Tag: dobrës

  • “S’keni prova”, Bushgjokaj përplaset me prokurorin në gjyq, çfarë ndodhi në seancë

    “S’keni prova”, Bushgjokaj përplaset me prokurorin në gjyq, çfarë ndodhi në seancë

    Debate të forta janë zhvilluar në seancën gjyqësore që u mbajt sot ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokajn dhe Petrit Çakrrin, pasi akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës. Bushgjokaj është përplasur gjatë gjithë kohës me prokurorin dhe ka kundërshtuar masën e sigurisë.

    34-vjeçari mësohet se ka kundërshtuar provat e paraqitura nga organi i akuzës. Por, prokurorët kanë pretenduar se provat janë të plota, duke pasur parasysh që janë mbledhur edhe të dhëna nga GPS e makinave apo pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura gjatë rrugës, ku automjeti i Renis Dobrës është ndjekur nga dy makina të tjera.

    Për vrasjen e Dobrës janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit e 34-vjeçarit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

  • Mbytja e Renis Dobrës në liqenin e Shkopetit, lihen në burg dy autorët

    Mbytja e Renis Dobrës në liqenin e Shkopetit, lihen në burg dy autorët

    Janë lënë në burg dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës mbrëmjen e 8 korrikut në Liqenin e Shkopetit.

    Megjithëse nuk e pranuan vrasjen, në masën arrest me burg është lënë Petrit Çakrri, i arrestuar Lekbibaj të Tropojës tre ditë më parë si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.
    Ndërkohë vijojnë të jenë në në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit,  Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
    Policia e Shtetit tha zyrtarisht se konflikti për drogë në Gjermano, dyshohet se solli në vrasjen e të riut, i cili pasi u mbyt le litar, u hodh bashkë me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit në Mat.

    Top Channel

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë deklaruan dy vrasësit 

    Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë deklaruan dy vrasësit 

    Që në orën 09:00 nisi seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës në Ulëz të Matit,
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.  Shkak për këtë duket se janë bërë debatet e forta në seancë mes dy të pandehurve dhe prokurorit.
    Më parë, dy të arrestuarit kishin deklaruar se ishin në Mat 3-4 ditë më parë, ndërsa nuk kanë pranuar vrasjen. Sipas tyre ishin në zonë për shkak se do të grabisnin disa banesa.

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

    Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

    Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit.

    Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
    Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.
    Duke iu referuar burimeve, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
    “Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
    Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.
    Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
    “Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.
    Nga këqyrja e GPS hetuesit kanë bindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij.

    Top Channel

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha në makinën tjetër, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

    Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha në makinën tjetër, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, më thanë…

    Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit.
    Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
    Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.
    Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
    “Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
    Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.
    Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
    “Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.
    Nga këqyrja e GPS hetuesit kanë bindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij.

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin. më thanë…

    Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin. më thanë…

    Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit.

    Çakri u arrestua sot në Lekbibaj të Tropojës, kurse Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
    Petrit Çakri ka pranuar për grupin e hetimit që kishte udhëtuar drejt fshatit Madhesh të Matit së bashku me vëllezërit Bushgjokaj pasi ata i kishin thënë se do gjenin drogë.
    Duke iu referuar burimeve, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Çakri kishte njohur në burg njërin nga tre vëllezërit.
    “Kam qenë në burg me Krisin”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
    Ai ka shtuar se mbaroi dënimin në prill të këtij viti dhe vazhdoi t’i mbajë kontaktet me shokun e qelisë, sot në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës.
    Duke iu referuar dëshmisë së Çakrit, theksohet se grupi i hetimit disponon të dhëna se si vëllezërit ndryshuan makina të shumta dhe se si gjatë udhëtimit u ulën në disa kafe.
    “Unë isha në makinën tjetër dhe nuk më treguan, nuk di gjë se çfarë ndodhi me djalin, në lajme e pashë që ishte vrarë. Ata më thanë ik”, mësohet të ketë shpjeguar i dyshuari për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 23 vjeçarit.
    Nga këqyrja e GPS hetuesit kanë bindjen se vrasja e të riut është kryer brenda 30 minutave prej rrëmbimit të tij.

    Top Channel

  • Ekzekutimi i Renis Dobrës/ Njëri nga të arrestuarit, dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit

    Ekzekutimi i Renis Dobrës/ Njëri nga të arrestuarit, dëshmitar okular i vrasjes së Azem Hajdarit

    Petrit Çakrri, njëri nga personat e arrestuar për mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit, është edhe dëshmitar i vrasjes së Azem Hajdarit.

    Ai rezulton të jetë  një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.
    Çakrri u arrestua në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa për këtë ngjarje u prangos edhe Fatjon Bushgjoka në Tiranë.
    23-vjeçari u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i pajetë i tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit.
    I riu është dhunuar, mbytur me litar dhe më pas trupi i pajetë është hedhur së bashku me makinën me të cilën lëvizte drejt liqenit të Shkopetit. Deri më tani pista ku po punon policia, dyshohet ajo e prishjes së pazareve të drogës.

    Top Channel

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe një vajzë, e dashura e një prej autorëve të dyshuar të krimit

    Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe një vajzë, e dashura e një prej autorëve të dyshuar të krimit

    Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë.
    Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.
    Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.
    Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.
    Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.
    Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.

  • Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

    Vrasja e Renis Dobrës, mes personave të shoqëruar edhe një vajzë

    Mes personave të shoqëruar për vrasjen e Renis Dobrës, raportohet se është edhe një vajzë.
    Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.
    Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.
    Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij.
    Ndërkohë si autor i dyshuar i krimit është arrestuar edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës.
    Ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj si të përfshirë në krim.

  • Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet në polici dhe një vajzë

    Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet në polici dhe një vajzë

    Detaje të reja lidhur me vrasjen e Renis Dobrës. Policia ka shoqëruar dhe një vajzë, e cila dyshohet se është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.

    Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë.

    Shoqërimi i saj është bërë për të mësuar në lidhje me lëvizjet e Bushgjokës.  I arrestuar është edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, dy vëllezërit e Fatjonit.