Një 61-vjeçar është dhunuar ditën e djeshme në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit ne bashkinë e Vlorës, i cili u dhunua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga dy persona,me sende të forta, për motive të dobëta, Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal.
Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, qe dhunuan 61 vjeçarin, dyshohet se ky i fundit ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni.
Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qenë dhe deklarata e dy personave qe kane dhënë ne OPGJ të policisë së Vlorës.
Tag: djeshme
-

“Goditi furgonin me biçikletë”/ Zbardhet dëshmia e dy autorëve që dhunuan punonjësin e pastrimit
-

Dhunimi i punonjësit të pastrimit, zbardhet dëshmia e dy autorëve: Goditi furgonin me biçikletë
Një 61-vjeçar është dhunuar ditën e djeshme në Vlorë.
Sipas policisë, ngjarja ku mbeti i plagosur 61-vjeçari Kozma Kukli punonjës i pastrimit ne bashkinë e Vlorës, i cili u dhunua fizikisht mbrëmjen e djeshme nga dy persona,me sende të forta, për motive të dobëta, Ermal Sakaj 37 vjeç dhe Kaludio Nurçaj 30 vjeç me precedent kriminal.
Sipas të rinjve të përfshirë në konflikt, qe dhunuan 61 vjeçarin, dyshohet se ky i fundit ka goditur me biçikletë furgonin e tyre, tek pjesa e derës duke u përplasur tek furgoni.
Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai i ka ndjekur me biçikletë. Kjo ka qenë dhe deklarata e dy personave qe kane dhënë ne OPGJ të policisë së Vlorës.Top Channel
-

U aksidentuan mbrëmjen e djeshme, nis hetimi ndaj 17-vjeçarit në Shkodër, i vëllai transportohet drejt Spitalit të Traumës
Mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar, drejtues i mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.
Si pasojë e përplasjes u dëmtua ai së bashku me vëllain 23-vjeçar, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës.
Tashmë ka nisur hetimi për adoleshentin, teksa edhe ai vetë ndodhet në spital.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.Top Channel
-

U vetëplagos me armë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë. Detaje nga ngjarja
Zbardhet dinamika e ngjarjes se djeshme në Vlorë, ku një 37-vjeçar u paraqit në spital i plagosur me armë.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale S.M., 37 vjeç, u arrestua pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Skandali në Këlcyrë/ I dërgonte video intime të miturës dhe u shpall në kërkim, polici u arratis drejt Greqisë pasi..
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që u zbulua në Këlcyrë sot ku një 16-vjeçare ishte abuzuar prej kohësh nga njerku i saj, ndërsa ishte përfshirë po ashtu në një skemë presioni financiar, e shtyrë nga partneri i saj 46-vjeçar.
Raportohet se efektivi i policisë, i cili shfaqej në videon kompromentuese, me të cilën atij i ishte bërë presion duke i kërkuar një shifër të majme financiare është identifikuar si Artur Ago.
Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe është mësuar se pas publikimit të videos ditën e djeshme ai është arratisur drejt Greqisë.
Ago është larguar pasditen e djeshme duke kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës, menjëherë sapo ka kuptuar se videoja ishte bërë publike. -

“Rrëzoi pretendimet kryesore të prokurorisë”/ Dëshmia e James Rubin, reagon gazetari: Më e besueshme se…
Ditën djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
I ftuar në një studio televizive gazetari nga Kosova Behxhet Begu, bëri një analizë të shkurtër të dëshmisë së djeshme të dhënë në Hagë nga James Rubin duke theksuar se deklaratat e tij do të ndryshojnë rrjedhën e gjykimit.
“James Rubin është personalitet i jashtëzakonshëm ai ka qenë zv,sekretar i Madeleine Albright. Ajo e kishte ngarkuar si njeriu kryesor që do merrej me marrëveshjen e Rambujesë dhe që do të bindte delegacionin shqiptar për të pranuar marrëveshjen. Ai ka rrëzuar pretendimin kryesor të prokurorisë.
Ai e përshkruajti Thaçin dhe Krasniqin si dy njerëz të moderuar që nuk kishin fuqinë në konferencën Rambujesë të firmosnin marrëveshje se komandantët e zonave kishin paralajmëruar që nuk do ta respektonin një marrëveshje të tillë. Thaçi kërkoi ndërprerje të konferencës për të shkuar në Kosovë për tu konsultuar me komandantët e zonave.
Dëshmia e Rubin është më e besueshme se të gjitha dokumentacionet e gjykatës Speciale në Hagë. Kjo ndryshon gjithçka, pasi trupi gjykues nuk mund të anashkalojë një dëshmi të një ish-zyrtari amerikan të shtetit.”
Sakaq, gazetari Behxhet Begu komentoi dhe protestën madhështore të mbajtur ditën e djeshme pranë selisë së Gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej vitesh po hetohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Behxhet Begu u shpreh se shqiptarët janë ndjerë të ofenduar nga tendenca e gjyqtarëve apo prokurorëve të Hagës të cilët përpiqen të barazojnë krimet serbe me luftën për mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.
“Njerëzit ndihen të ofenduar kur barazohet krimi. Shqiptarët e Kosovës ishin viktima. Rubi ne tha dje që ne ishim në anën e viktimës. Nga Kosova u dëbuan më shumë se 1 milion shqiptarë. Të ngrihet një aktakuzë dhe të tentohet të barazohet krimi që ka bërë Serbia me ne, i ka ofenduar shumë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.” -

E rëndë/ Gjendet i vdekur i pastrehu në Shkodër, dyshohet se…
Policia në Shkodër lajmëron se një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin verior.
Sipas efektivëve, një 43-vjeçar i pastrehë është gjetur pa shenja jete në oborrin e një magazine. Burri dyshohet se ka pësuar atak kardiak.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. -

E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën duke shkuar për në shtëpi, pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës, një shtetase 16-vjeçe humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura, teksa po ecte drejt banesës së saj.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
-

Erogen Vaso mik me Luiz Ejllin/ Këngëtari i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të shokut të tij! I qëndron “mbi kokë” te Trauma
Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur një ditë më parë në atentatin e regjistrua në zemër të kryeqendrës së veriut, Shkodër.
43-vjeçari ishte futur në “rreth të kuq” nga i riu Ragip Gila pasi sipas dëshmisë të këtij të fundit, Vaso i “bënte të fortin” dhe për këtë arsye e qëlloi me breshëri plumbash mëngjesin e së hënës.
Në momentin kur dhe ndodhi ngjarja, Vaso ishte në tavolinë me mikun e tij Armando Pali dhe truprojën Liridon Kraja, i cili po ashtu ishte dhe dhëndër në fisin Brajoviç. Fatkeqësisht Pali dhe Kraja humbën jetën, ndërkohë që vetë 43-vjeçari mbeti i plagosur, bashkë me një kameriere 25-vjeçare.
Ashtu sikurse raportuam dhe më herët, Vaso njihet në Shkodër si politikan lokal, ndërkohë që ka lidhje me politikanë e njerëz të showbizzit shqiptar. Njëri prej tyre ka qenë edhe Luiz Ejlli. Në një foto të postuar dy vite më parë, Vaso shihej pranë këngëtarit duke konsumuar kafe.
Miqësia mes tyre qenka aq e fortë dhe këtë fakt e vërteton dhe vizita e Ejllit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës. Burime ekskluzive për Newsbomb bëjnë me dije se këngëtari përgjatë gjithë ditës së djeshme ndodhej në ambientet e spitalit në pritje për të mësuar gjendjen shëndetësore të mikut të tij.
Theksojmë se fatmirësisht Vaso ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.
