Tag: dodik

  • Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

    Kandidatura për kryenegociatorin e BiH me BE, pse Dodik po “çmendet” përsëri

    Ana Trishiç Babiç, aktualisht presidente e Republikës Srpska, konfirmoi se ajo është kandidate e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të Milorad Dodikut për postin e kryenegociatorit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH) për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se kjo ka qenë një marrëveshje paraprake e koalicionit qeverisës, pasi një serb do të drejtonte negociatat, duke pasur parasysh që kryeministri i Këshillit të Ministrave është kroat dhe Ministri i Punëve të Jashtme është boshnjak. Sidoqoftë, emërimi është kundërshtuar fuqishëm nga partitë e bllokut boshnjak-qytetar, të cilat e shohin SNSD-në si një forcë anti-evropiane dhe pro-ruse.
    Kjo ka krijuar një përplasje politike, pasi këto parti besojnë se Dodik mund të dëmtojë përparimin e negociatave, duke përdorur ndikimin e tij për të penguar çdo përpjekje për afrimin me Bashkimin Evropian. BiH ka afate të ngjeshura, pasi deri më 17 dhjetor duhet të miratojë ligje të caktuara dhe të emërojë një kryenegociator për të hapur zyrtarisht negociatat me BE-në. Megjithatë, dy ministra të Dodikut kanë penguar miratimin e ligjeve të nevojshme, duke u përpjekur të bëjnë që RS të mos heqë dorë nga kushtetuta dhe interesat e saj, të cilat i konsiderojnë të pa negociueshme. Dodik ka thënë se nuk do të miratohen ligje të reja deri sa të arrihet një marrëveshje e brendshme, duke krijuar një bllokadë të mundshme në procesin e integrimit evropian. Ai gjithashtu e ka sulmuar kreun e delegacionit të BE-së në BiH, Luigi Soreco, duke e etiketuar si “anti-serb” dhe duke kritikuar Bashkimin Evropian për politikat e tij në rajon, të cilat ai i konsideron të dëmshme për interesat e Serbisë dhe të Republikës Srpska.

  • Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska

    Aleati i Dodik fiton zgjedhjet presidenciale në Republikën Srpska

    Sinisha Karan, aleati i ngushtë i Milorad Dodikut, presidentit të shkarkuar të Republikës Srpska të Bosnjës, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme presidenciale në një garë të ngushtë me kandidatin e opozitës të dielën.
    Karan i fitoi 50.89% të votave, sipas rezultateve paraprake të shpallura para mesnatës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës.
    Kundërshtari i tij nga Partia Demokratike Serbe, Branko Blanusha, i fitoi 47.81 për qind të votave.
    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
    Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – shiheshin si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.
    Karan do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.
    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa u mbyllën në orën 19:00.
    Rreth 35.7 për qind e mbi 1.2 milionë qytetarëve me të drejtë vote hodhën votën në këto zgjedhje.
    Zgjedhjet u mbajtën pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
    Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.
    Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.
    Gjatë fushatës, Karan ishte promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.
    Ai ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.
    “Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.
    Ndërkohë, Blanusha i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.
    “Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave.

  • Largimi i Dodik/ Republika Sërpska voton për ta zgjedhur presidentin e ri

    Largimi i Dodik/ Republika Sërpska voton për ta zgjedhur presidentin e ri

    Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.

    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

    Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.

    Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

    Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë.

    Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

    Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.

    Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

    Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.

    Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.

    Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.

    Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.

    “Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.

    Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.

    “Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave.

  • Votohet në Republikën Srpska për pasardhësin e Dodikut

    Votohet në Republikën Srpska për pasardhësin e Dodikut

    Rajoni E Diel, 23 Nëntor 2025 14:09
    Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe i Bosnjë dhe Hercegovinës, po voton të dielën për të zgjedhur një president të ri. Këto zgjedhje të parakohshme pasojnë largimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, një politikan pro-rus që ka dominuar skenën politike prej vitesh.
    Më herët këtë vit, Dodik u dënua me një vit burgim dhe iu ndalua aktiviteti politik për shkak të politikave separatiste që, sipas mbikëqyrësve ndërkombëtarë, nxitën paqëndrueshmëri. Ai shpërfilli vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, i cili zbaton Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit që i dha fund luftës 30 vjet më parë. Kërcënimet e tij për shkëputje ringjallën frikën në një komb ku lufta e viteve 1992-95 vrau rreth 100,000 njerëz.

    Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 e ndau vendin në Republikën Srpska dhe Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila përfaqëson komunitetet boshnjake dhe kroate. Që nga fundi i luftës, Bosnja ka mbetur e pllakosur nga politika nacionaliste, korrupsioni dhe problemet e mëdha ekonomike. Edhe pse Dodik fillimisht erdhi në pushtet me mbështetje perëndimore, më vonë ai u afrua me Moskën.

    Gara kryesore zhvillohet mes Sinisa Karan, kandidatit të partisë së Dodikut (SNSD), dhe Branko Blanusa nga Partia Demokratike Serbe opozitare. Katër kandidatë të tjerë nuk konsiderohen pretendentë të fortë. Gjatë votimit, Blanusa i bëri thirrje 1.2 milionë votuesve të dalin në numër të madh, duke thënë se fushata ishte “korrekte dhe tolerante”. Sondazhet tregonin një garë të ngushtë, ndërsa rezultatet paraprake priten pas mbylljes së votimeve në orën 18:00.

  • Republika Sërpska voton për presidentin e ri pas shkarkimit të Dodik

    Republika Sërpska voton për presidentin e ri pas shkarkimit të Dodik

    PAMJE NGA VOTIMI

    REPUBLIKA SËRPSKA-Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.
    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.
    Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026. Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
    Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë. Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
    Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.
    Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
    Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit. Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor. Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.
    Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.
    “Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.
    Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.
    “Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave./REL

  • Republika Sërpska voton për ta zgjedhur presidentin e ri

    Republika Sërpska voton për ta zgjedhur presidentin e ri

    Qytetarët e Republikës Sërpska po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.

    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

    Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.

    Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

    Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë.

    Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

    Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.

    Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

    Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.

    Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.

    Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.

    Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.

    “Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.

    Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.

    “Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave./REL

  • Serbët e Bosnjës votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

    Serbët e Bosnjës votojnë për ta zgjedhur presidentin e ri

    Rajoni E Diel, 23 Nëntor 2025 09:39
    Serbët e Bosnjës po votojnë të dielën për ta zgjedhur një president të ri, pasi presidenti i deritanishëm i entitetit të tyre, Millorad Dodik, u shkarkua për shkak se e shpërfilli të dërguarin e posaçëm ndërkombëtar për paqen në Bosnje.
    Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e paqes, e cila e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar që nga përfundimi i luftës ndëretnike të viteve ‘90.

    Zgjedhjet e parakohshme në Republikën Sërpska (RS) – një nga dy entitetet gjysmautonome të Bosnjës, përkrah federatës boshnjakokroate – nënkuptojnë se fituesi do të shërbejë për më pak se një vit, deri në zgjedhjet e përgjithshme në tetor 2026.

    Zgjedhjet shihen si provë vendimtare e mbështetjes për partinë nacionaliste të Dodikut, e cila ka qenë në pushtet për gati dy dekada.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
    Rreth 1.2 milionë votues me të drejtë vote mund të zgjedhin mes gjashtë kandidatëve, por dy prej tyre konsiderohen favoritë kryesorë.
    Sinisa Karan, ish-ministër i Brendshëm, është aleat i ngushtë dhe zgjedhja personale e Dodikut, i cili mbetet kreu i partisë së tij, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
    Grupi kryesor i opozitës, Partia Demokratike Serbe (SDS), ka zgjedhur Branko Blanusën, një profesor relativisht të panjohur të inxhinierisë elektrike, 56 vjeç, i cili e ka akuzuar vazhdimisht Dodikun dhe partinë e tij për korrupsion.
    Zgjedhjet po mbahen pas vitesh përplasjeje midis përfaqësuesit të lartë të Bosnjës, Christian Schmidt, dhe Dodikut – përplasje që, sipas shumë analistëve, e çuan vendin në prag të krizës më të rëndë politike që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.
    Në fillim të këtij viti, Dodiku u dënua dhe iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për gjashtë vjet për shkak të moszbatimit të vendimeve të Schmidtit.
    Pasi fillimisht e shpërfilli vendimin për muaj të tërë, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Kremlinin, e pranoi papritur shkarkimin e tij në tetor.
    Gjatë fushatës, Karan është promovuar hapur si vazhdimësi e trashëgimisë së Dodikut.
    Kandidati për president ishte i pranishëm në tubimin përmbyllës të së enjtes, ku Dodik, i cili gjatë fushatës e quajti Bosnjën “shtet të pamundur”, premtoi se përpjekja drejt shtetësisë së Republikës Sërpska do të vazhdojë.
    “Vizioni ynë është liria, dhe nuk ka liri pa shtet”, u tha Dodik turmave në kryeqendrën administrative të serbëve të Bosnjës, Banjalluka.
    Ndërkohë, Blanusa i ka fajësuar politikat e Dodikut për rrezikimin e së ardhmes së entitetit dhe e ka akuzuar atë për korrupsion.
    “Ai i ka poshtëruar institucionet e RS-së për interesat dhe pasurinë e tij personale”, tha Blanusa gjatë një aktiviteti elektoral në fillim të kësaj jave.REL

