Tag: djegur

  • Policia gjen motorin e djegur që përdoren atentatorët e 4 të plagosurve

    Policia gjen motorin e djegur që përdoren atentatorët e 4 të plagosurve

    Policia e Tiranës ka gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit me 4 të plagosur të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.
    Përmes një njoftimi policia bën me dije motori është gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet.

    “Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, bën me dije policia.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës në kryeqytet, ku katër persona u qëlluan me armë zjarri, mes tyre edhe dy të mitur, teksa udhëtonin në një automjet në unazën e madhe.
    Shënjestër e atentatorëve, të cilët mendohet se ishin 2 persona me motor ka qenë një automjet G-Class Mercedes Benz, ku po udhëtonin 4 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
    Të plagosur janë A.S, 34 vjeç, K.M, 19 vjeç, dhe dy të mitur, D.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç.

  • Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet një automjet i djegur në Fushë-Gjormë të Kurbinit

    Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet një automjet i djegur në Fushë-Gjormë të Kurbinit

    Një automjet i djegur është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjormë të Kurbinit.Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News Martin Marku mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi.
    Gjovalin Prendi, 64-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Pllanë të Lezhës. Viktima ndodhej në ambientet e bar-kafesë në pronësi të tij, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.Kujtojmë se djali i Gjovalin Prendit, Roan Brahimi, u qëllua në sy të gruas dhe fëmijës së mitur më 9 Maj në kryeqytetin grek.
    Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
    Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

  • Dyshohet se u përdor në atentatin mafioz të Gjovalin Prendit, gjendet i djegur një automjet në Fushë Gjormë

    Dyshohet se u përdor në atentatin mafioz të Gjovalin Prendit, gjendet i djegur një automjet në Fushë Gjormë

    Një automjet është gjetur i djegur sot në Fushë Gjormë, pas më shumë se 12 orësh nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit.

    Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se automjeti është gjetur tërësisht i djegur dhe dyshohet se është mjeti me të cilin lëvizën atentatorët mbrëmjen e së enjtes.
    Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.
    Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.
    Autorët kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.

    Top Channel

  • Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet një automjet i djegur në Fushë Gjormë të Kurbinit

    Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gjendet një automjet i djegur në Fushë Gjormë të Kurbinit

    Një automjet i djegur është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjormë të Kurbinit.
    Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News Martin Marku mjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së 64-vjeçarit Gjovalin Prendi.
    Gjovalin Prendi, 64-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Pllanë të Lezhës. Viktima ndodhej në ambientet e bar-kafesë në pronësi të tij, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.
    Kujtojmë se djali i Gjovalin Prendit, Roan Brahimi, u qëllua në sy të gruas dhe fëmijës së mitur më 9 Maj në kryeqytetin grek.
    Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
    Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

  • E shkrumbuar plotësisht/ Gjendet e djegur makina me të cilën, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të…

    E shkrumbuar plotësisht/ Gjendet e djegur makina me të cilën, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të…

    Një automjet është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm ku dyshohet që mund të jetë përdorur në ngjarjen e djeshme në Fshatin Pllanë. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.
    Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Si në çdo ngjarje kriminale, autorët pasi kanë kryer krimin në Fshatin Pllanë, janë larguar nga vendngjarja dhe e kanë djegur makinën e tyre, më pas janë larguar sërish në drejtim të padiur. Ende nuk dihet se cilët janë autorët dhe motivi i vrasjes së 65-vjeçari.

  • Plagosja e katër personave, gjendet në Lundër makina e djegur e autorëve

    Plagosja e katër personave, gjendet në Lundër makina e djegur e autorëve

    Një makinë e djegur, që dyshohet se i përket autorëve të atentatit me katër të plagosur në Lundër, është gjetur pranë vendit të ngjarjes, po në Lundër.

    Të plagosur kanë mbetur A.S, 34 vjeç, M.D., 17 vjeç, D.D., 11 vjeç K.M, 19 vjeç.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga policia.

    Top Channel

  • U gjet e zhveshur dhe gjysmë e djegur, 52-vjeçari shqiptar nën hetim për vdekjen e një gruaje në Itali

    U gjet e zhveshur dhe gjysmë e djegur, 52-vjeçari shqiptar nën hetim për vdekjen e një gruaje në Itali

    Fabiana Piccioni

    ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar është marrë nën hetim për vdekjen e Fabiana Piccioni, 46-vjeçares që u gjet gjysmë e djegur dhe e zhveshur më 9 janar në Itali. Sipas autoriteteve italiane, 52-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është pronari i një kompanie pastrimi dhe nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
    Sipas dyshimeve paraprake, ai po hetohet për trafik droge, vdekje si pasojë e një krimi dhe tentativë për fshehje të kufomës. 46-vjeçarja italiane u zhduk nga shtëpia më 2 janar dhe u gjet e vdekur më 9 janar.
    Viktima u gjet e zhveshur dhe gjysmë e djegur në një zonë në Giulianova. Vdekja e saj erdhi si pasojë e përzierjes së kokainës me opiate që e bënë atë të sëmurej, ndërsa dyshohet se shqiptari ia ka dhënë dozën fatale. Pasi ajo ndërroi jetë, 52-vjeçari është përpjekur të fshehë trupin e saj. I dyshuari dhe viktima kanë qenë miq së bashku. Në lidhje me këtë ngjarje janë marrë në pyetje edhe 70 persona të tjerë./ZËRI