informacion u konfirmua edhe nga disa media në FBiH, të cilat deklarojnë se Milorad Dodik është informuar tashmë për këtë fazë të planit amerikan për BiH, kështu që një njoftim zyrtar nga OFAC ende pritet. -

Fundi i epokës Dodik – së paku tani për tani
Ana Trishiq Babiq, këshilltare për kohë të gjatë e Millorad Dodikut, u emërua më 18 tetor presidente e përkohshme e Republikës Sërpska.
Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska i anuloi ligjet antikushtetuese, ndërsa Uashingtoni i lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.
Analistët pyeten nëse bëhet fjalë për një tranzicion të dakorduar politik mes Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë, apo vetëm për një “lojë politike”.
Vizita e Ana Trishiq Babiqit dhe Zhelka Cvijanoviqit këtë muaj në Uashington, ku takuan “persona të rëndësishëm në administratë”, dhe tërheqja disa ditë më vonë e ligjeve anti-Dejton në Republikën Sërpska.
A është thjesht një rastësi, apo një tranzicion i dakorduar politik mes Millorad Dodikut dhe aktorëve ndërkombëtarë?
Pyetja lind pasi Kuvendi i Republikës Sërpska anuloi të shtunën disa ligje antikushtetuese, ndërsa, një ditë më parë, Uashingtoni lehtësoi sanksionet ndaj disa bashkëpunëtorëve të afërt të Dodikut.
Analistët paralajmërojnë se Dodik “mund të jetë duke ndryshuar taktikat, në pritje të një momenti të ri të favorshëm dhe një hapësire manovruese për t’u kthyer në pushtet”.
“Strategjia e Dodikut është vetëm një pjesë e rrëfimit. Pjesa tjetër, më e rëndësishme, është sjellja e SHBA-së, BE-së dhe partive të tjera politike në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk dua të parashikoj, por për aq kohë sa ato vazhdojnë presionin, mendoj se ky mund të jetë vërtet fundi politik i Dodikut dhe është plotësisht e mundur që kjo të ndodhë pikërisht tani”, thotë për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, me seli në Bruksel.
Ana Trishiq Babiq, këshilltare për kohë të gjatë e Dodikut, u emërua presidente e përkohshme e Republikës Sërpska më 18 tetor.
Në të njëjtën ditë, Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska anuloi ligjet që miratoi në pranverë, për të penguar funksionimin e organeve të drejtësisë dhe policisë së shtetit në territorin e këtij entiteti. Kjo, pasi Dodiku u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.
Dodik, të cilit i është hequr mandati i presidentit të Republikës Sërpska, ka qenë një figurë dominuese politike në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe përmes Aleancës së tij të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) ka diktuar zhvillimet politike në vend, tash e dy dekada.Politika e tij është parë shpesh si kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për pasojë, Departamenti i Financave i SHBA-ve ka vendosur sanksione ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij më të afërt – përfshirë Cvijanoviqin – si dhe ndaj anëtarëve të familjes dhe kompanive që, sipas SHBA-së, “kanë shërbyer për pasurimin e tij personal”.
Një tranzicion i drejtuar me kujdes
Vogel thotë se zhvillimet aktuale në Republikën Sërpska, me shumë gjasa, “nuk janë spontane”, por “rezultat i marrëveshjeve pas dyerve të mbyllura për një tranzicion të butë të pushtetit”, megjithëse nuk ka prova që e vërtetojnë këtë.
Sipas tij, Dodik përballet me presione të konsiderueshme dhe të shumëfishta, si nga komuniteti ndërkombëtar, ashtu edhe nga rrethi i tij i brendshëm politik.
Ai thotë se Dodik “bën gjithmonë kompromis kur është nën presion të madh”, por “e radikalizon situatën kur ndien se ka hapësirë për një lëvizje të tillë”.
“Mendoj se amerikanët dhe evropianët do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Republikën Sërpska, SNSD-në dhe mbi atë që do ta zëvendësojë Dodikun pas zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, që të vazhdojnë në këtë kurs dhe të mos e ndryshojnë atë”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.
Një skenar i tillë do të ishte një kompromis i pranueshëm për aktorët ndërkombëtarë, sepse, siç thotë Vogel, Dodik ka më shumë frikë nga ndjekjet e mundshme penale në të ardhmen dhe nga humbja e kontrollit mbi pasurinë e tij personale.
“Mendoj se kjo e motivon më shumë se politika e lartë, apo se kush do të jetë president i përkohshëm i Republikës Sërpska…”, vlerëson Vogel.
Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se Dodik u detyrua të tërhiqej pas trysnisë së madhe ndërkombëtare.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se tërheqja e Dodikut mund të interpretohet si përgjigje ndaj “kërcënimeve konkrete dhe serioze nga Uashingtoni”.