  • Zgjedhjet e parakohshme/ Republika Srpska e Bosnjës voton këtë të dielë për presidentin e ri

    Zgjedhjet e parakohshme/ Republika Srpska e Bosnjës voton këtë të dielë për presidentin e ri

    Entiteti Republika Srpska i Bosnjës po zhvillon zgjedhje presidenciale pas shkarkimit të Milorad Dodik nga detyra. Mbështetja e Dodik shkoi për Siniša Karan të SNSD-së, ndërsa partia opozitare SDS pretendon se kandidati i saj kryeson në sondazhe, gjë që SNSD e mohon.

    Entiteti i Republika Srpska (RS) i Bosnjës dhe Hercegovinës do të mbajë zgjedhjet presidenciale të dielën, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në nivel shtetëror caktoi votimin pas shkarkimit nga detyra të ish-presidentit Milorad Dodik.

    Gjykata e BiH-së ia revokoi mandatin Dodikut pasi e gjeti atë fajtor për kundërshtimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

    Dodik mori një dënim me një vit burg, të konvertuar në gjobë, dhe një ndalim gjashtëvjeçar për aktivitet politik. Rasti shkaktoi një krizë politike disamujore në vend, e konsideruar si më e keqja që nga fundi i luftës në ish-Republikën Jugosllave në vitin 1995.

    Dodik, i cili ka mbështetur kandidatin e partisë së tij në pushtet, SNSD, Siniša Karan, tha në një tubim në mbështetje të Karan, se “vullneti i popullit është ajo që ka më shumë rëndësi”.

    Ai kritikoi gjithashtu qeverinë në nivel shtetëror në Sarajevë, duke deklaruar se ajo dëshiron të “shkatërrojë” entitetin me shumicë serbe.

    “Ne po mbrojmë lirinë e Republikës Srpska, po mbrojmë dinjitetin e saj; ne jemi ata që po e ndërtojmë Republikën Srpska, ata që nuk do të lejojnë që investimet të ndalen. Ne jemi garantues të stabilitetit dhe sigurisë së çdo familjeje në RS”, deklaroi Dodik.

    Nga lufta kundër korrupsionit te mbrojtja e burimeve natyrore

    Kandidati i opozitës Branko Blanuša i Partisë Demokratike Serbe (SDS) e ka përqendruar fushatën e tij në çështjet e korrupsionit. “Mund ta shoh në sy çdo qytetar të Republikës Srpska, pavarësisht besimit apo kombësisë së tyre”, tha Blanuša.

    Katër kandidatë të tjerë janë në garë: Igor Gasheviq, Slavko Dragiçeviq, Dragan Gjokanoviq dhe Nikolla Lazareviq. Gasheviq dhe Dragiçeviq nuk i janë përgjigjur kërkesave të mediave. Gjokanoviq është fokusuar në çështjet e veteranëve, ndërsa Lazarević ka bërë fushatë për mbrojtjen e burimeve natyrore.

    “Ajo që po zhvillohet është një sipërmarrje e zgjeruar kriminale — faza përfundimtare — pasojat e arsimit të imponuar dhe një shoqërie të degraduar. Në vitet e fundit, ata kanë filluar të shesin burime të vlefshme natyrore”, deklaroi Lazareviq.

    Anëtarët e opozitës pretendojnë se Blanuša kryeson në sondazhe, ndërsa SNSD i kundërshton të dhënat e sondazheve.

    Grupi i monitorimit të zgjedhjeve, Koalicioni “Pod Lupom”, raportoi parregullsi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës nuk i klasifikoi si shkelje.

    Zgjedhjet zhvillohen pothuajse saktësisht 30 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

    Marrëveshja, e nënshkruar në nëntor 1995, solli fundin e luftës midis tre grupeve kryesore etnike të vendit – boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve – që filloi në vitin 1992 gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e konsideruar si konflikti më i përgjakshëm në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Marrëveshja e paqes, pjesë të së cilës veprojnë si kushtetutë e vendit, e ndau vendin në dy njësi kryesore administrative ose entitete: RS me shumicë serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate e BiH (FBiH), pjesërisht e mbikëqyrur nga një qeveri ombrellë në nivel shtetëror.

