Tag: dobët

  • Pamja e dobët e Ariana Grande-s rikthen spekulimet mbi shëndetin e saj!

    Pamja e dobët e Ariana Grande-s rikthen spekulimet mbi shëndetin e saj!

    Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave për shkak të pamjes së saj të dobët, pas paraqitjes në shfaqjen e filmit muzikor “Wicked: For Good”. Për këtë rast, Grande zgjodhi një fustan rozë të dizajnuar nga Andreas Kronthaler për markën Vivienne Westwood, i përbërë nga një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë të lehtë dhe një fund voluminoz në nuancën e ciklamenit. Flokët i kishte të kapura në topuz, ndërsa figura e saj tërhoqi menjëherë komentet në rrjetet sociale.

    Në Twitter, përdoruesit shprehën shqetësim se Ariana nuk duket e shëndetshme dhe disa sugjeruan se mund të ketë nevojë për ndihmë të menjëhershme. Këngëtarja ka mohuar në të kaluarën problemet shëndetësore, duke deklaruar se pamja e saj aktuale është një version “i shëndetshëm” dhe se më parë kishte marrë ilaçe për depresion. Ajo gjithashtu ka apeluar tek fansat që të jenë të kujdesshëm me komentet, pasi mund të lëndojnë të tjerët, edhe nëse janë bërë me qëllime të mira.
    Ekspertët e shëndetit theksojnë se një sternum i shquar dhe faqet e fundosura mund të jenë shenja të kequshqyerjes ose problemeve të tjera shëndetësore, gjë që ka shtuar më shumë spekulimet rreth gjendjes së Arianës. Në një intervistë vitin e kaluar me The New York Times, Grande dhe bashkë-ylli i saj në “Wicked”, Cynthia Erivo, folën për ritmin e lodhshëm të punës gjatë xhirimeve dhe për përvojën e tyre me koronavirusin.
    Pamja e këngëtares mbetet temë diskutimi, duke nxitur një herë tjetër debat mbi presionin e madh të industrisë së argëtimit mbi shëndetin e artistëve.

  • Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

    Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

    Adriatik BALLA
    Java e 9-të e Kategorisë Superiore do të luhet këtë mesjavë, pra sot dhe nesër, me duele të forta ku spikat derbi Dinamo-Partizani, por edhe përplasja mes Tiranës dhe Elbasanit, sikurse dhe Egnatia-Teuta, apo Flamurtari-Vllaznia e Bylis-Vora. Por kampionati ynë ka probleme me sulmin. Skuadrat shënojnë shumë pak dhe strategjia kryesore e tyre për të pasur sukses është mbrojtja. Diferencën e bën Vllaznia, ekipi që ka një mesatare afro 2 gola për ndeshje, kurse ekipi tjetër që vjen më pas shkodranëve është Dinamo me 9 gola të shënuar, pra 1.1 gola për ndeshje. Shumica e skuadrave kanë shënuar 7 gola në këto 8 xhiro të luajtura deri tani, pra më pak se 1 gol për ndeshje, duke dëshmuar sulm të dobët. Skuadra që ka pësuar më shumë është Flamurtari, plot 14 gola, pra mbrojtja vlonjate del e “shpuar” këtë sezon. Mbrojtje të dobët kanë edhe Partizani e Tirana, që kanë pësuar nga 11 gola secila.
    Egnatia synon të ndalë vrullin e Teutës
    Egnatia përballet këtë mesjavë me skuadrën e Teutës në një ndeshje shumë të rëndësishme për moralin dhe klasifikimin. Rrogozhinasit kanë një pikë më shumë në renditje se sa durrsakët që nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat. Ndaj fitorja merr një rëndësi të veçantë, siç e ka theksuar edhe vetë trajneri Edlir Tetova para mediave. “Janë pak orë në dispozicion por do të kërkojmë maksimumin nesër. Skuadra do ketë rotacion nesër, por këtë e vendosim para ndeshjes. Mungesa e golit? Jo, nuk është aspak shqetësim, e rëndësishme për mua është të krijohet rasti, herët apo vonë goli do të vijë. Mendoj që problemi nuk është as psikologjik, as teknik, por individual se lojtarët e bëjnë punën, e çojnë topin deri te goditja e fundit. Teuta është një kundërshtar që javë pas jave po tregon rritje dhe përderisa s’ka asnjë humbje, mbetet ekipi për t’u mundur. Ideja ime është të lidh të gjitha repartet në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, sidomos në sulm ku jemi shfaqur shumë të nxituar. Është e vërtetë që çdo pikë ka vlerë, në fund llogaritë bëhen me pikë. Sigurisht që të duam prodhim, jo vetëm Egnatia, por të gjitha ekipet, na duhet infrastrukturë në kushte maksimale për lojë. Fundja është lojë futbolli dhe fjalën e parë e ka pasim kështu që në kushte të pa përshtatshme asgjë nuk e zbukuron lojën”, theksoi Tetova para mediave.
    Kalendari/ Ndeshjet e Kategorisë së Parë të martën dhe të mërkurën
    Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen këtë të martë dhe të mërkurë. Apolonia – Iliria do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave të 9-të, që është programuar të luhet në ora 14:00. Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 9-të do të luhen ditën e mërkurë në orën 14:00. Laçi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku do të përballet me ekipin e AF Luftëtarit. Një tjetër ndeshje me mjaft emocione do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Redi Maloku”. Në të njëjtën orë, Besa do të presë Kukësin në stadiumin “Luz i vogël”, ndërsa Lushnja do të përballet me Burrelin në transfertë. Sfida tjetër mjaft interesante e javës është ajo në Peshkopi, Korabi – Pogradeci.

