Tag: djemtë

  • Rama: “Palo” partia do marrë rezultatin më të keq pas 1997! Gratë të vënë në gjumë burrat demokratë, vajzat të shpëtojnë djemtë e kënetës

    Rama: “Palo” partia do marrë rezultatin më të keq pas 1997! Gratë të vënë në gjumë burrat demokratë, vajzat të shpëtojnë djemtë e kënetës

    Kryesocialisti Edi Rama lajmëroi sot nga Durrësi se do e përsërisi ritualin politik si projeksionist zgjedhjesh që bëri në Kuç të Vlorës në vitin 2021 dhe ku ‘qëlloi në shenjë’.
    Ai tha se do e shënonte përsëri dhe këtë herë PS dhe Shqipëria do merrnin një “fitore me notën 10”, kurse kundërshtari do dilte “më keq edhe se më 1997”.
    Ai gjithashtu përsëriti thirrjen ndaj kundërshtarëve, se nëse “nuk duan komunistat e PS”, le të votojnë për kandidatet femra të socialistëve, që nuk kanë asnjë lidhje me komunizmin,
    “Do shkoj në Kuç dhe do e shënoj rezultatin. Por them këtë, do marrim fitoren e dhjetë, do jetë me notën 10 për ne dhe ata do marrin rezultatin më të keq, më të keq se atë të 1997. Por puna nuk është sesa keq do dalin ata, por sa do marrim me shpresën për të ardhmen dhe sa ju dhe kush ju ka ju ka edhe burra, dhe sa nga ju me fqinje, shoqe, mike, deri edhe demokrate, t’i tërhiqni.
    Dhe në rastin më të keq ta vërë në gjumë burrin atë ditë. Nuk e di sesi ta vënë në gjumë, por ta vënë. Nuk na duhen, bindini, që të mos dalin fare atë ditë. Nuk voton dot për komunistat? Atëherë voto për kandidatet tona, ja ku është Klodi, jepja asaj e mos ia jep PS dhe me spond i shërben të ardhmes së Shqipërisë. Ja edhe Milva ku është, që s’i ka shërbyer as komunizmit, ja anëtarja e këshillit bashkiak aty ku është, ja kandidatët tanë”, u shpreh kreu i mazhorancës drejt fundit të fjalës së tij.
    Kurse kritikave të kundërshtarëve dhe komenteve se ai po u thotë vajzave socialiste që të ndahen nga djemtë demokratë, iu përgjigj duke përsëritur apelin se “djem që shkojnë në kënetë dhe nuk zgjedhin Shqipërinë për BE më 2030” nuk kanë ç’i duhen vajzave durrsake”.
    Dhe për ta përforcuar, ai tha se “Durrësi ka djem plot”.
    “Se thonë ky Edi Rama i thotë vajzave që ndahuni nga djemtë demokratë. Po normal, pse ça muhabeti është ky, unë s’i them ndahuni, i them shpëtojini, merrini me vete, mos i lini në kënetë. Ka Durrësi djem plotë, nëse di do të iki në kënetë, se s’e lë babi, lërë le të zhytet në kënetë ai. O me kënetën, ose me ne dhe në BE. Jam i sigurt se më 11 maj do marrim 9 mandate në Durrës”.

  • Atentati në Tiranë! Djemtë e plagosur të pronarit të ‘Pelikani Security’ dërgohen për mjekim të specializuar jashtë vendit

    Atentati në Tiranë! Djemtë e plagosur të pronarit të ‘Pelikani Security’ dërgohen për mjekim të specializuar jashtë vendit

    Të tjera detaje mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

    Përpos 17-vjeçarit Marko Bardhi Demiraj, që u nis më herët për kurim jashtë vendit, mësohet se është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur, Dior Demiraj. Ata janë djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç,Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjetin e vendosur në “shënjestër”. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.

  • Rama për vajzat e dashuruara: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur! Nëse thonë që do votojnë për bufin, lërini

    Rama për vajzat e dashuruara: Fuqinë tuaj tërheqëse përdoreni për djemtë e lëkundur! Nëse thonë që do votojnë për bufin, lërini

    Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me të rinjtë që votojnë për herë të parë ka vijuar “leksionet” për vajzat. Rama teksa po u drejtohej vajzave u dha disa leksione dashurie sesi ato të përdorin fuqinë e tyre tërheqëse me djemtë. Patjetër këtë temë kryeministri e lidhi me bindjet politike të djemve ndërsa u bëri thirrje vajzave që nëse djemtë janë të lëkundur duhet ti tolerojnë.
    Sa i përket djemve të cilët duan të votojnë për opozitën, Rama ishte pak më i ashpër dhe u shpreh se vajzat duhet t’i dënojnë dhe t’i lënë duke mos ua varur fare. Ai theksoi se në të ardhmen djemtë do pendohen dhe kur vendi të jetë pjesë e BE-së do t’ia japin meritat të dashurave të tyre pasi nga ata nuk do të arrihej si proces.
    “Nëse ata janë të lëkundur tolerojini, nëse thonë se do votojmë për bufin e kënetës, lërini, mos i shihni me sy, dënojini, mos ja varni farë. Pastaj po qe se i doni aq shumë sa të ktheheni prapë tek ata lërini ca kohë të pendohen dhe kthehuni kur t’ju japin fjalën që nuk do ta përsërisin më atë gabim.
    Por ai gabim ama do tu rrijë mbi kokë gjithë jetën, sepse më 11 maj ne do marrim atë që na takon për ta çuar Shqipërinë në BE. Kur ju të merrni pasaportën në dorë, do thoni e kam dhe unë qepallën time këtu te kjo pasaporta. Kurse ata do shohin pasaportën dhe do thonë “rroftë dashnorja ime se të ishte për mua nuk do futesha kurrë në BE”.
    E kam serioze, nuk është për shaka kjo. Na duhet çdo votë, na duhet çdo lidhje të vihet në funksion të kësaj vote. Kështu që fuqinë tuaj tërheqëse mbi ata djem të lëkundur duhet ta vini në dispozicion të atdheut për të votuar në 11 maj për PS”, tha Rama.

  • Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni për ca kohë. Nëse i doni shumë kthehuni, por…

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij për pasaportën e BE-së.

    Rama iu tha vajzave të reja, se nëse i dashuri i tyre iu thotë se do të votojnë “bufin e kënetës”, mos t’ua varin. Por ai shtoi se nëse e duan shumë të dashurin, të kthehen tek ata, por djemtë të kenë marrë mësim dhe të votojnë PS-në, që dhe si çift të kenë një pasaportë europiane, që ju jep më tepër mundësi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Edi Rama: Me pasaportën e BE, çdo universitet europian është si çdo universitetet shqiptar. Pasaporta sot është dokument udhëtimi, por jo qëndrimi. Na thonë se ku do rrish, a të pret njeri dhe pastaj të thonë dhe pyetjen e tmerrshme se kur do ikësh. Nuk rrimë dot sot, për të qëndruar në vendet e BE duhet të kërkojmë azil. Me pasaportën e BE, do mirëpriteni si çdo shtetas europian, mund të punosh ku të duash, do jetoni në një Shqipëri të madhe sa BE, do të njihen të gjitha vitet e punës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Me pasaportën e BE-së, nuk keni nevojë për pasaportën e Italisë dhe të Greqisë. Vajza, bindni djemtë që të votojnë PS-në, se do merrni të dy pasaportën. Vajza, nëse i dashuri ju thotë që do votojë për bufin e kënetës, mos ia varni fare. Nëse i doni shumë, lërini të pendohen dhe kthehuni, që të kuptojë se ka gabuar. Djemtë më pas do shikojnë pasaportën e BE dhe do thonë që rroftë e dashura ime, se nuk do e merrja këtë pasaportë.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Rama: Vajzat e djemtë e Kamzës, kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti

    Rama: Vajzat e djemtë e Kamzës, kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti

    Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me të rinjtë në Kamzë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama falënderoi vajzat e djemtë e Kamzës, të cilët u shpreh ai, janë kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti.  ”Rrofshi vajzat e djemtë e Kamzës, ju jeni kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti. Vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur si duan të ndryshojnë vendin ku ata jetojnë dhe çfarë duan ata që të kenë. Këtë herë ne duhet të nxjerrim nga lumi i 11 majit, një rezultat që është më i miri i të gjithë rezultateve të Partisë Socialiste dhe kemi fituar 9 herë, kjo duhet të jetë fitorja e 10-të me notën 10-të”.

  • “Fabregas është i jashtëzakonshëm”, Dele Alli: Ja kush është trajneri më i mirë që kam pasur

    “Fabregas është i jashtëzakonshëm”, Dele Alli: Ja kush është trajneri më i mirë që kam pasur

