Tag: dobët

  • PD-ja i dha mandatin e katërt Edi Ramës? Berisha i penduar: Opozita ka bërë punë të dobët

    PD-ja i dha mandatin e katërt Edi Ramës? Berisha i penduar: Opozita ka bërë punë të dobët

    Pasi i dha mandatin e katërt Ramës, Berisha më në fund e kuptoi se fajtori është vetë opozita. Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ai pranoi fajin dhe tha: “kemi bërë punë të dobët në qartësimin e mbështetësve dhe opinionit publik”. Me pak fjalë, Rama nuk e fitoi mandatin, thjesht PD-ja ia dorëzoi për shkak se punoi dobët.
    Kështu, pas vitesh akuzash për manipulime, patronazhistë, kriminelë elektoralë dhe kapje të shtetit, doli që problemi qenka shumë më modest, një mungesë sqarimi. Në fund të fundit, kur opozita nuk arrin t’i shpjegojë dot popullit pse është opozitë, nuk është çudi që populli të vazhdojë të votojë të njëjtin.
    “Një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike”, tha Berisha.

  • “Zgjodha Interin, por mund të kisha kaluar edhe te Juventusi”, rrëfimi i Shaqirit: Më bindi Mancini për 5 minuta

    “Zgjodha Interin, por mund të kisha kaluar edhe te Juventusi”, rrëfimi i Shaqirit: Më bindi Mancini për 5 minuta

    Në një intervistë për CDS, Xherdan Shaqiri u rikthye të flaës për periudhën që luante te Interi (2015).
    “Përfundova në një nga Interët më të dobët të 15 viteve të fundit për sa i përket cilësisë. Ishim ndërtuar dobët, na mungonte ekuilibri dhe sinqerisht ekip pa kampionë, nuk ishim gati për të fituar. Në atë kohë Mancini më telefonoi dhe më bindi brenda pesë minutash. Më tha se do të isha në qendër të projektit, por në vend të kësaj nuk luajta shumë. Sigurisht, problemet e zakonshme fizike kishin gjithashtu një rol tek unë. Mendoj se duhet të më kishin dhënë më shumë kohë loje.”

    Shaqiri zbulon se mund të kishte qenë gjithashtu lojtar i Juventusit. “Mund të kisha qenë numri 10 i bardhezinjve vite më paë. Ata donin që unë të zëvendësoja Diegon, i cili ishte një mesfushor ofensiv. Isha i hapur për atë transferim, por më vonë nuk ndodhi asgjë. Do më kishte pëlqyer në atë kohë, por doli mirë, sepse tashmë në itali mbështes zikaltrit”, tha Shaqiri.

  • Berisha mbledh Kryesinë për herë të parë pas humbjes në 11 Maj: Puna jona ishte e dobët për të qartësuar mbështetësit për ‘diktaturën autokratike’ në vend

    Berisha mbledh Kryesinë për herë të parë pas humbjes në 11 Maj: Puna jona ishte e dobët për të qartësuar mbështetësit për ‘diktaturën autokratike’ në vend

    Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, nën drejtimin e kryedemokratit Sali Berisha.

    Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se kjo mbledhjen bëhet për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025.
    Berisha tha se është bërë një punë e dobët, pasi ‘mbështetësit dhe anëtarësia’ nuk janë informuar si duhet për realitetin në vend.
    “PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë”.
    Berisha vijoi me akuza, kur tha se “punonjësit e shtetit i emëron partia shtet”.
    “Të nderuar zonja dhe zotërinj dhe të dashur qytetarë që nga ndiqni, nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës te punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit.Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky”.

    Top Channel

  • Berisha e pranon përpara kryesisë: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit tanë

    Berisha e pranon përpara kryesisë: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit tanë

    Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë deputetët demokratë që nuk janë rizgjedhur në zgjedhjet e fundit. Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg.
    Në fjalën e tij, Berisha tha se Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike. Më tej ai pranoi se PD ka bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit e saj.
    “PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë”.
    Berisha vijoi me akuza, kur tha se “punonjësit e shtetit i emëron partia shtet”.
    “Të nderuar zonja dhe zotërinj dhe të dashur qytetarë që nga ndiqni, nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës te punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit.Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky”.
    Pas fjalës së Berishës pritet që mbledhja e kryesisë të vazhdojë me dyer të mbyllura.

