Tag: djokovic

  • Djokovic fiton turneun nr.101 në karrierë, por vendos të mos luajë në finalet ATP në Torino

    Djokovic fiton turneun nr.101 në karrierë, por vendos të mos luajë në finalet ATP në Torino

    8 Nëntor 2025

    20:44

    Telesport

    Novak Djokovic fitoi turneun ATP 250 të zhvilluar në Athinë, duke mundur 2-1 me përmbysje tenistin italian Lorenzo Musetti në finale (4-6, 6-3, 7-5). Një ndeshje e dueluar deri në fund, që zgjati mbi 2 orë, me serbin që ia doli mbanë të fitojë.
    Për Djokovic ky është titulli nr.101 në karrierë (i pari në Athinë) edhe pse këtë herë bëhet fjalë për një turne “të vogël”, 250 pikësh. Ai u bë lojtari më i vjetër që fiton një turne në epokën e ATP-së që nga viti 1990.
    Gjithsesi, serbi vendosi të tërhiqej nga finalet ATP që luhen në Torino javën e ardhshme, ku luajnë 8 më të mirët në botë. Vetë Djokovic e konfirmoi mungesën e tij (probleme në shpatull). Në vendin e tij do të jetë pikërisht Musetti (vendi 9 në botë).

  • Novak Djokovic i paqartë për sezonin: Nuk e di nëse do të luaj më këtë vit

    Novak Djokovic i paqartë për sezonin: Nuk e di nëse do të luaj më këtë vit

    5 Nëntor 2025

    12:08

    Telesport

    Sezoni 2025 në tenis është drejt fundit, ndërkohë që 8 tenistët më të mirë në botë përgatiten për finalet ATP, që zhvillohen së shpejti në Torino. Mes tenistëve të kualifikuar është edhe Novak Djokovic, por prania e tij nuk është e sigurtë.
    Kampioni serb, ish-numri 1 në botë dhe fitues i 24 grand slam në karrierë, foli pas fitores së tij ndaj kilianit Alejandro Tabilo në turneun e Athinës. “Nuk e di nëse do të jem në Torino për finalet ATP. Do të vendos në fund të turneut të Athinës”, tha Djokovic.
    “Unë dhe ekipi im do të vendosim në momentin e fundit, pasi do të vlerësojmë shumë gjëra para se të nisem për në Itali”, shtopi tenisti serb. Mungesa Djokovic mund t’i hapë derën Lorenzo Musetti drejt finales ATP.

  • Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër

    Djokovic i dorëzuar: S’heq dorë nga një tjetër grand slam, por ata të dy luajnë në një nivel tjetër

    Për Novak Djokovic duket se tashmë nuk ka më asnjë shans të fitojë ndonjë grand slam. Për të dytin vit me radhë, 4 turnetë më të mëdhenj të tenisit u ndanë mes italianit Jannik Sinner dhe spanjollit Carlos Alcaraz (nga dy secili).
    Udhëtimi i serbit, fitues i 24 grand slam në karrierë, po ndalet thuajse gjithnjë në gjysmëfinale, kur humbet ndaj njërit apo tjetrit. “Këta djem janë të fortë dhe luajnë në një nivel vërtet të lartë”, tha Novak Djokovic.
    “Jam i kënaqur me nivelin tim, për moshën time, por tani është një çështje fizike. Unë nuk heq dorë nga fitimi i një tjetër grand slam”, tha serbi, aktualisht numri 4 në botë.
    Ai ka objektiva të qarta për të ardhmen: “Do të vazhdoj të luftoj për të arritur një finale tjetër dhe për të fituar një titull tjetër, edhe nëse e di se kjo do të jetë një detyrë shumë e vështirë”.
    Lidhur me angazhimet e tij të ardhshme, Djokovic vazhdoi: “Australia është shumë larg. Në këtë pikë të karrierës sime, nuk po mendoj aq larg. Do të luaj në Athinë, kjo është e sigurt, por përtej kësaj, ku do të shkoj dhe çfarë do të bëj janë ende dy pyetje të mëdha.”

