Tag: djeshme

  • Bora e djeshme në Kukës, humbin babë e bir

    Bora e djeshme në Kukës, humbin babë e bir

    Nga bora e djeshme rezultojnë të humbur babë e bir. Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore.
    Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

    Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit.
    Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.

  • Aktori nga Delvina bën rrëfimin tronditës: Kur isha 9 vjeç, komshiu abuzoi sek*ualisht me mua

    Aktori nga Delvina bën rrëfimin tronditës: Kur isha 9 vjeç, komshiu abuzoi sek*ualisht me mua

    Aktori Laert Vasili, gjatë një rrëfëmi të bërë mbrëmjen e djeshme, shokoi banorët dhe publikun teksa zbuloi se në moshën 9 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i tij në Tiranë.
    Ai tha se nuk guxonte të tregonte pasi kërcënohej se do të dhunohej, kështu që historinë e zbuloi për herë të parë mbrëmjen e djeshme.
    “Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij.
    Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete.
    Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana”, tha aktori në një pjesë të rrëfimit të tij.

  • U ekstradua ditën e djeshme nga Italia, GJKKO lë në burg Bujar Shegën

    U ekstradua ditën e djeshme nga Italia, GJKKO lë në burg Bujar Shegën

    Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest me burg” Bujar Shegën.
    Sipas Klan News, gjatë seancës Bujar Shega ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.
    Bujar Shega u ekstradua ditën e djeshme nga Italia në vendin tonë.
    Sipas SPAK, Bujar Shega ishte një nga anëtarët me rol kyç në grupin e Suel Çelës dhe ishte i angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.
    Bujar Shega akuzohet se bashkë me persona të tjerë tentuan të trafikojnë 930 kilogramë kokainë drejt vendeve të BE-së nga Ekuadori.
    Lënda narkotike u bllokua nga policia e ekuadorit në 13 Dhjetor të 2020.
    Kreu i grupit kriminal, Suel Çela rezulton në kërkim që prej Majit të vitit 2022, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

  • Rama: Uji fle, armiku fle, PS-ja nuk fle…

    Rama: Uji fle, armiku fle, PS-ja nuk fle…

    Kryeministri Edi Rama, ka qenë mbrëmjen e djeshme në njësinë 5 në Tiranë, për të parë nga afër sistemimin e kësaj zone nga Bashkia e kryeqytetit.
    Rama shoqërohet nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

    “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama.