Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar që të lëshohen fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për presidentin e Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandiç.
“Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, u konfirmua për Radion Evropa e Lirë më 27 mars nga Gjykata e Bosnjës.
Në një përgjigje të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, për një rast tjetër, INTERPOL-i tha se nuk lëshon fletarrestime, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, INTERPOL-i lëshon njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.
“Njoftimi i kuq” i alarmon policitë në gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do të arrestojnë një person ose jo.
Nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës është bërë e ditur se fletarrestimet ndërkombëtare janë kërkuar më 26 mars nga Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, e cila i ngarkon Dodikun dhe Stevandiçin, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkoviq, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.
Si bazë për lëshimin e fletarrestimeve, Prokuroria e Bosnjës ka deklaruar se Dodik dhe Stevandiq, “duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entitetin Republika Sërpska, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe kanë lëshuar territorin e Bosnjë e Hercegovinës”.
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i Stevandiç, duke shmangur kontrollet ligjore, është kthyer nga Serbia në Bosnje më 18 mars.
“Të gjitha rrethanat tregojnë se ka gjasa që Dodik dhe Stevandiç në çdo moment të ndodhen jashtë vendit”, është thënë nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.
Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ndaj tyre janë lëshuar fletarrestime qendrore brenda Bosnje e Hercegovinës, siç është konfirmuar për REL-in më 17 mars. Çdo agjenci policore, nga 16 sa janë në Bosnjë e Hercegovinë, duhet t’i arrestojë ata.
Ku ndodhet Millorad Dodik?
Dodik ndodhet në Izrael, ku po merr pjesë në një konferencë për antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar fletarrestim në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik kishte udhëtuar për në Izrael të martën, me avionin e Qeverisë së RS-së, të nisur nga Beogradi.
Një ditë para kësaj, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë, kur kishte udhëtuar në Batajnicë, afër Beogradit, për të marrë pjesë në përkujtimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s.
Policia kufitare e Bosnjës ka njoftuar se po zhvillon hetime lidhur me kalimin e kufirit nga Dodiku, duke theksuar se në pikën kufitare ndërkombëtare Raça mes Bosnjës dhe Serbisë nuk ka barriera kufitare.
Çfarë i parapriu kërkesës për fletarrestim?
Kërkesa për arrestimin e zyrtarëve më të lartë të RS-së vjen në një periudhë të trazuar që pasoi pasi më 26 shkurt Dodik u dënua në shkallë të parë nga Gjykata e Bosnjës me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje.
Një ditë pas aktgjykimit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi ligje jokushtetuese me të cilat, në territorin e entitetit, u përpoq që të ndalojë punën e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës më 7 mars vendosi masë të përkohshme dhe ndaloi zbatimin e ligjeve të miratuara nga Parlamenti i entitetit.
Pas kësaj, autoritetet e RS-së vazhduan me veprime jokushtetuese, përfshirë shqyrtimin e një Kushtetute të re të entitetit në një seancë të Kuvendit më 12 mars, e cila parashikon që RS-ja të jetë “shtet”, themelimin e ushtrisë entitetit dhe shfuqizimin e Këshillit të Popullit të RS-së./REL
Dodik gjithashtu është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha. Ai është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.
Tag: dodik
-

U dënua me 1 vit burg, Gjykata e Bosnjës kërkon që INTERPOL-i të lëshojë fletë arresti për Dodik
-

Sarajeva lëshon fletëarrest ndërkombëtar për Millorad Dodik
Milorad Dodik
SARAJEVË- ‘Interpol Sarajeva’ ka lëshuar një fletëarrest ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe Nenad Stevandiç. Të gjitha shtetet anëtare të Interpolit e kanë marrë këtë njoftim, por këto urdhërarreste nuk janë ende të vlefshme derisa të miratohen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit.
Milorad Dodik kishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme. Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.
Gjykata e BeH urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhër arresti për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Parlamentit të entitetit, Nenad Stevandiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.
Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Srpskas. Llukiç akuzohej për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska./ZËRI -

“U mërzite për shokun tënd Dodik?”, Rama – komentuesit nga Kosova: Një pjesë e juaja nuk mbush fare
Një pyetje për kreun e Republikës Srpska, Milorad Dodik, nga një komentues prej Kosovës, nuk e ka pritur mirë kryeministri Edi Rama.
“A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik? Po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi”, pyeti komentuesi Ramën, në rubrikën ‘Sy m’Sy’.
Rama ia ktheu duke thënë se ndjen keqardhje për komente të tilla dhe se si Arsimi është një pjesë në Kosovë që “nuk mbush fare”.
“Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë”, tha Rama. -

U tha se u arratis në Serbi, Dodik përfundon shumë larg Bosnjë-Hercegovinës: Ky vend mbron lirinë
Milorad Dodik
IZRAEL-Presidenti Milorad Dodik ka arritur të arratiset pavarësisht një urdhri arresti ndaj tij. Më herët mediat serbe raportuan se Dodik ia arriti që të kalonte kufirin për në Serbi, pavarësisht se ndaj tij është prerë një urdhër-arresti, por vendi ku ka zgjedhur të ‘fshihet’ qëndron shumë larg Bosnjë-Hercegovinës.
Pas qëndrimit në Beograd, ai ka udhëtuar drejt Izraelit, ku ka bërë një deklaratë përmes rrjetit social “X”. Dodik shprehu respektin e tij për Izraelin, duke theksuar se ky vend mishëron forcën dhe vendosmërinë për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë.
“Fillova vizitën time në Izrael. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di kush është nuk pranon të jetë as objekt, as i nënshtruar. Ashtu si Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, ashtu edhe Republika Serbe mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur betimin e paraardhësve. Izraeli ashtu siç Republika e Serbisë ka të drejtë të jetojë, të durojë dhe të mbajë qëndrimin e saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku,”-shprehet Dodik në reagimin e tij.Почео сам посјету Израелу, земљи чију снагу, историју и одлучност дубоко поштујем.Израел показује да слобода и безбједност немају цијену и да народ који зна ко је – не пристаје да буде ни мета ни послушник.Као што се Израел брани без извињавања, тако и Република Српска брани… pic.twitter.com/IhvsuzjYHn
— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 25, 2025Milorad Dodik kishte planifikuar të merrte pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars, sipas njoftimeve të mëparshme. Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviç nisi një hetim mbi mënyrën se si ai e ka kaluar kufirin shtetëror.
Gjykata e BeH urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhër arresti për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Parlamentit të entitetit, Nenad Stevandiç. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.
Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.
Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Srpskas. Llukiç akuzohej për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska./ZËRI -

Në kërkim nga Bosnja, Dodik mesazh nga Izraeli: Liria dhe siguria janë të paçmueshme
Pas vizitës në Serbi mbrëmë, pavarësisht një urdhër-arresti mbarëkombëtar në fuqi kundër tij, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ka udhëtuar në Izrael.
Me zbarkimin në Izrael, Dodik postoi një mesazh në X , duke thënë se ai respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.
“Kam filluar vizitën time në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli demonstron se liria dhe siguria janë të paçmueshme dhe se një popull që e di se kush janë ata nuk do të jetë as objektiv dhe as vartës”, shkroi ai.
“Ashtu si Izraeli mbron veten pa falje, Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe mbështetur trashëgiminë e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që janë përballur me përpjekje për çrrënjosje totale – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”, shtoi ai.