  • Sinner dhe Alcaraz sfidë edhe në finalen e US Open, Djokovic dorëzohet në gjysmëfinale

    Sinner dhe Alcaraz sfidë edhe në finalen e US Open, Djokovic dorëzohet në gjysmëfinale

    6 Shtator 2025

    9:01

    Telesport

    Ashtu sikurse ndodhi edhe në Roland Garros e Wimbledon, do të jenë italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz dy tenistët që do të duelojnë për fitimin e trofeut të US Open, turneu që po zhvillohet në Nju Jork.
    Sinner, numri 1 në botë, mposhti 3-1 (6-1, 3-6, 6-3, 6-4) kanadezin Felix Auger-Aliassime. Një ndeshje me emocione, sidomos në gjysmën e dytë të saj, por italiani bëri diferencën në fushë.
    Sinner është kampion në fuqi dhe i duhet fitorja për të mbrojtur trofeun dhe vendin e parë. Përballë do të jetë Alcaraz, që në gjysmëfinalen tjetër mundi 3-0 (6-4, 7-6, 6-2) serbin Novak Djokovic.
    Një ndeshje emocionuese në dy setet e para, pasi në të tretin spanjolli bëri diferencën në fushë. Për serbin një tjetër “stop” në gjysmëfinalen e një grand slam-i, ku duket se nuk kalon dot dy finalistët e 3 turneve të fundit.

  • Alcaraz dhe Djokovic sigurojnë një vend në çerekfinale, kualifikohet edhe Sabalenka

    Alcaraz dhe Djokovic sigurojnë një vend në çerekfinale, kualifikohet edhe Sabalenka

    1 Shtator 2025

    7:58

    Telesport

    Ka nisur raundi i katërt në grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (7-6, 6-3, 6-4) ndaj francezit A.Rinderknech, duke avancuar në çerekfinale.
    Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi po 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) gjermanin J.Struff. Mes tetë më të mirëve janë edhe çeku Jiri Lehecka dhe amerikani Taylor Fritz.
    Te femrat, nuk zhgënjen tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Numri 1 në botë mundi 2-0 (6-1, 6-4) spanjollen E.Busca. Më tej shkon edhe çekja Marketa Voundresova, që mundi 2-1 Elena Rybakina
    Dy çerekfinalistet e tjera janë tenistja amerikane Jessica Pegula dhe ajo çeke Barbora Krejcikova. E para eliminoi patrioten e saj A.Li, ndërsa e dyta mundi T.Toënsend.

  • Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

    Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

    28 Gusht 2025

    8:51

    Telesport

    Ka nisur sot në Nju Jork raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botëm, fitoi 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) ndaj italianit M.Belluci.
    Në raundin e tretë avancon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 amerikanin Z.Svajda. Një biletë për më tej sigurojnë tenistët amerikanë Taylor Fritz, Francis Tiafoe dhe Ben Shelton.
    Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-6, 6-2) ndaj ruses P.Kudermetova. Më tej avancon edhe Jessica Pegula e Amerikës, britanikja Emma Raducanu dhe italiania Jasmine Paolini.
    Në raundin e tretë kualifikohen edhe Emma Navarro e Amerikës, Mirra Andreeva e Rusisë, bjellorusja tjetër Victoria Azarenka dhe kazakja Elena Rybakina, tenistë këto që ndodhen në “top-15”.

  • Nis US Open: Djokovic dhe Sabalenka debutojnë më fitore, Medvedev eliminohet që në start

    Nis US Open: Djokovic dhe Sabalenka debutojnë më fitore, Medvedev eliminohet që në start