Ai kujton paralajmërimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, drejtuar partnerëve në rajon, që t’i bashkohen SHBA-së në kundërshtimin e “kësaj sjelljeje të rrezikshme dhe destabilizuese”.
“Kjo do të thotë se ka ndodhur diçka, se ka ardhur një kërcënim i fortë nga Uashingtoni dhe se është marrë seriozisht në Banja Llukë – kryesisht nga Dodiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Pra, është arritur një marrëveshje: nëse ju e bëni atë që ne kërkojmë nga ju – që është pikërisht kjo që është bërë – atëherë ne do të jemi më të butë ndaj jush”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.
Davor Gjenero, analist politik nga Zagrebi, thotë se vizita në Uashington e Cvijanoviqit dhe Trishiq Babiqit ishte “ngjarja kryesore” që shërbeu për të orkestruar një “tranzicion të qetë pas epokës së Dodikut”.
Pas tërheqjes së ligjeve, Cvijanoviq shkroi në anglisht në X se Republika Sërpska ka treguar se është një “partnere e besueshme”.
Gjenero tërheq një paralele mes Cvijanoviqit dhe Bilana Pllavshiqit, e cila, siç thotë ai, “ka luajtur një rol të ngjashëm në periudhën pas [Radovan] Karaxhiqit”, në fund të viteve 1990.
Edhe pse Pllavshiq më vonë u dënua për krime lufte nga Tribunali i Hagës, roli i saj i përkohshëm si një urë drejt Perëndimit ishte, sipas Gjeneros, i domosdoshëm për stabilizimin e situatës dhe që ai skenar të mos përsëritej.
Gjenero e përshkruan këtë si një taktikë pragmatike amerikane, e cila u mundëson aktorëve ndërkombëtarë të komunikojnë me figurat lokale dhe të realizojnë tranzicionin e pushtetit, pa ndërhyrje të hapur.
“Kjo nuk do të thotë se ka ndodhur ndonjë ndryshim në qëndrimin ndaj Millorad Dodikut apo në vendimin që ai – dhe në plan afatgjatë edhe rrethi i tij i ngushtë – duhet të largohet nga politika. Do të shohim në zgjedhjet për presidentin e entitetit nëse kjo hapësirë do të shfrytëzohet, apo nëse do të paraqitet dikush që është edhe më i afërt me [presidentin serb, Aleksandar] Vuçiq sesa ka qenë Dodik”, thotë Gjenero për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, Dodik përballet me mundësinë e “tërheqjes së qetë nga jeta publike, duke mbrojtur pasurinë e tij të fituar”, ose me “një konflikt që mund ta vendosë atë në një pozicion të ngjashëm me atë të Karaxhiqit”.
“Nuk ka opsion të tretë. Ai nuk bën pjesë në traditën e kriminelëve të luftës në politikën e entitetit. Përfituesit e luftës janë më racionalë se kriminelët e luftës dhe janë të përqendruar, para së gjithash, në ruajtjen e fuqisë së tyre ekonomike”, thotë Gjenero.
A është i mundur kthimi i Dodikut?
Profesori Shaqir Filandra nga Fakulteti i Shkencave Politike në Sarajevë thotë për Radion Evropa e Lirë se spekulimet për tërheqjen e Dodikut, për momentin, mbeten vetëm zëra, pasi ai vazhdon të ketë ndikim kyç në proceset politike dhe në vendimmarrje.
Ai shton se “ka gjasa që të ketë pasur njëfarë koordinimi me aktorët ndërkombëtarë”, me qëllim që “të parandalohet hapja e një vatre të re juridike-politike apo të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon”.
“Nuk mendoj se do të ketë një grushtshtet të madh politik. Mendoj se Dodik ka dëshmuar deri më tani se ka aftësi politike për të ruajtur pozicionin e tij”, thotë Filandra.
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër Dodikut, ish-kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, dhe kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Zyra e Prokurorit po heton edhe një rast që lidhet me blerjen e një vile nga Dodiku në lagjen elitare të Beogradit, Dedinje.
Dodik u dënua me një vendim të formës së prerë për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt, dhe iu ndalua të mbante poste publike për gjashtë vjet.
Më pas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje dhe Hercegovinës ia hoqi Dodikut mandatin si president i Republikës Sërpska dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.