    Mesfushori i Como-s, Dele Alli, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të klubit:
    “Kur e pashë liqenin? Mendova se ishte befasues. Mendoj se është një nga vendet më unike që kam parë ndonjëherë. Po kaloj bukur këtu.
    “Ka ditë më të vështira, por më pëlqen të jem këtu, të takoj djemtë, të lidhem me shokët e mi të rinj të skuadrës. Takimi me njerëzit në klub ka qenë i bukur.
    “Fabregas? Mendoj se ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Pasi kam luajtur kundër tij, marrëdhënia është e ndryshme nga ajo që kam pasur me trajnerët e mi të mëparshëm. Për mua, ai ishte një nga mesfushorët më të mirë, kështu që të punoj me të dhe nën drejtimin e tij është një nder.
    “Ka qenë një eksperiencë fantastike deri më tani. Do të përpiqem patjetër t’i ndihmoj djemtë si një lojtar më me përvojë. Do të doja që ata të mësonin nga gabimet që kam bërë në fazat e hershme të karrierës sime.
    “Është një grup lojtarësh me të vërtetë të talentuar. Nuk e prisja që të ishin kaq të mirë. Niveli është i lartë dhe disa nga djemtë kanë aftësi të jashtëzakonshme.
    “Trajnerët e vjetër? Në fakt më pëlqeu shumë puna me Conten. Ishte fundi i kohës sime në Tottenham. Gjithmonë kisha respekt për gjithçka që ai bëri atje gjatë kohës sime në klub dhe metodën e tij, si dhe pasionin që ai vendosi në çdo aspekt, ishte e pabesueshme.
    “Pochettino gjithmonë më thoshte të jem vetvetja. Ai nuk më korrigjonte për gjëra të panevojshme, ndërsa trajnerët e tjerë do ta kishin bërë këtë. Ai thjesht më la të shprehesha ashtu siç doja”.

  • Roland Minga: Qarkullimi i shfaqjeve në skena bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash

    Roland Minga: Qarkullimi i shfaqjeve në skena bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash

    Nga Julia Vrapi
    Komedia “Djemtë vezullues” pas skenës teatrore të Vlorës do të vijojë në skenën e qytetit të Shkodrës. Premiera që u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë do të jetë këtë muaj për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Migjeni”. Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerëzore nuk vdesin kurrë, është ajo çfarë trajton komedia e autorit amerikan Neil Simon me regji nga Roland Minga. Kjo komedi u prit ngrohtë nga publiku në teatrin e Vlorës për punën regjisoriale të Mingës, si dhe lojën aktoriale të aktorëve në role, ndërsa në mbrëmjet e datave 17-18 këtë muaj do të jetë në skenën e teatrit “Migjeni”. Regjisori Roland Minga, i njohur për aktivitetin e tij me teatrin shprehet dhe për rëndësinë që ka qarkullimi i shfaqjes nëpër skena të ndryshme. Ashtu si dhe të tjerë artistë më parë edhe regjisori Roland Minga thotë se kjo i shërben jo vetëm një vepre teatrore, por dhe artistëve. “Mendoj se qarkullimi i shfaqjeve bën mirë për rinjohjen e trupave, shkëmbim eksperiencash dhe është në vetvete marketing shumë i mirë.
    Çdo qytet ka një qasje të ndryshme në pranimin e zhanreve, por ajo që i bashkon publikun e qyteteve me njëri-tjetrin, është serioziteti i punës dhe cilësia e shfaqjeve”, thotë regjisori Roland Minga. Komedia “Djemtë vezullues” që erdhi më parë në skenën teatrore ishte dhe premiera e parë për teatrin e Vlorës këtë vit, ndërsa në role janë një kastë aktorësh të njohur. Komedia u shfaq premierë mbrëmjen e datës 21 mars në skenën e teatrit të Vlorës, por regjisori Roland Minga në shfaqjen që sjell në skenë e ka vënë theksin, se për artin dhe teatrin bëhet gjithçka. Pas skenës së Vlorës, komedia “Djemtë vezullues” do të jetë në skenën e Shkodrës, por më pas pritet që të vijojë turin e saj edhe në qytetin e Fierit.
    Komedia “Djemtë vezullues”  
    Komedia “Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon në skenën teatrore vjen në interpretimin e aktorëve Astrit Hasani, Artan Islami, Alba Shtëmbari, Matilda Avduli. Skenografi të Drini Shehut dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo. Dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin. Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë.  Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Fituesi i çmimit “Pulitzer”, Neil Simon vdiq në moshën 91 vjeçare. Neil Simon, dramaturg dhe skenarist, njihet për komeditë “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memorials”. Të gjitha këto vepra artistike e bëjnë atë si shkrimtarin më të suksesshëm në historinë amerikane.