  • “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    Lamine Yamal e përfundoi “El Clásico” e së dielës me ndikimin më të ulët që nga bashkimi me ekipin e parë të Barcelonës. Në “Santiago Bernabéu”, 18-vjeçari dukej larg formës optimale, pa shkëndija dhe me pak kapacitet për t’i kaluar kundërshtarët. Megjithatë, disa statistika nga OPTA tregojnë aspekte pozitive të lojës së tij.
    Ai ishte lojtari i fushës që rikuperoi më shumë topa te Barça, 6, po aq sa Frenkie de Jong, mesfushor i specializuar në këtë aspekt. Portieri Szczesny rikuperoi 8 topa. Lamine kryesoi gjithashtu për driblime të kompletuara, 4, më shumë se Marcus Rashford (2), megjithëse Vinicius Junior kryesoi me 5, edhe pse luajti 27 minuta më pak.
    Në fazën sulmuese, Yamal ishte më i larguar nga zona e kundërshtarit, me 19 ndërhyrje në një të tretën e fundit të fushës, më pak se Pedri (29) dhe De Jong (25). De Jong pati 116 ndërhyrje totale, 63 më shumë se Jude Bellingham te Real Madrid, duke treguar se posedimi 68.5% i Barcelonës nuk u shndërrua në produkt sulmues efektiv.
    Veprimi më vendimtar i Lamine ishte një pasim i zgjuar te Koundé, i cili e humbi kontrollin e topit, duke prishur një mundësi të pastër goli. Kjo ishte “El Clásico” e tij më e dobët deri tani, pas 3 golave dhe 2 asistimeve në 7 ndeshje ndaj Real Madridit.

  • Arsyet tronditëse pse disa burra nuk mund të rrisin mjekrën

    Arsyet tronditëse pse disa burra nuk mund të rrisin mjekrën

    Shumë burra ëndërrojnë një mjekër të dendur dhe të rregullt, por jo të gjithë arrijnë ta kenë. Ndërsa disa i mjafton të mos rruhen për disa ditë që mjekra t’u formohet plotësisht, të tjerë luftojnë me zona bosh, qime të holla apo mungesë totale të rritjes. Por cilat janë arsyet e vërteta pse ndodh kjo?

    1. Gjenetika – faktori kryesor

    Mund të duket e padrejtë, por gjenet luajnë rolin më të madh. Nëse babai ose gjyshi juaj nuk ka pasur mjekër të plotë, është shumë e mundur që edhe ju të keni të njëjtin model rritjeje. Numri i receptorëve të dihidrotestosteronit (DHT) në folikulat e qimeve përcakton sa e dendur do të jetë mjekra juaj.

    2. Hormonet – niveli i testosteronit dhe DHT

    Testosteroni dhe derivati i tij DHT janë hormone që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e qimeve të fytyrës. Nivelet e ulëta të tyre ose ndjeshmëria e ulët e receptorëve ndaj këtyre hormoneve mund të bëjnë që mjekra të mos zhvillohet plotësisht.