Aktualisht, ai ushtron vetëm funksionin e kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur – partisë në pushtet në Republikën Sërpska dhe në nivel shtetëror./Rel
-

Fundi i epokës Dodik – së tani pwr tani

Disa muaj rezistencë, Dodik heq dorë, analistët janë të bindur, pse dyshohet se fijet” në prapaskenë po i lëviz SHBA
Marsela SHYTIA
Pas disa muajsh rezistence, Milorad Dodik më në fund pranoi se nuk është më president i Republika Srpska dhe hoqi dorë nga përpjekjet e drejtpërdrejta për të përmbysur rendin kushtetues të BiH, dhe në sfond mund të ketë një qasje të re të diplomacisë amerikane ndaj atij vendi. Të shtunën, pas një debati njëditor, Parlamenti i RS mori një vendim për emërimin e Ana Trishiç Babiç, këshilltares së gjatë dhe bashkëpunëtores besnike të Dodikut, si presidente të përkohshme të RS deri në zgjedhjet e 23 nëntorit. Në të njëjtën kohë, parlamenti anuloi gjashtë ligje të miratuara në dhjetor 2024, të cilat më pas u përpoqën ‘de facto’ të realizonin shkëputjen e RS duke kërcënuar, ndër të tjera, me përdorimin e forcës.
Roli i opozitës
Opozita, e cila bojkotoi të gjitha votimet e lartpërmendura, tha se ishte një situatë krejtësisht skizofrenike në të cilën të njëjtët njerëz që mbështetën ndalimin e punës së organeve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e RS dhe kërcënuan me burgim të gjithë ata që nuk e respektojnë atë, tani po i deklarojnë ato vendime të pavlefshme me pretendimet se “situata ka ndryshuar”. “Kjo nuk është gjë tjetër veçse kapitullimi i Dodikut”, tha Nedeljko Glamoçak, një përfaqësues i opozitës nga Partia Demokratike Serbe (SDS), gjatë diskutimit. Dodik nuk ishte i pranishëm në atë seancë, por politika e tij u përfaqësua fuqishëm nga anëtarja e Presidencës së BiH-së, Zheljka Cvijanoviç, e cila u tha përfaqësuesve të opozitës me një ton grindavec se ata “nuk kuptojnë asgjë” dhe “po flasin budallallëqe”.
Shpresa te Trump
“Çfarëdo që të na duhet të zhbëjmë, do ta bëjmë për të mirën e RS-së”, tha Cvijanoviç gjatë debatit të nxehtë, argumenti kryesor i së cilës ishte se situata në marrëdhëniet globale të pushtetit ka ndryshuar, dhe ajo e konsideron faktin më të rëndësishëm faktin që Donald Trump është tani në Shtëpinë e Bardhë, i cili mund të jetë një mik i serbëve. Ajo e theksoi këtë edhe në një postim në rrjetin social X, duke shkruar në anglisht se kjo ishte një “dorë e shtrirë” si provë e gatishmërisë për një marrëveshje të re. “Kemi të drejtë të besojmë se gjërat do të përmirësohen sepse Donald Trump është presidenti i Amerikës. Kemi mundësinë të tregojmë se Republika Srpska është një partner i besueshëm”, shkroi ajo. Që kur Trump u bë president i SHBA-së, SHBA-të kanë qenë dukshëm më pak të angazhuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, pavarësisht faktit se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në atë vend dhe krijoi kuadrin e tij aktual kushtetues dhe ligjor, është një produkt amerikan.
Kapitullimi i Dodikut
Pasi administrata Biden, nëpërmjet ambasadorit të saj Michael Murphy, u përpoq të largonte kërcënimet ndaj rendit të Dejtonit me masa më radikale duke vendosur sanksione ndaj një sërë bashkëpunëtorësh të Dodikut, Departamenti i Shtetit nën udhëheqjen e Marco Rubios qëndroi te mesazhet e mbështetjes për integritetin dhe stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa veprime konkrete. Dodik ka shpenzuar qindra mijëra euro duke lobuar për një trajtim më të favorshëm në Uashington. Shenjat e para se kjo mund të funksionojë erdhën në fund të javës së kaluar kur Departamenti i Thesarit i SHBA-së konfirmoi se po hiqte emrat e katër bashkëpunëtorëve të tij të rangut më të ulët nga lista e sanksioneve. Mediat në BiH spekulojnë se kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë sipas së cilës Dodik duhet të pranojë shkarkimin e tij nga posti i Presidentit të RS-së dhe të tërheqë ligjet kontroverse, si dhe të tregojë se është i gatshëm të bashkëpunojë, kështu që në atë rast ai mund të mbështetet në një qasje të ndryshme nga Uashingtoni. Ministri i Jashtëm i BiH-së, Elmedin Konakoviç, pajtohet me këtë, duke thënë se mund të ketë presion nga SHBA-të prapa skenave. Megjithatë, ai bën thirrje gjithashtu për kujdes. “Edhe kur armiku tërhiqet, duhet të jesh ende vigjilent”, tha ai në një intervistë me Face TV të Sarajevës.