    25 Gusht 2025

    9:33

    Telesport

    Ka nisur në Nju Jork grand slam i US Open në tenis, teksa janë luajtur disa nga ndeshjet e raundit të parë.
    Te meshkujt, serbi Novak Djokovic fitoi 3-0 ndaj Learner Tien (6-1, 7-6, 6-2). Në raundin e dytë kualifikohen edhe amerikanët Ben Shelton e Taylor Fritz, ndërkohë që është eliminuar rusi Daniil Medvedev, fitues në vitin 2021.
    Te femrat, spikat fitorja e numrit 1 në botë, bjelloruses Aryna Sabalenka. Ajo mund 2-0 7-5, 6-1) zviceranen R.Masarova. Fitore edhe për tenisten italiane Jasmine Paolini, që avancon më tej bashkë me britaniken Emma Raducanu.
    Në raundin e dytë janë kualifikuan edhe amerikanet Jessica Pegula e Emma Navarro, zvicerania Belinda Bencic, kanadezja Laylah Fernandez, estonezja Jelena Ostapenko. Eliminohet shpejt bjellorusja Victoria Azarenka.

  • Djokovic: Po bëhet gjithnjë e më e pamundur të mposht Sinner dhe Alcaraz, por nuk tërhiqem

    Djokovic: Po bëhet gjithnjë e më e pamundur të mposht Sinner dhe Alcaraz, por nuk tërhiqem

    17 Korrik 2025

    13:00

    Telesport

    Italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz, respektivisht numrat 1 dhe 2 në botë, kanë fituar 7 grand slam-et e fundit, duke mos u lënë asnjë shpresë tenistëve të tjerë. Përfshi edhe Novak Djokovic, tenistit me më shumë trofe të tillë në karrierë, 24.
    Serbi u eliminua në gjysmëfinalet e Wimbledon pikërisht nga Sinner, fituesi i këtij turneu. “Të luash të tilla ndeshje po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kam arritur në gjysmëfinalet e çdo grand slam, por pastaj e gjej veten përballë Sinner ose Alcaraz dhe po bëhet e pamundur t’i mund”, tha Djokovic.
    “Duhet ta pranoj realitetin. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit në Wimbledon. Nuk kam ndërmend ta përfundoj karrierën time në këtë turne. Nuk e di se cili është plani im për vitin e ardhshëm. Do të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar në formë fizike dhe për t’i dhënë vetes një shans”, shtoi serbi.
    “Dua të fitoj një tjetër grand slam, turnetë që më interesojnë më shumë në këtë fazë të karrierës sime. Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bëja më mirë se ajo që po bëj tani; nuk mendoj se dikush kujdeset më mirë për trupin e tij se unë. Kam pasur një karrierë të jashtëzakonshme, por do të përpiqem të jap gjithçka me atë që ka mbetur”, deklaroi Djokovic.

  • Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

    Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

    12 Korrik 2025

    8:05

    Telesport

    Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai italian Jannik Sinner janë dy finalistët e grand slam të Wimbledon, turneu londinez i fushave me bar.
    Sinner, numri 1 në botë, eliminoi 7 herë kampionin e këtij turneu, serbin Novak Djokovic. Italiani fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4), në një ndeshje të komanduar prej tij, duke lënë pas krahëve problemet fizike të disa ditëve më parë.
    Vuan disi më shumë Alcaraz për të shkuar në finale. Ai mundi 3-1 (6-4, 5-7, 6-3, 7-6) amerikanin Taylor Fritz, në një ndeshje më të ekuilibruar. Gjithsesi, spanjolli arriti të shkojë në finale, ku do të synojë të mbrojë titullin fituar vjet.
    Sinner dhe Alcaraz përballen sërish në finalen e një grand slam një muaj pas duelit të tyre në Roland Garros. Ndaj, pritet një tjetër sfidë spektakolare.

  • Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    4 Korrik 2025

    8:12

    Telesport

    Është mbyllur raundi i dytë i grand slam të Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Aleksandar Vukic. Më tej avancon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego.
    Pa probleme fitoi 3-0 edhe serbi Novak Djokovic, që mundi Daniel Evans. Një biletë për në raundin e tretë siguruar edhe Alex de Minaur, Grigor Dimitrov, Pedro Martinez, Jaume Munar e Marin Cilic.
    Te femrat, fitore me përmbysje korri polakja Iga Swiatek, që mundi 2-1 Caty McNally. Në raundin e tretë kualifikohen edhe Mirra Andreeva, Elena Rybakina, Emma Navarro, Danielle Collin dhe Barbora Krejcikova.