    3. Qarkullimi i dobët i gjakut në fytyrë

    Folikulat kanë nevojë për oksigjen dhe lëndë ushqyese që vijnë përmes gjakut. Nëse qarkullimi është i dobët – për shkak të stresit, mungesës së aktivitetit fizik ose duhanpirjes – kjo ndikon në rritjen e mjekrës.

    4. Mungesa e vitaminave dhe ushqyesve

    Vitamina si B7 (biotina), B12, D, zinku dhe hekur ndihmojnë në forcimin e folikulave të qimeve. Mungesa e tyre mund të ngadalësojë ose ndalojë rritjen e mjekrës.

    5. Stresi dhe stili i jetesës

    Stresi kronik rrit nivelin e kortizolit, i cili pengon prodhimin e testosteronit dhe qarkullimin normal të gjakut. Gjumi i pamjaftueshëm dhe dieta e dobët gjithashtu ndikojnë drejtpërdrejt në pamjen e mjekrës.

    6. Sëmundje apo kushte mjekësore

    Disa çrregullime hormonale, si hipogonadizmi, apo sëmundje autoimune që dëmtojnë folikulat, mund të jenë arsyeja pse mjekra nuk rritet fare.

  • “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    22 Tetor 2025

    17:45

    Telesport

    Mediat italiane nuk e tolerojnë formën e dobët që po kalon Juventusi nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor. Madje, duket se kanë nisur ta shkelin vijën e kuqe dhe ta kritikojnë hapur, gjë që ndodh rrallë me bardhezijntë në Itali.
    Juventusi në fundjavë pësoi humbjen e parë të sezonit pas pesë barazimeve radhazi. Gazetari Enzo Bucchioni ka shkruar disa fjalë të ashpra, duke ngritur dyshime se a është Tudor mjaftueshëm i aftë për një skuadër kalibri.
    “Tudor është më i dobët se Thiago Motta. Kjo skuadër e tij është banale, e parashikueshme, pa shpirt. Mendoj se vendimet e tij janë të dyshimta. Renditja dhe shifrat e tregojnë këtë. Po flas për fakte”.

  • “Kandidat i dobët politik”/ Zgjedhjet në Tiranë, emri i PD, reagon ashpër avokati: Nuk ka mundësi, duhej…

    “Kandidat i dobët politik”/ Zgjedhjet në Tiranë, emri i PD, reagon ashpër avokati: Nuk ka mundësi, duhej…

    Partia Demokratike ka mbështetur figurën e Florian Binajt si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, por për avokatin Spartak Ngjela kjo është “një zgjedhje e dobët politike”.
    I ftuar në një emision televiziv, Ngjela argumentoi se për të, një kandidat i denjë për të përfaqësuar opozitën duhet të ketë njohje shoqërore dhe popullore, të jetë elokuent dhe të perceptohet nga shoqëria si një person i drejtë.
    “Duhej kandidati i nivelit të lartë, problemi është se duhej të ishte i njohur në opinionin publik, me njohje të madhe. Ndryshe nuk ka mundësi, por mund të kenë kërkuar por nuk kanë gjetur. Them që duhej një individ që të kishte njohje shoqërore dhe popullore, të ishte elokuent dhe shoqërisë ti jepej e kuptuar që ky është një njeri i drejtë. Këto janë elementë që krijojnë figurën popullore një shoqëri”, u shpreh ai.

  • Frenkie de Jong zbulon arsyen e vërtetë pse Barcelona u poshtërua 4-1 nga Sevilla

    Frenkie de Jong zbulon arsyen e vërtetë pse Barcelona u poshtërua 4-1 nga Sevilla

    5 Tetor 2025

    21:29

    Telesport

    Frenkie de Jong ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë për Barcelonën në humbjen poshtëruese 4-1 ndaj Sevilla. Ndryshe nga shumica, mesfushori holandez mendon se shkak kryesor për këtë humbje është lodhja e shumtë te lojtarët e Barcelonës.
    “Humbja gjithmonë është zhgënyjese. Pjesa e parë ishte shumë e dobët për ne, nuk luajtëm aspak mirë. Në pjesën e dytë, bëmë më mirë, por për fat të keq humbëm.
    Mendoj se shkaku kryesor për këtë humbje është lodhja. Kemi luajtur shtatë ndeshje në 21 ditë dhe lodhja bën të vetën. Ndonjëherë ndjekja e topit të lodh më shumë se çdo gjë tjetër”, tha mesfushori holandez, në një intervistë për mediat vendase.