  • “Prioritet mbyllja e negociatave në 2027”, Rama: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët

    “Prioritet mbyllja e negociatave në 2027”, Rama: Diplomacia ekonomike, hallka më e dobët

    Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë për të shpallur dy prioritetet e mandatit të 4 qeverisës, prioriteti i parë është mbyllja e negociatave për anëtarësimin në BE brenda dy viteve dhe organizimi i samitit të Natos në Tiranë në vitin 2027.
    Pak ditë para se të paraqesë në Parlamentin e ri programin qeverisës, Edi Rama theksoi se fokusi në këto 4 vite do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Këto katër vjet të cilat përkojnë me këtë agjendë janë 4 vjet që asnjë ditë nuk duhet humbur dhe ku koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së vendimit që do të marrë Këshilli Europian për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama.
    Kryeministri Rama veçoi rëndësinë e punës së diplomatëve në Bruksel në raport me procesin e negociatave për anëtarësim.
    “Është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi me ministrin e Jashtëm dhe 2 ministrat e shtetit, kryesisht kryenegociatores dhe zëvendësueses së saj dhe ambasadorit tonë në Bruksel Ferit Hoxhës, është arritur që të krijohet një bërthamë që nuk kam asnjë dyshim që është një nga investimet më të bukura që është bërë. Dhe më gjatë do të shërbejë për të fuqizuar siç duhet atë trupë që muaj pas muaj do të ketë një ngarkesë akoma më të madhe dhe patjetër do të jetë baza e asaj që do të vijë më pas e Shqipërisë pjesë e Europës”, u shpreh kryeministri.
    Nga ana tjetër Edi Rama kritikoi ambasadorët për aspektin e diplomacisë ekonomike.
    “Mbetet hallka më e dobët është diplomacia ekonomike, ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike e të veçanta kontributi është thuajse inekzistent”, tha Rama.
    Gjithashtu kryeministri kritikoi punën e diplomatëve shqiptarë në raport me diasporën.
    “Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tona njerëzore jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar, profesionistë e jashtëzakonshëm, që ne i kemi në të gjitha vendet e botës. Dhe minimalisht dijeninë për ta, për ekzistencën e tyre duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik”, deklaroi kryeministri.
    Konferenca e ambasadorëve me moton “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën” do të zgjasë 3 ditë dhe diskutimet do të fokusohen në procesin e integrimit, në aspektin e diplomacisë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

  • Konferenca e Ambasadorëve shqiptar/ Rama: Kontributi i ambasadorëve thuajse inekzistent, fokus në integrimin në BE

    Konferenca e Ambasadorëve shqiptar/ Rama: Kontributi i ambasadorëve thuajse inekzistent, fokus në integrimin në BE

    edi rama

    TIRANË- Ditën e sotme po mbahet në Tiranë konferenca 3-ditore e Ambasadorëve shqiptarë, e quajtur Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, ku i pranishëm është dhe vetë kryeministri Edi Rama.
    Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rolin e diplomacisë, duke vënë theksin te arritjet që janë bërë në lidhje me intergrimin e Shqipërisë në BE. Ai nuk la pa kritikuar as pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare.
    “Dua të vë theksin tek domosdoshmëria për të forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensiteti të komunikimit, jo thjesht me qeverisë por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës.
    Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës dhe shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama në takimin me amabsadorët.
    Kryeministri shtoi se të gjitha trupat diplomatike të Shqipërisë, kudo që ndodhen në botë, duhet të fokusohen tek objektivi historik, integrimin e Shqipërisë në BE./ZËRI
     
     
     

  • “Diplomacia ekonomike, hallka jonë më e dobët”, Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar

    “Diplomacia ekonomike, hallka jonë më e dobët”, Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar

    Edi Rama: Dua ta vë theksin te një moment historik, organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri në 2027. Më pak se dy vite nga sot, nëse kemi parasysh kohën e organizimit të samitit. Dua të përgëzoj ambasadorin tonë në NATO dhe të gjithë ata punuan për ti dhënë formën përfundimtare dhe për të garantuar vulen mbi një vendimmarrje që besoj se e mirëkuptoni plotësisht kur them se ishte thuajse utopike që Shqipëria të presë një samit që sposton drejt një vendi me mijëra vetë. Dhe që në Shqipëri të mblidhen të gjithë krerët e BE-së dhe SHBA.
    Një element kycc që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën. Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.
    Ne kemi çuar në një nivel krejt tjetër marrëdhëniet me disa nga vendet kryesore të Gjirit dhe presim që edhe sbërbimi diplomatik të ngrihet deri në atë nivel dhe mund të shkojmë edhe më tutje. Rezultati lë shumë për të dëshiruar.

