Tag: djegur

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve (DETAJE)

    Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
    Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.
    Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.
    Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.

  • PAVARËSIA KOMBËTARE (Bota e Re, Prishtinë, 28.XI.1968) Nga IBRAHIM RUGOVA

    PAVARËSIA KOMBËTARE (Bota e Re, Prishtinë, 28.XI.1968) Nga IBRAHIM RUGOVA

     

    Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekerbardhë që e zbardhëlloi më 1912. O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme.Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e nje trungu në çdo stinë të kohës.
    Zinë e lëngatës së një populli e ndiejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij. Ata shkrumohen sa s’ka më.Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësisnë e ëndërruar.Të ngrenë tempullin e lirisë në mesin e Atdheut – vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë.Digjen si qiriri. E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shëndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku ynë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme.

    Viti 1912. Zgjedha otomane zë të hiqet. Këtë e bëjnë ata që me shekuj ndjejnë peshën e saj, peshën e saj të ndyrë shkombëtarizuese, vëllavrasëse dhe copëtuese. Edhe toka e mëmëdheut është e zgjuar. S’duron më këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësinë pa lindur fare.Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi: pavarësi dhe liri kombëtare. Zemrat e ndryra nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirinë dhe qetësinë. Të jetojë me shpirt të vet në trungun e vet,meqë e dinin fare mirë se ç’është kjo, ç’sjell për ringjalljen e një gjaku të vjetër që me mija e mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët.
    Mirë e hetuan këtë ata që ishin mësuar me harbutëritë e kësaj dore. Nuk pritën. U ranë grusht hundëve. I plandosën për tokë dhe simbolin e gjakut tonë – Flamurin e ruajtur me shekuj në gji e çdo vend të tokës së dashur e ngritën lart. E ngritën atë ditë vjeshte. Atë ditë të bardhë e të artë. Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë. U shënua: 28 Nëntor1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti: – Ismail Qemali. U shënua edhe vendi: – Vlora legjendare. Vatra e kuqe e Arbërit që qe i zënë për atë truall si rrapat shekullorë buzë Adriatikut. U habit Ballkani. U habit Evropa. U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri.
    Mirë që u mashtruan të gjithë.Mirë që nuk kujtuan se nuk kemi asgjë, se kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve. E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi tokën tonë të dashur.

    I pari që e shpuri në vend porosinë e stërgjyshërve, ai që e ngriti atë që e mbanin lart ndër duar dhe mbi koka e që marshonin përpara me të, qe njëri ndër bijtë më të mirënjohur të kombit tonë Ismail Qemali, Plaku mjekërbardhë. E ngriti Ai, e mbajtëm ne dhe do ta mbajmë ngaherë dhe do të ecim përpara në histori.
    E mbajtëm në zemra, në shpirt. E kemi edhe në dorë. Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë.

    (“Bota e re”, Prishtinë, 28.XI.1986)E përgatiti:Faruk Tasholli

  • Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

    Nënës së tij i vendosën tritol në derën e banesës, kush është Gentian Zoto

    Gentian Zoto, i biri i Bakie Zotos, të cilës ju vendos tritol në derën e banesës në orët e vona të së shtunës, është një person i njohur për policinë e Vlorës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të djalit të saj.
    Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.
    Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh  janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.
    Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.
    Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.
    Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

  • Lëndë plasëse në banesën e të ëmës/ Gentjan Zoto i dënuar me 35 vite burg për atentatin kundër Inez Hajrullës

    Lëndë plasëse në banesën e të ëmës/ Gentjan Zoto i dënuar me 35 vite burg për atentatin kundër Inez Hajrullës

    Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë. Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.
    Në momentin e atentatit, Hajrulla ka qenë në shoqërinë e Ervis Matodashaj, në një lokal në qytet. Në një moment disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në shesh janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe.
    Nga këqyrja e kamerave nga vendi i ngjarjes, evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit , ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person.
    Pikërisht në këtë moment gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr nga dora, Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve.
    Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë.
    Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat, ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht.

  • Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

    Digjen fiderat e Nënstacionit në Farkë, mbeten pa energji disa zona të Tiranës

    Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të problemeve me fiderat e Nënstacionit Farkë.

    Sipas OSSH-së disa linja janë djegur, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Farkë, Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

    Pas sinjalizimit të defektit, grupet e OSSH-së janë mobilizuar në terren për të kryer riparimet e nevojshme me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
    Autoritetet njoftojnë se tre fiderat e parë janë rivënë në funksion përmes skemës unazë, duke garantuar energji për një pjesë të abonentëve të prekur. Ndërkohë, që vijon puna për tre fiderat e tjerë.
    “Probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur). Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive”, njofton OSSH.

  • Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve, çfarë la pas atentati ndaj rivalit të Aldo Bares

    Dhjetra gëzhoja në rrugë dhe mjeti i djegur i autorëve, çfarë la pas atentati ndaj rivalit të Aldo Bares

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    LUSHNJË-Julian Sula i njohur si ‘Juli i Pashakos’ dhe rival i Aldo Bares, i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në qytetin e Lushnjës. Sula po lëvizte me makinë në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur autori/ët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi.
    Si pasojë e të shtënave ‘Juli i Pashakos’ ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhjetra gëzhoja. Ndërkohë në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Mjeti i djegur tip ‘Nissan’ rezulton me targa greke, bënda të cilit u gjetën armë zjarri. 

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ZËRI

  • Atentat në Lushnjë, plagoset emri i njohur për policinë

    Atentat në Lushnjë, plagoset emri i njohur për policinë

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 11:27
    Të shtëna me armë zjarri jaë regjistruar paradien e sotme në Lushnjë.
    Mësohet se tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.

    Pak minuta më pas, është gjendur një makinë e djegur në fshatin Lifaj në Lushnje, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

     

    Njoftimi i policisë: 
    Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Atentati në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

    Atentati në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

    Gjendjet e djegur një makinë në fshatin Lifaj në Lushnje. Dyshohet se automjeti i cili është i tipit Nissan i përket autorëve të të shtënave të regjistruara pak më parë në afërsi të kthesës së spitalit.
    Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Atentat në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

    Atentat në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

    Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

    Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.
    Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.

    Top Channel

  • Atentat ndaj një makine në qendër të Lushnjes, gjendet i djegur mjeti i autorëve

    Atentat ndaj një makine në qendër të Lushnjes, gjendet i djegur mjeti i autorëve

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në qytetin e Lushnjës.
    Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar ndaj një automjeti në kryqëzimin e spitalit.
    Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, një mjet është gjetur i djegur në fshatin Lifaj.
    Në vendngjarje, policia ka gjetur disa gëzhoja.