  • Lautaro Martinez: Djemtë treguan se vlejnë shumë, e nderuan fanellën e Interit

    Lautaro Martinez: Djemtë treguan se vlejnë shumë, e nderuan fanellën e Interit

    9 Prill 2025

    8:27

    Alfred Lleshi

    “Doja të godisja me të majtën, por kishte shumë lojtarë në zonë, ndaj vendosa të ndryshoja këmbë. Marcus më dha një top të shkëlqyer. Ishte një gol i bukur dhe shumë i rëndësishëm, sepse zhbllokoi ndeshjen, – tha kapiteni Lautaro Martinez pas fitores së madhe 2-1 në “Allianz Arena”.
    – Folëm shumë me djemtë pas zhgënjimit në Parma, nuk ishte një ndeshje e mirë atje. Duhet ta lëmë pas atë që ndodhi atje dhe të marrim atë që bëmë sonte. Ishte një ndeshje e plotë në çdo aspekt: karakter, cilësi, intensitet. Jam i kënaqur dhe i lumtur. Në një stadium të madh dhe përballë një skuadre të madhe, djemtë treguan se vlejnë shumë, duke e nderuar këtë fanellë.
    Në kthim duhet të luajmë me të njëjtin personalitet dhe cilësi. Sot patëm shumë posedim dhe bavarezët vuajtën. Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të mendojmë për kampionatin, sepse kemi shumë ndeshje përpara”.

  • “Djemtë vezullues”, komedi nga Neil Simon me regji nga Roland Minga në skenën teatrore

    “Djemtë vezullues”, komedi nga Neil Simon me regji nga Roland Minga në skenën teatrore

    Miqësitë që bazohen te vlera profesionale dhe njerëzore nuk vdesin kurrë, është ajo çfarë trajton komedia “Djemtë vezullues”. Në skenën teatrore të teatrit “Petro Marko” në Vlorë komedia vjen me interpretimin e aktorëve të njohur dhe me regji nga Roland Minga. Komedia e autorit amerikan Neil Simon vijon në skenë për publikun dhe do të jetë sërish në datat 5 dhe 6 prill. “Djemtë vezullues” është dhe premiera e parë e këtij teatrit për këtë vit. Komedia “Djemtë vezullues” e autorit amerikan Neil Simon në teatrin “Petro Marko” vjen në interpretimin e Astrit Hasanit, Artan Islamit, Alba Shtëmbarit, Matilda Avdulit. Në komedinë “Djemtë vezullues” dy miq që kanë lidhur jetën me teatrin. Dy miq që e kanë konsoliduar jetën artistike në kudhrën e skenës. Nëse flet për njërin ke nënkuptuar tjetrin.
    Pas njëmbëdhjetë vitesh që nuk flasin, ringjiten përsëri në atë vend që ju ka dhënë shkëlqimin. Një grindjeje të vjetër i ka ardhur koha të zgjidhet. Dhe zgjidhja vjen pikërisht aty ku edhe u pezullua, në skenë. Dilema se a duhet të “mënjanohen” apo jo, nëpërmjet përpëlitjes së pleqërisë dhe mos dorëzimit. Për hir të artit, gjithçka harrohet. Shfaqja vjen në skenë me skenografi të Drini Shehut dhe formulimi muzikor nga Artur Dhamo.  Regjisori i njohur Roland Minga vjen me veprën “The Sunshine Boys” (Djemtë vezullues) në teatër pas komedisë “Dëshira e tretë” vepër e autorit Ferdinand Hysi. Neil Simon ishte një dramaturg, skenarist dhe autor amerikan. Ai shkroi më shumë se 30 drama dhe pothuajse të njëjtin numër skenarësh filmash.

  • “Kalonte më shumë kohë me djemtë…”/ Kriset marrëdhënia mes Loredanës dhe Danjës, banorja: Ka përdorur fjalë ofenduese

    “Kalonte më shumë kohë me djemtë…”/ Kriset marrëdhënia mes Loredanës dhe Danjës, banorja: Ka përdorur fjalë ofenduese

    Me afrimin e fundit të garës në Big Brother VIP Albania 4, raporti i Danjës dhe Loredanës ka pasur krisje, që ka çuar në debate të shumta mes banoreve.

    Gjatë spektaklit të së shtunës, të dyja banoret kanë akuzuar njëra-tjetrën për prishjen e shoqërisë mes tyre.

    Loredana: Raporti me Danjën ka filluar shumë mirë dhe ishte krijuar një afrimitet goxha i rëndësishëm. Ndërkohë që ne ndanim krevatin bashkë, gjatë ditës e shikoja që Danja kalonte më shumë me djemtë se sa me mua. Sjelljen e saj shumë herë e kam neglizhuar por më vonë kuptova se ajo rrinte me djemtë e shtëpisë për të përmbushur egon. Gjatë gjithë kohës është munduar të thojë: Loredana është xheloze. Sulmet kanë ardhur gjithmonë nga ana e saj.

    Danja: Marrëdhënien me Loredanën e kam pasur në syrin tim të shëndetshme. I kam thënë në sy atë që unë mendoj. Loredanën këto ditë e kam dëgjuar të më thojë fjalë ofenduese si: je shumë fallso, shumë e ulët, por ajo që më bënë më shumë përshtypje është se më thotë se kërkoj marrëdhënie sipërfaqësore.