    Top Channel

  • “Hallka më e dobët e shtetit, diplomacia ekonomike”!/ Rama: Kontributi i ambasadorëve thuajse inegzistent

    “Hallka më e dobët e shtetit, diplomacia ekonomike”!/ Rama: Kontributi i ambasadorëve thuajse inegzistent

    Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin e tij në punën dhe impenjimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit drejt BE-së teksa ka falënderuar dhe grupin e punës të ngritur për ndërveprimin e negocatorët europianë.
    Ndër të tjera, shefi i qeverisë nuk ka lënë pa kritikuar dhe pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare.
    “Dua të theksoj se është e domosdoshme që shërbimi ynë të zhdërvjellësohet që shërbimi ynë të jetë një pikë referimi për talentet dhe për vajzat dhe djemtë që kanë dije dhe kanë ambicie për t’i shërbyer Shqipërisë, dhe nga ana tjetër të rrisë kapacitetin për të shkuar përtej rutinës së përditshme.
    Dua të veçoj këtu shembullin pozitiv i cili duhet të jetë në frymëzim për të gjithë, qasjen e Ministrisë së Jashtme në raport me shërbimin të gjithë procesit të punës për formësimin e trupës në ambasadën tonë në Bruksel pranë komisionit dhe për punën me komisionin.
    Është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi me ministrin e Jashtëm dhe 2 ministrat e  shtetit, kryesisht kryenegociatores dhe zëvëndësueses së saj dhe ambasadorit tonë në Bruksel Ferit Hoxhës, është arritur që të krijohet një bërthamë që nuk kam asnjë dyshim që është një nga investimet më të bukura që është bërë. Dhe me gjatë do të shërbejë për të fuqizuar siç duhet atë trupë që muaj pas muaj do të ketë një ngarkesë akoma më të madhe dhe patjetër do të jetë baza e asaj që do të vijë më pas e Shqipërisë pjesë e Europës.
    Nga ana tjetër dua të vë theksin tek domosdoshmëria për të forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensiteti të komunikimit, jo thjesht me qeverisë por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës.
    Nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka  apo synon të ketë në tryezat e institucioneve ë ndryshe ndërkombëtare, por dua të theksoj një moment historik dhe sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATOS-s në Shqipëri në vitin 2027. Pra faktikisht më pak se 2 vite nga sot.
    Në Shqipëri të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE-së plus një numër tjetër udhëheqësish nga Europa dhe nga Amerika. Kjo është arritur tani ne duhet të përmbushin siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar ketë moment që Shqipëria mund të shkëlqejë botërisht.
    Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës dhe shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama.

  • U zotua për të njohur shtetin palestinez/ Netanyahu për kryeministrin belg: Lider i dobët

    U zotua për të njohur shtetin palestinez/ Netanyahu për kryeministrin belg: Lider i dobët

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët që kërkon ta kënaqë terrorizmin islamik duke sakrifikuar Izraelin”, një ditë pasi Brukseli njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez.
    Qeveria e Netanyahut është zemëruar nga premtimet e Francës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe tani Belgjikës, për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë takimit të liderëve botërorë këtë muaj në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
    Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever “dëshiron ta ushqejë krokodilin terrorist para se ai ta gllabërojë Belgjikën”, shkroi zyra e kryeministrit izraelit në llogarinë e saj zyrtare në X.
    Izraeli do të vazhdojë ta mbrojë veten, shtoi ajo.
    Netanyahu gjithashtu sulmoi muajin e kaluar kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, duke e quajtur gjithashtu “të dobët” pasi Australia njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez dhe pastaj ia ndaloi një ligjvënësi izraelit të ekstremit të djathtë hyrjen në vend.
    Palestinezët kanë kërkuar përherë krijimin e shtetit të vet në Bregun Perëndimor, i cili është i pushtuar nga Izraeli, në Jerusalemin Lindor dhe në Gazë.
    Zyrtarët izraelitë ia kanë kundërshtuar premtimet për njohjen e shtetit palestinez, duke thënë se kjo nuk e ndryshon realitetin në terren.
    Netanyahu ka thënë se njohja e shtetit palestinez do të ishte shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraeli, i cili e shkaktoi luftën në Gazë.
    Izraeli është përballur me trysni të vazhdueshme ndërkombëtare për shkak të dëmeve që lufta e ushtrisë së tij ka shkaktuar tek popullsia civile në Rripin e Gazës./ REL

  • Protestë për ujin/ Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq kundër projektit: Cilësia e dobët e punimeve

    Protestë për ujin/ Banorët e fshatit Zvezdë në Maliq kundër projektit: Cilësia e dobët e punimeve

    Banorët e fshatit Zvezdë na Maliq kanë protestuar duke kundërshtuar implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm.
    Ata ngrenë pretendime për cilësi të dobët të punimeve dhe mosrespektim të kritereve teknike. Projekti, sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve.
    Pas 30 vitesh mungese të ujit, ata shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme për shkak të punimeve jocilësore që po kryhen.
    Banorët apelojnë që projekti të rishikohet dhe të zbatohet si duhet për të shmangur çdo problematikë të mundshme në vijim dhe për të mos u përballur me mungesë të ujit të pijshëm ashtu sikundër ju ka ka ndodhur gjatë 3 dekadave të fundit.