  • “Krimi është strukturuar në Shqipëri”/ Siguria në vend, flet Gazetari: Çdo ditë bëhen pazare në ministri e kryeministri

    “Krimi është strukturuar në Shqipëri”/ Siguria në vend, flet Gazetari: Çdo ditë bëhen pazare në ministri e kryeministri

    I ftuar në një studio televizive, gazetari Berat Buzhala ka folur mbi situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si “hallka më e dobët” në zinxhirin e rajonit. Sipas tij, krimi i organizuar në Shqipëri jo vetëm që është i strukturuar, por ka krijuar realitete paralele ku “fiset” dhe grupet jo-shtetërore diktojnë rendin dhe ligjin në disa zona të vendit.
    Berat Buzhala: Është hallka më e dobët e gjithë Shqipërisë, në gjithë zinxhirin, e pastaj thonë se është ajo thënia ‘zinxhiri është më i fortë se është hallka më e dobët’…Pra ka kohë që krimi është strukturuar në Shqipëri, madje këtë mundesh edhe ta shohësh, nuk është nevoja për raportim.
    Madje intervista e Arubës, më duket më shumë për ti dhënë tonë ekzotike. Nuk ka nevojë Aruba të shkojë atje për tu takuar, për të marrë një vendim për Shqipërinë. Ne këtu raportojmë e flasim çdo ditë që bëjnë pazare dhe në ministri e kryeministri.
    Në vitin 2025, të ekzistojë këto fise apo entitete jo shtetërore që bëjnë ligjin, kjo është keqardhje për një shtet që synon, apo thotë që jemi disa vite larg BE, kur ka fise që thotë ne bëjmë ligjin në ‘filan’ rajon…
    Kjo është e frikshme për shoqërinë. E tmerrshme vetëm për të diskutuar për këtë, sepse këto probleme kanë qenë evidente në një pjesë të Evropës.

  • Manastirliu, rivale e dobët, por s’e di nëse do hyjmë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës

    Manastirliu, rivale e dobët, por s’e di nëse do hyjmë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës

    Ilir Alimehmeti, këshilltar i PD-së në Bashkinë Tiranë tha se brenda PS, Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët.
    “Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta”, tha ai.
    Po ashtu Alihmehmeti tha se nuk ka një kërkesë apo diskutim në struktura për një kandidaturë të mundshme të tij për Bashkinë Tiranë, megjithëse shtoi se duhet sqaruar diskutimet që zhvillohen në Kryesi për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje në zgjedhje,
    “Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim”, tha Alimehmeti. Ai tha gjithashtu, se PS nuk i ka votat në Këshillin Bashkiak, për ta shkarkuar Erion Veliajn.

  • PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

    PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

    PD mbledh sot Kryesinë e saj, e para mbledhje që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë deputetët demokratë që nuk janë rizgjedhur në zgjedhjet e fundit.
    Vlen të përmendet se i pranishëm është edhe Ervin Salianji, i cili la qelinë në muajin korrik pasi vuajti dënimin me 1 vit burg për shpifje.
    Mbledhja do të nisë pas pak me fjalën e kryetarit të PD, Sali Berisha dhe më pas do të vijojë me dyer të mbyllura.
    Sali Berisha: Jemi mbledhur për qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare, u angazhuan në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale sepse për fat të keq, për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë por njëri prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.
    Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan thonë që kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë. Sepse diktatura totalitare përjashton pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton por e shtyp pluralizmin. Dhe është mizore në përqëndrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.
    Nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2000 nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqëndrim pothuajse total i përkasin partisë shtet, partisë së krimit.
    Jetojmë në një diktaturë autokratike. Pa media të lira nuk ka informacion. Qytetarët mashtrohen. Askush s’mund të gjykojë duke u nisur nga mjedisi rreth tij. Kur studimi tregon se audiencën e dominojnë ato media që në doktrinën e mashtrimit paraqesin disfatat për sukses, bëjnë gjithçka të përqëndrohen në çështje tretësore për të shmangur skandale.