    Bosnja është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në BE, pasi iu dha statusi i kandidatit në dhjetor 2022. Megjithatë, ajo ende nuk ka hapur negociatat me Brukselin në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë./ Euronews.

  • Dodikut “i ngrin buzëqeshja në fytyrë”, paralajmëron senatori amerikan, pse SHBA mund ta fusë sërish në “listën e zezë”

    Dodikut “i ngrin buzëqeshja në fytyrë”, paralajmëron senatori amerikan, pse SHBA mund ta fusë sërish në “listën e zezë”

    Marsela SHYTIA
    Milorad Dodik, lideri i Republika Srpska, ndodhet nën vëzhgimin e SHBA-së, që po monitoron me kujdes lëvizjet e tij politike dhe ato destabilizuese. I njohur për sjelljet e tij provokuese dhe shpesh të rrezikshme, Dodik mund të shohë sanksionet e SHBA-së të rivendosen, pasi veprimet e tij të fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha në Uashington. Kjo mund të sjellë një kthim të mundshëm në “listën e zezë”, duke e goditur seriozisht si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. Siç theksoi së fundmi Senatori amerikan Chuck Grassley, asnjë veprim i Dodik nuk kalon pa u vëzhguar, ndërsa rreziku për një konfrontim të ri me fuqitë ndërkombëtare është gjithnjë e më i madh.
    Rivendosja e sanksioneve
    Në seancën e Senatit amerikan, Senatori Chuck Grassley shpjegoi se SHBA-të kanë vënë re me shqetësim veprimet e Dodik në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se, për shkak të lëvizjeve të tij destabilizuese, SHBA mund të vendosë sanksione të reja ndaj tij. Ai përmendi se, më parë, Uashingtoni kishte hequr sanksionet që ishin vendosur ndaj liderit të Republika Srpska, pasi ai ishte larguar nga pozitat e tij më radikale dhe kishte respektuar vendimet e gjykatës. Grassley theksoi: “Jam i kënaqur që që atëherë ai veproi në përputhje me vendimin e gjykatës duke u larguar nga pozicioni i udhëheqësit të entitetit RS dhe duke bërë disa nga lëvizjet e tij destabilizuese. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara hoqën sanksionet kundër z. Dodik dhe familjes së tij.” Por, ai ka shprehur shqetësimin se veprimet e fundit të Dodik tregojnë se ai nuk ka ndryshuar ndjeshëm dhe nuk ka marrë përgjegjësi për gabimet e tij të kaluara. Senatori amerikan vazhdoi: “Tani jam plotësisht në favor të shpërblimit të sjelljes pozitive, por ka arsye shumë të vlefshme për të besuar se zoti Dodik nuk i njohu gabimet e veprimeve të tij.” Ky koment nënkupton se SHBA-të mund të shohin një rritje të aktiviteteve destabilizuese nga Dodik dhe se vendosja e sanksioneve të reja është ende një mundësi shumë reale.
    Lëvizjet e fundit
    Në një deklaratë të tij, Grassley tha: “Ndërkohë, zoti Dodik pretendoi në mënyrë të rreme se ai është ende presidenti legjitim i RS-së, vuri në dyshim nëse Bosnja dhe Hercegovina duhet të vazhdojë të ekzistojë fare.” Ky është një qëndrim që vazhdon të shkaktojë tensione të forta, pasi e minon qëndrimin e vendosur të SHBA-së dhe Bashkimit Europian për të ruajtur integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Për më tepër, Grassley nënvizoi se deklaratat e Dodik për të kontestuar eksistencën e Bosnjë-Hercegovinës mund të kenë pasoja të rënda për stabilitetin e rajonit.
    Përsëritja e provokimeve
    Veprimi i fundit i Dodik që ka ngjallur vëmendjen ndërkombëtare ka qenë fotografimi i tij duke përqafuar Ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë një takimi në Bjellorusi. Kjo ka rritur shqetësimet në Uashington, pasi lidhjet e tij me politikën ruse dhe mbështetja për Kremlinin janë tërësisht të papranueshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështesin integritetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe janë kundër ndikimit të Rusisë në rajon. Grassley, duke folur për këtë ngjarje, tha: “Ju mund ta besoni, u fotografua duke përqafuar Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Bjellorusi.” Ky veprim është një tjetër shembull i sjelljes së Dodik që mund të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet e tij me SHBA-të, por edhe për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës. Ai e ka bërë të qartë se do të mbetet i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të Dodik dhe do të punojë për të siguruar që liderët në rajon të respektojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, të cilat ishin përpjekjet ndërkombëtare që i dhanë fund luftës dhe gjenocidit të viteve ’90. “Kjo është arsyeja pse duhet t’i bëhet e qartë z. Dodik se SHBA-të po monitorojnë nëse ai do të qëndrojë në rrugën e duhur që ai dëshiron që ne ta besojmë,” përfundoi Grassley.

  • Dodik sërish në telashe, përballet me akuza të reja, pse karriera politike varet “në fije të perit”

    Dodik sërish në telashe, përballet me akuza të reja, pse karriera politike varet “në fije të perit”

    Marsela SHYTIA
    Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ) ka filluar procedura të reja ligjore kundër ish-Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, për përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës së tij parazgjedhore në mbështetje të kandidatit të tij Sinisha Karan. KQZ ka nisur procedurat ex officio, që do të thotë se nuk është e nevojshme që dikush ta padisë Dodikun për këtë çështje. Nëse verifikohet se Dodik ka shkelur ligjin zgjedhor, ai mund të përballet me një gjobë deri në 15,000 euro dhe mund të eliminohet nga gara për president të Republikës Srpska. Ky veprim është ndërlidhur me aktivitetet e Dodikut si lider i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), një parti e cila mbështet gjithashtu kandidatin Sinisha Karan.
    Akuzat
    Sipas amendamenteve të miratuara në ligjin zgjedhor të Bosnjës dhe Hercegovinës në korrik 2022, të imponuara nga Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt, çdo shprehje që nxit urrejtje, diskriminim apo dhunë kundër një grupi të caktuar njerëzish është e ndaluar. Kjo përfshin gjuhën që nxit urrejtje mbi baza raciale, kombëtare, etnike, fetare apo gjinore. Deklaratat e fundit të Dodikut, të cilat u bënë gjatë një tubimi parazgjedhor në Sarajevën Lindore, janë parë si një shkelje e mundshme e këtij ligji. Gjatë këtij tubimi, Dodik i krahasoi boshnjakët me “ameba” dhe i quajti ata “turq gënjeshtarë”, duke shkaktuar një valë të ashpër reagimesh nga komuniteti boshnjak dhe politikanët opozitarë. KQZ ka nisur hetimet për të vlerësuar nëse këto deklarata bien nën kategorinë e gjuhës së urrejtjes.
    Reagime të ashpra
    Deklaratat e Dodikut kanë shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm nga politikanët e komunitetit boshnjak, por edhe nga politikanë të partive të tjera të opozitës serbe. Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, e ka cilësuar Dodikun si “racistin dhe fashistin më primitiv në Evropë”. Po ashtu, kolegjiumi i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të nisë një hetim lidhur me këto deklarata, duke i cilësuar ato si nxitje të urrejtjes ndëretnike. Politikanët e opozitës serbe, si Draško Stanivuković dhe Jelena Trivić, gjithashtu kanë reaguar ashpër. Stanivuković e ka quajtur këtë sjellje të Dodikut si pasqyrë të një politike që ka promovuar përçarje dhe urrejtje për vite me radhë, ndërsa Trivić ka theksuar se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.
    Karriera politike në rrezik
    Nëse Komisioni Qendror Zgjedhor e gjen Dodikun të fajshëm për përdorim të gjuhës së urrejtjes, ai mund të përballet me një gjobë të konsiderueshme, deri në 15,000 euro, dhe gjithashtu mund të eliminohet nga gara presidenciale në Republikën Srpska, ku ai është kandidati kryesor i SNSD-së. Pas deklaratave të tij të mëparshme, ka pasur paralajmërime se Dodik mund të përballet me një paralizë të përgjithshme të funksionimit të institucioneve shtetërore, pasi politikanë të ndryshëm dhe analistë janë të shqetësuar se përdorimi i gjuhës së urrejtjes mund të shpërthejë tensione të tjera ndër-etnike dhe të çojë në destabilizim të mëtejshëm të vendit. Po ashtu, shqetësime ka dhe për mundësinë që tensionet mes komuniteteve të rrisin polarizimin në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës politike dhe ndarjen etnike në vend. Në këtë kontekst, hetimet ndaj Dodikut dhe mundësia e ndëshkimit të tij do të jenë një moment kyç për të treguar se sa e angazhuar është Bosnja dhe Hercegovina në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit brenda kufijve të saj, si dhe në respektimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe parimet e barazisë ndër-etnike.